{"id":75609,"date":"2026-03-09T20:48:35","date_gmt":"2026-03-09T20:48:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/09\/leja-per-arrest-nje-akt-penal-apo-politik\/"},"modified":"2026-03-09T20:48:35","modified_gmt":"2026-03-09T20:48:35","slug":"leja-per-arrest-nje-akt-penal-apo-politik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/09\/leja-per-arrest-nje-akt-penal-apo-politik\/","title":{"rendered":"Leja p\u00ebr arrest, nj\u00eb akt penal apo politik?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ylli Pata<\/p>\n<p>Fatmir Mediu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deputet i Kuvenditt \u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i cili q\u00eb prej 16 vjet\u00ebsh \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr katastrof\u00ebn e G\u00ebrdecit.<\/p>\n<p>Ngjarjes s\u00eb tmerrshme, ku m\u00eb 15 mars 2008 u hodh n\u00eb er\u00eb nj\u00eb punishte demontimi municionesh, e cila kishte si objektiv kryerjen e sa m\u00eb shum\u00eb volume pune, p\u00ebr ta \u00e7uar mallin n\u00eb aeroportin e Rinas, e m\u00eb pas larguar jasht\u00eb shtetit, ku nga shp\u00ebrthmi humb\u00ebn jet\u00ebn 28 vet\u00eb dhe u plagos\u00ebn mbi 200 t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Mediu, minist\u00ebr i Mbrojtjes n\u00eb koh\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb punishtes s\u00eb vdekjes, u k\u00ebrkua q\u00eb t\u00eb hetohet q\u00eb prej Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, e cila kishte kompetenc\u00eb t\u00eb ndiqte personazhet VIP. N\u00eb fillim, pa d\u00ebshir\u00eb, madje duke shfryr\u00eb ndaj Prokuroris\u00eb me goj\u00ebn e kreut t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb Kuvendit Jozefina Topalli, mazhoranca e at\u00ebhershme ja hoqi imunitetin Fatmir Mediut p\u00ebr tu hetuar p\u00ebr katastrof\u00ebn e G\u00ebrdecit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, as nj\u00eb vit pas nisjes s\u00eb hetimeve, u b\u00ebn\u00eb zgjedhjet e vitit 2009 dhe Fatmir Mediu u zgjodh s\u00ebrish deputet, duke rifituar imunitetin. Por Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, e cila kishte dor\u00ebzuar n\u00eb Gjykat\u00eb dosjen e tragjedis\u00eb nuk e k\u00ebrkoi m\u00eb imunitetin e ish-ministrit.<\/p>\n<p>Pas 14 vjet\u00ebsh, me insistimin e Zamira Durd\u00ebs, mamas\u00eb s\u00eb Edisonit 7 vje\u00e7ar, i cili humbi jet\u00ebn nd\u00ebrsa po i \u00e7onte drek\u00ebn djalit t\u00eb xhaxhait t\u00eb tij, procesi p\u00ebr G\u00ebrdecin \u00ebsht\u00eb rihapur.<\/p>\n<p>Rihapja e G\u00ebrdecit, ndodhi n\u00eb fakt m\u00eb shum\u00eb, si pjes\u00eb e presionit q\u00eb Zamira Durda dhe nj\u00eb pjes\u00eb e mediave n\u00eb hqip\u00ebri kan\u00eb kryer prej vitesh, p\u00ebr t\u00eb hetuar at\u00eb pjes\u00eb q\u00eb nuk e kreu procesi i par\u00eb.<\/p>\n<p>I cili u mor m\u00eb shum\u00eb me at\u00eb q\u00eb e quajti \u201caksident teknologjik\u201d, sesa me afer\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb G\u00ebrdecit, i cili ishte korrupsioni dhe abuzimi i pushtetit.<\/p>\n<p>Korrupsioni kishte t\u00eb b\u00ebnte me afer\u00ebn e \u201cp\u00ebrpunimit\u201d dhe tregtimit t\u00eb municioneve luftarake nga nj\u00ebsi dhe individ\u00eb privat\u00eb q\u00eb kishin leje nga qeveria e koh\u00ebs p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb pagesave dhe rrushfeteve. P\u00ebr t\u00eb cilat ka d\u00ebshmi deri n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb amerikane nga i ndjeri Kosta Trebicka, ka shkrime nga mediat shqiptaret, duke nisur nga TemA e deri nga The New York Times.