{"id":75591,"date":"2026-03-09T18:22:22","date_gmt":"2026-03-09T18:22:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/09\/shqiperia-dhe-kroacia-ne-listen-serbe-te-vendeve-te-pasigurta\/"},"modified":"2026-03-09T18:22:22","modified_gmt":"2026-03-09T18:22:22","slug":"shqiperia-dhe-kroacia-ne-listen-serbe-te-vendeve-te-pasigurta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/09\/shqiperia-dhe-kroacia-ne-listen-serbe-te-vendeve-te-pasigurta\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria dhe Kroacia n\u00eb list\u00ebn serbe t\u00eb vendeve t\u00eb pasigurta"},"content":{"rendered":"<p>Nga Dushan Komar\u00e7eviq, REL<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb ket\u00eb, padyshim, p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve tashm\u00eb jo shum\u00eb t\u00eb mira\u201d.<\/p>\n<p>Me k\u00ebto fjal\u00eb, ish-diplomati kroat, Bozho Kova\u00e7eviq, i komenton rekomandimet e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Pas shp\u00ebrthimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Iran, kjo ministri l\u00ebshoi disa k\u00ebshilla udh\u00ebtimi, duke u rekomanduar qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos shkojn\u00eb n\u00eb Lindjen e Mesme, nd\u00ebrsa Kroacin\u00eb e p\u00ebrfshiu n\u00eb list\u00ebn e vendeve q\u00eb duhen vizituar vet\u00ebm \u201cn\u00eb raste t\u00eb nevoj\u00ebs ekstreme\u201d dhe Shqip\u00ebrin\u00eb \u201cme masa paraprake shtes\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Evropiane e Kroacis\u00eb tha se ky vend \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb sigurtit n\u00eb Evrop\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa Tirana zyrtare nuk komentoi.<\/p>\n<p>Ministria e Jashtme e Serbis\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00eb lidhje me analizat e siguris\u00eb q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb t\u00eb ashtuquajturin \u201csemafor\u201d t\u00eb rekomandimeve p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Ministri i Jasht\u00ebm serb, Marko Gjuriq, postoi m\u00eb 4 mars nj\u00eb video n\u00eb rrjetin social X, ku deklaroi se rekomandimet u b\u00ebn\u00eb me iniciativ\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto rekomandime, t\u00eb cilat u publikuan n\u00eb faqen e internetit t\u00eb Ministris\u00eb, vendet klasifikohen n\u00eb kat\u00ebr kategori: e gjelb\u00ebr \u2013 udh\u00ebtim i lir\u00eb me kujdes t\u00eb rregullt; e verdh\u00eb \u2013 udh\u00ebtim me masa paraprake shtes\u00eb; e portokallt\u00eb \u2013 udh\u00ebtim n\u00eb rast nevoje ekstreme; e kuqe \u2013 udh\u00ebtimi nuk rekomandohet.<\/p>\n<p>Kroacia, e cila \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e Bashkimit Evropian q\u00eb nga viti 2013, \u00ebsht\u00eb vendi i vet\u00ebm evropian q\u00eb e gjen veten n\u00eb kategorin\u00eb e portokallt\u00eb, e cila p\u00ebrfshin, mes tjerash, edhe Togon, Tanzanin\u00eb, Mianmarin dhe Republik\u00ebn e Kongos.<\/p>\n<p>Sipas shpjegimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u201cincidente, tensione dhe rrethana t\u00eb pafavorshme sigurie gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb shpeshta\u201d, por nuk specifikohet se p\u00ebr cilat ngjarje b\u00ebhet fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Sekretarja e shtetit e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Serbis\u00eb, Nevena Jovanoviq, tha m\u00eb 6 mars se kategorizimi nuk bart asnj\u00eb lloj mesazhi politik, por se \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i informuar qytetar\u00ebt serb\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha rreziqet e mundshme q\u00eb mund t\u00eb hasin dhe p\u00ebr t\u2019i paralajm\u00ebruar ata p\u00ebr incidentet e mundshme q\u00eb mund t\u00eb ndodhin.