{"id":75527,"date":"2026-03-09T14:48:14","date_gmt":"2026-03-09T14:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/09\/pastrimi-i-orikumit-jepet-kompanise-se-droges-pasi-u-nderruan-3-kryebashkiake\/"},"modified":"2026-03-09T14:48:14","modified_gmt":"2026-03-09T14:48:14","slug":"pastrimi-i-orikumit-jepet-kompanise-se-droges-pasi-u-nderruan-3-kryebashkiake","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/09\/pastrimi-i-orikumit-jepet-kompanise-se-droges-pasi-u-nderruan-3-kryebashkiake\/","title":{"rendered":"Pastrimi i Orikumit jepet kompanis\u00eb s\u00eb drog\u00ebs, pasi u nd\u00ebrruan 3 kryebashkiak\u00eb \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>\u00a0<\/p>\n\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Orikumi turistik ka vuajtur nga papast\u00ebrtia vitet e fundit. Njer\u00ebzit thon\u00eb se ka nj\u00eb \u201camanet\u201d t\u00eb pashkruar apo mallkim nga ish-kryebashkiaku Ermal Dredha, q\u00eb qyteza t\u00eb mos ket\u00eb sh\u00ebrbim pastrimi. Tenderin e nisi Ermal Dredha, e vazhdoi Elis Halili dhe p\u00ebrfundoi n\u00eb duart e Brunilda Mersinit. M\u00eb n\u00eb fund, kontrata shkoi n\u00eb duart e nj\u00eb kompanie t\u00eb lidhur me parat\u00eb e drog\u00ebs.<\/p>\n\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb dat\u00ebn 17 shkurt 2026, KPP pasi u bind se kontrata do t\u00eb firmosej n\u00eb favor t\u00eb Luan Kaprit dhe \u201cG\u00ebzimit t\u00eb Kasht\u00ebs\u201d, vendosi \u201csolemnisht\u201d heqjen e pezullimit p\u00ebr tenderin e Bashkis\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb konkretisht, masa bllokuese ishte vendosur nga KPP m\u00eb 3 shkurt 2026, me objekt \u201cSh\u00ebrbimi i pastrimit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb Orikum\u201d me fond limit 27,910,435.00 lek\u00eb pa TVSH ose 287,085.32 euro pa TVSH.<\/p>\n<p>Ankimues ishte operatori ekonomik \u201cRej\u201d SHPK, me pronar\u00eb Luan Kaprin dhe G\u00ebzim Salillarin.<\/p>\n\n<p>KPP kishte urdh\u00ebruar Bashkin\u00eb Vlor\u00eb t\u00eb anulonte vendimin mbi kualifikimin \u201cKorsel\u201d SHPK dhe \u201cPastrime Silvio\u201d SHPK.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu, n\u00ebn presionin e KPP, Bashkia Vlor\u00eb nuk ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb ofertat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Kompania s\u00eb cil\u00ebs iu dha kontrata. \u201cREJ shpk\u201d ka ofert\u00ebn 230 milion\u00eb lek\u00eb (22,949,485.12 Lek\u00eb pa TVSH).<\/p>\n\n<p>Dhe k\u00ebshtu, n\u00ebn presionin e KPP, Bashkia Vlor\u00eb nuk ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb ofertat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. Kompania s\u00eb cil\u00ebs iu dha kontrata. \u201cREJ shpk\u201d ka ofert\u00ebn 230 milion\u00eb lek\u00eb (22,949,485.12 Lek\u00eb pa TVSH).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa \u201cPastrime Silvio\u201d shpk dhe KORSEL shpk kishin propozime m\u00eb konkurruese.<\/p>\n\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga tenderat q\u00eb ka zgjatur m\u00eb shum\u00eb n\u00eb historin\u00eb e prokurimeve, q\u00eb nis me kryebashkiakun Ermal Dredha.<\/p>\n<p>M\u00eb 19 qershor 2023 \u00ebsht\u00eb data e fillimit t\u00eb kontrat\u00ebs me \u201cSilver\u201d SHPK e firmosur me Ermal Dredh\u00ebn p\u00ebr 1 vit, p\u00ebr pastrimin e Orikumit. Vlera e kontrat\u00ebs: 28,382,266 lek\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 23 shtator 2024, Ermal Dredha do t\u00eb hapte tenderin e ri t\u00eb pastrimit me fond 236 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt \u201cSh\u00ebrbimi i pastrimit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb administrative Orikum\u201d. Procedura ishte \u201cdenoncuar\u201d n\u00eb KPP!