{"id":75720,"date":"2026-03-10T14:48:33","date_gmt":"2026-03-10T14:48:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/10\/rama-i-ben-shetitore-alabbarit-prapaskenat-e-tenderit-5-5-mld-leke-denoncim-per-dritan-agollin-dhe-faik-currin\/"},"modified":"2026-03-10T14:48:33","modified_gmt":"2026-03-10T14:48:33","slug":"rama-i-ben-shetitore-alabbarit-prapaskenat-e-tenderit-5-5-mld-leke-denoncim-per-dritan-agollin-dhe-faik-currin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/10\/rama-i-ben-shetitore-alabbarit-prapaskenat-e-tenderit-5-5-mld-leke-denoncim-per-dritan-agollin-dhe-faik-currin\/","title":{"rendered":"Rama i b\u00ebn sh\u00ebtitore Alabbarit\/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lek\u00eb, denoncim p\u00ebr Dritan Agollin dhe Faik Currin \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>T\u00eb gjitha rrug\u00ebt t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb aferat e Kryeministrit Rama. Ai vazhdon me pun\u00ebt e tij. Nuk b\u00ebn pauz\u00eb, edhe pse tenderat dhe koncesionet korruptive po sjellin kriza, bllokime rrug\u00ebsh, shembje urash, apo zhdukje portesh p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb skela jahtesh.<\/p>\n<p>Ju risjellim n\u00eb v\u00ebmendje projektin q\u00eb erdhi nga Dubai n\u00eb Durr\u00ebs dhe hoqi nga harta Portin, p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb vend pallateve t\u00eb Alabbar. P\u00ebrve\u00e7 pasuris\u00eb publike, Rama ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb projektit Alabbar, edhe \u00a0buxhetin e shtetit.<\/p>\n\n<p>N\u00eb k\u00ebto momente, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gati nd\u00ebrtimi i nj\u00eb shetitoreje. Projekti p\u00ebrfshin pjes\u00ebn nga Kovalishenca deri tek Porti i Durr\u00ebsit, me gjat\u00ebsi 2.8 km. Q\u00ebllimi me sa duket \u00ebsht\u00eb t\u00eb rregullohet pamja e investimit n\u00eb pallatet q\u00eb po b\u00ebn Alabbar nga Dubai.<\/p>\n\n<p>Projekti i shtrenjt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se kozmetik\u00eb mbi investimet e viteve t\u00eb kaluara, q\u00eb i del boja pa u p\u00ebruruar akoma. Beton, kangjella, ndonj\u00eb palma ose pish\u00eb sa p\u00ebr foto dhe avullojn\u00eb miliarda lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, ky tenderi p\u00ebr parat\u00eb e shetitores s\u00eb re, po l\u00eb pas gjurm\u00eb korrupsioni. Drejtori i FSHZH, Dritan Agolli ka firmosur n\u00eb favor t\u00eb oligarkut Faik Curri pa i marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb ofertat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve.<\/p>\n<p>Faik Curri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb biznesmen i preferuar nga Rama. Ai ka marr\u00eb shumic\u00ebn e parave q\u00eb shp\u00ebrndan kryeministri Rama n\u00ebp\u00ebrmjet Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit p\u00ebr projektet e infrastruktur\u00ebs turistike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Agolli e anon peshoren nga Curri, edhe kur p\u00ebrball\u00eb jan\u00eb 20 kompani. Tashm\u00eb e kemi m\u00ebsuar se p\u00ebr oligarkun shkelet barazia n\u00eb tendera. Ligjet n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb p\u00ebr m\u00eb t\u00eb dob\u00ebtit!<\/p>\n\n<p>\u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrvec fituesit. Kusht: fituesi nuk \u00ebsht\u00eb operatori me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, k\u00ebshtu e klasifikon Open Data Albania tenderin e fundit t\u00eb Agollit.