<\/p>\n<p>Rinisja e gjykimit ishte nj\u00eb odise m\u00eb vete, pasi nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e \u201cjurist\u00ebve t\u00eb paneleve\u201d i binin fort legenit t\u00eb parashkrimit t\u00eb vepr\u00ebs meq\u00eb kishte kaluar afati 10 vje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb realitet nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00eb \u201caksidentin teknologji\u201d po p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb hetuar, p\u00ebrkat\u00ebsisht korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin me pasoj\u00eb vrasjen apo tentativ\u00ebn p\u00ebr vrasje.<\/p>\n<p>Hapja e procesit ka ndodhur prej dy vitesh, mir\u00ebpo n\u00eb publik pak dihet p\u00ebr zhvillimin e tij, burimi kryesor q\u00eb furnizon publikun gjat\u00eb dit\u00ebve kur paraqitet \u00ebsht\u00eb deputeti Fatmir Mediu. i cili natyrisht \u00ebsht\u00eb kritik ndaj akuz\u00ebs dhe e kund\u00ebrshton at\u00eb si brenda n\u00eb sall\u00eb, si para mikrofonave q\u00eb e presin n\u00eb vendin q\u00eb tashm\u00eb quhet \u201cstacioni i trenit\u201d, edhe pse trena nuk kalojn\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithsesi, edhe pse Mediu \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb aspektin fizik, por edhe t\u00eb shkoj\u00eb lirisht jasht\u00eb shtetit, gj\u00eb q\u00eb shpesh e p\u00ebrdor edhe justifikim p\u00ebr procesin, gjyqi vijon pa problem.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 edhe Sali Berisha, i cili e nisi statusin e tij si person i hetuar nga detyrim-paraqitje n\u00eb arrest sht\u00ebpiak m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr mos zbatim t\u00eb mas\u00ebs sesa si shtr\u00ebnges\u00eb parapake.<\/p>\n<p>Dosja \u201cPartizani\u201d ndodhet n\u00eb proces, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Sal Berisha, edhe detyrimin p\u00ebr paraqitje e ka kthyer me mjesht\u00ebri duhet th\u00ebn\u00eb, n\u00eb nj\u00eb akt politik PR-i. Gj\u00eb q\u00eb ska asnj\u00eb problem, pasi k\u00ebto jan rregullat e loj\u00ebs.<\/p>\n<p>Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, i konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese, ndodhet n\u00eb arrest me burg prej nj\u00eb viti, e statusi i tij i siguris\u00eb nuk ka sjell\u00eb fare p\u00ebrparimin e dosjes. E cila \u00ebsht\u00eb lot\u00ebsuar me veprat e reja p\u00ebr sjelljen e Veliajt n\u00eb burg, sesa me vepr\u00ebn q\u00eb ka nisur hetimi.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb t\u00eb gjitha rastet jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, pore dhe n\u00eb vendet e tjera t\u00eb bot\u00ebs; \u201cprangat e lehta\u201d jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb akt politik sesa nj\u00eb mas\u00eb sigurie.<\/p>\n<p>N\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, ndodh\u00ebn para pak koh\u00ebsh dy arreste t\u00eb forta VIP. Princi Andrew, dometh\u00ebn\u00eb v\u00ebllai i Mbretit(kreut t\u00eb sihtetit) u mr nga olicia p\u00ebr nj\u00eb krim shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr Kodin Penal t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar. At\u00eb t\u00eb tradh\u00ebtis\u00eb, pasi dyshohet se i ka dh\u00ebn\u00eb material t\u00eb klasifikuar Jeffrey Epstein-it. 24 or\u00eb pasi u mor n\u00eb pyetje n\u00eb stacionin policor nga prokurori, ai u lirua dhe po hetohet n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebtin status ndodhet edhe ish-ministri e ish-ambasadori, Peter Mandelson.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb rasti i ish-Presidentit t\u00eb Franc\u00ebs, Nicolas Sarkozy, i cili hyri n\u00eb burg vet\u00ebm pas vendimit definitive, pore dhe prej aty doli e nuk q\u00ebndroi shum\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ka edhe raste kur politikan\u00ebt e r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm paraburgosen, por e gjitha kjo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e j\u00eb mjedisi politikisht t\u00eb polarizuar e t\u00eb frustruar.