{"id":75296,"date":"2026-03-08T12:28:39","date_gmt":"2026-03-08T12:28:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/08\/rel-ne-krah-te-shba-se-kunder-iranit-sa-e-sigurt-eshte-kosova\/"},"modified":"2026-03-08T12:28:39","modified_gmt":"2026-03-08T12:28:39","slug":"rel-ne-krah-te-shba-se-kunder-iranit-sa-e-sigurt-eshte-kosova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/08\/rel-ne-krah-te-shba-se-kunder-iranit-sa-e-sigurt-eshte-kosova\/","title":{"rendered":"REL: N\u00eb krah t\u00eb SHBA-s\u00eb kund\u00ebr Iranit, sa e sigurt \u00ebsht\u00eb Kosova?"},"content":{"rendered":"<p>Shum\u00eb shpejt pasi bombat e para ran\u00eb mbi Iran \u2013 duke ndezur nj\u00eb konflikt q\u00eb brenda or\u00ebsh mori p\u00ebrmasa rajonale \u2013 autoritetet e Kosov\u00ebs nxituan t\u00eb dilnin n\u00eb krah t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, d\u00ebnuan regjimin iranian dhe riafirmuan mb\u00ebshtetjen e tyre p\u00ebr aleanc\u00ebn per\u00ebndimore. Presidentja Vjosa Osmani tha se, fal\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb SHBA-s\u00eb dhe presidentit Donald Trump, koha e liris\u00eb p\u00ebr popullin e Iranit po vjen. N\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb X, ajo shtoi se Kosova do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u2019i mb\u00ebshtes\u00eb veprimet e nd\u00ebrmarra nga SHBA-ja dhe aleat\u00ebt e tjer\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund regjimit iranian, nd\u00ebrsa d\u00ebnoi fuqish\u00ebm sulmet e k\u00ebtij t\u00eb fundit kund\u00ebr aleat\u00ebve n\u00eb Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nis\u00ebn sulmet e p\u00ebrbashk\u00ebta kund\u00ebr Iranit m\u00eb 28 shkurt, me synimin p\u00ebr t\u00eb frenuar programin b\u00ebrthamor t\u00eb k\u00ebtij vendi. N\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigje, Irani dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij po godasin objektiva n\u00eb vendet aleate t\u00eb SHBA-s\u00eb \u2013 nga Arabia Saudite deri n\u00eb Qipro \u2013 pavar\u00ebsisht paralajm\u00ebrimeve t\u00eb Trumpit kund\u00ebr hakmarrjes.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb mir\u00eb mos ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb, sepse, n\u00ebse e b\u00ebjn\u00eb, do t\u2019i godasim me nj\u00eb forc\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb par\u00eb kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb\u201d, shkroi Trump n\u00eb rrjetin Truth Social. Disa or\u00eb pas nisjes s\u00eb sulmeve, kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, mblodhi K\u00ebshillin e Siguris\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar situat\u00ebn, dhe tha se Kosova po monitoron nga af\u00ebr implikimet e mundshme p\u00ebr vendin dhe rajonin.<\/p>\n<p>Qeveria e tij nuk iu p\u00ebrgjigj Radios Evropa e Lir\u00eb mbi implikimet e mundshme apo masat konkrete q\u00eb mund t\u00eb merren. Po ashtu, as Presidenca, as Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, as Policia e Kosov\u00ebs dhe as Departamenti amerikan i Shtetit nuk dhan\u00eb asnj\u00eb koment. Kosova strehon kampin Bondsteel \u2013 baz\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe ushtarake t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Ballkan \u2013 dhe rreth 600 ushtar\u00eb amerikan\u00eb, q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb misionit paqeruajt\u00ebs t\u00eb NATO-s, KFOR. N\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje dh\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, nj\u00eb zyrtar i NATO-s tha se KFOR-i vazhdon t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb mandatin e tij p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb mjedis t\u00eb qet\u00eb dhe t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs. \u201cForca dhe pozicioni i KFOR-it rishikohen dhe p\u00ebrshtaten her\u00eb pas here, sipas zhvillimeve t\u00eb situat\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb misioni t\u00eb mbetet i efektsh\u00ebm p\u00ebr q\u00ebllimin e tij. Aktualisht, nuk po shqyrtohen ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme\u201d, tha zyrtari i NATO-s.