{"id":75295,"date":"2026-03-08T12:49:26","date_gmt":"2026-03-08T12:49:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/08\/a-eshte-realizmi-socialist-metode-letrare-e-artistike\/"},"modified":"2026-03-08T12:49:26","modified_gmt":"2026-03-08T12:49:26","slug":"a-eshte-realizmi-socialist-metode-letrare-e-artistike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/08\/a-eshte-realizmi-socialist-metode-letrare-e-artistike\/","title":{"rendered":"A \u00ebsht\u00eb realizmi socialist metod\u00eb letrare e artistike"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga dr. Yzedin Hima\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>\nFunksioni q\u00ebllimor i teksteve t\u00eb socrealizmit \u00ebsht\u00eb krejt i ndrysh\u00ebm nga funksioni q\u00ebllimor te let\u00ebrsia e romantik\u00ebve energjik\u00eb, apo edhe te let\u00ebrsia realiste me sfond t\u00eb fort\u00eb shoq\u00ebror<\/p>\n<p>Pothuajse p\u00ebrher\u00eb, kur flitet p\u00ebr realizmin socialist, em\u00ebrtohet si: metoda letrare e artistike e realizmit socialist. Mendoj se ky p\u00ebrcaktim \u00ebsht\u00eb i gabuar, sepse realizmi socialist, i importuar nga Bashkimi Sovjetik, nuk \u00ebsht\u00eb metod\u00eb letrare e artistike, p\u00ebrderisa parimet dhe kanunet e tij nuk t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb krijimin e nj\u00eb teksti me funksion estetik, por pik\u00ebrisht, kanonizojn\u00eb devijimin nga funksioni themelor i tekstit letrar, duke e z\u00ebvend\u00ebsuar funksionin estetik t\u00eb tekstit me funksionin thelb\u00ebsisht a t\u00ebr\u00ebsisht q\u00ebllimor, gj\u00eb q\u00eb e shnd\u00ebrron tekstin letrar n\u00eb nj\u00eb tekst me funksion praktik, duke goditur letraren dhe duke p\u00ebrftuar nj\u00eb tekst propagande:<\/p>\n<p>Lavdi p\u00ebr ty, Parti<\/p>\n<p>\u00c7aje tynelin me v\u00ebrtik<\/p>\n<p>Malin e Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n<p>Edhe v\u00ebrsho tej, n\u00eb t\u00eb ik,<\/p>\n<p>Hekurudh\u2019 e rinis\u00eb<\/p>\n<p>Sos jan\u00eb male vet\u00ebm gur;<\/p>\n<p>Po jan\u00eb krom e bak\u00ebr plot,<\/p>\n<p>Thesare plot.<\/p>\n<p>Mbi male sot jam zot,<\/p>\n<p>I lir\u00eb e lavdiplot\u00eb.<\/p>\n<p>Lavdi p\u00ebr ty, Parti!<\/p>\n<p>Dh. Sh.<\/p>\n<p>Ky tekst nuk ka asgj\u00eb letrare. \u00cbsht\u00eb propagand\u00eb e past\u00ebr. Shkrimtari \u00ebsht\u00eb n\u00eb rolin e caktuar nga metoda aestetike e realizmit socialist, si ndihm\u00ebs i partis\u00eb p\u00ebr edukimin e masave me partishm\u00ebrin\u00eb proletare. Nuk \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb k\u00ebtij teksti t\u2019i b\u00ebhet nj\u00eb koment letrar, sepse aty mungon letrarja. Teksti fillon si nj\u00eb marsh luftarak, vazhdon si nj\u00eb pohim se \u201cmalet nuk jan\u00eb vet\u00ebm gur, por krom e bak\u00ebr\u201d dhe p\u00ebrfundon me nj\u00eb parull\u00eb: \u201cLavdi p\u00ebr ty Parti!\u201d<\/p>\n<p>Autori, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e korit t\u00eb shkrimtar\u00ebve entuziast\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt g\u00ebzonin kolektivisht, ndjenin kolektivisht, k\u00ebndonin e \u201ckrijonin\u201d kolektivisht, duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb turm\u00eb, ku nuk mund t\u00eb flitej p\u00ebr individualitet, nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr stil (Stili \u00ebsht\u00eb vetja- thot\u00eb Bualo), nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr let\u00ebrsi, por thjesht p\u00ebr propagand\u00eb.