<\/p>\n<p>Jos\u00e9 Luis \u00c1balos, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan shum\u00eb i njohur dhe i fuqish\u00ebm n\u00eb Spanj\u00eb. Nj\u00eb nga politikan\u00ebt m\u00eb t\u00eb suksesh\u00ebm t\u00eb Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Spanj\u00ebs s\u00eb Kryeministrit, Pedro Sanchez, Abalos ishte nj\u00eb nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij t\u00eb ngusht\u00eb.<\/p>\n<p>Mjeshtri i fitoreve elektorale t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb zon\u00ebn e Valencias dhe Costa del Sol, Abalo ka qen\u00eb minist\u00ebr i Transportit dhe Infrastruktur\u00ebs n\u00eb qeverit\u00eb socialiste.<\/p>\n<p>Fitorja e tre mandateve p\u00ebr PSOE e Sanchez-it u shoq\u00ebrua me akuza nga opozitat e vendit p\u00ebr korrupsion, konflikte interesi, abuzime etj etj. Nj\u00eb nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb akuzuar ishte natyrisht Jos\u00e9 Luis \u00c1balos.<\/p>\n<p>I cili m\u00eb 27 n\u00ebntor t\u00eb vitit t\u00eb shkuar u arrestuar dhe aktualisht ndodhet n\u00eb burg me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme p\u00ebr abuzim dhe pengimt\u00eb hetimit. Ky arrest ishte i pari n\u00eb Spanj\u00eb q\u00eb nga rr\u00ebzimi i regjimit t\u00eb Francos, edhe pse hetime ndaj zyrtar\u00ebve ka pasur pa fund.<\/p>\n<p>Ky rast pati nj\u00eb diskutim t\u00eb gjer\u00eb publik, por Gjykata u justifikua me argumentin se ish-ministri kishte prer\u00eb biletat p\u00ebr tu arratisur jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ka pasu edhe z\u00ebra n\u00eb mjediset e gjyq\u00ebsorit spanjoll, q\u00eb e kan\u00eb konsideruar k\u00ebt\u00eb mas\u00eb nj\u00eb k\u00ebmban\u00eb q\u00eb \u201ckardinal\u00ebt\u201d e lart\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij vendi i kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb sinjalizuar politik\u00ebn dhe pushtetin.<\/p>\n<p>K\u00ebmbana q\u00eb her\u00eb pas her\u00eb, bien n\u00eb vende t\u00eb ndryshme kur ka faza statusquo-je, por kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjashtim e jo rregull. i cili jo vet\u00ebm p\u00ebr politikan\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb votuar, por edhe t\u00eb tjer\u00eb respektohet me logjik\u00ebn se arresti me burg \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb ekstreme. E merret n\u00eb kushte ekstreme apo flagranc\u00ebs. N\u00eb kushtet, si na\u00eb rastin \u201cAbalos\u201d, praktikohet si k\u00ebmban\u00eb, ai nuk b\u00ebhet fenomen, por mbetet nj\u00eb rast, i cili edhe si i till\u00eb nuk do t\u00eb zgjas\u00eb shum\u00eb. Pasi k\u00ebto dit\u00eb pritet dalja n\u00eb liri e ish-ministrit.<\/p>\n<p>TemA<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ylli Pata Fatmir Mediu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb deputet i Kuvenditt \u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i cili q\u00eb prej 16 vjet\u00ebsh \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr katastrof\u00ebn e G\u00ebrdecit. Ngjarjes s\u00eb tmerrshme, ku m\u00eb 15 mars 2008 u hodh n\u00eb er\u00eb nj\u00eb punishte demontimi municionesh, e cila kishte si objektiv kryerjen e sa m\u00eb shum\u00eb volume pune, p\u00ebr ta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75609","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75609","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75609"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75609\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75609"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75609"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75609"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}