<\/p>\n<p>Irani dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij sulmuan disa baza dhe misione t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe aleat\u00ebve t\u00eb tyre n\u00eb Lindjen e Mesme. Nj\u00eb baz\u00eb britanike n\u00eb Qipro ishte gjithashtu sh\u00ebnjest\u00ebr e sulmeve me dron\u00eb. Autoritetet qipriote than\u00eb se, sipas vler\u00ebsimeve fillestare, dron\u00ebt u l\u00ebshuan nga Hezbollahu \u2013 grup militant i mb\u00ebshtetur nga Irani \u2013 nga territori i Libanit.<\/p>\n<p>Incidenti nxiti reagim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm evropian: disa shtete d\u00ebrguan avion\u00eb luftarak\u00eb dhe fregata n\u00eb Qipro, p\u00ebr t\u00eb forcuar mbrojtjen ajrore dhe detare t\u00eb ishullit mesdhetar, mes frik\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb konfliktit. Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, ish-zyrtari i lart\u00eb i NATO-s, Jamie Shea, argumenton se, edhe pse kampi Bondsteel \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instalim i madh amerikan, ai nuk ka gjasa t\u00eb renditet nd\u00ebr objektivat prioritare t\u00eb Teheranit. Kjo, p\u00ebr faktin se Bondsteel-i nuk \u00ebsht\u00eb baz\u00eb ajrore dhe nuk shfryt\u00ebzohet p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur opereacionet aktuale t\u00eb SHBA-s\u00eb kund\u00ebr Iranit. \u201cM\u00ebsa kuptoj, Irani ka n\u00eb dispozicion nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar raketash balistike. Duke qen\u00eb se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po godasin platformat e l\u00ebshimit t\u00eb tyre, Irani duhet t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb ato n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb zgjuar, p\u00ebr t\u00eb arritur efektin maksimal\u201d, thot\u00eb Shea p\u00ebr programin Expose t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Zyr\u00ebs s\u00eb Drejtorit p\u00ebr Zbulim Komb\u00ebtar t\u00eb SHBA-s\u00eb, Irani ka rezerv\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb raketave balistike n\u00eb Lindjen e Mesme. Arsenali i tij p\u00ebrfshin raketa me rreze t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb mund t\u00eb arrijn\u00eb Izraelin, raketa lundruese Kh\u201155 me rreze deri n\u00eb 3.000 km dhe dron\u00eb Shahed, q\u00eb besohet se kan\u00eb goditur baz\u00ebn britanike n\u00eb Qipro dhe arrijn\u00eb deri n\u00eb 2.500 km.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se, n\u00ebse l\u00ebshohet nga Irani, Ballkani mbetet jasht\u00eb rrezes s\u00eb k\u00ebtij arsenali. Ish-komandanti i ushtris\u00eb amerikane n\u00eb Evrop\u00eb, Ben Hodges, paralajm\u00ebron se brenda rrezes s\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb mundshme, mund t\u00eb jet\u00eb baza e Marin\u00ebs amerikane n\u00eb Kret\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb. Ai e konsideron at\u00eb si nj\u00eb objektiv t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Evrop\u00eb edhe p\u00ebr shkak t\u00eb rolit t\u00eb saj logjistik n\u00eb rajon. Hodges nuk p\u00ebrmend k\u00ebrc\u00ebnime specifike me raketa ose dron\u00eb ndaj Bondsteel-it, por thekson se baza duhet t\u00eb trajtohet gjithmon\u00eb si n\u00ebn rrezik potencial.<\/p>\n<p>\u201cGjithmon\u00eb do t\u00eb supozoja se ekziston nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim, sidomos n\u00ebse ka organizata terroriste ose individ\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndjehen t\u00eb zem\u00ebruar p\u00ebr sulmet ndaj Iranit ose p\u00ebr vrasjen e Ajatollahut, dhe vendosin t\u00eb veprojn\u00eb vet\u00eb. Prandaj, edhe n\u00eb kampin Bondsteel duhet t\u00eb mbahen masat e siguris\u00eb dhe t\u00eb llogaritet gjithmon\u00eb kjo mund\u00ebsi\u201d, thot\u00eb Hodges p\u00ebr Exposen\u00eb.