<\/p>\n<p>Ajo i tha Radio Televizionit t\u00eb Serbis\u00eb se gjat\u00eb hartimit t\u00eb rekomandimeve, jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb faktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, duke p\u00ebrfshir\u00eb \u201csituat\u00ebn e p\u00ebrgjithshme t\u00eb siguris\u00eb\u201d n\u00eb ato vende, vler\u00ebsimet e llojeve t\u00eb ndryshme t\u00eb rreziqeve dhe sulmeve, si dhe \u201cnj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha incidenteve t\u00eb mundshme q\u00eb qytetar\u00ebt e huaj mund t\u00eb hasin n\u00eb vende t\u00eb caktuara\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb sekret se n\u00eb periudh\u00ebn e m\u00ebparshme jemi p\u00ebrballur me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm incidentesh q\u00eb ishin t\u00eb drejtuara kund\u00ebr qytetar\u00ebve tan\u00eb dhe, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kund\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb popullit serb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Kroacis\u00eb\u201d, tha Jovanoviq.<\/p>\n<p>P\u00ebr ish-diplomatin kroat dhe analistin politik, Bozho Kova\u00e7eviq, \u201cky veprim \u00ebsht\u00eb kryesisht pasoj\u00eb e projeksionit q\u00eb presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7iq, dhe nj\u00eb pjes\u00eb e elit\u00ebs politike n\u00eb Serbi kan\u00eb p\u00ebr Kroacin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, ai thot\u00eb se n\u00eb Kroaci po b\u00ebhen disa p\u00ebrpjekje \u201cp\u00ebr t\u00eb ringjallur ideologjin\u00eb e ustash\u00ebve\u201d, por shton se nuk mund t\u00eb thuhet se ky \u00ebsht\u00eb tipari p\u00ebrcaktues i politik\u00ebs kroate.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2025, ekstremist\u00ebt e djatht\u00eb kroat\u00eb sulmuan ngjarjet e organizuara si pjes\u00eb e Dit\u00ebve t\u00eb Kultur\u00ebs Serbe.<\/p>\n<p>Disa dhjet\u00ebra huligan\u00eb dhe veteran\u00eb lufte nd\u00ebrpren\u00eb nj\u00eb shfaqje folklorike n\u00eb Split, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mori pjes\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri kulturore dhe artistike nga Novi Sadi.<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj, nj\u00eb grup m\u00eb i vog\u00ebl huligan\u00ebsh u mblodh\u00ebn edhe n\u00eb Zagreb, duke protestuar kund\u00ebr nj\u00eb ekspozite t\u00eb organizuar si pjes\u00eb e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs ngjarje.<\/p>\n<p>\u201cGj\u00ebra t\u00eb tilla ndodhin n\u00eb Kroaci, por Qeveria distancohet prej tyre dhe klima e p\u00ebrgjithshme shoq\u00ebrore nuk \u00ebsht\u00eb e till\u00eb q\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e ndonj\u00eb pakice ose qytetar\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb vendi t\u00eb ndihen t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar\u201d, thot\u00eb Kova\u00e7eviq.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr 60 vendet ku qytetar\u00ebve serb\u00eb u k\u00ebshillohet t\u00eb marrin \u201cmasa paraprake shtes\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb shpjegim, Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme e Serbis\u00eb deklaron se \u201cnuk ka k\u00ebrc\u00ebnime serioze p\u00ebr sigurin\u00eb e vizitor\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb sezonit turistik, n\u00eb muajt e ver\u00ebs, qytetar\u00ebve u rekomandohet t\u00eb mos i l\u00ebn\u00eb dokumentet, sendet personale dhe sendet me vler\u00eb n\u00eb makinat e tyre. Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr automjetet, rekomandohet t\u2019i l\u00ebn\u00eb n\u00eb vend-parkime t\u00eb mbik\u00ebqyrura\u201d, thuhet n\u00eb ueb-faqe.