<\/p>\n<p>Paradoksalisht, denoncon sip\u00ebrmarr\u00ebsi q\u00eb ka pasur kontrat\u00ebn me Dredh\u00ebn dhe i linte rrug\u00ebt e Orikumit n\u00eb pisll\u00ebk. Ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr koshat e tejmbushur q\u00eb nuk largoheshin me jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra nga lagjet e qytetit, p\u00ebr fush\u00ebn e plehrave q\u00eb digjej n\u00eb an\u00eb t\u00eb Orikumit, k\u00ebrkon ta p\u00ebrs\u00ebris\u00eb kontrat\u00ebn me Dredh\u00ebn.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu muajt e tjer\u00eb, madje ato m\u00eb kryesor\u00ebt gjat\u00eb sezonit t\u00eb plazhit, Orikumi vazhdoi me situat\u00ebn e r\u00ebnduar t\u00eb pastrimit.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor 2024, firma \u201cSilver\u201d SHPK \u00ebsht\u00eb ankuar pran\u00eb Komisionit t\u00eb Prokurimeve Publike p\u00ebr tenderin, me argumentin se ka gabime n\u00eb p\u00ebrllogaritjet e kostove p\u00ebr disa z\u00ebra, si dhe jan\u00eb vendosur kritere q\u00eb diskriminojn\u00eb operator\u00ebt.<\/p>\n<p>Firma \u201cSilver\u201d shpk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb Linard Balanit. Kujtojm\u00eb se ky biznesmen ka firmosur kontrat\u00ebn m\u00eb 19 qershor 2023 me Ermal Dredh\u00ebn p\u00ebr pastrimin e Orikumit p\u00ebr afatin 1 vit. N\u00eb ark\u00ebn e Balanit u derdh\u00ebn 28 382 266 lek\u00eb t\u00eb taksapaguesve t\u00eb Orikumit, megjith\u00ebse situata e pastrimit ishte skandaloze.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00eb 15 tetor 2024, Komisioni i Prokurimit Publik mori vendimin Nr. 1443\/2024, ku vendosur t\u00eb pranoj\u00eb pjes\u00ebrisht ankes\u00ebn e \u201cSilver\u201d SHPK dhe i k\u00ebrkoi Dredh\u00ebs t\u00eb b\u00ebj\u00eb disa modifikime\u00a0 n\u00eb tender q\u00eb jan\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p>Pingpongu mes Bashkis\u00eb Vlor\u00eb dhe KPP do t\u00eb vazhdonte deri n\u00eb qershor 2025!<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb vitit 2024\u20132025, Orikumi mbetet pa sh\u00ebrbim t\u00eb rregullt pastrami p\u00ebr shkak t\u00eb zvarritjeve dhe procedurave n\u00eb KPP. Situata e pastrimit r\u00ebndohet ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb sezonit turistik.<\/p>\n<p>M\u00eb n\u00eb fund, KPP merr vendimin \u201cp\u00ebrfundimtar\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor 2025, kujtuam se puna pastrimit t\u00eb Orikumit u zgjidh. Komisioni i Prokurimit Publik kishte sh\u00ebnuar rekord n\u00eb afatin e shqyrtimit t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje: 1 vit zgjati marrja e vendimit p\u00ebrfundimtar p\u00ebr tenderin e Pastrimit t\u00eb Orikumit! KPP bashk\u00eb me Ermal Dredh\u00ebn e Bashkis\u00eb Vlor\u00eb, kishin plot 1 vit q\u00eb e zvarrisnin prokurimin e pastrimit t\u00eb qytetit turistik. M\u00eb n\u00eb fund ishte marr\u00eb vendimi \u201chistorik\u201d i KPP: Dredha u lejua t\u00eb luaj\u00eb me tenderin.