{"id":75641,"date":"2026-03-10T07:48:20","date_gmt":"2026-03-10T07:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/10\/kam-marre-kercenime-me-pushkatim\/"},"modified":"2026-03-10T07:48:20","modified_gmt":"2026-03-10T07:48:20","slug":"kam-marre-kercenime-me-pushkatim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/10\/kam-marre-kercenime-me-pushkatim\/","title":{"rendered":"Kam marr\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime me pushkatim\u2026 \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani ka zbuluar prapaskena t\u00eb panjohura nga procesi i zgjedhjes s\u00eb \u2018Presidentit t\u00eb ri\u2019 n\u00eb krye t\u00eb shtetit. E ftuar n\u00eb \u2018\u00c7im Peka LIVE\u2019 n\u00eb\u00a0SYRI TV, Osmani theksoi se nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo po p\u00ebrpiqej t\u00eb siguronte votat e nevojshme, prapa shpin\u00ebs s\u00eb saj po punohej me kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Presidentja shprehet se vet\u00ebm dy net para skadimit t\u00eb afatit, asaj iu b\u00eb nj\u00eb propozim befasues, q\u00eb t\u00eb futej n\u00eb gar\u00eb formalisht si kandidate kund\u00ebr Glauk Konjufc\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke hedhur posht\u00eb \u00e7do pretendim se ka kusht\u00ebzuar rikandidimin e saj, Osmani thekson se k\u00ebrkesa e saj e vetme ishte q\u00eb t\u00eb testoheshin numrat n\u00eb Kuvend. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, Osmani theksoi se ishte e bindur se do t\u2019i siguronte 81 deputet\u00eb n\u00eb sall\u00eb, bazuar n\u00eb garancit\u00eb individuale q\u00eb kishte marr\u00eb nga deputet\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt, sipas saj, nuk kishin nd\u00ebrmend t\u00eb bojkotonin procesin.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga intervista:<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00c7im Peka:<\/strong>\u00a0P\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vesh \u00e7far\u00eb po ndodh. Arsyet e refuzimit t\u00eb emrit t\u00eb Vjosa Osmanit p\u00ebr presidente, kur nd\u00ebrkoh\u00eb, e vetmja kandidate q\u00eb teorikisht, edhe me deklarata publike, kishte 81 deputet\u00eb n\u00eb sall\u00eb, ishit ju. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo q\u00eb ofroi zoti Kurti me argumentin se ju nuk i keni t\u00eb sigurta 81, ofronte vet\u00ebm 66. Kur jeni takuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit me Albin Kurtin dhe kur ka th\u00ebn\u00eb jo-n\u00eb e prer\u00eb, argumentin dhe a e keni kusht\u00ebzuar kryeministrin Kurti p\u00ebr rikandidimin tuaj?<\/p>\n<p><strong>Presidentja Osmani:<\/strong>\u00a0Absolutisht nuk e kam kusht\u00ebzuar asnj\u00ebher\u00eb. E t\u00ebra q\u00eb kam k\u00ebrkuar, apo m\u00eb mir\u00eb t\u00eb them, propozuar, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb jepet nj\u00eb shans q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb sall\u00eb dhe ta provojm\u00eb. Ta shohim sa deputet\u00eb po mblidhen, meq\u00ebn\u00ebse un\u00eb kisha nga diskutimet individuale me deputet\u00ebt, kisha garanca prej tyre se ata nuk do t\u00eb bojkotojn\u00eb, sepse llogariteni tash, deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs e kishin ngritur dor\u00ebn dhe kishin marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb votim edhe p\u00ebr Slavko Simiqin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb n\u00ebnkryetar, p\u00ebr t\u00eb cilin ka edhe aktakuz\u00eb p\u00ebr shkelje t\u00eb rendit kushtetues. Dhe ata nuk donin deputet\u00ebt q\u00eb ta bojkotonin Vjosa Osmanin. Dhe natyrisht