{"id":75820,"date":"2026-03-11T09:48:16","date_gmt":"2026-03-11T09:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/11\/porti-i-ri-ne-porto-romano-e-pretendonte-kompania-ruse-anulohet-tenderi-400-mln-euro-2\/"},"modified":"2026-03-11T09:48:16","modified_gmt":"2026-03-11T09:48:16","slug":"porti-i-ri-ne-porto-romano-e-pretendonte-kompania-ruse-anulohet-tenderi-400-mln-euro-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/11\/porti-i-ri-ne-porto-romano-e-pretendonte-kompania-ruse-anulohet-tenderi-400-mln-euro-2\/","title":{"rendered":"Porti i ri n\u00eb Porto Romano\/ E pretendonte kompania ruse, anulohet tenderi 400 mln euro"},"content":{"rendered":"<p>Procedura e tenderit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e portit t\u00eb ri tregtar n\u00eb Porto Romano \u00ebsht\u00eb anuluar, pasi kompania e vetme e mbetur n\u00eb gar\u00eb nuk paraqiti ofert\u00eb financiare.<\/p>\n<div class=\"ai-viewport-1\">\n<div class=\"code-block code-block-6\">B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kompanin\u00eb Archirodon, e cila nuk dor\u00ebzoi ofert\u00ebn financiare brenda afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar, m\u00eb 9 mars, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb procesi i prokurimit t\u00eb nd\u00ebrpritet. Skandali i portit \u00ebsht\u00eb denoncuar n\u00eb media.<\/div>\n<\/div>\n<p>Tenderi kishte nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb parashikuar prej rreth 400 milion\u00eb eurosh dhe synonte nd\u00ebrtimin e portit t\u00eb ri tregtar n\u00eb Porto Romano, nj\u00eb projekt i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr infrastruktur\u00ebn portuale dhe zhvillimin ekonomik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr pezullimin vjen pas k\u00ebrkes\u00ebs dhe instimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb SHBA-ve. Kreu i Dhom\u00ebs Amerikane t\u00eb Tregtis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, Grant Van Cleeve, pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb adresoi nj\u00eb let\u00ebr publike p\u00ebr Edi Ram\u00ebn dhe titullar\u00eb t\u00eb lart\u00eb qeveritar\u00eb, n\u00eb lidhje me tenderin e Porto Romanos.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>Van Cleeve e konsideron k\u00ebt\u00eb projekt si nj\u00eb vendim q\u00eb merret nj\u00eb her\u00eb n\u00eb 100 vjet dhe k\u00ebrkon shtyrjen e gar\u00ebs pasi sipas tij projekti ekzistues i heq Shqip\u00ebris\u00eb shansin t\u00eb jet\u00eb konkuruese n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Nj\u00eb muaj pasi qeveria shqiptare do t\u00eb autorizonte kompanin\u00eb hollandeze \u201cRoyal Haskoning DHV\u201d p\u00ebr t\u00eb realizuar t\u00eb gjith\u00eb procedurat, n\u00eb korrik 2024 Autoriteti Portual Durr\u00ebs do t\u00eb hapte tenderin me procedur\u00eb t\u00eb kufizuar me fond limit 39,3 miliard\u00eb lek\u00eb ose 393 milion\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e portit t\u00eb ri n\u00eb Porto Romano, faza 1. Tenderi do t\u00eb anulohej pasi nuk do t\u00eb kishte asnj\u00eb ofert\u00eb t\u00eb volitshme.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb dhjetorit 2024, Autoriteti Portual do t\u00eb rihapte tenderin, por gara me dy faza do t\u00eb shoq\u00ebrohej me ankesa dhe kund\u00ebrshtime nga konkurrent\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb skualifikimeve nga Komisioni i Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave.<\/p>\n<p>Skualifikimet e kompanive me reputacion nd\u00ebrkomb\u00ebtar kan\u00eb ngritur ndryshime p\u00ebr gar\u00eb t\u00eb paracaktuar.<\/p>\n<p>N\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb \u00ebsht\u00eb skualifikuar kompania \u201cJan De Nul nv\u201d, e cila ka b\u00ebr\u00eb ankes\u00eb pasi mungesa e nj\u00eb dokumentacioni p\u00ebr projektet q\u00eb ka realizuar, nuk mund t\u00eb jet\u00eb pretekst p\u00ebr nj\u00eb kompani q\u00eb ka realizuar projekte nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb afirmuara.