<\/p>\n<p>Shea thekson se p\u00ebr Evrop\u00ebn, p\u00ebrfshir\u00eb Kosov\u00ebn, k\u00ebrc\u00ebnimet m\u00eb t\u00eb mundshme t\u00eb veprimeve iraniane ose t\u00eb frym\u00ebzuara nga Irani, jan\u00eb sulmet terroriste, sulmet kibernetike dhe sulmet e individ\u00ebve t\u00eb njohur si \u201cujq t\u00eb vetmuar\u201d \u2013 persona t\u00eb frym\u00ebzuar nga ideologji ose grupe, por q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur. \u201cShum\u00eb kosovar\u00eb iu bashkuan Shtetit Islamik gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb kalifatit; disa prej tyre mund t\u00eb jen\u00eb kthyer n\u00eb vend, disa mund t\u00eb mbeten ende t\u00eb radikalizuar. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se mund t\u00eb ekzistojn\u00eb disa \u2018xhepa\u2019 t\u00eb radikalizimit. Dhe, nuk po flas vet\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn, sepse situat\u00eb e ngjashme mund t\u00eb shfaqet edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs, brenda komuniteteve myslimane\u201d, vler\u00ebson Shea.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebron se konflikti mund t\u00eb sjell\u00eb edhe rritje t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs dhe gazit, inflacion m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe recesion t\u00eb madh global. Pasojat do t\u00eb jen\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Ballkanin Per\u00ebndimor n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u2013 nj\u00eb rajon q\u00eb ai e p\u00ebrshkruan si ekonomikisht t\u00eb brisht\u00eb dhe t\u00eb varur nga investimet e huaja. E, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, gjenerali Hodges ndan edhe nj\u00eb shqet\u00ebsim tjet\u00ebr \u2013 sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve evropian\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe kosovar\u00eb, t\u00eb bllokuar n\u00eb vendet e Gjirit dhe Lindjes s\u00eb Mesme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse jan\u00eb qindra mij\u00ebra evropian\u00eb t\u00eb ngujuar n\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar ose vende t\u00eb ngjashme, p\u00ebr shkak se linjat ajrore jan\u00eb ndalur, at\u00ebher\u00eb mund ta kuptoj p\u00ebrse Qeveria franceze mund ta ndiej\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar forc\u00ebn e saj p\u00ebr t\u2019i mbrojtur ata\u201d, thot\u00eb Hodges. Presidenti i Franc\u00ebs, Emmanuel Macron, njoftoi k\u00ebt\u00eb jav\u00eb se vendi i tij do t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb aeroplanmbajt\u00ebsin \u201cCharles de Gaulle\u201d n\u00eb Mesdhe dhe se do t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb formuar nj\u00eb koalicion q\u00eb do t\u00eb mbronte trafikun detar, i cili rrezikohet nga p\u00ebrshkall\u00ebzimi i kriz\u00ebs n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p>N\u00eb kontekstin e masave t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, Shea sugjeron q\u00eb autoritetet t\u00eb forcojn\u00eb kontrollin e kufijve, t\u00eb monitorojn\u00eb individ\u00ebt potencialisht t\u00eb radikalizuar, t\u00eb rrisin sigurin\u00eb rreth objekteve t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe KFOR-it, si dhe t\u00eb forcojn\u00eb bashk\u00ebpunimin operacional dhe t\u00eb inteligjenc\u00ebs me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara. \u201cNatyrisht, ekziston edhe nj\u00eb forc\u00eb rezerv\u00eb e NATO-s q\u00eb mund t\u00eb dislokohet n\u00ebse situata e k\u00ebrkon. Por, aktualisht, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr masa t\u00eb zakonshme parandaluese. Siguria duhet t\u00eb p\u00ebrshtatet sipas vler\u00ebsimeve t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve. Nuk duhet t\u00eb reagosh m\u00eb pak, por as ta teprosh me reagimin\u201d, thot\u00eb Shea. Me kalimin e \u00e7do dite q\u00eb lufta vazhdon, rreziqet b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb paparashikueshme. Hodges thot\u00eb se Uashingtoni nuk e ka p\u00ebrcaktuar kurr\u00eb qart\u00eb se si d\u00ebshiron t\u00eb duket Irani kur lufta t\u00eb mbaroj\u00eb \u2013 gj\u00eb q\u00eb, sipas tij, e b\u00ebn konfliktin m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfunduar. Ai paralajm\u00ebron, gjithashtu, p\u00ebr presionin mbi rezervat ushtarake amerikane dhe mbi kapacitetin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb parandalimit.