{"id":75875,"date":"2026-03-11T14:48:18","date_gmt":"2026-03-11T14:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/11\/ndalimi-i-platformes-cenoi-lirine-e-fjales\/"},"modified":"2026-03-11T14:48:18","modified_gmt":"2026-03-11T14:48:18","slug":"ndalimi-i-platformes-cenoi-lirine-e-fjales","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/11\/ndalimi-i-platformes-cenoi-lirine-e-fjales\/","title":{"rendered":"Ndalimi i platform\u00ebs cenoi lirin\u00eb e fjal\u00ebs \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Gjykata Kushtetuese thot\u00eb se mbyllja e TikTok me vendim qeverie cenoi lirin\u00eb e shprehjes.<\/p>\n<p>Vendimi<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot n\u00eb dat\u00ebn 11.03.2026, mori n\u00eb shqyrtim \u00e7\u00ebshtjen me k\u00ebrkuese shoqata \u201cAsociacioni i Gazetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d dhe qendra \u201cRrjeti Ballkanik p\u00ebr Gazetarin\u00eb Investigative, Shqip\u00ebri Balkan Investigative Reporting Network, Albania\u201d, me objekt shfuqizimin e Vendimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nr. 151, dat\u00eb 06.03.2025 \u201cP\u00ebr marrjen e masave t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebr shmangien e ndikimeve negative t\u00eb platformes on-line \u201cTik Tok\u201d, si i papajtuesh\u00ebm me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Konvent\u00ebn Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese pasi mori n\u00eb shqyrtim n\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb dat\u00ebs 05.02.2026 k\u00ebrkes\u00ebn e subjektit t\u00eb interesuar. K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, p\u00ebr pushimin e gjykimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes vendosi rr\u00ebzimin e saj me argumentin se \u00e7\u00ebshtja paraqet interes publik dhe se pavar\u00ebsisht shfuqizimit t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm t\u00eb VKM-s\u00eb objekt shqyrtimi, vijimi i gjykimit mbetet i nevojsh\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr mbrojtjen efektive t\u00eb subjekteve t\u00eb prekura, por edhe p\u00ebr orientimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb ardhshme normative dhe administrative t\u00eb organeve publike.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim Gjykata mori n\u00eb shqyrtim pretendimet e pal\u00ebve dhe vler\u00ebsoi sa m\u00eb posht\u00eb:<br \/>P\u00ebr sa i p\u00ebrket juridiksionit t\u00eb saj, p\u00ebr sa koh\u00eb pretendimet e k\u00ebrkueseve jan\u00eb me natyr\u00eb kushtetuese dhe VKM-ja nr. 151\/2025 ka karakter normativ pasi nuk i drejtohet nj\u00eb kategorie t\u00eb p\u00ebrcaktuar nominalisht, vendos nj\u00eb rregull t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm normativ, p\u00ebr koh\u00ebzgjatjen e saj dhe prodhon efekte q\u00eb nuk shterojn\u00eb me t\u00eb, Gjykata vler\u00ebsoi se ajo i n\u00ebnshtrohet juridiksionit kushtetues.<\/p>\n<p>Lidhur me kriterin e legjitimimit t\u00eb k\u00ebrkueseve, Gjykata vler\u00ebsoi se ato legjitimohen p\u00ebr pretendimet q\u00eb, sipas p\u00ebrmbajtjes s\u00eb tyre, lidhen me ushtrimin e t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb gazetar\u00ebve dhe punonj\u00ebsve t\u00eb medias q\u00eb ato synojn\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb. Po k\u00ebshtu, k\u00ebrkueset legjitimohen edhe ratione temporis n\u00eb kuptim t\u00eb nenit 50, pika 1, t\u00eb Ligjit Organik t\u00eb Gjykat\u00ebs, pasi k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb paraqitur brenda afatit dy-vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me pretendimin p\u00ebr cenimin e liris\u00eb s\u00eb veprimtaris\u00eb ekonomike, Gjykata vler\u00ebsoi se k\u00ebrkueset nuk kan\u00eb arritur t\u00eb argumentojn\u00eb n\u00eb nivel kushtetues nj\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe konkrete nd\u00ebrmjet aktit t\u00eb kund\u00ebrshtuar dhe cenimit t\u00eb liris\u00eb s\u00eb veprimtaris\u00eb ekonomike n\u00eb raport me vet\u00eb to ose me interesat q\u00eb ato p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb sipas q\u00ebllimit p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb krijuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket pretendimit p\u00ebr cenimin e liris\u00eb s\u00eb shprehjes, liris\u00eb s\u00eb shtypit dhe t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr informim, Gjykata vler\u00ebsoi se k\u00ebrkueset legjitimohen ratione materiae p\u00ebr pretendimet q\u00eb lidhen\u00a0me kufizimin e liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit, p\u00ebr aq sa VKM-ja e kund\u00ebrshtuar pretendohet se ka ndikuar n\u00eb ushtrimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb tyre n\u00eb k\u00ebto drejtime. Nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr informim, p\u00ebr sa koh\u00eb argumentet e k\u00ebrkueseve lidhen me pengimin e shp\u00ebrndarjes s\u00eb informacionit n\u00ebp\u00ebrmjet platform\u00ebs TikTok, me kufizimin e komunikimit publik dhe