q\u00eb kishte nj\u00eb pozitivitet, nj\u00eb qasje pozitive dhe un\u00eb isha e bindur se q\u00eb b\u00ebhen numrat. Por edhe sikur mos t\u00eb b\u00ebheshin, un\u00eb e t\u00ebra \u00e7far\u00eb k\u00ebrkoja ishte q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb deri n\u00eb sall\u00eb dhe ta provojm\u00eb. Ajo nuk do t\u00eb na d\u00ebrgonte automatikisht n\u00eb zgjedhje. Thjesht do ta shihnim, n\u00eb qoft\u00eb se jan\u00eb 79, gj\u00eb q\u00eb nuk do t\u00eb ishin, ju siguroj, do t\u00eb ishin m\u00eb shum\u00eb se 80. Por edhe sikur t\u00eb ishin n\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast k\u00ebshtu t\u00eb paparashikuar, ne prap\u00eb nuk do t\u00eb shkonim automatikisht n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Do t\u00eb mund t\u00eb t\u00ebrhiqeshim dhe pastaj t\u00eb provonim me kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. \u00c7far\u00eb ndodhi n\u00eb fakt ishte q\u00eb prapa shpin\u00ebs sime punohej me shum\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Dhe un\u00eb e kuptoja nga televizioni q\u00eb po punohet me kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrderisa mua m\u00eb thuhej provo, provo, provo me i bind\u00eb opozit\u00ebn dhe kur deputet\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb opozit\u00ebs mua m\u00eb than\u00eb q\u00eb do t\u00eb rrin\u00eb n\u00eb sall\u00eb dhe ai ishte numri i mjaftuesh\u00ebm, pastaj m\u2019u k\u00ebrkua q\u00eb t\u2019i b\u00ebj 85. Pra, gjithmon\u00eb ngrihej kushti, edhe pse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb fare e nevojshme. 80 jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme, por asnj\u00ebher\u00eb asnj\u00eb kusht, ta sqaroj. Po thuhet q\u00eb kinse un\u00eb i kam k\u00ebrkuar garanc\u00eb kryeministrit p\u00ebr 80 vota. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk i kam k\u00ebrkuar atij garanc\u00eb. Kam k\u00ebrkuar p\u00ebrkrahjen e tij dhe natyrisht q\u00eb un\u00eb punoja edhe me me opozit\u00ebn, q\u00eb ta arrijm\u00eb at\u00eb 80-shen n\u00eb sall\u00eb dhe p\u00ebrkrahjen e 66 deputet\u00ebve t\u00eb koalicionit. Pra, kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja. Pastaj thuhet q\u00eb i ke k\u00ebrkuar q\u00eb me i dh\u00ebn\u00eb LDK-s\u00eb ministri. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr. Kurr\u00eb nuk i kam k\u00ebrkuar askujt q\u00eb qoft\u00eb LDK-s\u00eb, qoft\u00eb partive t\u00eb tjera t\u2019ia jap ndonj\u00eb ministri. Kurr\u00eb s\u2019kam k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet ndonj\u00eb koncesion as me deputet\u00eb individual\u00eb, as me deputet\u00eb t\u00eb komuniteteve jo shumic\u00eb. Kam k\u00ebrkuar thjesht t\u00eb flasim me ta dhe t\u2019ua shpjegojm\u00eb pse \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ky, q\u00eb na njihnin n\u00eb n\u00eb publik dhe n\u00eb popull si binom i shpres\u00ebs, q\u00eb ky binom i shpres\u00ebs ta vazhdoj\u00eb pun\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, sepse rizgjedhja ime si presidente do t\u00eb n\u00ebnkuptonte edhe vazhdimin e qeveris\u00eb, vazhdimin e sigurt, pa asnj\u00eb penges\u00eb.