<\/p>\n<p>Problemi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb fakti se Komisioni i Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave t\u00eb Autoritetit Portual ka refuzuar ta shqyrtoj\u00eb ankes\u00ebn sepse sipas ligjit p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar nj\u00eb ankes\u00eb duhet paguar 0,5% e vler\u00ebs s\u00eb tenderit, pra konsorciumi i p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga \u201cJan De Nul nv\u201d duhet t\u00eb paguante 2 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u2019iu d\u00ebgjuar ankesa. Ankesa \u00ebsht\u00eb refuzuar edhe nga Komisioni i Prokurimit Publik, q\u00eb ishte n\u00ebn drejtimin e personit t\u00eb pandehur nga SPAK, Jonaid Myzyri, tashm\u00eb i pezulluar nga detyra. Ky i fundit nuk e ka pranuar ankes\u00ebn, pavar\u00ebsisht se kompania ka ngritur problemin se nj\u00eb pages\u00eb e till\u00eb brenda 2 dit\u00ebsh k\u00ebrkon koh\u00eb p\u00ebr miratime dhe sipas kompanis\u00eb, ajo ka qen\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb pages\u00eb pas faz\u00ebs s\u00eb kualifikimit dhe jo n\u00eb faz\u00ebn parakualifikuese.<\/p>\n<p>Sipas ekspertit Zef Pre\u00e7i, kuadri ligjor duhet respektuar ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, por nuk duhen anashkaluar ankesat.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb ajo q\u00eb thoni ju q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shum\u00eb e madhe, por ajo zhbllokohet pas shqyrtimit t\u00eb ankes\u00ebs. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb Komisioni i Prokurimit Publik dhe Agjencia e Prokurimit Publik dhe Sh\u00ebrbimet Inteligjente t\u00eb mos verifikojn\u00eb motivet e ankes\u00ebs dhe t\u00eb mos marrin vendime\u201d, deklaroi eksperti Pre\u00e7i p\u00ebr rastin e skualifikimit.<\/p>\n<p>N\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb tenderit kan\u00eb kaluar kompania hollandeze \u201cVan Oord Dredging and Marine Contractors B.V.\u201d dhe nj\u00eb kompani tjet\u00ebr, e cila ashtu si kompania franceze \u00ebsht\u00eb skualifikuar me pretekstin se nuk kishte b\u00ebr\u00eb ekuivalentimin e licencave, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb hollandez\u00ebt pretendojn\u00eb se kjo do t\u00eb realizohej para n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs n\u00eb rast t\u00eb fitimit t\u00eb tenderit.<\/p>\n<p>Kompania hollandeze nuk \u00ebsht\u00eb mjaftuar me kaq, por ka d\u00ebrguar let\u00ebr n\u00eb Kryeministri, te Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, te Autoriteti Portual i Durr\u00ebsit, si dhe kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni ambasadorin hollandez n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e tenderit.<\/p>\n<p>Skualifikimi i konkurrenc\u00ebs dhe l\u00ebnia deri n\u00eb fund t\u00eb gar\u00ebs t\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb kompanie \u201cArchirodon Construction (Overseas) Company Limited\u201d, duke e b\u00ebr\u00eb automatikisht fituese, ka ngritur pik\u00ebpyetje p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb dhe transparenc\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb projekte t\u00eb infrastrukturave kritike.<\/p>\n<p>Pik\u00ebpyetjet p\u00ebr kompanit\u00eb e lidhura m\u00eb par\u00eb me kompani apo entitete ruse t\u00eb sansksionuara nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe do t\u00eb lindnin me kompanit\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb tenderit p\u00ebr portin e ri.<\/p>\n<p>M\u00eb 4 prill 2025, zv.kryeministrja Balluku do t\u00eb publikonte n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb platform\u00ebs \u201cMeta\u201d (Facebook) se n\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e portit t\u00eb ri kishin kaluar dy kompani, hollandez\u00ebt \u201cVan Oord Dredging and Marine Contractors b.v\u201d dhe kompania greke me seli n\u00eb Holland\u00eb \u201cArchirodon Construction (Overseas) Company Limited\u201d.<\/p>\n<p>Por si\u00e7 e p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb sip\u00ebr, hollandez\u00ebt do t\u00eb skualifikoheshin dhe n\u00eb gar\u00eb do t\u00eb ngelej kompania \u201cArchirodon\u201d, e cila n\u00eb fund t\u00eb janarit 2026 do t\u00eb shpallet automatikisht fituese si kompania e vetme e ngelur n\u00eb gar\u00eb.