{"id":75588,"date":"2026-03-09T18:48:36","date_gmt":"2026-03-09T18:48:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/09\/carlo-bollino-rasti-balluku-dhe-nisma-e-shqiptarja-mbi-prezumimin-e-pafajesise\/"},"modified":"2026-03-09T18:48:36","modified_gmt":"2026-03-09T18:48:36","slug":"carlo-bollino-rasti-balluku-dhe-nisma-e-shqiptarja-mbi-prezumimin-e-pafajesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/09\/carlo-bollino-rasti-balluku-dhe-nisma-e-shqiptarja-mbi-prezumimin-e-pafajesise\/","title":{"rendered":"Carlo Bollino: Rasti \u201cBalluku\u201d dhe nisma e \u201cShqiptarja\u201d mbi prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Partia Socialiste ka zyrtarizuar vendimin e saj p\u00ebr t\u00eb mos i dh\u00ebn\u00eb SPAK-ut autorizimin p\u00ebr arrestimin e Belinda Ballukut. Ish-ministrja e Infrastruktur\u00ebs, tashm\u00eb e pandehur p\u00ebr pabarazi n\u00eb tendera, sipas socialist\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb vepr\u00ebn penale, pasi sot \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm deputete dhe kjo rr\u00ebzon nj\u00eb nga tri arsyet mbi t\u00eb cilat bazohej k\u00ebrkesa p\u00ebr arrestim. Socialist\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb gjithashtu se nuk q\u00ebndrojn\u00eb as dy argumentet e tjera t\u00eb paraqitura nga SPAK, p\u00ebrkat\u00ebsisht se Balluku mund t\u00eb manipuloj\u00eb provat apo t\u00eb tentoj\u00eb t\u00eb arratiset jasht\u00eb vendit. Duke theksuar se nuk \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e parlamentit t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb thelbin e akuzave, socialist\u00ebt shprehen se k\u00ebrkesa e SPAK p\u00ebr t\u00eb ndryshuar mas\u00ebn ekzistuese t\u00eb siguris\u00eb (nga bllokimi i pasaport\u00ebs dhe pezullimi nga detyra n\u00eb arrest) nuk justifikohet. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, gjat\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb s\u00eb enjtes, deputet\u00ebt e shumic\u00ebs do t\u2019i konfirmojn\u00eb Belinda Ballukut imunitetin nga arrestimi. Kjo, natyrisht, nuk do ta pengoj\u00eb SPAK-un t\u00eb vazhdoj\u00eb hetimet ndaj saj, veprim p\u00ebr t\u00eb cilin n\u00eb Shqip\u00ebri nuk k\u00ebrkohet asnj\u00eb autorizim.<\/p>\n<p>Personalisht kam sugjeruar q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb kur Belinda Balluku u shpall e pandehur nga SPAK, q\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministrja duhet t\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jo vet\u00ebm do t\u00eb kishte shmangur v\u00ebnien n\u00eb siklet t\u00eb gjith\u00eb shumic\u00ebs socialiste, por mbi t\u00eb gjitha do t\u00eb kishte shmangur p\u00ebrshkall\u00ebzimin e p\u00ebrplasjes me SPAK-un, duke mos dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypjen se po sfidonte kompetencat e tij. Sipas asaj q\u00eb tregoi m\u00eb pas Edi Rama, n\u00eb fakt Belinda Balluku e paraqiti dor\u00ebheqjen, dhe madje e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb edhe dy her\u00eb t\u00eb tjera m\u00eb pas, por \u00e7do her\u00eb u p\u00ebrball me refuzimin e kryeministrit. Por tani k\u00ebto jan\u00eb detaje q\u00eb kan\u00eb pak r\u00ebnd\u00ebsi. Ajo q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb se Belinda Balluku ndodhet sot n\u00eb at\u00eb gjendje lirie q\u00eb personalisht ia kisha sugjeruar dhe uruar pothuajse kat\u00ebr muaj m\u00eb par\u00eb: e lir\u00eb mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr t\u00eb provuar pafaj\u00ebsin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb ky debat i gjat\u00eb politik dhe gjyq\u00ebsor ka kap\u00ebrcyer kufijt\u00eb e nj\u00eb historie personale, p\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb moment rritjeje p\u00ebr vendin, sidomos n\u00eb raportin mes politik\u00ebs dhe drejt\u00ebsis\u00eb. Dhe do t\u00eb ishte nj\u00eb gabim i r\u00ebnd\u00eb n\u00ebse nuk