<\/p>\n<p>Pa asnj\u00eb penges\u00eb t\u00eb vetme, por me suksese t\u00eb plota, me suksese t\u00eb shumta. Pra, nuk i kam k\u00ebrkuar asnj\u00eb kusht, asnj\u00eb koncesion, dhe pastaj kur thuhej q\u00eb i ka refuzuar n\u00ebnshkrimet, jo, nuk kam refuzuar un\u00eb n\u00ebnshkrime. \u00c7far\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb, diku dy net\u00eb, mos gabofsha, para skadimit t\u00eb afatit, dy-tri net\u00eb, ishte, dhe kjo ishte pasi m\u2019u komunikua mungesa e p\u00ebrkrahjes nga ana e kryeministrit, dhe po flas p\u00ebr munges\u00ebn e p\u00ebrkrahjes s\u00eb atyre 57 votave. M\u2019u tha, eja dhe futu si kandidate vet\u00ebm formalisht, si oponente e zotit Konjufca, me t\u00eb cilin un\u00eb kam pasur nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Dhe ta shohim se si po rrjedh. Por un\u00eb kur i pyeta pse kemi nevoj\u00eb un\u00eb dhe zoti Konjufca t\u00eb jemi kund\u00ebrshtar\u00eb? K\u00ebnd e p\u00ebrkrahni ju? A e kam un\u00eb p\u00ebrkrahjen tuaj n\u00eb nj\u00eb vot\u00eb t\u00eb till\u00eb? Natyrisht q\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkrahje e till\u00eb nuk m\u2019u dha sepse un\u00eb jam presidente e Republik\u00ebs dhe do t\u00eb ishte absurde.<\/p>\n<p>Presidentja e Kosov\u00ebs,\u00a0Vjosa Osmani ka folur p\u00ebr\u00a0ftes\u00ebn q\u00eb ka marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Bordin e Paqes.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb intervist\u00ebs, presidentja kujtoi lidhjet historike t\u00eb Kosov\u00ebs me SHBA-n\u00eb. Osmani tha se uniformat e para t\u00eb ushtris\u00eb son\u00eb kan\u00eb qen\u00eb donacion amerikan, policia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nga Amerika dhe \u00e7do institucion q\u00eb ekziston sot n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs e ka shenj\u00ebn dalluese amerikane.<\/p>\n<p><em>\u201cK\u00ebta kapituj t\u00eb bashk\u00ebpunimit jan\u00eb hapur pa na u k\u00ebrkuar asnj\u00eb koncesion, as n\u00eb dialog me Serbin\u00eb, as p\u00ebr raporte t\u00eb tjera t\u00eb brendshme, as ndonj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr. Pra, ky do t\u00eb duhej t\u00eb ishte sukses t\u00eb cilin e festojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashkarisht e jo sukses t\u00eb cilit dikujt i pengon.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb e di q\u00eb i pengon Serbis\u00eb, mir\u00ebpo nuk do t\u00eb duhej q\u00eb afria e madhe me aleatin ton\u00eb t\u00eb liris\u00eb, me aleatin ton\u00eb t\u00eb siguris\u00eb, me uniform\u00ebn amerikane q\u00eb sot af\u00ebr 400 km t\u00eb kufirit ton\u00eb akoma i ruan bashk\u00eb me policin\u00eb ton\u00eb, q\u00eb kjo t\u00eb jet\u00eb penges\u00eb? K\u00ebt\u00eb un\u00eb nuk e kam pritur asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time. Sepse un\u00eb kam qen\u00eb k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb zyr\u00eb si shefe e stafit t\u00eb presidentit, edhe kur \u00ebsht\u00eb shpallur pavar\u00ebsia, edhe kur i kemi arritur njohjet, edhe kur e kemi nd\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb ushtri p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Uniformat e para t\u00eb ushtris\u00eb son\u00eb kan\u00eb qen\u00eb donacion amerikan. Policia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nga Amerika. \u00c7do institucion q\u00eb ekziston sot n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, e ka at\u00eb q\u00eb quhet footprint, e ka shenj\u00ebn dalluese amerikane.<\/em><\/p>\n<p><em>E deri tek veprimi i fundit, ku presidenti Trump nuk na la vet\u00eb, por na fuqizoi, na ftoi n\u00eb Bordin e Paqes, n\u00eb nj\u00eb institucion q\u00eb ka potencial, ka potencial t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare me shum\u00eb konsekuenc\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe ku edhe president\u00eb t\u00eb shteteve jo njoh\u00ebse mua m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb direkt, deri tani nuk e kemi shqyrtuar njohjen, por kjo ndryshon gjith\u00e7ka. Pse qenka kjo n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesin e Kosov\u00ebs? Le t\u00eb p\u00ebrgjigjet kushdo. Pse qenka gjith\u00eb ky pozitivitet, gjith\u00eb kjo dritare e hapur p\u00ebr Kosov\u00ebn, n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesin e Kosov\u00ebs?