{"id":75513,"date":"2026-03-09T13:48:21","date_gmt":"2026-03-09T13:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/09\/raporti-i-spak-rriten-kercenimet-ndaj-prokuroreve-korrupsion-ne-nivelet-e-larta\/"},"modified":"2026-03-09T13:48:21","modified_gmt":"2026-03-09T13:48:21","slug":"raporti-i-spak-rriten-kercenimet-ndaj-prokuroreve-korrupsion-ne-nivelet-e-larta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/09\/raporti-i-spak-rriten-kercenimet-ndaj-prokuroreve-korrupsion-ne-nivelet-e-larta\/","title":{"rendered":"Raporti i SPAK: Rriten k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj prokuror\u00ebve, korrupsion n\u00eb nivelet e larta"},"content":{"rendered":"<p>Raporti vjetor i vitit 2025 i Struktur\u00ebs e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar evidenton se korrupsioni n\u00eb nivele t\u00eb larta dhe krimi i organizuar mbeten sfidat kryesore p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Sipas raportit, grupet kriminale shqiptare vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb rrjete nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb trafikun e drog\u00ebs, pastrimin e parave dhe aktivitete t\u00eb tjera t\u00eb paligjshme q\u00eb shtrihen p\u00ebrtej kufijve t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se<em>\u00a0\u201cgjat\u00eb vitit 2025, vlera totale e aseteve t\u00eb sekuestruara dhe konfiskuara \u00ebsht\u00eb rreth 45.4 milion\u00eb euro, prej t\u00eb cilave rreth 43.49 milion\u00eb euro, \u00ebsht\u00eb vlera e aseteve t\u00eb sekuestruara (rreth 96% e totalit) dhe rreth 1.91 milion\u00eb euro p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb vler\u00ebn e aseteve t\u00eb konfiskuara (rreth 4% e totalit). N\u00eb vler\u00ebn e aseteve t\u00eb sekuestruara p\u00ebrfshihet dhe sekuestrimi i kriptovalutave t\u00eb llojit TETHER, USDT, me vlere ekuivalente prej 14.5 milion\u00eb dollar\u00eb ose rreth 12.4 milion\u00eb euro (vendimi nr.583, date 04.09.2025).<\/em><\/p>\n<p><em>Vlera e pasurive t\u00eb sekuestruara p\u00ebr vepra penale q\u00eb lidhen me krimin e organizuar \u00ebsht\u00eb rreth 42.4 milion\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vlera e pasurive t\u00eb konfiskuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori veprash penale \u00ebsht\u00eb rreth 1.8 milion\u00eb euro. Sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb lidhen me zyrtar\u00ebt e lart\u00eb, vlera e pasurive t\u00eb sekuestruara \u00ebsht\u00eb rreth 1.1 milion euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vlera e pasurive t\u00eb konfiskuara \u00ebsht\u00eb rreth 100,000 euro.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2025, sipas raportit vjetor, jan\u00eb <em>\u201chetuar gjithsej 871 procedime penale, nga t\u00eb cilat 294 jan\u00eb procedimet t\u00eb reja, t\u00eb regjistruara gjat\u00eb vitit 2025 dhe 39 prej t\u00eb cilave jan\u00eb bashkuar, nd\u00ebrsa 577 jan\u00eb t\u00eb mbartura nga viti 2024. Krahasuar me vitin 2024, kjo p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb rritje prej 4.9% t\u00eb volumit t\u00eb hetimeve penale (nga 793 n\u00eb 832). Po ashtu, raporti mes procedimeve penale t\u00eb reja dhe \u00e7\u00ebshtjeve\/hetimeve t\u00eb p\u00ebrfunduara u rrit me rreth 6.67% gjat\u00eb vitit 2025, krahasuar me vitin 2024.\u201d<\/em><\/p>\n<p>Dokumenti thekson se trafiku i narkotik\u00ebve, sidomos i kokain\u00ebs dhe kanabisit drejt vendeve t\u00eb Bashkimit Europian, mbetet aktiviteti m\u00eb fitimprur\u00ebs p\u00ebr grupet kriminale. Nj\u00eb pjes\u00eb e konflikteve t\u00eb dhunshme dhe vrasjeve n\u00eb vend lidhen pik\u00ebrisht me p\u00ebrplasjet mes k\u00ebtyre grupeve p\u00ebr kontrollin e tregut t\u00eb drog\u00ebs. Po ashtu, raporti n\u00ebnvizon se Shqip\u00ebria vazhdon t\u00eb konsiderohet nj\u00eb burim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i arm\u00ebve ilegale q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb rajon dhe n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsim i evidentuar nga SPAK \u00ebsht\u00eb pastrimi i parave, i cili sipas raportit kryhet kryesisht p\u00ebrmes investimeve n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit, pasurive t\u00eb paluajtshme dhe bizneseve t\u00eb ndryshme. Kjo praktik\u00eb, sipas institucionit, deformon konkurrenc\u00ebn n\u00eb ekonomi dhe ndikon negativisht n\u00eb treg, raporton Report Tv.