do t\u00eb merreshin parasysh aspektet pozitive t\u00eb saj vet\u00ebm p\u00ebr verb\u00ebri dhe urrejtje politike. K\u00ebrkesa p\u00ebr pezullimin nga detyra t\u00eb ministres Balluku nxori n\u00eb pah nj\u00eb boshll\u00ebk ligjor q\u00eb ekspozonte \u00e7do an\u00ebtar t\u00eb ekzekutivit (por edhe figura t\u00eb tjera jo t\u00eb zgjedhur, si p\u00ebr shembull Presidentin e Republik\u00ebs) ndaj rrezikut p\u00ebr t\u2019u pezulluar nga detyra me iniciativ\u00eb t\u00eb nj\u00eb prokurorie. Imuniteti n\u00eb fakt i mbronte ministrat nga arrestimi, por jo nga pezullimi, edhe pse n\u00eb praktik\u00eb t\u00eb dyja masat prodhonin t\u00eb nj\u00ebjtin efekt mbi funksionimin e shtetit. Sot, fal\u00eb rastit Balluku, ky boshll\u00ebk ligjor \u00ebsht\u00eb zgjidhur.<\/p>\n<p>Duke konfirmuar vendimin politik dhe parlamentar p\u00ebr t\u00eb mos dh\u00ebn\u00eb autorizimin p\u00ebr arrestim, sot kryeministri Edi Rama ngriti nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb sipas meje \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00ebn civile, por q\u00eb fatkeq\u00ebsisht duket se \u00ebsht\u00eb harruar pothuajse plot\u00ebsisht: parimin universal e prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb q\u00eb i takon \u00e7do qytetari. Neni 30 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrcakton se: \u201cKushdo quhet i pafajsh\u00ebm p\u00ebrderisa nuk \u00ebsht\u00eb provuar faj\u00ebsia me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb\u201d. Ky parim natyrisht nuk vlen vet\u00ebm p\u00ebr Belinda Ballukun, por p\u00ebr \u00e7do qytetar tjet\u00ebr q\u00eb, pa dashjen e tij, p\u00ebrfundon n\u00eb rrjetat e drejt\u00ebsis\u00eb apo n\u00eb makinerin\u00eb e pam\u00ebshirshme t\u00eb mediave. Pik\u00ebrisht prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb deri n\u00eb nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb e b\u00ebn p\u00ebrdorimin masiv t\u00eb paraburgimit, ve\u00e7an\u00ebrisht nga ana e SPAK, nj\u00eb \u201ctepric\u00eb drejt\u00ebsie\u201d, t\u00eb kritikuar edhe nga institucionet europiane, sepse rrezikon t\u00eb fsheh\u00eb abuzime. Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebrball\u00eb rrezikut t\u00eb nj\u00eb abuzimi tjet\u00ebr, Edi Rama sot i tha jo k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr paraburgim, at\u00eb t\u00eb Belinda Ballukut: \u201cJO me p\u00eblqimin ton\u00eb\u201d, tha ai duke goditur tavolin\u00ebn me dor\u00eb.<\/p>\n<p>Por prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qytetar nuk vlen vet\u00ebm kur duhet vendosur p\u00ebr arrestimin e tij. Ai vlen \u00e7do her\u00eb q\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb v\u00eb n\u00eb dyshim integritetin moral dhe etik t\u00eb nj\u00eb personi duke e akuzuar p\u00ebr di\u00e7ka. A e marrin parasysh institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb k\u00ebt\u00eb parim kur p\u00ebr shembull u dor\u00ebzojn\u00eb avokat\u00ebve ose m\u00eb keq, drejtp\u00ebrdrejt gazetar\u00ebve, akte n\u00eb t\u00eb cilat p\u00ebrmenden me em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr persona apo kompani krejt\u00ebsisht t\u00eb pafajshme dhe t\u00eb huaja me procesin, pa u mbledhur ndaj tyre asnj\u00eb prov\u00eb? N\u00ebse KLSH i mban t\u00eb fsheht\u00eb me iniciale emrat e subjekteve p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb verifikime, por q\u00eb nuk jan\u00eb ende objekt procesi, pse SPAK nuk b\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb? A respektohet ky parim kur t\u00eb pandehur dhe d\u00ebshmitar\u00eb thirren nga prokuror\u00eb dhe hetues p\u00ebrpara kamerave, t\u00eb cilat lejohen (madje ftohen) t\u00eb qendrojn\u00eb pak metra p\u00ebrpara kangjellave t\u00eb SPAK?