<\/p>\n<p>Natyrisht, autori nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rishtar n\u00eb krijimtari. Ai ka studiuar n\u00eb nj\u00eb universitet per\u00ebndimor p\u00ebr filozofi, ka shkruar poezi n\u00eb vitet \u201830 t\u00eb shekullit XX. Ja nj\u00eb tekst poetik i Dh. Sh., i shkruar n\u00eb vitin 1933:<\/p>\n<p>KUMBONA<\/p>\n<p>N\u2019qiellin plot drit\u00eb e gaz, kur e l\u00ebshove,<\/p>\n<p>kumbon\u00eb, hymnin e nalt\u00eb t\u00eb lindjes s\u2019re<\/p>\n<p>un me nji shpres\u00eb t\u00eb re q\u00eb n\u00eb shpirt m\u00eb zgjove,<\/p>\n<p>e ngrita kang\u00ebn teme p\u00ebr n\u00eb re.<\/p>\n<p>Po sa i shkurt\u00ebn g\u00ebzimi qenka n\u00eb dhe !<\/p>\n<p>Kumbona shpejt lajmoi t\u00eb zez\u00ebn zi !<\/p>\n<p>Shif ! n\u00eb kt\u00eb dit\u00eb t\u00eb qeshun ti k\u00ebndon<\/p>\n<p>mbasandaj qan e qesh e prap\u00eb vajton<\/p>\n<p>Kumbon\u00eb ! Sa fort ngjan me i shpirt t\u00eb ri !<\/p>\n<p>1933<\/p>\n<p>Autorit t\u00eb ri nuk i mungon talenti letrar dhe ky tekst duket se \u00ebsht\u00eb nyj\u00ebtuar n\u00ebn ndikimin e estetik\u00ebs simboliste. Nga krahasimi i dy teksteve shohim se parimet e socrealizmit, t\u00eb zbatuara me rrept\u00ebsi vrasin shkrimtarin\u00eb dhe si rrjedhoje edhe letraren te teksti. Po si ka ndodhur ky shnd\u00ebrrim?! Autori me vet\u00ebdije i ka shkruar k\u00ebto vargje sipas k\u00ebrkesave t\u00eb metod\u00ebs aestetike t\u00eb regjimit. Mendoj teksti \u201cLavdip\u00ebr ty, Parti\u201d nuk e ka mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb devijuar shijet estetike t\u00eb lexuesit, qoft\u00eb ky edhe me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb pakt\u00eb leximi. Natyrisht, teksti krijon shije vulgare dhe keqkuptime te nx\u00ebn\u00ebsit e vegj\u00ebl, n\u00ebse lexohet dhe komentohet n\u00eb or\u00eb m\u00ebsimi dhe n\u00ebtekste shkollore, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb ky tekst nuk shkakton d\u00ebmin q\u00eb shkakton nj\u00eb tekst ku krijuesi krahas shtyll\u00ebs s\u00eb funksionit q\u00ebllimor, ngre paralelisht edhe shtyll\u00ebn e funksionit estetik. Edhe krijuesit me talent letrar, kanunet e socrealizmit i detyronin t\u00eb braktisnin letraren dhe te hidhnin n\u00eb let\u00ebr vargje propagandistike, krejt si parullat q\u00eb shkruheshin me gur\u00eb n\u00eb faqe malesh dhe me boj\u00eb t\u00eb kuqe n\u00eb faqe muresh. N\u00eb nj\u00eb tekst t\u00eb F. Gj. kjo dukuri ndodh brenda nj\u00eb teksti:<\/p>\n<p>Dimri i dyzet e katr\u00ebs<\/p>\n<p>Kishin ikur zogjt\u00eb shtegtar\u00eb<\/p>\n<p>E kish ardhur nj\u00eb dim\u00ebr i marr\u00eb<\/p>\n<p>Qefinin kish hedhur mbi male<\/p>\n<p>Dimri i zi, i kuq e i bardh\u00eb!<\/p>\n<p>Po ne k\u00ebndonim Internacionalen,<\/p>\n<p>K\u00ebng\u00eb p\u00ebr Stalinin dhe Enver\u00eb<\/p>\n<p>Dhe si lulet rriteshim n\u00eb pranver\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Kat\u00ebr vargjet e par\u00eb t\u00eb tekstit e kan\u00eb t\u00eb pranishme letraren: kemi epitetet i marr\u00eb, i zi, i kuq, i bardh\u00eb dhe metafor\u00ebn qefinin. Kat\u00ebr vargjet e par\u00eb sjellin imazhe poetike si zogjt\u00eb shtegtar\u00eb q\u00eb ikin, dimri i marr\u00eb q\u00eb vjen, qefinin q\u00eb kish hedhur mbi male. Kemi ngjyra si: e bardha, e zeza, e kuqja. Pik\u00ebrisht pas kat\u00ebr vargjeve, \u201cvritet letrarja\u201d, flaket tej funksioni estetik i tekstit dhe teksti vazhdues banalizohet n\u00eb propagand\u00eb si: Po ne k\u00ebndonim internacionalen\/ K\u00ebng\u00eb p\u00ebr Stalinin dhe Enver\u00eb\/ Dhe si lulet rriteshim n\u00eb pranver\u00eb.