<\/p>\n<p>Raporti ndalet gjithashtu te korrupsioni n\u00eb administrat\u00ebn publike dhe n\u00eb pushtetin vendor, duke theksuar se nj\u00eb pjes\u00eb e hetimeve kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb, drejtues institucionesh dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb qeverisjes vendore, kryesisht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me tenderat publik\u00eb, p\u00ebrdorimin e fondeve dhe dh\u00ebnien e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>SPAK vler\u00ebson se sfidat mbeten t\u00eb m\u00ebdha, sidomos n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave dhe korrupsionit n\u00eb nivele t\u00eb larta, duke n\u00ebnvizuar nevoj\u00ebn p\u00ebr forcimin e kapaciteteve hetimore dhe bashk\u00ebpunimit institucional.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket volumit t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb mbylljen e hetimeve, Prokuroria e Posa\u00e7me ka vijuar t\u00eb tregoj\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri me 216 \u00e7\u00ebshtje\/hetime t\u00eb p\u00ebrfunduara n\u00eb vitin 2025, duke ruajtur t\u00eb nj\u00ebjtin nivel me vitin 2024.<\/p>\n<p>Edhe pse numri i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb d\u00ebrguara n\u00eb gjykat\u00eb ka r\u00ebn\u00eb me 19.5%, numri i personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb rritur me 13.5%, \u00e7ka tregon se, hetimet jan\u00eb fokusuar tek \u00e7\u00ebshtje m\u00eb komplekse, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb m\u00eb shum\u00eb individ\u00eb. Kjo e dhen\u00eb, nj\u00eb reflektim t\u00eb qasje m\u00eb strategjike dhe t\u00eb fokusuar t\u00eb SPAK n\u00eb ndjekjen penale gjat\u00eb k\u00ebtij viti raportues.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2025, rreth 29% e \u00e7\u00ebshtjeve dhe hetimeve t\u00eb p\u00ebrfunduara jan\u00eb transferuar tek prokurorit\u00eb e juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, nj\u00eb r\u00ebnie e ndjeshme krahasuar me mesataren e periudh\u00ebs 2021-2024.<\/p>\n<p>SPAK ka identifikuar disa sfida kryesore n\u00eb funksionimin e institucionit, q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndryshime ligjore t\u00eb mundshme n\u00eb Kushtetut\u00eb, p\u00ebr t\u00eb garantuar cil\u00ebsin\u00eb dhe mbar\u00ebvajtjen e veprimtaris\u00eb s\u00eb institucionit. Prokuroria e Posa\u00e7me thekson rritjen e nivelit t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve nga krimi, mosp\u00ebrcaktimi i qart\u00eb ligjor e p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb prokuror\u00ebve, bashk\u00ebpunimi me institucionet e tjera apo dhe me ato nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201c1.<strong>\u00a0Sfidat n\u00eb hetimin e krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb\u00a0<\/strong>\u2013 Hetimi i krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit n\u00eb nivele t\u00eb larta paraqet sfida t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr SPAK. Gjithashtu, retorika politike dhe mediatike mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb perceptimin publik dhe n\u00eb autoritetin e institucionit, si dhe mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb edhe si faktor nxit\u00ebs p\u00ebr rritjen e nivelit t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve nga krimi i organizuar. SPAK do ti konsideronte ve\u00e7an\u00ebrisht shqet\u00ebsuese ato nisma ose masa me karakter ligjor dhe institucional, q\u00eb do t\u00eb synonin kufizimin e mjeteve proceduriale dhe pavar\u00ebsin\u00eb e saj. Nd\u00ebrhyrje t\u00eb tilla do t\u00eb p\u00ebrbenin rrezik serioz p\u00ebr funksionin kushtetues t\u00eb SPAK dhe p\u00ebr vet\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>2.\u00a0<strong>Statusi i prokuror\u00ebve t\u00eb posa\u00e7\u00ebm pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit\u00a0<\/strong>\u2013 Mosp\u00ebrcaktimi i qart\u00eb ligjor k\u00ebrc\u00ebnon vijim\u00ebsin\u00eb e hetimeve dhe standardet profesionale, duke ndikuar n\u00eb besimin e publikut dhe n\u00eb p\u00ebrmbushjen e k\u00ebrkesave t\u00eb institucioneve komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>3.<strong>\u00a0K\u00ebshilltar\u00ebt ligjor pran\u00eb SPAK<\/strong>\u00a0\u2013 Mungesa e k\u00ebshilltar\u00ebve ligjor\u00eb me p\u00ebrvoj\u00eb krijon v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e hetimeve dhe ndjekjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve n\u00eb t\u00eb gjitha shkall\u00ebt e gjykimit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>4.