{"id":75577,"date":"2026-03-09T17:48:23","date_gmt":"2026-03-09T17:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/09\/nicolas-berggruen-dhe-olivier-berggruen-nderohen-me-titullin-doctor-honoris-causa\/"},"modified":"2026-03-09T17:48:23","modified_gmt":"2026-03-09T17:48:23","slug":"nicolas-berggruen-dhe-olivier-berggruen-nderohen-me-titullin-doctor-honoris-causa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/09\/nicolas-berggruen-dhe-olivier-berggruen-nderohen-me-titullin-doctor-honoris-causa\/","title":{"rendered":"Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen nderohen me titullin \u201cDoctor Honoris Causa\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Universiteti \u201cAleksand\u00ebr Moisiu\u201d n\u00eb Durr\u00ebs zhvilloi ceremonin\u00eb solemne t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb titullit \u201cDoctorHonorisCausa\u201d p\u00ebr filantrop\u00ebt dhe mendimtar\u00ebt me rr\u00ebnj\u00eb shqiptare, v\u00ebllez\u00ebrit Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen, nip\u00ebr t\u00eb aktorit t\u00eb madh t\u00eb teatrit evropian Aleksand\u00ebr Moisiu, emrin e t\u00eb cilit mban universiteti.<\/p>\n<p>N\u00eb ceremonin\u00eb e zhvilluar n\u00eb Durr\u00ebs mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komunitetit akademik, autoritete vendore dhe student\u00eb.<\/p>\n<p>I pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili n\u00eb fjal\u00ebn e tij vler\u00ebsoi figur\u00ebn e Aleksand\u00ebr Moisiut si nj\u00eb ikon\u00eb t\u00eb teatrit evropian q\u00eb arriti t\u00eb kap\u00ebrcej\u00eb kufijt\u00eb e origjin\u00ebs pa e braktisur at\u00eb, duke mbetur i lidhur me vendin e tij.<\/p>\n<p>Titulli \u201cDoctorHonorisCausa\u201d iu akordua NicolasBerggruen p\u00ebr kontributet e tij t\u00eb spikatura n\u00eb mendimin filozofik, politik dhe shoq\u00ebror, si dhe p\u00ebr rolin e tij n\u00eb promovimin e dialogut global p\u00ebrmes Berggruen Institute.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, OlivierBerggruen u nderua p\u00ebr kontributin e tij t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb historin\u00eb dhe kurimin e artit modern, p\u00ebrmes studimeve dhe ekspozitave kushtuar figurave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb artit.<\/p>\n<p>Ceremonia sh\u00ebnon nj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb bashkon trash\u00ebgimin\u00eb kulturore me mendimin bashk\u00ebkohor dhe rolin e universiteteve n\u00eb form\u00ebsimin e brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama: S\u00eb pari u detyrohem t\u00eb gjith\u00ebve ju, t\u2019ju k\u00ebrkoj ndjes\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb kam ardhur me vones\u00eb, por edhe q\u00eb m\u00eb keni pritur dhe jam i sigurt, q\u00eb jo t\u00eb gjith\u00eb keni qen\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur t\u00eb m\u00eb prisni. \u00cbsht\u00eb normale n\u00eb fakt sepse ky qytet ka nj\u00eb komunitet t\u00eb gjall\u00eb me shumw mendime. Pra, ju k\u00ebrkoj ndjes\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, por nd\u00ebrkoh\u00eb ndihem v\u00ebrtet\u00eb i nderuar q\u00eb jam k\u00ebtu, jo thjesht sepse duhet t\u2019i them k\u00ebto fjal\u00eb, po sepse k\u00ebtu jemi dhe kemi ardhur p\u00ebr te festuar trash\u00ebgimin\u00eb e nj\u00eb personi shum\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, shum\u00eb special, prandaj i nderuar Rektor,  e dashur kryetare e bashkis\u00eb, t\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit akademik, t\u00eb dashur student\u00eb, t\u00eb dashur Nikolas dhe Olivier.