<\/p>\n<p>\u201cSa m\u00eb gjat\u00eb q\u00eb zgjat konflikti, aq m\u00eb shum\u00eb vihet n\u00eb prov\u00eb aft\u00ebsia e SHBA-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar mjaftuesh\u00ebm municion. Kjo nuk lidhet vet\u00ebm me operacionet aktuale, por edhe me ruajtjen e kapaciteteve t\u00eb parandalimit ndaj Kin\u00ebs. Un\u00eb jam i sigurt se po ushtrohet presion i madh mbi industrin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rritur prodhimin. Por, k\u00ebto nuk jan\u00eb produkte t\u00eb thjeshta \u2013 b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr arm\u00eb shum\u00eb t\u00eb sofistikuara, t\u00eb shtrenjta dhe q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u prodhuar. Nuk mund t\u00eb trefishosh apo kat\u00ebrfishosh menj\u00ebher\u00eb prodhimin e interceptor\u00ebve Patriot, sistemeve HIMARS apo raketave Tomahawk\u201d, thot\u00eb Hodges.<\/p>\n<p>Presidenti Trump tha m\u00eb 4 mars se forcat e Shteteve t\u00eb Bashkuara jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozicion shum\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb Iran. Sipas tij, ato kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb madh, \u201cedhe pse lufta ka m\u00eb pak se nj\u00eb jav\u00eb q\u00eb ka nisur\u201d. Dhe, ndoshta, faktori m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201crind\u00ebrtimi i ushtris\u00eb gjat\u00eb mandatit tim t\u00eb par\u00eb\u201d, tha Trump. N\u00eb Ballkan, Ministria e Siguris\u00eb e Bosnje e Hercegovin\u00ebs rriti masat e siguris\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimit t\u00eb konfliktit n\u00eb Lindjen e Mesme, nd\u00ebrsa presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, e krahasoi sulmin e SHBA-s\u00eb ndaj Iranit me fushat\u00ebn ajrore t\u00eb NATO-s kund\u00ebr ish-Jugosllavis\u00eb. Me fjal\u00ebt e Jamie Sheas, kjo \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb \u201canalogji krejt\u00ebsisht e rreme\u201d dhe retorik\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritur e Serbis\u00eb, e cila ka mb\u00ebshtetjen edhe t\u00eb Iranit n\u00eb kund\u00ebrshtimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Irani, me nj\u00eb popullsi prej mbi 91 milion\u00eb banor\u00ebsh, nuk e njeh Kosov\u00ebn si shtet dhe nuk ka marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike zyrtare me vendin.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/03\/08\/rel-ne-krah-te-shba-se-kunder-iranit-sa-e-sigurt-eshte-kosova\/\">REL: N\u00eb krah t\u00eb SHBA-s\u00eb kund\u00ebr Iranit, sa e sigurt \u00ebsht\u00eb Kosova?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shum\u00eb shpejt pasi bombat e para ran\u00eb mbi Iran \u2013 duke ndezur nj\u00eb konflikt q\u00eb brenda or\u00ebsh mori p\u00ebrmasa rajonale \u2013 autoritetet e Kosov\u00ebs nxituan t\u00eb dilnin n\u00eb krah t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, d\u00ebnuan regjimin iranian dhe riafirmuan mb\u00ebshtetjen e tyre p\u00ebr aleanc\u00ebn per\u00ebndimore. Presidentja Vjosa Osmani tha se, fal\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb SHBA-s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75296","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75296","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75296"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75296\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75296"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75296"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75296"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}