{"id":75574,"date":"2026-03-09T17:48:21","date_gmt":"2026-03-09T17:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/09\/belinda-balluku-sot-nuk-eshte-e-mbrojtur-nga-rama-apo-ps-por-nga-erion-veliaj\/"},"modified":"2026-03-09T17:48:21","modified_gmt":"2026-03-09T17:48:21","slug":"belinda-balluku-sot-nuk-eshte-e-mbrojtur-nga-rama-apo-ps-por-nga-erion-veliaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/09\/belinda-balluku-sot-nuk-eshte-e-mbrojtur-nga-rama-apo-ps-por-nga-erion-veliaj\/","title":{"rendered":"Belinda Balluku sot nuk \u00ebsht\u00eb e mbrojtur nga Rama apo PS, por nga Erion Veliaj"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Mero Baze<\/strong><em><br \/>\n<\/em><\/p>\n<p>Gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb sot hodhi posht\u00eb gjith\u00eb vendimet e gjykatave t\u00eb masave t\u00eb siguris\u00eb dhe gjykat\u00ebses paraprake duke i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb Erion Veliajt t\u00eb njihet personalisht me dosjen n\u00eb ngarkim t\u00eb SPAK. Ky vendim konfirmoi nj\u00eb proces t\u00eb gjat\u00eb nj\u00ebvje\u00e7ar persekutimi, jasht\u00eb \u00e7do kornize ligjore nga SPAK dhe gjykat\u00ebsit e shantazhuar prej tij, p\u00ebr t\u00eb mos i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi nj\u00eb t\u00eb akuzuari t\u00eb njihet me akuz\u00ebn para se ta \u00e7ojn\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb karton i kuq p\u00ebr gjith\u00eb gjyqtar\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb pist\u00eb, t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm, lin\u00e7ues dhe mbi t\u00eb gjitha n\u00eb kund\u00ebrshtim flagrant me t\u00eb drejtat themelore kushtetuese t\u00eb nj\u00eb qytetari p\u00ebrball\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb pretendon se \u00ebsht\u00eb vend demokratik dhe ka shtet ligjor.<\/p>\n<p>Gjyqtarja e fundit e keqp\u00ebrdorur n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, Etleva Dedja, e cila noterizoi faktin q\u00eb Erion Veliaj duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb burg se \u00ebsht\u00eb ankuar deri n\u00eb SHBA kund\u00ebr SPAK, sot jo vet\u00ebm q\u00eb ka mbetur zbuluar n\u00eb vendimet e saj t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb diktuara nga t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb halleve q\u00eb ajo mund t\u00eb ket\u00eb, por me k\u00ebt\u00eb vendim gjykata ka provuar se k\u00ebrkesa e Veliajt p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsim mase arresti duhej pranuar.<\/p>\n<p>Gjykata me k\u00ebt\u00eb vendim provoi se shkaku kryesor p\u00ebr ankimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb Veliajt ka qen\u00eb pik\u00ebrisht se burgosja po pengonte t\u00eb akuzuarin t\u00eb njihej me dosjen duke ia pamund\u00ebsuar mbrojtjen.<\/p>\n<p>Vendimi i sot\u00ebm tregoi se nuk \u00ebsht\u00eb Veliaj, por SPAK dhe gjykatat e masave t\u00eb siguris\u00eb dhe atyre paraprake ato q\u00eb zvarrit\u00ebn procesin duke ngulur k\u00ebmb\u00eb tek lin\u00e7imi, izolimi dhe p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u2019i krijuar pamund\u00ebsi fizike t\u00eb akuzuarit p\u00ebr t\u2019u njohur me akuz\u00ebn, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb b\u00ebnin fakt t\u00eb kryer akuzat ndaj tij.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu p\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb vit t\u00eb shkuar d\u00ebm, ndaj Veliajt \u00ebsht\u00eb konsumuar edhe nj\u00eb shkall\u00eb gjykimi pa mbrojtje duke thelluar shkeljen e standardeve t\u00eb hetimit dhe gjykimit.<\/p>\n<p>N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb proces shkaku i gjith\u00eb shkeljeve \u00ebsht\u00eb veprimi represiv p\u00ebr t\u00eb arrestuar n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shprehur edhe Gjykata Kushtetuese, Erion Veliajn duke qen\u00eb kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se nuk ka pasur asnj\u00eb flagranc\u00eb n\u00eb arrestimin e tij, madje pas nj\u00eb viti hetimesh nuk ka asnj\u00eb ndonj\u00eb fakt bind\u00ebs t\u00eb provoj\u00eb nevoj\u00ebn e arrestimit paraprak, ky akt i SPAK dhe gjykatave t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb dhe atyre paraprake kan\u00eb krijuar nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm n\u00eb aspektin e lirive dhe t\u00eb drejtave njer\u00ebzore, q\u00eb tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb problem politik.