{"id":75897,"date":"2026-03-11T16:48:23","date_gmt":"2026-03-11T16:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/11\/nga-tenderi-i-porto-romanos-tek-cmimi-i-naftes-dhe-bastet-sportive-vendimet-qe-mori-sot-qeveria\/"},"modified":"2026-03-11T16:48:23","modified_gmt":"2026-03-11T16:48:23","slug":"nga-tenderi-i-porto-romanos-tek-cmimi-i-naftes-dhe-bastet-sportive-vendimet-qe-mori-sot-qeveria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/11\/nga-tenderi-i-porto-romanos-tek-cmimi-i-naftes-dhe-bastet-sportive-vendimet-qe-mori-sot-qeveria\/","title":{"rendered":"Nga tenderi i Porto Romanos tek \u00e7mimi i naft\u00ebs dhe bastet sportive, vendimet q\u00eb mori sot qeveria"},"content":{"rendered":"<p>Sot n\u00eb 11 mars or\u00ebn 12:00, kryeministri Edi Rama zhvilloi mbledhje t\u00eb qeveris\u00eb, ku mor\u00ebn pjes\u00eb ministrat. Pas mbledhjes, ministrat prezantuan edhe nismat e qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Ministri i Infrastruktur\u00eb dhe Energjitik\u00ebs Enea Karaka\u00e7i, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, n\u00eb prezantimin e vendimeve t\u00eb marra n\u00eb mbledhjen e qeveris\u00eb, komentoi nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe anulimin e tenderit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Porto Romanos, pasi \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr ofertuesi i vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb.<\/p>\n<p>Karaka\u00e7i u shpreh se kemi nj\u00eb t\u00ebrheqje t\u00eb ofertuesit n\u00eb gar\u00eb, duke shtuar se arsyeja \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht ekonomike. Ministri shtoi se Komisioni do t\u00eb vijoj\u00eb me procedur\u00ebn.<\/p>\n<p>Karaka\u00e7i n\u00ebnvizoi se kryeministri Rama vet\u00eb u shpreh n\u00eb lidhje me projektin e Porto Romanos, teksa deklaroi se ka aktor\u00eb q\u00eb po p\u00ebrpiqen ta frenojn\u00eb dhe sabotojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe publik\u00eb q\u00eb ka dal\u00eb n\u00eb disa media, t\u00ebrheqja e ofertuesit n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb. Po, kemi nj\u00eb t\u00ebrheqje t\u00eb ofertuesit t\u00eb vet\u00ebm, me nj\u00eb arsye krejt\u00ebsisht ekonomike, duke qen\u00eb se p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb kostove dhe efekteve t\u00eb kriz\u00ebs. Kontraktori ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb t\u00ebrheqje, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Komisioni do vijoj\u00eb me procedur\u00ebn. Dua t\u00eb rikujtoj faktin se edhe kryeministri u shpreh mbi projektin, e tha q\u00eb ka aktor\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqen ta frenojn\u00eb dhe ta sabotojn\u00eb\u201d, u shpreh ministri Enea Karaka\u00e7i, duke shtuar se \u201cdo nd\u00ebrtohet nj\u00eb skenar tjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se m\u00eb dat\u00eb 9 mars, kreu i qeveris\u00eb Edi Rama kishte deklaruar se ka persona q\u00eb duan q\u00eb projekti i Porto Romanos t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb. Rama deklaroi se qeveria e di se kush jan\u00eb k\u00ebto persona. Ai shtoi se k\u00ebta persona nuk do t\u2019ja dalin dhe se projekti tek Porto Romano do t\u00eb realizohet.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrtimi i portit t\u00eb ri n\u00eb Porto Romano parashikon 3-fishimin e kapaciteteve p\u00ebrpunuese aktuale. Ata q\u00eb luftojn\u00eb projektin e Porto Romanos, ne e dim\u00eb se kush jan\u00eb dhe i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb llogarit\u00eb gabim, sepse projekti do b\u00ebhet. Un\u00eb nuk kam plan B, vet\u00ebm shoh BE-n\u00eb. P\u00ebr \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr, jam tek C-ja\u201c, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Karaka\u00e7i prezantoi edhe kat\u00ebr nisma t\u00eb Ministris\u00eb t\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe t\u00eb Energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Sistemi i kanalizimeve p\u00ebr Durr\u00ebsin, Spitall\u00eb, Shkozet, Porto Romano, 67 milion euro<br \/>\n\u201cTrajtojm\u00eb uj\u00ebrat e ndotur n\u00eb impiant. Uj\u00ebrat e shiut po ashtu do t\u00eb trajtohen p\u00ebrmes tij\u201d, tha ministri Enea Karaka\u00e7i.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket hekurudh\u00ebs Tiran\u00eb-Durr\u00ebs: 11.7mln euro do t\u00eb merren hua nga Banka Gjermane e Zhvillimit.