<\/p>\n<p>Me lejoni q\u00eb ta filloj fjal\u00ebn time me, nuk di si ta quaj, por do t\u00eb thosha nj\u00eb paradoks t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb sime ose ndoshta nj\u00eb rast\u00ebsi t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb sime; Olivieri nj\u00eb her\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur q\u00eb kur ishin f\u00ebmij\u00eb ai dhe v\u00ebllai i tij Nikolasi, nuk lejoheshin q\u00eb t\u00eb vizitonin galerin\u00eb e babait t\u00eb tyre. Kjo p\u00ebr arsye sepse babai i tyre ishte i mendimit q\u00eb galeria nuk ishte nj\u00eb vend loj\u00ebrash p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>Por e dini se \u00e7far\u00eb? F\u00ebmij\u00ebria ime n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ka qen\u00eb shum\u00eb e ngjashme sepse babai im besonte se atelieja e tij, nuk ishte k\u00ebnd loj\u00ebrash p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. K\u00ebshtu q\u00eb, m\u00eb lejohej q\u00eb t\u00eb hyja n\u00eb atelien\u00eb e babait tim, n\u00eb studion e babai tim shum\u00eb rrall\u00eb, shum\u00eb pak her\u00eb, kur ftohej dhe n\u00ebna ime q\u00eb t\u00eb shihte nj\u00eb skulptur\u00eb t\u00eb p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht aty, n\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto raste t\u00eb pakta, kur un\u00eb kam qen\u00eb v\u00ebrtet\u00eb f\u00ebmij\u00eb i vog\u00ebl, aty pik\u00ebrisht u p\u00ebrballa p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me fytyr\u00ebn e t\u00eb madhit, e gjyshit tuaj t\u00eb madh, e gjyshit t\u00eb k\u00ebtyre dy zot\u00ebrinjve t\u00eb nderuar, vet\u00eb Aleksand\u00ebr Moisiut.  As un\u00eb e askush tjet\u00ebr, nga brezi yn\u00eb, nuk e kemi takuar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr s\u00eb gjalli Aleksand\u00ebr Moisiu, por ajo q\u00eb un\u00eb pash\u00eb si fillim, ishte nj\u00eb statuj\u00eb, nj\u00eb skulptur\u00eb prej balte t\u00eb cil\u00ebn babai im po e punonte me shum\u00eb p\u00ebrkushtim, me durimin p\u00ebr t\u00eb kapur nj\u00eb personalitet m\u00eb t\u00eb madh se vet\u00eb jeta dhe se vet\u00eb materiali, i cili kishte lindur n\u00eb Shqip\u00ebri, por q\u00eb lul\u00ebzoi n\u00eb Vjen\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam qen\u00eb shum\u00eb i vog\u00ebl, shum\u00eb i vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb mbajtur mend shum\u00eb gj\u00ebra, por ama mund t\u2019ju them q\u00eb me nj\u00eb pothuajse fotografi bardh\u00eb e zi mund t\u00eb shihni nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, i cili u trondit, u prek, u frik\u00ebsua, por edhe u mrekullua nga kjo statuj\u00eb, nga fytyra e k\u00ebtij personit t\u00eb cilin babai im e donte aq shum\u00eb dhe me t\u00eb cil\u00ebn merrej shum\u00eb shpesh dhe aq shpesh, sa n\u00eb fakt, e ktheu edhe n\u00eb portret, n\u00eb balt\u00eb, n\u00eb bronz, me dru, gjithashtu me mermer.<\/p>\n<p>Ishte n\u00eb fakt fytyra q\u00eb ai preferonte m\u00eb shum\u00eb dhe e kuptoj edhe p\u00ebrse, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fytyr\u00eb shum\u00eb ekspresive. K\u00ebshtu q\u00eb, kjo fytyr\u00eb e form\u00ebsuar nga babai im n\u00eb at\u00eb skulptur\u00eb u b\u00eb edhe formati im p\u00ebr m\u00eb pas, pra mendimin q\u00eb do t\u00eb kisha un\u00eb m\u00eb pas, se si duhet t\u00eb dukej nj\u00eb aktor. Dhe prandaj zakonisht, p\u00ebr shembull, nuk m\u00eb p\u00eblqenin aktor\u00ebt e realizmit socialist\u00eb, pasi ata nuk kishin k\u00ebt\u00eb pesh\u00eb tragjike, fytyr\u00ebn e Aleksand\u00ebr Moisiut dhe kur ndokush i p\u00ebrafrohej asaj fytyr\u00eb, pra fytyr\u00ebs s\u00eb tij, mua m\u00eb p\u00eblqente.