me ndikimin e k\u00ebsaj mase n\u00eb ushtrimin e liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit, k\u00ebto elemente do t\u00eb vler\u00ebsohen n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb pretendimeve kryesore q\u00eb burojn\u00eb nga neni 22 i Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr themelin e pretendimeve. Gjykata arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se nd\u00ebrprerja e aksesit n\u00eb platform\u00ebn Tik Tok p\u00ebrb\u00ebn kufizim t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe t\u00eb shtypit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak ajo vler\u00ebsoi t\u00eb analizoj\u00eb k\u00ebt\u00eb kufizim n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim t\u00eb kritereve t\u00eb nenit 17 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, pra n\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me ligj, p\u00ebr interes publik dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb respektuar kriteri i p\u00ebrpjes\u00ebtimit midis nd\u00ebrhyrjes dhe gjendjes q\u00eb e ka diktuar at\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me kriterin e par\u00eb t\u00eb kufizimit, \u201cvet\u00ebm me ligj\u201d, Gjykata vler\u00ebsoi se, megjith\u00ebse ligjet mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilave ka dal\u00eb VKM-ja nr. 151\/2025 parashikojn\u00eb kompetenca t\u00eb caktuara rregullatore dhe mbrojt\u00ebse n\u00eb fush\u00ebn e komunikimeve elektronike dhe t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. ato nuk i japin K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nj\u00eb autorizim t\u00eb qart\u00eb, t\u00eb posa\u00e7\u00ebm dhe t\u00eb parashikuesh\u00ebm p\u00ebr vendosjen e nj\u00eb mase me karakter t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprerja e plot\u00eb e aksesit n\u00eb nj\u00eb platform\u00eb on-line p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrdoruesit n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb k\u00ebto kushte, VKM-ja nr. 151\/2025 nuk mund t\u00eb konsiderohet thjesht si akt q\u00eb detajon teknikisht nj\u00eb kufizim t\u00eb parashikuar m\u00eb par\u00eb nga ligji, por si akt q\u00eb ka materializuar vet\u00eb kufizimin n\u00eb thelbin e tij. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, kriteri i kufizimit \u201cvet\u00ebm me ligj\u201d, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb dyt\u00eb, t\u00eb kufizimit p\u00ebr interes publik ose arsye t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme publike. Gjykata e vler\u00ebsoi t\u00eb p\u00ebrmbushur pasi ai konsiston n\u00eb mbrojtjen e t\u00eb drejtave dhe interesit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs dhe t\u00eb t\u00eb rinjve dhe q\u00ebllimi i VKM-s\u00eb nr. 151\/2025 ka qen\u00eb marrja e masave p\u00ebr shmangien e ndikimeve negative t\u00eb platform\u00ebs on-line Tik Tok n\u00eb nxitjen e dhun\u00ebs ve\u00e7an\u00ebrisht te f\u00ebmij\u00ebt, n\u00eb shkaktimin e problemeve t\u00eb zhvillimit psiko-social t\u00eb tyre, si dhe n\u00eb shkaktimin e problematikave sociale n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<br \/>N\u00eb lidhje me kriterin e tret\u00eb, proporcionalitetin e nd\u00ebrhyrjes, Gjykata vler\u00ebsoi t\u00eb analizonte tre n\u00ebnkriteret e tij si vijon:<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket n\u00ebnkriterit t\u00eb par\u00eb, n\u00ebse objektivi i ligjv\u00ebn\u00ebsit \u00ebsht\u00eb mjaftueshm\u00ebrisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb justifikuar kufizimin e s\u00eb drejt\u00ebs, Gjykata vler\u00ebsoi se p\u00ebr sa koh\u00eb mbrojtja e t\u00eb miturve p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb interes publik me pesh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike dhe \u00ebsht\u00eb njohur si nj\u00eb nga q\u00ebllimet legjitime q\u00eb mund t\u00eb justifikojn\u00eb kufizime t\u00eb caktuara n\u00eb ushtrimin e t\u00eb drejtave\/<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese thot\u00eb se mbyllja e TikTok me vendim qeverie cenoi lirin\u00eb e shprehjes. Vendimi Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot n\u00eb dat\u00ebn 11.03.2026, mori n\u00eb shqyrtim \u00e7\u00ebshtjen me k\u00ebrkuese shoqata \u201cAsociacioni i Gazetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d dhe qendra \u201cRrjeti Ballkanik p\u00ebr Gazetarin\u00eb Investigative, Shqip\u00ebri Balkan Investigative Reporting Network, Albania\u201d, me objekt shfuqizimin e Vendimit t\u00eb K\u00ebshillit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75875","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75875","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75875"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75875\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75875"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75875"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75875"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}