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr prokurimin me objekt t\u00eb gjer\u00eb: \u201cInvestime p\u00ebr infrastruktur\u00ebn e tregjeve, hap\u00ebsirave tregtare, multifunksionale, rrug\u00eb tregtare n\u00eb zona model zhvillimi, etj. Faza III Rajonet 1&amp;2: Nd\u00ebrhyrje p\u00ebr rritjen e ofert\u00ebs turistike dhe p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin funksional dhe estetik t\u00eb bregdetit, Bashkia Durr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Kur Faik Curri e futi tenderin n\u00eb xhep dhe procedura kishte mbaruar, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb denoncim. Munges\u00eb transparence! Dritan Agolli ka refuzuar t\u00eb tregoj\u00eb se si ia dha pik\u00ebt kompanis\u00eb s\u00eb Currit.<\/p>\n\n<p>Denoncimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik. Dikush ka ngulur nj\u00eb gozhd\u00eb q\u00eb tagjej\u00eb SPAK q\u00eb dje nisi hetimet n\u00eb Autoritetin Portual Durr\u00ebs. N\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 10 shkurt 2026, KPP mori n\u00eb shqyrtim denoncimin e kompanis\u00eb \u201cLis Konstruksion\u201d shpk.<\/p>\n<p>Firma akuzon Agollin p\u00ebr manipulimin e pik\u00ebve. \u201cK\u00ebrkojm\u00eb transparenc\u00eb, si e drejta jon\u00eb si operator ekonomik pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb prokurimi p\u00ebr tu njohur me ofertat ekonomike t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve t\u00eb kualifikuar, si dhe p\u00ebrllogaritjen e pik\u00ebve p\u00ebrkat\u00ebse finale p\u00ebr vler\u00ebsimin e ofert\u00ebs, duke qen\u00eb se ndodhemi n\u00eb rastin q\u00eb kjo ofert\u00eb vler\u00ebsohet si \u201cOferta ekonomikisht m\u00eb e favorshme, bazuar n\u00eb kosto\u201d\u201d. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e denoncimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb KPP, e cila \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike n\u00eb formularin e ankes\u00ebs.<\/p>\n\n<p>Ishte nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb refuzohej. KPP vendosi \u201cT\u00eb pranoj\u00eb ankes\u00ebn e operatorit ekonomik \u201cLIS KONSTRUKSION\u201d SHPK. Nga ana tjet\u00ebr urdh\u00ebroi Agollin t\u00eb anuloj\u00eb procedur\u00ebn e prokurimit.<\/p>\n\n<p>Sipas vendimit, Agolli duhej t\u2019i tregonte kompanis\u00eb informacionin e k\u00ebrkuar dhe t\u2019i d\u00ebrgonte nj\u00eb hard-copy t\u00eb DTS s\u00eb re.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb Curri nuk mund t\u00eb rrezikohej si fitues. K\u00ebshtu m\u00eb 20 shkurt 2026, KPP mori vendimin e ri duke hequr mas\u00ebn e pezullimit p\u00ebr tenderin e FSHZH.<\/p>\n\n<p>Fondi limit i cakuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb 540.9 milion\u00eb lek\u00eb (t\u00eb reja) pa TVSH. Dhe burimi i financimit \u00ebsht\u00eb parashikuar n\u00eb programet buxhetore t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 2025-2027.<\/p>\n<p>Data e Njoftimit t\u00eb Tenderit, sipas dokumenteve ishte m\u00eb 4 dhjetor 2025, nd\u00ebrsa procedura \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 22 dhjetor 2025, ku jan\u00eb paraqitur 20 operator\u00eb ekonomik\u00eb dhe bashkime kompanish.<\/p>\n<p>Pas disa dit\u00ebsh, operator\u00ebt jan\u00eb njoftuar se 18 prej tyre jan\u00eb skualifikuar! Mbi tryez\u00ebn e Agollit mbet\u00ebn vet\u00ebm zarfet e dy kompanive, ku nj\u00ebra \u00ebsht\u00eb \u201cCurri\u201d shpk, me pranar oligarkun e nd\u00ebrtimit Faik Curri.<\/p>\n<p>M\u00eb 14 janar 2026, Curri \u00ebsht\u00eb shpallur fitues me ofert\u00ebn 452,597,010 lek\u00eb pa TVSH. Por si\u00e7 del nga dokumentet, kjo nuk ishte oferta m\u00eb e ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Konkretisht \u201cSHKELQIMI 07\u201d shpk ka b\u00ebr\u00eb ofert\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, me vler\u00eb 400 milion\u00eb lek\u00eb pa tvsh.