\/<\/p>\n<p>Dhuna e kanuneve t\u00eb socrealizmit, brenda nj\u00eb teksti kan\u00eb vrar\u00eb pa m\u00ebshir\u00eb artin, letraren, madje kan\u00eb sjell\u00eb edhe nj\u00eb varg t\u00eb pakuptimt\u00eb, f\u00ebminor: \/Dhe si lulet rriteshim n\u00eb pranver\u00eb\/ duke harruar se pak\u00ebz m\u00eb lart flitej p\u00ebr dimrin. Natyrisht, n\u00eb tekst ka nd\u00ebrhyr\u00eb dhunsh\u00ebm parimi i partishm\u00ebris\u00eb proletare.<\/p>\n<p>Ka autor\u00eb pararend\u00ebs t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb romantizmit, poet\u00ebt e famsh\u00ebm romantik\u00eb energjik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt krijuan nj\u00eb poezi me funksion q\u00ebllimor, por fal\u00eb mjesht\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre ruajt\u00ebn funksionin estetik. Shkrimtar\u00eb t\u00eb till\u00eb si; Hygo, Bajroni krijuan tekste me nivel t\u00eb lart\u00eb estetik dhe ideor, por funksioni i tyre q\u00ebllimor ndryshonte kryek\u00ebput nga funksioni q\u00ebllimor i teksteve t\u00eb shkrimtar\u00ebve t\u00eb socrealizmit. Ata synuan p\u00ebrhapjen e mesazhit t\u00eb liris\u00eb individuale dhe liris\u00eb s\u00eb njer\u00ebzve me tekstet e tyre, synim mjaft fisnik dhe i q\u00ebndruesh\u00ebm. Natyrisht, nj\u00eb pjes\u00eb e shkrimtar\u00ebve romantik\u00eb, ata q\u00eb u quajt\u00ebn romantik\u00eb sentimental\u00eb, ata q\u00eb synonin lirin\u00eb estetike, jo at\u00eb shoq\u00ebrore krijuan tekste me nivel t\u00eb lart\u00eb estetik. Blejk, Wordsworth, Leopardi etj. Tekste si ky i Viktor Hygoit shkaktojn\u00eb habi ideoestetike:<\/p>\n<p>Nj\u00eb mij\u00eb n\u00eb q\u00ebndrofshin, do t\u00eb q\u00ebndroj dhe vet\u00eb,<\/p>\n<p>Po edhe nj\u00ebqind n\u00eb mbetshin, nuk tundem kurrsesi;<\/p>\n<p>I dhjeti do t\u00eb jem, po qe se mbeten dhjet\u00eb:<\/p>\n<p>E n\u00eb mbett\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb, \u2013 do t\u00eb jem un\u00eb ai!<\/p>\n<p>(\u201cNd\u00ebshkimet\u201d)<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa tekste t\u00eb till\u00eb si \u201cPoezia\u201d e Uiliam Blejkut shkaktojn\u00eb mahni estetike:<\/p>\n<p>T\u00eb shoh\u00ebsh nj\u00eb bot\u00eb n\u00eb kok\u00ebrriz\u00ebn e r\u00ebr\u00ebs<\/p>\n<p>Dhe qiellin n\u00eb nj\u00eb lule t\u00eb eg\u00ebr,<\/p>\n<p>T\u00eb mbash Pafund\u00ebsin\u00eb n\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00ebn e dor\u00ebs<\/p>\n<p>Dhe P\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast.<\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb krahasonim t\u00eb dy tekstet, ata dallohen p\u00ebr mesazhet e fort\u00eb q\u00eb p\u00ebrcjellin. Teksti i Viktor Hygoit p\u00ebr mesazhin kuptimor shoq\u00ebror, nd\u00ebrsa teksti i Blejkut p\u00ebr mesazhin estetik.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa te tekstet e poezis\u00eb s\u00eb socrealizmit, n\u00eb korin e shkrimtar\u00ebve t\u00eb promovuar nga kritika zyrtare aksi estetik mungon. K\u00ebto tekste kan\u00eb krijuar shije vulgare te lexuesit e pasprovuar dhe jan\u00eb refuzuar nga lexuesit sqimtar\u00eb. Po krahas teksteve pa aks estetik, n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb e gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit XX takon edhe teksteve ku dallohen t\u00eb dy shtyllat e funksioneve t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, shtylla e funksionit q\u00ebllimor, ndikues dhe shtylla e funksionit estetik si k\u00ebto vargje t\u00eb poetit N. Gj:<\/p>\n<p>Kur po plot\u00ebsoja autobiografin\u00eb<\/p>\n<p>Me shkrim t\u00eb past\u00ebr dhe t\u00eb bukur.