<\/p>\n<p>M\u00eb pas erdhi z\u00ebri i tij, z\u00ebri i tij n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, nj\u00eb z\u00eb i mrekulluesh\u00ebm. Dhe ky ishte p\u00ebr ne, Aleksand\u00ebr Moisiu, statuja, fytyra, z\u00ebri, por m\u00eb shum\u00eb sesa aq, ai ishte edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi m\u00eb i mrekulluesh\u00ebm dhe mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs i nj\u00eb njeriu q\u00eb e tejkaloi origjin\u00ebn e tij, por pa e braktisur at\u00eb, e kap\u00ebrceu pra origjin\u00ebn e tij, pa e braktisur at\u00eb.<\/p>\n<p>E nj\u00eb njeriu q\u00eb u b\u00eb ikon\u00eb europiane e teatrit, duke mbetur i lidhur me vendin prej nga vinte dhe sot ne jemi mbledhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb universitet, i cili me krenari mban emrin e tij. P\u00ebr t\u00eb mir\u00ebpritur dy individ\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb k\u00ebtu sot me ne, por t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb pasardh\u00ebsit e tij dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vet secili prej tyre vazhdojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00ebtim, pra jan\u00eb diku nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe i p\u00ebrkasin dikuje tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nicolasi dhe meq\u00eb ra fjala, do m\u00eb duhet t\u2019jua them k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, por d\u00ebgjova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb tip miti, q\u00eb n\u00eb fakt, p\u00ebrmes nj\u00eb miti q\u00eb nuk ishte mit i bazuar n\u00eb lajme t\u00eb rreme, por n\u00eb realitet, sepse Nicolasin ma prezantuan si em\u00ebr, si nj\u00eb miliarder pa sht\u00ebpi. Pra, ishte miliarder, por nuk kishte sht\u00ebpi, flinte nga nj\u00ebri hotel n\u00eb tjetrin, nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kam b\u00ebr\u00eb edhe un\u00eb derisa u martova, kur u martova nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb. Sepse ideja ime fillestare ishte q\u00eb un\u00eb jam sht\u00ebpia ime, un\u00eb mund t\u00eb shkoj ku t\u00eb dua me veten time, un\u00eb po t\u00eb kem sht\u00ebpi, jam pothuajse i burgosur n\u00eb at\u00eb vend. Nuk e di n\u00ebse Nicolas i dashur tashm\u00eb ke sht\u00ebpi, por d\u00ebgjova pra mitin e Nicolasit dhe d\u00ebgjova p\u00ebr shum\u00eb e shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb njeri dhe gj\u00ebrat t\u00eb cilat ne i njohim k\u00ebtu sot, si t\u00eb tuat, jo vet\u00ebm p\u00ebr mbiemrin, q\u00eb p\u00ebr emrin e dyt\u00eb m\u00eb falni q\u00eb ai ka, por edhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ai p\u00ebrfaq\u00ebson.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga gj\u00ebrat q\u00eb d\u00ebshiroj t\u00eb kujtoj k\u00ebtu me ju sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ai ka th\u00ebn\u00eb, \u201c\u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebn tyunik, p\u00ebrvojat e tua, transformimi yt, origjina jote, mos i harro ato kurr\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb fjali q\u00eb mund t\u00eb ishte th\u00ebn\u00eb leht\u00ebsisht edhe nga vet\u00eb gjyshi i tyre, sepse t\u00eb kujtosh origjin\u00ebn t\u00ebnde nuk \u00ebsht\u00eb akt nostalgjie. Madje, un\u00eb besoj q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb as edhe nj\u00eb akt kur ti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb formale shpreh identitetin t\u00ebnd. Por mbi t\u00eb gjitha, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb tortur\u00eb e vet shpirtit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb form\u00ebsohet s\u00eb bashku dhe g\u00ebrshetohet s\u00eb bashku me identitetin t\u00ebnd, me pik\u00ebpyetjet q\u00eb ti ke  \u2013 \u201cnga vij\u201d, \u201ckush jam un\u00eb\u201d dhe si\u00e7 e tha vet\u00eb Nicolas, form\u00ebsohet edhe nga kultura. Idet\u00eb, dija, arti dhe nd\u00ebrtimi i komuniteteve krijuan qytet\u00ebrimin njer\u00ebzor, kulturat tona jan\u00eb vargu yn\u00eb i dyt\u00eb i ADN-s\u00eb. Pra duke q\u00ebndruar sot k\u00ebtu me privilegjin q\u00eb kam p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb pak fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb dhe t\u00eb jem p\u00ebrball\u00eb vet\u00eb atij dhe t\u00eb v\u00ebllait, pra n\u00eb k\u00ebt\u00eb universitet, i cili mban emrin e gjyshit t\u00eb tyre, mund t\u00eb them q\u00eb fjal\u00ebt e tij, marrin pothuajse nj\u00eb kuptim poetik.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb kultura udh\u00ebton p\u00ebrmes brezave, ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebrmes librave, ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebrmes institucioneve, ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebrmes kujtes\u00ebs dhe ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebrmes personave q\u00eb mbajn\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e heshtur t\u00eb kureshtjes dhe t\u00eb imagjinat\u00ebs.<\/p>\n<p>Titulli \u201cDoctorHonorisCausa\u201d i jepet NicolasBerggruen, n\u00eb shenj\u00eb njohjeje p\u00ebr kontributet e tij t\u00eb jasht\u00ebzakonshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr mendimin filozofik, politik dhe shoq\u00ebror, si edhe p\u00ebr angazhimin e tij t\u00eb vazhduesh\u00ebm n\u00eb promovimin e dialogut global, udh\u00ebheqjes etike dhe zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes Institutit Berggruen, t\u00eb cilin ai e ka themeluar dhe e drejton, Nicolas ka krijuar nj\u00eb forum t\u00eb gjall\u00eb idesh me qendra nga LosAngeles dhe Pekini, apo Venecia. Pra, erdhi deri n\u00eb Venecia, po nuk kaloi detin at\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb ardhur k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb gjetur frym\u00ebzim, por ndoshta do t\u00eb vij\u00eb.<\/p>\n<p>Shpresoj, shpresoj q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb dhe natyrisht, sigurisht q\u00eb n\u00eb kampusin e ri, ne do t\u00eb kemi nj\u00eb vend t\u00eb mrekulluesh\u00ebm p\u00ebr institutin tuaj, thjesht ejani, sepse ky institut \u00ebsht\u00eb i mrekulluesh\u00ebm. Ai ka b\u00ebr\u00eb bash disa nga mendjet m\u00eb me ndikim t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb p\u00ebr t\u00eb reflektuar mbi transformimet e thella q\u00eb po form\u00ebsojn\u00eb gjendjen njer\u00ebzore, si ato sfida me t\u00eb cilat ne p\u00ebrballemi,  ndryshimin klimatik, revolucione teknologjike apo edhe kriza e qeverisjes demokratike.<\/p>\n<p>Gjithashtu, titulli \u201cDoctorHonorisCausa\u201d i jepet OlivierBerggruen n\u00eb njohje t\u00eb kontributit t\u00eb tij t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e artit, e historis\u00eb s\u00eb artit, e rolit t\u00eb tij n\u00eb lidhjen e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb artit klasik me frym\u00ebn e bot\u00ebs bashk\u00ebkohore. Nj\u00eb historian n\u00eb art i arsimuar n\u00eb Paris dhe n\u00eb Lond\u00ebr, Olivieri, ia ka kushtuar jet\u00ebn e tij studimit dhe kurimit t\u00eb revolucioneve artistike q\u00eb form\u00ebsuanmodernitetin nga PabloPicaso tek FrancisBacon, p\u00ebrmes ekspozitave, shkrimeve t\u00eb tij, pun\u00ebs s\u00eb tij si kurator n\u00eb institucione t\u00eb m\u00ebdha nga Frankfurti