<\/em><\/p>\n<p><em>Ftesa ishte nominalisht me em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr, dhe n\u00eb fakt erdhi n\u00eb 2 e gjysm\u00eb t\u00eb nat\u00ebs. Ne nuk e kemi pritur q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb ato momente. Un\u00eb v\u00ebrtet nuk e kam pasur asnj\u00eb plan q\u00eb t\u00eb udh\u00ebtoj p\u00ebr Davos, mir\u00ebpo n\u00eb momentin q\u00eb na \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar ftesa, shefja ime e stafit ka qen\u00eb n\u00eb komunikim me stafin e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, dhe pyetja e par\u00eb q\u00eb ua ka b\u00ebr\u00eb ka qen\u00eb; meqen\u00ebse kryeministri \u00ebsht\u00eb n\u00eb Davos, a mund t\u00eb vij\u00eb ai? Ne nuk kemi pasur njohuri se \u00e7far\u00eb ceremonie do t\u00eb jet\u00eb ajo.<\/em><\/p>\n<p><em>Neve na ka ardhur ftesa, un\u00eb e kam publikuar ftes\u00ebn duke e vler\u00ebsuar gjithnj\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe tani, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb madh t\u00eb Republik\u00ebs son\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb ftohet, mir\u00ebpo nuk e kam pasur asnj\u00eb plan q\u00eb t\u00eb udh\u00ebtoj p\u00ebr Davos. Vet\u00ebm pasi na \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb q\u00eb k\u00ebrkohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite prezenca ime si presidente, vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kemi udh\u00ebtuar.<\/em><\/p>\n<p><em>Madje insistohej nga ana e administrat\u00ebs s\u00eb ShBA-ve q\u00eb un\u00eb t\u00eb udh\u00ebtoj edhe m\u00eb shpejt, mir\u00ebpo un\u00eb nuk e anulova sepse at\u00eb dit\u00eb ishte p\u00ebrkujtimi i presidentit Rugova, p\u00ebrkujtimi i dat\u00ebs s\u00eb vdekjes s\u00eb tij, dhe un\u00eb nuk desha q\u00eb t\u00eb mungoj at\u00eb dit\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, prandaj kam shkuar n\u00eb Davos shum\u00eb von\u00eb dikur rreth mesnat\u00ebs, mos gabofsha. Dhe ashtu edhe ka ndodhur, pra, kjo ka qen\u00eb k\u00ebrkes\u00eb eksplicite, ka qen\u00eb nominale, dhe edhe ftesa p\u00ebr Uashington DC pastaj kur na \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar, na \u00ebsht\u00eb komunikuar q\u00eb nuk mund t\u00eb transferohet. Un\u00eb kam qen\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn n\u00eb komunikim me k\u00ebshilltar\u00ebt m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb presidentit Trump. Ishte nominale dhe ata k\u00ebrkuan q\u00eb t\u00eb jem un\u00eb aty.<\/em><\/p>\n<p><em>Shefja ime e stafit qysh at\u00eb nat\u00eb, sapo kemi arritur, n\u00eb fakt ende pa arritur n\u00eb Davos, sa ishim ende rrug\u00ebs sepse ishte rrug\u00eb e gjat\u00eb, menj\u00ebher\u00eb at\u00eb nat\u00eb ka tentuar q\u00eb t\u00eb kontaktoj\u00eb me stafin e kryeministrit. Nuk kemi marr\u00eb p\u00ebrgjigje at\u00eb nat\u00eb sepse kishte shum\u00eb pak or\u00eb para takimit. Ne ishim t\u00eb ftuar n\u00eb ceremonin\u00eb e n\u00ebnshkrimit q\u00eb t\u00eb ishim n\u00eb qendr\u00ebn ku mbahej ceremonia qysh n\u00eb or\u00ebn 9 t\u00eb m\u00ebngjesit, dhe ne k\u00ebrkuam q\u00eb sapo t\u00eb nes\u00ebrmen shum\u00eb her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes, pra para se t\u00eb shkoja un\u00eb