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb vendimi i KPP i dat\u00ebs 27 qershor 2025: T\u00eb lejoj\u00eb autoritetin kontraktor (Ermalin) p\u00ebr vijimin me hapat e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb prokurimit \u201cE hapur, mbi kufirin e lart\u00eb monetar\u201d, me Nr. REF-16795-08-21-2024, me objekt \u201cSh\u00ebrbimi i pastrimit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb administrative Orikum\u201d. Nj\u00eb turp i v\u00ebrtet\u00eb! Qyteti ishte n\u00eb sezon turistik, Dredha vazhdonte b\u00ebnte letrat e tenderit p\u00ebr pastrimin.<\/p>\n\n<p>Vendimi i dha mund\u00ebsi bashkis\u00eb t\u00eb rihapte tenderin.<\/p>\n<p>N\u00eb gusht 2025, tenderi rinis, nd\u00ebrsa fondi limit rritet me +50 milion\u00eb lek\u00eb. Fondi total arrin rreth 280 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ku shkojn\u00eb parat\u00eb e shtuara p\u00ebr pastrimin e Orikumit? Kjo \u00ebsht\u00eb tabela e mjeteve q\u00eb operatori fitues do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb p\u00ebr pastrimin e Orikumit dhe t\u00eb fshatrave p\u00ebrreth.<\/p>\n\n<p>Si ka mund\u00ebsi, q\u00eb t\u00eb jepet nj\u00eb fond prej 300 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe qyteti t\u00eb pastrohet me vet\u00ebm nj\u00eb makin\u00eb? Plehrat q\u00ebndrojn\u00eb kapic\u00eb n\u00ebp\u00ebr kosha derisa t\u2019u vij\u00eb radha e grafikut t\u00eb mjetit t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb pastrimit.<\/p>\n<p>KPP e drejtuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga Jonaid Myzyri, aktualisht n\u00eb arrest sht\u00ebpiak p\u00ebr korrupsion, nd\u00ebrsa tani nga z\u00ebvend\u00ebsi i tij Fiorent Zguro, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb urdh\u00ebrojn\u00eb shtimin e mjeteve dhe t\u00eb personelit, b\u00ebhet pjes\u00eb e pazareve t\u00eb tenderit.<\/p>\n<p>Ish-Kryebashkiaku Elis Halili, q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoi Ermal Dredh\u00ebn, ka marr\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb dor\u00eb tenderin. Me k\u00ebt\u00eb ndryshim \u201cdore\u201d t\u00eb pazarit t\u00eb tenderit, ka edhe situat\u00eb t\u00eb re n\u00eb Komisionin e Prokurimit Publik (KPP).<\/p>\n\n<p>Halili ka preferuar t\u2019ia jap\u00eb tenderin biznesmenit Fiqiri Allmuca q\u00eb \u00ebsht\u00eb pronar i kompanis\u00eb \u201cPastrime Silvio shpk\u201d, nd\u00ebrsa Fiorent Zguro k\u00ebrkon ta p\u00ebrmbys\u00eb vendimin dhe t\u2019ia jap\u00eb tenderin Luan Kaprit t\u00eb firm\u00ebs \u201cRej\u201d shpk.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb pasi ishte ulur n\u00eb kolltukun e kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb, n\u00eb dat\u00ebn 22.09.2025, bashkia ka zhvilluar procedur\u00ebn e prokurimit.\u00a0 B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt \u201cSh\u00ebrbimi i pastrimit t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb Orikum\u201d, me fond limit 27,910,435 lek\u00eb pa TVSH. N\u00eb dat\u00ebn 10.10.2025, bashkia ka njoftuar operator\u00ebt ekonomik\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs mbi rezultatet e vler\u00ebsimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave.<\/p>\n<p>Sic shohim nga kjo odise e tenderit, koha qenka flori p\u00ebr zyrtar\u00ebt e korruptuar dhe biznesmen\u00ebt, por jo p\u00ebr Orikumin.