<\/p>\n<p>M\u00eb dukej sikur hidhnin valle g\u00ebrmat dhe firma<\/p>\n<p>N\u00ebn ritmet e zemr\u00ebs sime t\u00eb lumtur.<\/p>\n<p>Pastaj kur m\u00eb dhan\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb<\/p>\n<p>Teser\u00ebn e Partis\u00eb shok\u00ebt e komitetit,<\/p>\n<p>M\u00eb dukej sikur mbaja n\u00eb dor\u00eb<\/p>\n<p>T\u00ebr\u00eb pesh\u00ebn e shqet\u00ebsimet e planetit.<\/p>\n<p>Natyrisht, k\u00ebto tekste e kan\u00eb t\u00eb pranishme shtyll\u00ebn e funksionit estetik. Letrarja aty \u00ebsht\u00eb e pranishme. Ndikimi te lexuesit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ndjesh\u00ebm nga tekste t\u00eb till\u00eb e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe d\u00ebmi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh n\u00eb deformimin estetik, shpirt\u00ebror dhe ideologjik se te tekstet q\u00eb jan\u00eb kthyer thjesht n\u00eb propagand\u00eb.<\/p>\n<p>Funksioni q\u00ebllimor i teksteve t\u00eb socrealizmit \u00ebsht\u00eb krejt i ndrysh\u00ebm nga funksioni q\u00ebllimor te let\u00ebrsia e romantik\u00ebve energjik\u00eb, apo edhe te let\u00ebrsia realiste me sfond t\u00eb fort\u00eb shoq\u00ebror. N\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve teksti nuk i sh\u00ebrben as liris\u00eb individuale, as liris\u00eb universale t\u00eb njer\u00ebzve, as liris\u00eb s\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb privuar si te let\u00ebrsia realiste. N\u00eb tekstet e socrealizmit tekstet shnd\u00ebrrohen n\u00eb tekste ideologjik\u00eb dhe i sh\u00ebrbejn\u00eb urrejtjes s\u00eb nj\u00eb pjese p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr, Pik\u00ebrisht v\u00ebshtrimi klasor, d.m.th. lufta e klasave predikonte jo humanizmin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb fija q\u00eb thur tekstin, q\u00eb nga Eskili me \u201cPrometeun e mb\u00ebrthyer\u201d, por predikonte urrejtjen klasore. As q\u00eb mund t\u00eb krahasohet let\u00ebrsia q\u00ebllimore e ndikuese e t\u00eb gjitha koh\u00ebve pararend\u00ebse me tekstet e socrealizmit.<\/p>\n<p>Se cili \u00ebsht\u00eb ndikimi i teksteve t\u00eb till\u00eb, natyrisht t\u00eb shoq\u00ebruar edhe me propagand\u00ebn edhe n\u00eb fusha t\u00eb tjera t\u00eb artit, mjafton t\u00eb shohim panoram\u00ebn shqiptare menj\u00ebher\u00eb pasr\u00ebnies s\u00eb diktatur\u00ebs. Njeriu i ri socialist, ose p\u00ebrbind\u00ebshi i rritur n\u00eb n\u00eb diktatur\u00eb, i rrethuar na telat me gjemba te kufijt\u00eb dhe me tela ideologjik\u00eb te mendja, i kalli dat\u00ebn qytet\u00ebrimit europian me dhun\u00ebn e eg\u00ebrsin\u00eb me t\u00eb cilat u shpreh n\u00eb liri. Gj\u00ebn\u00eb e par\u00eb q\u00eb b\u00ebri, dhunoi pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur, femr\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn e nxori n\u00eb tregun e mishit t\u00eb bardh\u00eb n\u00eb udh\u00ebkryqet e Europ\u00ebs, pastaj shkat\u00ebrroi, pyjet, gjelb\u00ebrimin, e gjith\u00e7ka t\u00eb mir\u00eb q\u00eb kishte mbetur ende n\u00eb natyr\u00eb. Pse? Sepse nuk e dallonte t\u00eb bukur\u00ebn, nuk e