<\/p>\n\n<p>Po ashtu, me vlera m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta jan\u00eb paraqitur operator\u00ebt ekonomik\u00eb:<\/p>\n<p>-\u201cALBA KONSTRUKSION\u201d shpk,<\/p>\n<p>-\u201cAGI KONS\u201d sh.p.k,<\/p>\n<p>-bashkimi i operator\u00ebve ekonomik \u201cT &amp; XH\u201d shpk &amp; \u201c2 T\u201d shpk,<\/p>\n<p>-\u201cSENKA\u201d shpk &amp; \u201cG.P.G COMPANY\u201d shpk<\/p>\n<p>-\u201cLIQENI VII\u201d shpk &amp; \u201cULZA\u201d sh.p.k<\/p>\n<p>-\u201cEURONDERTIMI 2000\u201d sh.p.k &amp; \u201cMANE\/S\u201d sh.p.k -\u201cVELLEZERIT HYSA\u201d sh.p.k<\/p>\n<p>-\u201cRAFIN COMPANY\u201d sh.p.k &amp; \u201cNDREGJONI\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>-\u201c\u0412\u0410\u041c\u0406 HOLDING\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>Po ashtu,\u201cLIS KONSTRUKSION\u201d shpk q\u00eb ka prezantuar ofert\u00ebn me vler\u00eb 450 milion\u00eb lek\u00eb pa tvsh.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr ofertat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta \u00ebsht\u00eb ajo e bashkimit t\u00eb operator\u00ebve ekonomik\u00eb \u201cPE \u2013 VLA \u2013 KU\u201d sh.p.k, &amp; \u201cBIBA-X\u201d sh.p.k. me vler\u00eb 339,8 milion\u00eb lek\u00eb pa tvsh. N\u00eb t\u00eb n\u00ebjtin nivel \u00ebsht\u00eb edhe \u201cJUNIK\u201d sh.p.k me vler\u00eb 427,3 milion\u00eb lek\u00eb (t\u00eb reja) pa tvsh.<\/p>\n<p>Curri ka marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb q\u00ebndrueshme me \u201cRilindjen\u201d. Ai mer tendera, kryeministri Rama u b\u00ebn video 3D.<\/p>\n\n<p>M\u00eb 14 qershor 2023 kryeministri Rama e shiste k\u00ebt\u00eb rrugic\u00ebn n\u00eb foto p\u00ebr shetitore n\u00eb Plazhin e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>Kjo rrugic\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 3 km e gjat\u00eb, kishte marr\u00eb m\u00eb par\u00eb parat\u00eb e bashkis\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr kanalizime, asfaltim, ndri\u00e7im dhe gjelb\u00ebrim. Nd\u00ebrsa m\u00eb 15 korrik 2022 erdhi Faik Curri dhe ark\u00ebtoi parat\u00eb e tenderit t\u00eb Dritan Agollit 416,6 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH. Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb \u201cxhevair\u201d e promovonte Edi Rama.<\/p>\n\n<p>Ky tender p\u00ebrfshinte nd\u00ebrtimin e sh\u00ebtitores nga Ura e Dajlanit deri te Kavalishenca. M\u00eb konkretisht b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kontrat\u00ebn me objekt \u201cTransformimi urban n\u00eb hap\u00ebsira publike kryesore (rajoni 1 dhe 2), nd\u00ebrtimi i sh\u00ebtitores s\u00eb plazhit nga ura e dajlanit deri n\u00eb godin\u00ebn e Kavalishenc\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Dhe tani, i nj\u00ebti projekt paketohet ndryshe, i vihet nj\u00eb em\u00ebr m\u00eb i gjat\u00eb dhe i shtohet fondi limit. S\u00ebrish i jepet fondi oligarkut t\u00eb besuar Faik Curri.<\/p>\n<p>Curri n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb merr shum\u00eb projekte, sepse kjo \u00ebsht\u00eb metoda e Dritan Agollit. Fondet shp\u00ebrndahen n\u00eb pak duar, tek firmat e bizesmen\u00ebve q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si hink\u00eb p\u00ebr parat\u00eb e shtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb Currit i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe tenderi me objekt \u201cInvestime p\u00ebr transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi n\u00eb modele t\u00eb standardit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb zhvillimit, Loti 2 \u201cKompleksi i Dijes, Kor\u00e7\u00eb\u201d.<\/p>\n\n<p>Duke par\u00eb vler\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb tenderit, 474,3 milion\u00eb lek\u00eb (pa TVSH) jan\u00eb paraqitur menj\u00ebher\u00eb 17 oferta t\u00eb ndryshme. Dhe supozohej q\u00eb komisioni i vler\u00ebsimit t\u00eb ofertave t\u00eb shqyrtonte me kujdes secil\u00ebn prej tyre.