<\/p>\n<p>Publikimi i emrave t\u00eb kompanis\u00eb nga zv.kryeministrja Balluku ngre probleme me transparenc\u00ebn sepse thuhet se kompania \u00ebsht\u00eb greke me seli n\u00eb Holland\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kompania e paraqitur p\u00ebr tenderin e ka deg\u00ebn n\u00eb Qipro. Ky vend njihet p\u00ebr p\u00ebrdorimin e strukturave offshore, t\u00eb cilat, n\u00eb raste t\u00eb ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare jan\u00eb p\u00ebrdorur edhe nga entitete t\u00eb sanksionuara, nd\u00ebrsa identifikimi i pronar\u00ebve fundor\u00eb k\u00ebrkon nivele m\u00eb t\u00eb larta verifikimi.<\/p>\n<p>kompania \u201cArchirodon Construction (Overseas) Company Limited\u201d nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb Holland\u00eb, por e ka deg\u00ebn n\u00eb Qipro.<\/p>\n<p>Struktura korporative e kompanis\u00eb s\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb projekt shtrihet n\u00eb Qipro, ku n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kan\u00eb figuruar edhe individ\u00eb me role drejtuese ose administrative q\u00eb kan\u00eb pasur lidhje me kompani dhe entitete ruse t\u00eb sanksionuara nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Mbret\u00ebria e Bashkuar. Ndon\u00ebse nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb prov\u00eb shkeljeje ligjore, e vendosin projektin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr transparenc\u00eb t\u00eb shtuar dhe verifikim t\u00eb thelluar.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave publike, kompania qipriote \u201cCYMANCO SERVICES LIMITED\u201d paraqitet n\u00eb dokumentet zyrtare t\u00eb Regjistrit t\u00eb Kompanive qipriote si sekretare e kompanis\u00eb q\u00eb ka fituar tenderin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e portit t\u00eb ri n\u00eb Durr\u00ebs. Ky rol sipas ligjit qipriot \u00ebsht\u00eb formal dhe ligjor, nuk n\u00ebnkupton pron\u00ebsi apo kontroll ekonomik mbi kompanin\u00eb, por p\u00ebrfshin akses t\u00eb plot\u00eb n\u00eb struktur\u00ebn ligjore dhe funksionimin administrativ t\u00eb saj.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat publike tregojn\u00eb se Cymanco Services Limited ka vepruar si sekretare korporative p\u00ebr kompani ku Albert Avdolyan rezulton i regjistruar si drejtor ose figur\u00eb e lidhur. Avdolyan \u00ebsht\u00eb oligark rus i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00ebn e sanksioneve t\u00eb Bashkimit Europian n\u00eb shkurt 2025.<\/p>\n<p>N\u00eb disa raportime investigative nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb dokumentojn\u00eb skema t\u00eb dyshuara korrupsioni dhe devijimi fondesh, ku p\u00ebrfshihen oligark\u00eb ukrainas me lidhje t\u00eb forta ruse del \u201cCYMANCO SERVICES LIMITED\u201d. Sipas k\u00ebtyre burimeve, CYMANCO shfaqet n\u00eb zinxhir\u00eb administrativ\u00eb dhe ligjor t\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb struktura offshore, t\u00eb lidhura me figura si Dmytro Firtash, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr aktivitete t\u00eb lidhura me Rusin\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me krimin e organizuar dhe mb\u00ebshtetje t\u00eb ndikimit rus n\u00eb Ukrain\u00eb, si edhe Mykola Martynenko, ish-deputet ukrainas i hetuar n\u00eb Zvic\u00ebr dhe Ukrain\u00eb p\u00ebr p\u00ebrvet\u00ebsim fondesh, ryshfet dhe pastrim parash.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/dyshimi\/\">Porti i ri n\u00eb Porto Romano\/ E pretendonte kompania ruse, anulohet tenderi 400 mln euro<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Procedura e tenderit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e portit t\u00eb ri tregtar n\u00eb Porto Romano \u00ebsht\u00eb anuluar, pasi kompania e vetme e mbetur n\u00eb gar\u00eb nuk paraqiti ofert\u00eb financiare. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kompanin\u00eb Archirodon, e cila nuk dor\u00ebzoi ofert\u00ebn financiare brenda afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar, m\u00eb 9 mars, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb procesi i prokurimit t\u00eb nd\u00ebrpritet. Skandali i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75820","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75820","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75820"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75820\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75820"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75820"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75820"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}