atje, t\u00eb komunikojm\u00eb me kryeministrin q\u00eb ta njoftojm\u00eb p\u00ebr aq sa kishim informata se shumt\u00ebn, them sinqerisht, nuk kemi pasur informata p\u00ebrtej ftes\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Ftesa ka qen\u00eb publike, thjesht na \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb or\u00ebn 9 duhet t\u00eb jeni n\u00eb k\u00ebt\u00eb adres\u00eb dhe pastaj ju japim detaje t\u00eb tjera. Nuk kemi marr\u00eb p\u00ebrgjigje at\u00eb nat\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen na \u00ebsht\u00eb komunikuar q\u00eb kryeministri mundet vet\u00ebm n\u00eb or\u00ebn 9 e gjysm\u00eb, por un\u00eb n\u00eb or\u00ebn 9 e gjysm\u00eb ve\u00e7se isha n\u00eb ceremoni.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe pastaj kemi komunikuar disa her\u00eb n\u00eb t\u00eb pas asaj ceremonie, i kemi ndar\u00eb me stafin e tij materialet e nevojshme. P\u00ebrsa i p\u00ebrket Davos-it, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ne kemi marr\u00eb edhe rekomandim me shkrim nga komandanti i FSK-s\u00eb q\u00eb t\u2019i japim p\u00ebrgjigje pozitive sa i p\u00ebrket pjes\u00ebmarrjes s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb ISF, International Stabilization Force, pra ka qen\u00eb edhe vler\u00ebsim paraprak, nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb marr\u00eb kok\u00eb m\u00eb vete. Ka qen\u00eb vler\u00ebsim i p\u00ebrbashk\u00ebt institucional q\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb Kosova t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e k\u00ebsaj,<\/em>\u201d tha Osmani.<\/p>\n<p>Osmani tha se p\u00ebr arsyet e tjera, se pse Kurti ndryshoi q\u00ebndrim lidhur me Presidentin, do t\u00eb flas\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se gjat\u00eb mandatit t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur maksimalisht t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb interes t\u00eb shtetit dhe qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><em>\u201cKurti m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se e do nj\u00eb president q\u00eb nuk merret me politik\u00ebn e jashtme. P\u00ebr gj\u00ebrat e tjera m\u00eb mir\u00eb nuk po flas tani, do t\u00eb vij\u00eb momenti. Dua t\u2019ua b\u00ebj t\u00eb ditur qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs se p\u00ebr gjat\u00eb k\u00ebtyre pes\u00eb viteve e gjysm\u00eb kam b\u00ebr\u00eb \u00e7mos p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Kosov\u00ebs\u201d,<\/em>\u00a0u shpreh Osmani gjat\u00eb intervist\u00ebs<strong>.<\/strong><\/p>\n<p>josa Osmani tha se Albin Kurti \u00ebsht\u00eb zotuar se do p\u00ebrkrahte kandidatur\u00ebn e saj dhe madje i ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe\u00a0Presidentja m\u00eb e mir\u00eb e shekullit 21.\u00a0E ftuar n\u00eb \u00c7im Peka LIVE,\u00a0Osmani tha se edhe para edhe pas zgjedhjeve Kurti\u00a0i ka pas k\u00ebto vler\u00ebsime p\u00ebr t\u00eb. Osmani foli gjithashtu edhe votat e\u00a014 shkurt 2021, ku Kurti u zgjodh kryeminist\u00ebr dhe Vjosa Presidente dhe\u00a0udh\u00ebhoq\u00ebn vendin s\u00eb bashku.<\/p>\n<p><em>\u201cKa qen\u00eb vet\u00eb zotimi i kryeministrit Kurti q\u00eb do m\u00eb p\u00ebrkrahte n\u00eb nj\u00eb kauz\u00eb t\u00eb till\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs, duke e kualifikuar vet\u00eb q\u00eb bashkimi yn\u00eb si binom \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Republika jon\u00eb ka nevoj\u00eb akoma\u2026Po flas p\u00ebr diskutimet tona.