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 13 dhjetor 2023, FSHZH ka shpallur fituesin, pasi i kishte skualifikuar t\u00eb gjitha kompanit\u00eb e tjera. Open Data Albania evidenton se procesi nuk \u00ebsht\u00eb zhvilluar sipas ligjit. Shihet se Dritan Agolli ka p\u00ebrjashtuar nga gara 16 ofertat dhe ja l\u00ebn\u00eb mbi tavolin\u00ebn e tij vet\u00ebm koktejlin e operator\u00ebve\u00a0 \u201cXHENGO SHPK\u201d \u2013 \u201cCURRI\u201d sh.p.k, me propozimin 3.5 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe pa mbaruar k\u00ebto pun\u00eb, Curri \u00ebsht\u00eb thirrur p\u00ebr nj\u00eb tender tjet\u00ebr t\u00eb Fondit Shqiptar t\u00eb Zhvillimit me objekt \u201cNd\u00ebrhyrje n\u00eb infrastruktur\u00ebn turistike t\u00eb aventur\u00ebs, Zip line, ura t\u00eb varura, Via ferrata, parqe aventure, etj.\u201d.<\/p>\n\n<p>Vlera e kontrat\u00ebs, sipas dokumenteve, \u00ebsht\u00eb 173,4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja me TVSH. Q\u00ebllimi i k\u00ebtij investimi \u00ebsht\u00eb realizimi i punimeve t\u00eb nd\u00ebrtimit dhe dor\u00ebzimi i objekteve t\u00eb p\u00ebrfunduara me \u201c\u00e7el\u00ebsa n\u00eb dor\u00eb\u201d. Deri tani asnj\u00eb cel\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar!<\/p>\n<p>Agolli e publikoi hapjen e tenderit m\u00eb 12 shkurt 2025 nd\u00ebrsa data e dor\u00ebzimit t\u00eb ofertave ishte m\u00eb 28 shkurt 2025.<\/p>\n<p>\u201cCurri\u201d shpk nuk e meritonte ta fitonte k\u00ebt\u00eb tender sepse kishte oferta m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. N\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb ishin 5 pjes\u00ebmarr\u00ebs, por e gjitha duket se \u00ebsht\u00eb formale, pasi fituesi \u00ebsht\u00eb vendosur jasht\u00eb komisionit.<\/p>\n<p>Projekti p\u00ebrb\u00ebhet nga 8 Zip Line dhe 2 Via Ferrata t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb disa bashki. M\u00eb konkretisht, do t\u00eb nd\u00ebrtohen kavo p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebshqitur nga nj\u00eb lart\u00ebsi dhe kavo p\u00ebr alpiniz\u00ebm n\u00eb shtigje malore.<\/p>\n<p>N\u00eb list\u00ebn e objekteve t\u00eb d\u00ebshirave t\u00eb Agollit jan\u00eb: Nd\u00ebrtim i Zip Line n\u00eb kull\u00ebn 360\u00b0 n\u00eb parkun komb\u00ebtar t\u00eb Divjak\u00ebs; n\u00eb liqenin e Roshnikut, Berat; n\u00eb kull\u00ebn panoramike mbi liqenin e qytetit t\u00eb Belshit, n\u00eb liqenin e Grekanit, n\u00eb Belsh; n\u00eb liqenin e Funarit, Elbasan; n\u00eb liqenin e Gjelb\u00ebr, n\u00eb fshatin Lal\u00ebz, Durr\u00ebs; n\u00eb Margegaj, Bajram Curri; n\u00eb Voskopoj\u00eb. Po ashtu do t\u00eb shtrihet Via Ferrata n\u00eb Buronjat e Ku\u00e7it, Nj. Administrative Hor\u00eb \u2013 Vranisht dhe n\u00eb kanionin e Gjipes, Bashkia Himar\u00eb.<\/p>\n<p>Curri, n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori tenderash duket si prestidigjiator, q\u00eb mban n\u00eb duar tufa parash q\u00eb zhduken n\u00eb \u00e7ast, nd\u00ebrsa publiku i habitur pret numrin e radh\u00ebs!<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb gjitha rrug\u00ebt t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb aferat e Kryeministrit Rama. Ai vazhdon me pun\u00ebt e tij. Nuk b\u00ebn pauz\u00eb, edhe pse tenderat dhe koncesionet korruptive po sjellin kriza, bllokime rrug\u00ebsh, shembje urash, apo zhdukje portesh p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb skela jahtesh. Ju risjellim n\u00eb v\u00ebmendje projektin q\u00eb erdhi nga Dubai n\u00eb Durr\u00ebs dhe hoqi nga harta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75720","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75720","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75720"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75720\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75720"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75720"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75720"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}