<br \/>\n\u201cDo t\u00eb elektrifikohet, p\u00ebr zero emetime t\u00eb karbonit. S\u00eb dyti, mund t\u00eb vijohet edhe me p\u00ebrdorimin e energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme dhe i jep zgjidhje fundore projektit\u201d.<\/p>\n<p>Dy vendimi shpron\u00ebsimi: Nj\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe nj\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr nyjen e Milotit.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr bastet sportive, Malaj: K\u00ebrkohet ende pun\u00eb, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ekspertiz\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/p>\n<p>Ministri i Financave, Petrit Malaj, u shpreh se nga mbledhja e sotme e qeveris\u00eb, \u00ebsht\u00eb miratuar nj\u00eb akt n\u00ebnligjor q\u00eb lidhet me bastet. Ai u shpreh se ka ende nevoj\u00eb p\u00ebr pun\u00eb kjo fush\u00eb, nd\u00ebrsa theksoi se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ekspertiz\u00eb nga jasht\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb bastet t\u00eb jen\u00eb sipas standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cMinistria e Financave \u00ebsht\u00eb duke punuar me aktet n\u00ebnligjore p\u00ebr bastet. \u00cbsht\u00eb edhe nj\u00eb akt q\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar sot n\u00eb mbledhjen e qeveris\u00eb dhe shum\u00eb shpejt do t\u00eb dalin t\u00eb gjitha aktet e nevojshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsojm\u00eb edhe bastet online.<\/p>\n<p>K\u00ebrkohet pun\u00eb, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb ekspertiz\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb sipas standardeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201c, tha Malaj.<\/p>\n<p>Bastet online, nj\u00eb aktivitet q\u00eb vijon masivisht n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, po shkakton pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe buxhetin.<\/p>\n<p>Afro 1 mij\u00eb e 400 persona jan\u00eb proceduar n\u00eb dy vitet e fundit nga policia, nd\u00ebrsa m\u00eb shum\u00eb se gjysma e tyre kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb arrest me burg, q\u00eb nga shkurti i vitit 2024, kur ligji u miratua n\u00eb Parlament. Shkak i k\u00ebsaj vale arrestimesh \u00ebsht\u00eb mungesa e ligjit, q\u00eb nuk miraton aktet n\u00ebnligjore, duke shkelur edhe afatet ligjore t\u00eb vendosura nga Parlamenti p\u00ebr nxjerrjen e tyre.<\/p>\n<p>Nafta po shtrenjtohet, rikthehet Bordi i Transparenc\u00ebs? Ibrahimaj: Monitorim \u00e7do dit\u00eb!<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb, 11 mars, u mblodh p\u00ebr rreth 1 or\u00eb e gjysm\u00eb K\u00ebshilli i Ministrave. Ministrat komunikuan para godin\u00ebs vendimet e marra, si\u00e7 e do tradita.<\/p>\n<p>\u201cMiratuam n\u00eb Komitetin e Planifikimit Strategjik, hartimin e dy dokumenteve, ai i politikave industriale dhe strategjia komb\u00ebtare p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme\u201d, deklaroi Ministrja e Ekonomis\u00eb dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. Sipas saj, dokumentet kan\u00eb n\u00eb fokus agjend\u00ebn e gjelb\u00ebr dhe digjitale.<\/p>\n<p>Theksoi po ashtu se \u00ebsht\u00eb miratuar nj\u00eb ligj n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebrbimeve.<\/p>\n<p>\u201cDiskutuam dhe miratuam ligjin p\u00ebr lirin\u00eb dhe vendosje e sh\u00ebrbimeve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, i cili lidhet po ashtu me detyrimet q\u00eb kemi me BE-n\u00eb\u201d, tha ministrja.<\/p>\n<p>Sipas saj, ky ligj i ri prek nj\u00eb prej kat\u00ebr lirive t\u00eb operimit t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>\u201cGaranton q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat rregulla, u \u00e7el rrug\u00ebn kompanive t\u00eb huaja q\u00eb t\u00eb vijn\u00eb m\u00eb leht\u00ebsisht n\u00eb Shqip\u00ebri dhe gjithashtu me integrimin t\u00eb gjitha kompanit\u00eb shqiptare do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb BE lirisht, pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr licenca apo operime\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>U ndal edhe te rritja e \u00e7mimit t\u00eb karburantit n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cKemi takuar tregtar\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb karburanteve dhe me Shoqat\u00ebn e Hidrokarbureve p\u00ebr t\u00eb diskutuar, p\u00ebr t\u00eb ngritur alertin p\u00ebr rritjen e shpejt\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve gjat\u00eb jav\u00ebs s\u00eb fundit, sigurisht t\u00eb ndikuar nga kriza dhe lufta q\u00eb po ndodh n\u00eb Lindjen e Mesme. Diskutuam p\u00ebr detyrimin q\u00eb ata kan\u00eb p\u00ebr mbajtjen e rezerv\u00ebs me q\u00ebllim q\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast t\u00eb mos kalojm\u00eb n\u00eb situat\u00eb emergjente.