{"id":75519,"date":"2026-03-09T13:35:17","date_gmt":"2026-03-09T13:35:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/09\/deputetet-e-ps-gardh-per-ballukun-rama-rrezon-kerkesen-e-spak-per-arrestimin\/"},"modified":"2026-03-09T13:35:17","modified_gmt":"2026-03-09T13:35:17","slug":"deputetet-e-ps-gardh-per-ballukun-rama-rrezon-kerkesen-e-spak-per-arrestimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/09\/deputetet-e-ps-gardh-per-ballukun-rama-rrezon-kerkesen-e-spak-per-arrestimin\/","title":{"rendered":"Deputet\u00ebt e PS gardh p\u00ebr Ballukun\/ Rama rr\u00ebzon k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK p\u00ebr arrestimin"},"content":{"rendered":"<p>Partia Socialiste sapo ka zyrtarizua kthes\u00ebn e saj m\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien me drejt\u00ebsin\u00eb duke i refuzuar prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK arrestimin e Belinda Ballukut. Vendimi zyrtar, q\u00eb Rama e shpalli n\u00eb mbledhjen e grupit parlamentar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shmangie nga kredo politike e Partis\u00eb Socialiste, nj\u00eb devijim nga korsia q\u00eb udh\u00ebhoqi veprimin e saj politik t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb 10 vitet e fundit; premtimi p\u00ebr t\u00eb mos e penguar drejt\u00ebsin\u00eb e re n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e grupit parlamentar, t\u00eb PS, Edi Rama nxorri disa pretekste p\u00ebr ta paraqitur si problematike k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit Dritan Pren\u00e7i, kur tha se Belinda Balluku nuk akuzohet p\u00ebr korrupsion, por p\u00ebr \u201cshkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera\u201d. Ai kujtoi se ajo \u00ebsht\u00eb \u201cn\u00ebna e nj\u00eb f\u00ebmije t\u00eb mitur\u201d, ndaj s\u00eb cil\u00ebs po zhvillohet nj\u00eb gjyq popullor, i ngjash\u00ebm me procesin q\u00eb iu b\u00eb gjyshit t\u00eb saj n\u00eb diktatur\u00eb.<\/p>\n\n<p>Rama sulmoi direkt pun\u00ebn e prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK duke p\u00ebrs\u00ebritur se do t\u2019i kishte nxjerr\u00eb jasht\u00eb nga salla kur t\u00eb vinin me 16 mij\u00eb faqe prova.<\/p>\n<p>\u201cNuk do t\u00eb doja ta kisha p\u00ebrmendur q\u00eb jan\u00eb 16 mij\u00eb faqe dhe prova sepse ajo m\u00eb provokon, m\u00eb ka provokuar q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb, Po t\u00eb isha un\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Mandateve, do t\u2019i thoja \u201c\u00c7ohuni! Ikni dhe kthehuni me nj\u00eb dosje p\u00ebr parlamentin e deputetin\u201d. E dini ju ca jan\u00eb ato 16 mij\u00eb faqe? Nuk jan\u00eb produkt I hetimit se ska si t\u00eb jen\u00eb, jan\u00eb 16 mij\u00eb faaqe ku jan\u00eb future brenda kontrata, studime, arkivi I ministris\u00eb futur brenda\u201d u shpreh kryeministri.<\/p>\n<p>Kryeministri relativizoi transkriptin e bised\u00ebs q\u00eb prokuror\u00ebt e soll\u00ebn n\u00eb kuvend si prov\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bised\u00eb telefonike mes dy punonj\u00ebseve t\u00eb ministris\u00eb, ku nj\u00ebra tregon se si \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar nga kabineti i Belinda Ballukut dhe nga \u201ct\u00eb fort\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cE paska shtyr\u00eb prokurorin t\u00eb marr\u00eb gjith\u00eb at\u00eb t\u00eb p\u00ebrpjet\u00eb t\u00eb vij\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga parlamenti i Shqip\u00ebris\u00eb arrestimin e nj\u00eb deputetej\u00eb, e cila, nj\u00eb kujtes\u00eb e vog\u00ebl k\u00ebtu: \u00ebsht\u00eb prind i vet\u00ebm e nj\u00eb vajze miniorene. Nuk po marr fare p\u00ebr baz\u00eb faktin q\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjim prokurori e kishte. Apo jo? E kishte! Edhe p\u00ebrpara se sa ta pezullonte ministrjen, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e nxorri vet\u00ebm kur ra masa e pezullimit duke e p\u00ebrdorur si rrethan\u00eb r\u00ebnduese p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar me \u00e7do kusht arrestin n\u00eb nj\u00eb turravrap i cili m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb hap logjik i nj\u00eb procedure ku shfaqet nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb e re, ngjan me nj\u00eb reagim emocional ndaj rr\u00ebzimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb pezullimit nga Gjykata Kushtetuese. Po nejse!