<\/em><\/p>\n<p><em>14 shkurt 2021 ne mor\u00ebm mbi 400 mij\u00eb vota bashk\u00eb dhe at\u00ebher\u00eb kryeministri u zgjodh kryeminist\u00ebr dhe me votat e p\u00ebrbashk\u00ebta q\u00eb i mor\u00ebm un\u00eb u zgjodha presidente dhe udh\u00ebhoq\u00ebm k\u00ebt\u00eb vend s\u00eb bashku\u201d,<\/em>\u00a0tha Osmani.<\/p>\n<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani i ka quajtur aludimet p\u00ebr nj\u00eb pakt mes saj dhe kryeministrit Edi Rama, p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar kryeministrin e Kosov\u00ebs, Albin Kurti,\u00a0absurde dhe t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>Osmani theksoi se e gjith\u00eb puna e saj gjat\u00eb mandatit presidencial i \u00ebsht\u00eb kushtuar mbrojtjes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe demaskimit t\u00eb Serbis\u00eb si agresore.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga intervista:<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00c7im Peka:<\/strong>\u00a0\u00cbsht\u00eb k\u00ebtu q\u00eb jan\u00eb me me Kurtin dhe e shikojn\u00eb Ram\u00ebn si tradh\u00ebtar, ka nj\u00eb konspiracion q\u00eb ka ngjit\u00eb edhe n\u00eb Tiran\u00eb deri diku te nj\u00eb pjes\u00eb e militant\u00ebve t\u00eb djatht\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb tek pjesa e militant\u00ebve t\u00eb VV-s\u00eb. Se kishte nj\u00eb konspiracion nd\u00ebrmjet Vjosa Osmanit dhe Edi Ram\u00ebs dhe ju e ftuat zotin Rama k\u00ebtu, q\u00eb ai t\u2019u siguronte votat e PDK-s\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk ua siguroi dot. Gjithashtu, q\u00ebndrimet e mia, por edhe t\u00eb shum\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb huaj ndaj zotit Rama n\u00eb raport me Kosov\u00ebn, jan\u00eb publike dhe n\u00eb gjykimin tim ai ka qen\u00eb nj\u00eb d\u00ebmtues i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb d\u00ebmtues i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i interesave t\u00eb Kosov\u00ebs. A ka pasur nj\u00eb afrimitet te Vjosa Osmanit me Edi Ram\u00ebn n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb votave nga PDK-ja?<\/p>\n<p><strong>Presidentja Osmani:<\/strong>\u00a0K\u00ebto konspiracione, aq sa jan\u00eb absurde, jan\u00eb po ashtu t\u00eb rrezikshme. Jan\u00eb absurde sepse t\u00eb thuhet p\u00ebr nj\u00eb presidente q\u00eb e t\u00ebra q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb, p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre viteve n\u00eb presidenc\u00eb, \u00ebsht\u00eb mbrojtja e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, shp\u00ebrfaqja e q\u00ebndrimit t\u00eb Serbis\u00eb si agresor, shp\u00ebrfaqja e krimeve t\u00eb Serbis\u00eb, dhe shp\u00ebrfaqja e fytyr\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb bota ta kuptoj\u00eb se kush jan\u00eb ata dhe t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb p\u00ebrkrahjen n\u00eb raport me ne.<\/p>\n<p>Dhe tani t\u00eb barazohem me Vu\u00e7i\u00e7in, kjo po e them \u00ebsht\u00eb e rrezikshme sepse ka rezultuar edhe me thirrje publike p\u00ebr pushkatim. Sot gj\u00eb q\u00eb si\u00e7 e dini gjuha e atill\u00eb lin\u00e7uese n\u00eb vitet e pasluft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb ka rezultuar me m\u00eb t\u00eb keqen. Natyrisht q\u00eb k\u00ebto konspiracione, k\u00ebto shpifje, k\u00ebto sulme n\u00eb asnj\u00eb moment nuk do m\u00eb zbrapsin. Por i ftoj qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Ndiheni e k\u00ebrc\u00ebnuar nga ky mesazh sot, nga kjo thirrje apo kjo analogji q\u00eb n\u00eb Turqi pushkatohen?