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb fituar koh\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb loj\u00eb kryetaren e t\u00eb bashkis\u00eb Vlor\u00eb, Brunilda Mersini, t\u00eb zgjedhur n\u00eb 9 n\u00ebntor 2025, kompania \u201cRej\u201d shpk e d\u00ebrgon tenderin s\u00ebrish n\u00eb duart e KPP-s\u00eb. M\u00eb 3 n\u00ebntor 2025 \u00ebsht\u00eb regjistruar ankesa \u201cRej\u201dshpk pran\u00eb Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik dhe Bashkis\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cpadi\u201d kund\u00ebrshtohet kualifikimi i ofertave t\u00eb paraqitura nga operatori ekonomik \u201cKorsel\u201d SHPK dhe operatori ekonomik \u201cPastrime Silvio\u201d SHPK. Sipas \u201cpadis\u00eb\u201d pretendohet se kompanit\u00eb e m\u00ebsip\u00ebrme nuk kan\u00eb kapacitete dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dekarime t\u00eb rreme p\u00ebr mjetet q\u00eb do t\u00eb angazhojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 13 n\u00ebntor 2025, bashkia ka dor\u00ebzuar pran\u00eb Komisionit t\u00eb Prokurimit Publik informacion, dokumentacion si dhe aktin e trajtimit t\u00eb ankes\u00ebs s\u00eb operatorit ekonomik ankimues, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb vendosur mospranimi i ankes\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe vendimi i marr\u00eb nga KPP m\u00eb 20 n\u00ebntor 2025 \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb se pastrimi i Orikumit do t\u00eb zvarritet s\u00ebrish.<\/p>\n<p>KPP urdh\u00ebron kompanin\u00eb \u201cKorsel\u201d shpk t\u00eb paraqes\u00eb dokumentet origjinale. Nd\u00ebrsa p\u00ebr kompanin\u00eb \u201cPastrime Silvio\u201d shpk nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb vendim p\u00ebr momentin. Kjo e linte t\u00eb hapur pazarin, q\u00eb do t\u00eb thoshte humbje kohe p\u00ebr Orikumin. Qyteti do t\u00eb vazhdonte t\u00eb vuante sh\u00ebrbimet e k\u00ebqija t\u00eb bashkis\u00eb Vlor\u00eb, megjith\u00ebse paguan rregullisht taksa p\u00ebr pastrimin.<\/p>\n<p>Nga kjo odise humb\u00ebsit jan\u00eb qytetar\u00ebt, pasi Orikumi mbeti dy sezone turistike pa sh\u00ebrbim pastrimi.<\/p>\n<p>Fituesit jan\u00eb pronar\u00ebt e \u201cRej\u201d shpk. Nj\u00ebri pronar I k\u00ebsaj kompanie \u00ebsht\u00eb Luan Kapri, v\u00ebllai i Eduart Kaprit, kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Pogradecit 2015-2019. N\u00eb shkurt 2025, Eduart Kapri u d\u00ebnua me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb SPAK me 1.6 vite burg, p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre, pasi kishte lejuar kryerjen e punimeve n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin n\u00eb nj\u00eb pallat 14-kat\u00ebsh t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb themeluar nga vet\u00eb Kapri, q\u00eb administrohet nga v\u00ebllai i tij.<\/p>\n<p>Pronari tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb G\u00ebzim Salillari, i cili njihet ndryshe edhe si \u201cG\u00ebzimi i Kasht\u00ebs\u201d, p\u00ebr shkak t\u00eb lokalit q\u00eb kishte n\u00eb pron\u00ebsi n\u00eb plazhin e Durr\u00ebsit, n\u00eb zon\u00ebn e Bllokut t\u00eb Vilave Qeveritare.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2011, G\u00ebzim Salillari themelon kompanin\u00eb e nd\u00ebrtimit Kliva shpk.<\/p>\n\n<p>Disa dit\u00eb pas themelimit t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit Kliva, G\u00ebzimi i Kasht\u00ebs i blen Luan Kaprit 20 % t\u00eb aksioneve t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit Rej shpk p\u00ebr 13 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebrmes shoq\u00ebris\u00eb Kliva. Kompania Rej shpk, me kapital 130 mij\u00eb euro, \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb vitin 1999 nga Luan Kapri, nj\u00eb bizsmen kontrovers dhe i denoncuar p\u00ebr mashtrim me kontratat publike.