<\/p>\n<p>Ne jemi duke monitoruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ditore, qoft\u00eb \u00e7mimet e burs\u00ebs p\u00ebr l\u00ebngjet, nafta, benzina dhe gazi q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb vend, qoft\u00eb \u00e7mimin me t\u00eb cilin karburanti del nga dogana dhe \u00e7mimin te tabelat kur del p\u00ebr tregtim\u201d, sqaroi Ibrahimaj.<\/p>\n<p>Teksa kujtoi kriz\u00ebn e viteve 2022-2023, tha se vendi yn\u00eb ka pasur eksperienc\u00eb me krijimin e nj\u00eb Bordi Transparence, q\u00eb vendoste p\u00ebr shitjen me shumic\u00eb apo pakic\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo deklaroi se nuk jemi ende n\u00eb situat\u00ebn kur lind nevoja p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb Bordi t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Kumbaro prezanton strategjin\u00eb e arsimit p\u00ebr 2026-27\u2032: Do nd\u00ebrkomb\u00ebtarizojm\u00eb arsimin e lart\u00eb<\/p>\n<p>Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro sot n\u00eb 11 mars ka prezantuar strategjin\u00eb e arsimit t\u00eb qeveris\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 2026-2027.<\/p>\n<p>Kumbaro u shpreh se po punohet fort q\u00eb m\u00ebsuesit sidomos t\u00eb pajisen me laptop\u00eb, duke futur sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur teknologjin\u00eb n\u00eb arsim.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se nj\u00eb prioritet i qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimi i arsimit t\u00eb lart\u00eb. Sipas ministres, strategjia do t\u00eb jap\u00eb rezultate deri n\u00eb vitin 2030.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb hapim Liceun Francez n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Miratuam strategjin\u00eb e arsimit 2026-2027. Do t\u00eb kemi reform\u00ebn e t\u00eb gjith\u00eb sh\u00ebrbimeve arsimore q\u00eb zhvillohen sot dhe jemi duke b\u00ebr\u00eb reform\u00eb n\u00eb p\u00ebrfshirjen e teknologjis\u00eb n\u00eb arsim gjer\u00ebsisht, si p\u00ebr m\u00ebsuesit, ashtu edhe p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit. Ka nisur puna p\u00ebr rishikimin e ligjit p\u00ebr arsimin e lart\u00eb.<\/p>\n<p>Do krijojm\u00eb mekanizma p\u00ebr t\u00eb kontrolluar cil\u00ebsin\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb, t\u00eb forcojm\u00eb kriteret p\u00ebr operator\u00ebt q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb arsimin e lart\u00eb, si dhe hapjen e arsimit t\u00eb lart\u00eb drejt nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimit. Kjo \u00ebsht\u00eb e domosdoshme, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballemi me nj\u00eb treg t\u00eb madh europian. Kjo strategji do t\u00eb jap\u00eb rezultate deri n\u00eb 2030\u201d, tha Kumbaro.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot n\u00eb 11 mars or\u00ebn 12:00, kryeministri Edi Rama zhvilloi mbledhje t\u00eb qeveris\u00eb, ku mor\u00ebn pjes\u00eb ministrat. Pas mbledhjes, ministrat prezantuan edhe nismat e qeveris\u00eb. Ministri i Infrastruktur\u00eb dhe Energjitik\u00ebs Enea Karaka\u00e7i, gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, n\u00eb prezantimin e vendimeve t\u00eb marra n\u00eb mbledhjen e qeveris\u00eb, komentoi nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe anulimin e tenderit p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75897","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75897","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75897"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75897\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75897"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75897"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75897"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}