<\/p>\n<p>Kosova, pavar\u00ebsin\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs Serbia nuk e njeh, nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb list\u00eb.<\/p>\n<p>Ministria e Jashtme dhe e \u00c7\u00ebshtjeve Evropiane e Kroacis\u00eb tha, pa e p\u00ebrmendur Serbin\u00eb, se Kroacia u vendos n\u00eb kategorin\u00eb e portokallt\u00eb \u201cp\u00ebr shkak t\u00eb \u2018tensioneve\u2019 t\u00eb paspecifikuara\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKroacia, an\u00ebtare e BE-s\u00eb, NATO-s dhe Schengen-it dhe nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb sigurta n\u00eb Evrop\u00eb, sipas Eurostat-it, mir\u00ebpret miliona vizitor\u00eb \u00e7do vit dhe vazhdon t\u00eb ket\u00eb sezone t\u00eb suksesshme turistike\u201d, shkroi Ministria kroate n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetin X.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrvoja na m\u00ebson se sa her\u00eb q\u00eb rritet niveli i paralajm\u00ebrimit p\u00ebr udh\u00ebtime, shpesh shohim edhe m\u00eb shum\u00eb vizitor\u00eb nga vendet e nj\u00ebjta\u201d, shtoi Ministria, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb rast klasik t\u00eb \u201cfrytit t\u00eb ndaluar\u201d.<\/p>\n<p>Ministria e Jashtme e Shqip\u00ebris\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb p\u00ebr t\u2019i komentuar rekomandimet e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-diplomati serb, Sreqko Gjukiq, i konsideron rekomandimet e Beogradit zyrtar si \u201cnj\u00eb vendim i paarsyesh\u00ebm dhe joracional\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se duhet t\u00eb shfuqizohen. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politik\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb dhe nj\u00eb politik\u00eb e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian\u201d, thot\u00eb Gjukiq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-diplomati kroat, Bozho Kova\u00e7eviq, beson se nj\u00eb nga motivet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pozicionim t\u00eb Kroacis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb marr\u00ebveshja p\u00ebr thellimin e bashk\u00ebpunimit n\u00eb mbrojtje q\u00eb dy vendet n\u00ebnshkruan me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb mars t\u00eb vitit 2025, ministrat e Mbrojtjes n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Kroaci \u2013 t\u00eb dyja vende an\u00ebtare t\u00eb aleanc\u00ebs s\u00eb NATO-s \u2013 dhe n\u00eb Kosov\u00eb n\u00ebnshkruan nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes dhe siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7iq, i ka akuzuar vazhdimisht t\u00eb tria vendet p\u00ebr formimin e nj\u00eb \u201caleance ushtarake\u201d kund\u00ebr Serbis\u00eb dhe popullit serb dhe ka paralajm\u00ebruar se Beogradi do t\u00eb investoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb mbrojtje.<\/p>\n<p>Kova\u00e7eviq thot\u00eb se marr\u00ebveshja midis Shqip\u00ebris\u00eb, Kroacis\u00eb dhe Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e krahasueshme me Paktin Ballkanik t\u00eb n\u00ebnshkruar nga Greqia dhe Turqia \u2013 si an\u00ebtare t\u00eb NATO-s \u2013 dhe Jugosllavia n\u00eb vitin 1953.<\/p>\n<p>\u201cKjo ishte nj\u00eb garanci indirekte se NATO-ja do ta mbronte Jugosllavin\u00eb n\u00eb rast t\u00eb ndonj\u00eb sulmi nga Bashkimi Sovjetik. Pra, kjo marr\u00ebveshje duhet t\u00eb kuptohet si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta trim\u00ebruar Kosov\u00ebn, e cila \u00ebsht\u00eb njohur si nga Shqip\u00ebria, ashtu edhe nga Kroacia\u201d, thot\u00eb Kova\u00e7eviq.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike midis Kroacis\u00eb dhe Serbis\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb qeta prej koh\u00ebsh.