n\u00eb Rom\u00eb, nga Parisi n\u00eb Uashington e t\u00eb tjer\u00eb, Oliveri ka eksploruar se si artist\u00ebt n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb XX arrit\u00ebn di\u00e7ka t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Ata krijuan nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb re t\u00eb artit n\u00eb dukje, duke refuzuar traditat q\u00eb i paraprijn\u00eb ato, por q\u00eb n\u00eb fakt thjesht i p\u00ebrthith\u00ebn ato, at\u00eb ADN t\u00eb tradit\u00ebs, si\u00e7 ndoshta mund t\u00eb thoshte Nicolas-i.<\/p>\n<p>Pra, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse q\u00eb ceremonia e sotme lidh n\u00eb fakt breza t\u00eb t\u00ebr\u00eb me an\u00ebn e nj\u00eb filli t\u00eb paduksh\u00ebm, por t\u00eb fuqish\u00ebm, nj\u00eb gjysh q\u00eb u b\u00eb nj\u00eb nga aktor\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Evrop\u00ebs, dy nip\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme vazhdojn\u00eb t\u00eb eksplorojn\u00eb pik\u00ebpyetjet m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb krijimtaris\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb njer\u00ebzore dhe nj\u00eb universitet i cili mban emrin e gjyshit t\u00eb tyre, atij gjyshi, pra, nd\u00ebrsa form\u00ebson mendjet e brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm dhe p\u00ebrqafon dy nip\u00ebrit e tij.A nuk \u00ebsht\u00eb kjo e bukur?<\/p>\n<p>Urime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nder dhe v\u00ebrtet\u00eb faleminderit q\u00eb na kujtoni se trash\u00ebgimia m\u00eb e fuqishme q\u00eb mund t\u00eb marrim, si edhe trash\u00ebgimia m\u00eb e vlefshme q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrcjellim, nuk \u00ebsht\u00eb as pasuria e as pushteti, por \u00ebsht\u00eb kapaciteti i vazhduesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebr vepruar me t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb kapaciteti p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar ura nd\u00ebrmjet popujve dhe kulturave, \u00ebsht\u00eb kapaciteti p\u00ebr t\u00eb lejuar q\u00eb idet\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb, t\u00eb ecin p\u00ebrpara duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb mundur dhe mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr t\u00eb festuar p\u00ebr vet\u00eb njer\u00ebzimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme q\u00eb na \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb ne, si fat p\u00ebr ta kaluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Universiteti \u201cAleksand\u00ebr Moisiu\u201d n\u00eb Durr\u00ebs zhvilloi ceremonin\u00eb solemne t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb titullit \u201cDoctorHonorisCausa\u201d p\u00ebr filantrop\u00ebt dhe mendimtar\u00ebt me rr\u00ebnj\u00eb shqiptare, v\u00ebllez\u00ebrit Nicolas Berggruen dhe Olivier Berggruen, nip\u00ebr t\u00eb aktorit t\u00eb madh t\u00eb teatrit evropian Aleksand\u00ebr Moisiu, emrin e t\u00eb cilit mban universiteti. N\u00eb ceremonin\u00eb e zhvilluar n\u00eb Durr\u00ebs mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komunitetit akademik, autoritete [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75577","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75577","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75577"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75577\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75577"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75577"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75577"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}