\u201d u shpreh Rama.<\/p>\n<p>Rama konfirmoi se Belinda Balluku do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb drejtuese politike n\u00eb Fier, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrjashtim tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata zyrtar\u00eb socialist\u00eb q\u00eb kan\u00eb pasur probleme me SPAK dhe q\u00eb jan\u00eb m\u00ebnjanuar nga detyrat partiake. \u201c<em>Ajo do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb drejtoj\u00eb qarkun. Pak kush nga ne I I mban si Belinda kontaktet me territorin\u201d, <\/em>deklaroi Rama q\u00eb fjal\u00ebn e tij e mbylli gati me nj\u00eb falenderim p\u00ebrul\u00ebs p\u00ebr Ballukun.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e fal\u00ebnderoj sot Belind\u00ebn p\u00ebr pun\u00ebn e madhe q\u00eb b\u00ebri n\u00eb detyrat q\u00eb i besova p\u00ebr 6 vjet me radh\u00eb dhe i uroj fatin q\u00eb meriton, cilido qoft\u00eb fati q\u00eb meriton, n\u00eb betej\u00ebn ligjore p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb ket\u00eb n\u00eb krah, vet\u00ebm avokat\u00ebt e saj dhe i k\u00ebrkoj ndjes\u00eb p\u00ebr refuzimet e p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb tre dor\u00ebheqjeve t\u00eb veta\u201du shpreh kryeministri.<\/p>\n<h3><strong>Si nis\u00ebn sulmet e Ram\u00ebs ndaj drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb re<\/strong><\/h3>\n<p>Screenshot<\/p>\n<p>Sulmet e Ram\u00ebs ndaj SPAK dhe GJKKO nis\u00ebn gati 4 muaj m\u00eb par\u00eb kur zv.kryeministrja n\u00eb detyr\u00eb, Belinda Balluku u pezullua nga detyra me vendim t\u00eb gjykat\u00ebsit Erjon \u00c7ela n\u00eb dat\u00ebn 20 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Balluku ishte marr\u00eb e pandehur n\u00eb 31 tetor pasi prokuror\u00ebt gjet\u00ebn disa mesazhe n\u00eb telefonit t\u00eb ish-drejtorit t\u00eb ARRSH, Ervis Berberi q\u00eb tregonin se tenderi p\u00ebr tunelin e Llogaras\u00eb u anulua dhe u rihap me disa dhjet\u00ebra milion euro m\u00eb shum\u00eb, sipas urdh\u00ebrit personal t\u00eb Belinda Ballukut, e cila kishte pasur takime me drejtues t\u00eb kompanis\u00eb turke q\u00eb u shpall fituese.<\/p>\n<p>I irrituar nga fakti se i hoq\u00ebn nga kabineti njeriun e tij m\u00eb t\u00eb besuar, Rama e ankimoi pezullimin e Ballukut n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese me pretendimin se kjo ishte nj\u00eb shkelje e parimit t\u00eb ndarjes s\u00eb pushteteve. Q\u00eb nga ky moment, Rama ai u rikthye n\u00eb versionin e tij t\u00eb vjet\u00ebr, duke sulmuar drejt\u00ebsin\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb q\u00eb kishte p\u00ebrdorur para reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb p\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd manovra politike e Ram\u00ebs n\u00eb raport me drejt\u00ebsin\u00eb ka qen\u00eb trullos\u00ebse. P\u00ebr shum\u00ebk\u00ebnd \u00ebsht\u00eb ende I fresk\u00ebt n\u00eb kujtes\u00eb Edi Rama euforik i fushat\u00ebs elektorale, q\u00eb rrihte gjoksin p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi dhe <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/03\/24\/macja-qe-ha-minjte-e-vet-rama-fushate-me-kokat-e-veliajt-beqajt-dakos\/\">e krahasonte veten me macen m\u00eb t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr kapjen e minjve.<\/a> Sot vendin e tij, e ka z\u00ebn\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb I mbush ekranet me baltosjen ndaj gjykat\u00ebsve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb rritje rrogash dhe q\u00eb me vendimet e tyre, thot\u00eb ai, kryejn\u00eb \u201cakte brutale\u201d.