<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb tej: a respektohet prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb nga mediat? A \u00ebsht\u00eb Autoriteti e mediave audiovizive (AMA), i thirrur t\u00eb zbatoj\u00eb kodin etik t\u00eb transmetimeve ku ky parim \u00ebsht\u00eb i detyruesh\u00ebm, n\u00eb gjendje ta imponoj\u00eb at\u00eb p\u00ebrmes sanksioneve pa frik\u00eb dhe pa dallime politike ndaj atyre operator\u00ebve q\u00eb e shkelin hapur dhe me vet\u00ebdije k\u00ebt\u00eb parim? Sa her\u00eb shoqatat e gazetar\u00ebve i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje kategoris\u00eb son\u00eb q\u00eb t\u00eb respektoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00eb kushtetuese, e cila nuk bie kurr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me lirin\u00eb e informimit?<\/p>\n<p>T\u00eb rikujtosh parimin kushtetues t\u00eb prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb revolucion p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb \u00e7do dit\u00eb e shohim at\u00eb t\u00eb shkelet, shpesh duke u b\u00ebr\u00eb vet\u00eb viktima t\u00eb tij. Por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb revolucion edhe p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb civile, e cila duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb respektimin e tij. Tani q\u00eb Edi Rama e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb kontekstin solemn t\u00eb nj\u00eb aktiviteti parlamentar, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore q\u00eb i nj\u00ebjti parim t\u00eb filloj\u00eb m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vlej\u00eb edhe p\u00ebrtej rastit t\u00eb Belinda Ballukut. Prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet slogani i ri i p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb son\u00eb n\u00eb jet\u00ebn politike dhe institucionale, ashtu si edhe n\u00eb pun\u00ebn e informacionit.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht sepse jemi t\u00eb bindur se t\u00eb jap\u00ebsh shembull \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, duke filluar nga sot n\u00eb fund t\u00eb \u00e7do artikulli t\u00eb Shqiptarja.com q\u00eb prek tema t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb do t\u00eb publikojm\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim q\u00eb rikujton k\u00ebt\u00eb parim: \u201dSqarim: \u00c7do person prezumohet i pafajsh\u00ebm deri sa nuk v\u00ebrtetohet faj\u00ebsia e tij me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb\u201d. \u00cbsht\u00eb e nj\u00ebjta fjali q\u00eb gjendet edhe n\u00eb fund t\u00eb komunikatave p\u00ebr shtyp t\u00eb SPAK: p\u00ebr fat t\u00eb keq, megjithat\u00eb, n\u00eb dokumentet zyrtare (shpesh t\u00eb p\u00ebrdorura si shkop kund\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb) ky parim harrohet. Nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb prezumosh pafaj\u00ebsin\u00eb e kujtdo deri n\u00eb nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parim i shenjt\u00eb i qytet\u00ebrimit.\/SHQIPTARJA<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Socialiste ka zyrtarizuar vendimin e saj p\u00ebr t\u00eb mos i dh\u00ebn\u00eb SPAK-ut autorizimin p\u00ebr arrestimin e Belinda Ballukut. Ish-ministrja e Infrastruktur\u00ebs, tashm\u00eb e pandehur p\u00ebr pabarazi n\u00eb tendera, sipas socialist\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb vepr\u00ebn penale, pasi sot \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm deputete dhe kjo rr\u00ebzon nj\u00eb nga tri arsyet mbi t\u00eb cilat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75588","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75588","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75588"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75588\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75588"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75588"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75588"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}