\u00a0<strong>Bashk\u00ebpunimi me institucionet publike<\/strong>\u00a0\u2013 Edhe pse ka rritje t\u00eb referimeve dhe shk\u00ebmbimit t\u00eb informacionit, niveli i bashk\u00ebpunimit duhet t\u00eb intensifikohet m\u00eb tej, ve\u00e7an\u00ebrisht me Policin\u00eb e Shtetit, p\u00ebr t\u00eb garantuar hetime m\u00eb t\u00eb koordinuara dhe efikase. 5. Sistemi i Menaxhimit t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve (Case Management System) \u2013 Konsolidimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i moduleve ekzistuese dhe integrimi i funksionaliteteve t\u00eb reja mbetet prioritet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar nd\u00ebrveprimin me proceset hetimore dhe procedurale t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, duke siguruar monitorim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb progresit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>6.\u00a0<strong>Nj\u00ebsia e analiz\u00ebs\u00a0<\/strong>\u2013 Ngritja e nj\u00eb strukture t\u00eb specializuar p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e hetimeve komplekse, matjet e riskut dhe raportimet komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare vazhdon t\u00eb mbetet sfid\u00eb, duke k\u00ebrkuar bashk\u00ebpunim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me ekspert\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>7.<strong>\u00a0Specialisti Nd\u00ebrlidh\u00ebs\u00a0<\/strong>\u2013 Statusi i specialistit nd\u00ebrlidh\u00ebs si n\u00ebpun\u00ebs civil nuk p\u00ebrputhet plot\u00ebsisht me funksionet, q\u00eb duhet t\u00eb kryej\u00eb sipas ligjit nr. 95\/2016, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebrcaktimin e qart\u00eb t\u00eb pozicionit dhe kompetencave p\u00ebr t\u00eb garantuar efektivitetin e rolit.<\/p>\n<p>8.\u00a0<strong>Shqyrtimi i k\u00ebrkesave nga autoritetet e huaja \u2013<\/strong>\u00a0Mungesa e kompetenc\u00ebs p\u00ebr njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale t\u00eb huaja, p\u00ebrfshir\u00eb procedurat e ekstradimit, mbetet problematike dhe ndikon vijim\u00ebsin\u00eb e hetimeve dhe bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>9.\u00a0<strong>Kompetenca e Gjykatave t\u00eb Posa\u00e7me\u00a0<\/strong>\u2013 Mungesa e kompetenc\u00ebs p\u00ebr shqyrtimin e k\u00ebrkesave n\u00eb faz\u00ebn e ekzekutimit t\u00eb vendimeve penale p\u00ebr subjektet e posa\u00e7me detyron q\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje t\u00eb trajtohen nga gjykatat e juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, duke rritur koh\u00ebzgjatjen dhe kompleksitetin procedural.<\/p>\n<p>10<strong>. Ekstradimi\/deportimi i shtetasve shqiptar\u00eb<\/strong>\u00a0Edhe pse ka p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb bashk\u00ebpunimin me disa shtete, p\u00ebrfshir\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe, procesi i ekstradimit vazhdon t\u00eb jet\u00eb sfidues dhe k\u00ebrkon n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjeve dypal\u00ebshe p\u00ebr t\u00eb garantuar ekzekutimin e vendimeve penale jasht\u00eb vendit\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/vjetor\/\">Raporti i SPAK: Rriten k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj prokuror\u00ebve, korrupsion n\u00eb nivelet e larta<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Raporti vjetor i vitit 2025 i Struktur\u00ebs e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar evidenton se korrupsioni n\u00eb nivele t\u00eb larta dhe krimi i organizuar mbeten sfidat kryesore p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Sipas raportit, grupet kriminale shqiptare vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb rrjete nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb trafikun e drog\u00ebs, pastrimin e parave dhe aktivitete t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75513","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75513","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75513"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75513\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75513"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75513"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75513"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}