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm gjat\u00eb 5 viteve t\u00eb fundit, kompania Rej, ka p\u00ebrfituar 32 milion\u00eb euro nga buxheti i shtetit, p\u00ebrmes tenderave me hije korrupsioni dhe kontratave abuzive, gjithnj\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, i cili ndalon q\u00eb subjeke t\u00eb ligjit anti-mafia t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb tendera dhe ankande publike.<\/p>\n<p>G\u00ebzim Salillari, sipas autoriteteve italiane, kontrabandonte drog\u00eb n\u00eb qytetin jugor t\u00eb Barit nga porti i Durr\u00ebsit n\u00eb fund t\u00eb viteve 1990.<\/p>\n<p>I d\u00ebnuar nga nj\u00eb gjykat\u00eb e Barit n\u00eb vitin 2002 me tet\u00eb vjet burg, m\u00eb von\u00eb i reduktuar n\u00eb kat\u00ebr, Salillari jetoi i lir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri deri n\u00eb vitin 2006, kur u arrestua n\u00eb Durr\u00ebs me urdh\u00ebr t\u00eb Interpolit. Megjithat\u00eb, ai iu shmang burgut, fal\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb se urdhri i arrestit ishte i paligjsh\u00ebm me arsyetimin se 294 faqe dokumente t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes nga gjykata e Barit nuk ishin p\u00ebrkthyer n\u00eb shqip.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kapri me Salillarin hap\u00ebn kompanit\u00eb Greengo 2018 dhe Green &amp; Bio Farm dhe mor\u00ebn leje n\u00eb 2019 dhe 2020 p\u00ebr kultivim kanabisi mjek\u00ebsor n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Lejet u hoq\u00ebn pas bastisjeve t\u00eb policis\u00eb dhe prokuror\u00ebt n\u00eb Strug\u00eb hap\u00ebn hetime ndaj dy kompanive, secila p\u00ebr shkelje t\u00eb rregulloreve dhe prodhim dhe tregti t\u00eb paligjshme t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Por shqet\u00ebsimi m\u00eb i madh, n\u00eb rastin e Orikumit \u00ebsht\u00eb se kompania merr kontratat dhe nuk kryen sh\u00ebrbimin e pastrimit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ka ndodhur me Spitalin e Kor\u00e7\u00ebs, Ku kapri k\u00ebrkoi m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb dhe para p\u00ebr kryerjen e sh\u00ebrbimit. Po k\u00ebshtu me Bashkin\u00eb Durr\u00ebs, ku Kapri e prishi kontrat\u00ebn nj\u00eb vit para kohe, p\u00ebr pastrimin e Sukthit. Gjithashtu, sh\u00ebrbim pa cil\u00ebsi ka kryer kjo kompani edhe gjat\u00eb zbatimit t\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr pastrimin e Spitalit t\u00eb Traum\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0 Orikumi turistik ka vuajtur nga papast\u00ebrtia vitet e fundit. Njer\u00ebzit thon\u00eb se ka nj\u00eb \u201camanet\u201d t\u00eb pashkruar apo mallkim nga ish-kryebashkiaku Ermal Dredha, q\u00eb qyteza t\u00eb mos ket\u00eb sh\u00ebrbim pastrimi. Tenderin e nisi Ermal Dredha, e vazhdoi Elis Halili dhe p\u00ebrfundoi n\u00eb duart e Brunilda Mersinit. M\u00eb n\u00eb fund, kontrata shkoi n\u00eb duart e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75527","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75527","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75527"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75527\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75527"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75527"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75527"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}