<\/p>\n<p>Edi Rama duke folur n\u00eb mbledhjen e grupit parlamentar p\u00ebr Belinda Ballukun<\/p>\n<p>Jo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb shikonim nj\u00eb Edi Ram\u00eb q\u00eb i g\u00ebzohej zellit t\u00eb Altin Dumanit p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb burg politikan\u00ebt e opozit\u00ebs, madje e nd\u00ebrsente at\u00eb nga tribuna e kongreseve socialiste. Sot, Edi Rama I kujton so m\u00ebkate arrestimet e Ilir Beqajt dhe t\u00eb Erjon Veliajt, nd\u00ebrsa ngre z\u00ebrin p\u00ebr numrin e lart\u00eb t\u00eb t\u00eb paraburgosurve, citon raportet e Kolegjit t\u00eb Evrop\u00ebs dhe i konsideron arrestimet nj\u00eb \u201cmod\u00eb e vrazhd\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ram\u00ebs s\u00eb 3 muajve m\u00eb par\u00eb, q\u00eb mburrej se si kjo drejt\u00ebsi I vjen Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb her\u00eb n\u00eb 100 vjet, sot ia ka l\u00ebn\u00eb vendin politikani grindavec, q\u00eb k\u00ebrkon pretekste, gjen justifikime dhe flet plot pathos kund\u00ebr hetimeve, duke k\u00ebrc\u00ebnuar me kartonat q\u00eb ka n\u00eb parlament.<\/p>\n<p><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/03\/06\/balluku-le-ministrine-ne-lot-ndoqa-shembullin-e-rames-ishte-shkolla-me-e-mire\/\">Balluku l\u00eb ministrin\u00eb n\u00eb lot: Ndoqa shembullin e Ram\u00ebs, ishte shkolla m\u00eb e mir\u00eb!<\/a><\/p>\n<p>Por si ndodhi q\u00eb Rama e humbi kaq shpejt aureol\u00ebn e reformatorit t\u00eb madh, I cili premtoi t\u2019i jepte fund pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb drejt\u00ebsie t\u00eb pavarur? \u00c7far\u00eb e detyron sot t\u2019i b\u00ebhet ushtar, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs dhe avokat Belinda Ballukut duke sfiduar orientimet e Bashkimit Europian?<\/p>\n<p>Ndryshe nga dosjet e tjera ku jan\u00eb arrestuar Erjon Veliaj, Ilir Beqaj, Lefter Koka etj, n\u00eb hetimet p\u00ebr Ballukun porosit\u00eb e kryeministrit Rama p\u00ebr takimet me biznesmen\u00eb q\u00eb konkurojn\u00eb dhe fitojn\u00eb tenderat publik\u00eb, dalin hapur. Nga mesazhet q\u00eb u gjet\u00ebn n\u00eb celularin e Ervis Berberit, ish-zv.kryeministrja dhe ministrja e infrastruktur\u00ebs Belinda Balluku e thot\u00eb qart\u00eb se thjesht \u00ebsht\u00eb duke zbatuar porosit\u00eb e \u201cKM\u201d apo t\u00eb \u201cRam\u00ebs\u201d si\u00e7 i referohet ajo.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Rama e ka pranuar hierarkin\u00eb e veprimeve n\u00eb mesazhe duke mos i l\u00ebvizur asnj\u00eb presje porosive q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb Belinda Ballukut. I pyetur n\u00ebse edhe ai \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb takimet dhe porosit\u00eb q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb ministres me biznesmen\u00ebt q\u00eb fitojn\u00eb tendera, Rama \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur: \u201cUn\u00eb do takoj dhe kam takuar k\u00eb t\u00eb m\u00eb doj\u00eb e bardha zem\u00ebr dhe e mira mendje. Njeriu nuk mund t\u00eb faj\u00ebsohet apo t\u00eb dyshohet kurr\u00eb p\u00ebr k\u00eb takon, kurr\u00eb, kurr\u00eb.\u201d\/Lapsi.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/03\/09\/deputetet-e-ps-gardh-per-ballukun-rama-rrezon-kerkesen-e-spak-per-arrestimin\/\">Deputet\u00ebt e PS gardh p\u00ebr Ballukun\/ Rama rr\u00ebzon k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK p\u00ebr arrestimin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Socialiste sapo ka zyrtarizua kthes\u00ebn e saj m\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien me drejt\u00ebsin\u00eb duke i refuzuar prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK arrestimin e Belinda Ballukut. Vendimi zyrtar, q\u00eb Rama e shpalli n\u00eb mbledhjen e grupit parlamentar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shmangie nga kredo politike e Partis\u00eb Socialiste, nj\u00eb devijim nga korsia q\u00eb udh\u00ebhoqi veprimin e saj politik [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":75520,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75519","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75519","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75519"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75519\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/75520"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75519"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75519"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75519"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}