{"id":75981,"date":"2026-03-12T07:27:25","date_gmt":"2026-03-12T07:27:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/12\/shteti-paguan-zyrtarisht-30-me-shume-se-privati\/"},"modified":"2026-03-12T07:27:25","modified_gmt":"2026-03-12T07:27:25","slug":"shteti-paguan-zyrtarisht-30-me-shume-se-privati","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/12\/shteti-paguan-zyrtarisht-30-me-shume-se-privati\/","title":{"rendered":"Shteti paguan zyrtarisht 30% m\u00eb shum\u00eb se privati"},"content":{"rendered":"<p>Ecuria e pagave n\u00eb vendin ton\u00eb tregoi se edhe n\u00eb vitin 2025 sektori publik konsolidoi pozicionin e tij si pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi m\u00eb konkurrues. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb zyrtare t\u00eb INSTAT, paga mesatare n\u00eb shtet e kap\u00ebrceu pragun e 100 mij\u00eb lek\u00ebve, duke u fiksuar n\u00eb 100,280 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo rritje ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb diferenca me sektorin privat t\u00eb thellohet s\u00ebrish, duke arritur n\u00eb mbi 23 mij\u00eb lek\u00eb, pasi paga mesatare n\u00eb bizneset private, ndon\u00ebse n\u00eb rritje, mbetet n\u00eb nivelin e 77,155 lek\u00ebve, me shtetin q\u00eb paguan zyrtarisht 30% m\u00eb shum\u00eb se privati, ndon\u00ebse ky i fundit ka ende informalitet dhe paga reale mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ky trend tregon se, pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve t\u00eb sip\u00ebrmarrjes private p\u00ebr t\u00eb rritur ofertat e tyre, ritmi i diktuar nga reformat qeveritare ka qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb i shpejt\u00eb dhe agresiv p\u00ebr tre vitet e fundit.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar paga n\u00eb sektorin shtet\u00ebror u rrit me 8.9 p\u00ebr qind, duke r\u00ebn\u00eb nga ritmi i vitit 2024 ku rritja ishte 16%. Sakaq paga mesatare mujore bruto n\u00eb sektorin privat arriti n\u00eb 77,155 mij\u00eb lek\u00eb me rritje vjetore 8.4.<\/p>\n<p>Hendeku i pagave nd\u00ebrmjet sektorit privat dhe publik, pasi u ngushtua ndjesh\u00ebm n\u00eb vitin 2022, me pagat n\u00eb shtet q\u00eb ishin 20% m\u00eb t\u00eb larta, si pasoj\u00eb e reagimit t\u00eb shpejt\u00eb e bizneseve pas kriz\u00ebs s\u00eb inflacionit, hendeku nisi t\u00eb zgjerohej s\u00ebrish me ritme t\u00eb larta n\u00eb vitet pasardh\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2025, diferenca ka arritur n\u00eb 30%, nj\u00eb shif\u00ebr q\u00eb tregon se sektori privat \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb larg standardit t\u00eb pagesave q\u00eb ofron shteti. Kjo situat\u00eb krijon nj\u00eb presion t\u00eb dyfisht\u00eb p\u00ebr biznesin, i cili p\u00ebrve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore prej emigrimit, tashm\u00eb duhet t\u00eb konkurroj\u00eb edhe me nivelin e lart\u00eb pagave t\u00eb larta t\u00eb administrat\u00ebs publike.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb plani t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr \u00e7uar pag\u00ebn mesatare ne 900 euro n\u00eb vitin 2024 sektori publik u shnd\u00ebrrua n\u00eb liderin e pagave. Ekspert\u00ebt parashikojn\u00eb se kjo zhvendosje mund t\u00eb orientoj\u00eb talentet drejt strukturave shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Ecuria e pagave n\u00eb sektorin shtet\u00ebror tregon nj\u00eb rritje progresive q\u00eb ka nisur q\u00eb nga viti 2020, kur kjo vler\u00eb luhatet n\u00eb rreth 64,389 lek\u00eb, si rrjedhoj\u00eb e planit t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr pagat n\u00eb administrat\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, hovin m\u00eb t\u00eb madh e shohim pas vitit 2022, ku brenda vet\u00ebm nj\u00eb viti paga u rrit me rreth 11 mij\u00eb lek\u00eb, duke arritur n\u00eb 81,887 lek\u00eb n\u00eb vitin 2023. Kjo dinamik\u00eb ka vijuar edhe gjat\u00eb vitit 2024, nd\u00ebrsa p\u00ebr 2025, rritja ishte rreth 8.9%, ose nj\u00eb shtes\u00eb neto prej 8,211 lek\u00ebsh krahasuar me 2024.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, pagat n\u00eb sektorin privat n\u00eb nivelin e 48,459 lek\u00ebve, ka p\u00ebsuar nj\u00eb rritje t\u00eb ndjeshme dhe pritet t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb 77,155 lek\u00eb n\u00eb vitin 2025. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb grup, rritja vjetore ishte 8.4%, duke treguar se e gjith\u00eb struktura e pagave n\u00eb vend po zhvendoset lart.<\/p>\n<p>Ky zgjerim i pagave, megjith\u00ebse pozitiv p\u00ebr konsumin, mbetet nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr bizneset q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb kosto m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur rritja e produktivitetit shpesh nuk ndjek t\u00eb nj\u00ebjtin rit\u00ebm.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i kostos s\u00eb jetes\u00ebs, kjo rritje \u00ebsht\u00eb e domosdoshme ndaj shtrenjtimit t\u00eb shport\u00ebs baz\u00eb dhe qirave, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht ushqen nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb ri inflacioni. Rritja e kostove t\u00eb pun\u00ebs me rreth 8.5% vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vit i detyron biznesit t\u2019i transferojn\u00eb k\u00ebto kosto te \u00e7mimet finale p\u00ebr konsumatorin.<\/p>\n<p>N\u00eb rastet kur rritja e pagave nuk vjen nga produktiviteti, por presionet n\u00eb tregun e pun\u00ebs, kjo shkakton inflacion, i cili nga ana tjet\u00ebr i zbeh efektet e rritjes.\/MONITOR<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/03\/12\/shteti-paguan-zyrtarisht-30-me-shume-se-privati\/\">Shteti paguan zyrtarisht 30% m\u00eb shum\u00eb se privati<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ecuria e pagave n\u00eb vendin ton\u00eb tregoi se edhe n\u00eb vitin 2025 sektori publik konsolidoi pozicionin e tij si pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi m\u00eb konkurrues. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb zyrtare t\u00eb INSTAT, paga mesatare n\u00eb shtet e kap\u00ebrceu pragun e 100 mij\u00eb lek\u00ebve, duke u fiksuar n\u00eb 100,280 lek\u00eb. Kjo rritje ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb diferenca me sektorin privat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75981","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75981","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75981"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75981\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75981"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75981"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75981"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}