<\/p>\n<p>I kemi k\u00ebrkuar ne institucioneve t\u00eb rendit q\u00eb t\u00eb merren me me k\u00ebto k\u00ebrc\u00ebnime. Nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja, dua ta them q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja. Mir\u00ebpo sikur k\u00ebta njer\u00ebz ta shfryt\u00ebzonin vet\u00ebm 10% t\u00eb k\u00ebsaj urrejtjeje, t\u00eb k\u00ebsaj energjie negative, t\u00eb k\u00ebtyre sulmeve q\u00eb n\u00eb fakt t\u00eb merreshin me Serbin\u00eb, jo me presidenten e Republik\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb zgjedhur nga vota e popullit dhe e konfirmuar n\u00eb parlament. Por sikur kjo energji, sikur k\u00ebto sulme n\u00eb fakt t\u00eb drejtoheshin n\u00eb raport me Vu\u00e7i\u00e7in, nga presidenti i Serbis\u00eb, i cili kreu akt agresioni dhe s\u00eb fundi ndaj Kosov\u00ebs, jo vet\u00ebm, nuk i ka b\u00ebr\u00eb fajet vet\u00ebm t\u00eb viteve t\u00eb 90-ta, por edhe t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb sotme, Kosova do t\u00eb arrinte shum\u00eb.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr fat t\u00eb keq kan\u00eb gjetur gjuh\u00ebn e lin\u00e7imit pa asnj\u00eb argument t\u00eb vet\u00ebm. Un\u00eb i b\u00ebj thirrje q\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, nga kryeministri deri tek deputeti i fundit, le t\u2019i paraqesin faktet. Ku i keni faktet? Ku i keni d\u00ebshmit\u00eb q\u00eb presidentja e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb involvuar n\u00eb ndonj\u00eb lloj komploti, n\u00eb ndonj\u00eb lloj skenari e aq m\u00eb pak me kryeministrin Rama. Raporti im institucional me kryeministrin \u00ebsht\u00eb i till\u00eb. Dihen dallimet q\u00eb i kemi pasur me t\u00eb. Akoma q\u00ebndroj n\u00eb \u00e7do milimet\u00ebr, n\u00eb q\u00ebndrimet q\u00eb i kam th\u00ebn\u00eb edhe p\u00ebr Open Balkans, edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera. Por ne si Republik\u00eb e Kosov\u00ebs kemi qen\u00eb k\u00ebto vite n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb sfidash t\u00eb m\u00ebdha. Na jan\u00eb dashur aleat\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Llogariteni kur un\u00eb vizitoja vende t\u00eb ndryshme n\u00eb bot\u00eb dhe filloja t\u00eb flisja p\u00ebr Serbin\u00eb. Dhe sa po heqim nga Serbia, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Po. Dhe p\u00ebrgjigja q\u00eb e merrja ishte kjo: po mir\u00eb mir\u00eb me Serbin\u00eb, po me Shqip\u00ebrin\u00eb \u00e7ka pat\u00ebt? Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb nuk ja kaloni mir\u00eb? Dhe momente t\u00eb tilla duhet ta b\u00ebjn\u00eb secilin lider t\u00eb reflektoj\u00eb. Dhe ne e kemi b\u00ebr\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani ka zbuluar prapaskena t\u00eb panjohura nga procesi i zgjedhjes s\u00eb \u2018Presidentit t\u00eb ri\u2019 n\u00eb krye t\u00eb shtetit. E ftuar n\u00eb \u2018\u00c7im Peka LIVE\u2019 n\u00eb\u00a0SYRI TV, Osmani theksoi se nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo po p\u00ebrpiqej t\u00eb siguronte votat e nevojshme, prapa shpin\u00ebs s\u00eb saj po punohej me kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Presidentja shprehet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75641","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75641","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75641"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75641\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75641"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75641"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75641"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}