<\/p>\n<p>Pas shp\u00ebrthimit t\u00eb protestave masive antiqeveritare dhe bllokadave studentore n\u00eb Serbi \u2013 pas vdekjes s\u00eb 16 personave n\u00eb nj\u00eb aksident n\u00eb Novi Sad n\u00eb fund t\u00eb vitit 2024 \u2013 autoritetet serbe akuzuan vazhdimisht sh\u00ebrbimet sekrete kroate p\u00ebr organizimin e protestave.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt kroat\u00eb i mohojn\u00eb k\u00ebto pretendime.<\/p>\n<p>Sipas Ambasad\u00ebs kroate n\u00eb Serbi, rreth 20 qytetar\u00eb kroat\u00eb u d\u00ebbuan nga ky vend gjat\u00eb protestave, me shpjegimin se p\u00ebrb\u00ebnin \u201crrezik p\u00ebr sigurin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ndaj, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2025, Ministria kroate e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme rekomandoi q\u00eb qytetar\u00ebt \u201ct\u2019i shtyjn\u00eb udh\u00ebtimet jothelb\u00ebsore\u201d n\u00eb Serbi, si dhe \u201ct\u00eb tregojn\u00eb kujdes t\u00eb shtuar\u201d dhe \u201ct\u2019i shmangin ve\u00e7an\u00ebrisht vendet ku mblidhen turma t\u00eb m\u00ebdha njer\u00ebzish\u201d.<\/p>\n<p>Kova\u00e7eviq beson se nuk ka arsye q\u00eb Zagrebi zyrtar t\u2019u p\u00ebrgjigjet rekomandimeve t\u00eb fundit t\u00eb Serbis\u00eb, por shton se ky veprim i Beogradit nuk do t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy vendeve.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7iq, kishte kryesisht n\u00eb mendje pasojat e brendshme politike dhe kjo m\u00eb duket si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb homogjenizuar elektoratin e tij\u201d, thot\u00eb Kova\u00e7eviq.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht marr\u00ebdh\u00ebnieve politikisht t\u00eb trazuara, nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm qytetar\u00ebsh serb\u00eb zgjedhin bregdetin kroat dhe at\u00eb shqiptar si destinacione turistike verore.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb fundit nga Bordi Komb\u00ebtar Turistik i Kroacis\u00eb, m\u00eb 2023, ky vend u vizitua nga 212.000 turist\u00eb nga Serbia, nd\u00ebrsa nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb u regjistruan 186.000 turist\u00eb serb\u00eb.<\/p>\n<p>E, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb paraqitura n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2022 nga ministrja e Turizmit e Shqip\u00ebris\u00eb, Mirela Kumbaro, numri i turist\u00ebve serb\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend u rrit p\u00ebr 110 p\u00ebr qind nga viti 2019 deri n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/03\/09\/shqiperia-dhe-kroacia-ne-listen-serbe-te-vendeve-te-pasigurta\/\">Shqip\u00ebria dhe Kroacia n\u00eb list\u00ebn serbe t\u00eb vendeve t\u00eb pasigurta<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Dushan Komar\u00e7eviq, REL \u201cDo t\u00eb ket\u00eb, padyshim, p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve tashm\u00eb jo shum\u00eb t\u00eb mira\u201d. Me k\u00ebto fjal\u00eb, ish-diplomati kroat, Bozho Kova\u00e7eviq, i komenton rekomandimet e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi. Pas shp\u00ebrthimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Iran, kjo ministri l\u00ebshoi disa k\u00ebshilla udh\u00ebtimi, duke u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75591","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75591","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75591"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75591\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75591"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75591"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75591"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}