<\/p>\n<p>Seanca e sotme ndaj Belinda Ballukut, e cila anatemohet nga kritik\u00ebt si nj\u00eb mbrojtje e tep\u00ebruar e qeveris\u00eb p\u00ebr Ballukun, n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb e arsyetuar jo me \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Balluku, por me \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb drejt\u00ebsia me Erion Veliajn.<\/p>\n<p>Meq\u00eb Veliaj nuk e ka pasur mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka Balluku q\u00eb ka imunitetin e deputetit dhe nuk mund ta arrestojn\u00eb pa leje, ai \u00ebsht\u00eb prej nj\u00eb viti e pak n\u00eb burg, i lin\u00e7uar, i kufizuar t\u00eb njihet me akuz\u00ebn dhe i p\u00ebrndjekur familjarisht q\u00eb askush t\u00eb mos ket\u00eb mund\u00ebsi t\u2019i q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb krah.<\/p>\n<p>Rasti Veliaj dhe sjellja kriminale, inat\u00e7ore dhe madje e motivuar edhe nga hakmarrje personale e prokuror\u00ebve ndaj tij, lindi n\u00eb opinionin publik nevoj\u00ebn p\u00ebr kufizimin e paraburgimeve, madje edhe iniciativ\u00ebn ligjore p\u00ebr ta sanksionuar k\u00ebt\u00eb me ligj.<\/p>\n<p>Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb debat q\u00eb ka konsensus t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebrtej qeveris\u00eb dhe n\u00eb opozit\u00eb. K\u00ebt\u00eb betej\u00eb madje e ka fituar edhe Sali Berisha n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, e cila \u00ebsht\u00eb shprehur se arresti me burg sht\u00ebpiak ishte jo proporcional.<\/p>\n<p>Tani kur sot kemi nj\u00eb gjykat\u00eb q\u00eb certifikon gjith\u00eb shkeljet kund\u00ebr Veliajt duke hedhur posht\u00eb gjith\u00eb vendimet e koleg\u00ebve t\u00eb tyre, kur kemi nj\u00eb raport t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs q\u00eb ngre alarmin se Shqip\u00ebria ka burgosjet paraprake m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb Evrop\u00eb dhe kur kemi nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb re p\u00ebr burgosje paraprake t\u00eb ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministres q\u00eb sot nuk ka asnj\u00eb funksion, do t\u00eb ishte tradhti ndaj vetvetes dhe kauz\u00ebs q\u00eb vet\u00eb qeveria ngre, lejimi p\u00ebr t\u00eb arrestuar Ballukun ende pa u gjykuar.<\/p>\n<p>Sot jemi n\u00eb rastin q\u00eb Belinda Balluku m\u00eb shum\u00eb se e mbrojtur nga Edi Rama apo grupi parlamentar socialist \u00ebsht\u00eb e mbrojtur nga Erion Veliaj dhe historia e lin\u00e7imit t\u00eb tij nga gjykata e masave t\u00eb siguris\u00eb dhe ajo paraprake p\u00ebr shkak t\u00eb dominanc\u00ebs q\u00eb kan\u00eb pasur mbi to prokurori i \u00e7\u00ebshtjes dhe mllefet personale t\u00eb tyre ndaj nj\u00eb t\u00eb akuzuari, q\u00eb jan\u00eb standardi m\u00eb i ul\u00ebt n\u00eb bot\u00eb i sjelljes profesionale t\u00eb nj\u00eb prokurori.<\/p>\n<p>Vendimi i sot\u00ebm i dha t\u00eb drejt\u00eb gjith\u00eb betejave t\u00eb derisotme t\u00eb Veliajt p\u00ebr t\u2019u njohur me akuz\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar lirin\u00eb nga arresti paraprak dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me at\u00eb q\u00eb Gjykata Kushtetuese e konsideron kryetar t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb nuk mund t\u00eb pezullohet me forc\u00eb nga detyra sipas Kushtetut\u00ebs. Marrja e tij peng nga SPAK dhe dy gjykata deri m\u00eb sot praktikisht jan\u00eb shpallur si t\u00eb paligjshme. E till\u00eb do t\u00eb ishte edhe leja p\u00ebr t\u00eb arrestuar Belinda Ballukun ende pa u gjykuar.\/TEMA<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb sot hodhi posht\u00eb gjith\u00eb vendimet e gjykatave t\u00eb masave t\u00eb siguris\u00eb dhe gjykat\u00ebses paraprake duke i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb Erion Veliajt t\u00eb njihet personalisht me dosjen n\u00eb ngarkim t\u00eb SPAK. Ky vendim konfirmoi nj\u00eb proces t\u00eb gjat\u00eb nj\u00ebvje\u00e7ar persekutimi, jasht\u00eb \u00e7do kornize ligjore nga SPAK dhe gjykat\u00ebsit e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75574","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75574","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75574"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75574\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75574"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75574"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75574"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}