p\u00ebrjetonte at\u00eb, as q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb ta krijonte t\u00eb bukur\u00ebn. Krahas rritjes n\u00eb tirani, mjerim e dhun\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb merit\u00ebs n\u00eb formimin e p\u00ebrbind\u00ebshit e ka edhe teksti i helmuar nga ideologjia, me t\u00eb cilin qe ushqyer gjat\u00eb viteve njeriu i ri. P\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb pamje m\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb dhunimit t\u00eb tekstit letrar nga censura e autocensura, nga p\u00ebrqafimi me vet\u00ebdije i metod\u00ebs aestetike t\u00eb socrealizmit nga autor\u00eb t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit XX, po sjell nj\u00eb fragment teksti t\u00eb shkruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, por i shkruar jasht\u00eb shtr\u00ebngimit t\u00eb kanuneve t\u00eb socrealizmit. Autori \u00ebsht\u00eb V. B.:<\/p>\n<p>SAHARAJA<\/p>\n<p>Saharaja, larg \u00ebsht\u00eb Saharaja,<\/p>\n<p>Saharaja shk\u00ebmb e r\u00ebr\u00eb e gur\u00eb,<\/p>\n<p>Q\u00eb ka shok ve\u00e7 emrin e saja<\/p>\n<p>Dhe ngaq\u00eb s\u2019sheh \u00ebndrra, s\u2019sheh as drur\u00eb.<\/p>\n<p>Saharaja s\u2019di t\u00eb \u00ebnd\u00ebrroj\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo bluan gur\u00eb me mend\u2019 e saj\u2026<\/p>\n<p>Saharaja s\u2019ka k\u00ebng\u00eb t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb,<\/p>\n<p>Saharaja s\u2019ka as lot t\u00eb qaj\u00eb.<\/p>\n<p>Kur krahasojm\u00eb k\u00ebt\u00eb tekst me tekstet e shkruar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, dallojm\u00eb qart\u00eb dhun\u00ebn e tmerrshme dhe plag\u00ebt q\u00eb ka shkaktuar metoda aestetike e socrealizmit edhe te autor\u00eb me talent letrar, ndaj me plot goj\u00ebn pohojm\u00eb se ky tekst, i pandikuar nga socrealizmi, mund t\u00eb pranvihet me poezin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb europiane dhe v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i gjendet shoqi n\u00eb poezin\u00eb e koh\u00ebs kur u shkrua, p\u00ebr nga niveli cil\u00ebsor n\u00eb planin artistik.<\/p>\n<p>Natyrisht, gjat\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit XX u krijua edhe poezi e let\u00ebrsi cil\u00ebsore, e cila vuajti botimin, por kur u botua u mir\u00ebprit nga lexuesi. Teksti poetik i Dhori Qiriazit, i titulluar \u201cDikur n\u00eb vjesht\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb antologjik. Po k\u00ebshtu edhe mjaft poezi t\u00eb Ismail. Kadares\u00eb, Fatos Arapit, Rudolf Markut, Petrit Ruk\u00ebs, Bujar Xhaferit, Sadik Bejkos, Sk\u00ebnder Rusit, Ndoc Gjetjes etj. i kan\u00eb shp\u00ebtuar mors\u00ebs s\u00eb socrealizmit dhe kurrsesi nuk mund t\u00eb klasifikohen si let\u00ebrsi e socrealizmit. N\u00eb krijimtarin\u00eb e disave prej k\u00ebtyre autor\u00ebve gjen edhe tekste me t\u00eb gjith\u00eb tatuazhet e socrealizmit. Disa prej tyre kan\u00eb besuar te ideologjia e koh\u00ebs dhe me vet\u00ebdije e kan\u00eb ngritur shtyll\u00ebn e funksionit q\u00ebllimor, por fal\u00eb talentit t\u00eb tyre, i kan\u00eb thyer kornizat e ngurta t\u00eb socrealizmit, dhe kan\u00eb nyj\u00ebtuar tekste me vlera t\u00eb spikatura artistike.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga dr. Yzedin Hima\/ Funksioni q\u00ebllimor i teksteve t\u00eb socrealizmit \u00ebsht\u00eb krejt i ndrysh\u00ebm nga funksioni q\u00ebllimor te let\u00ebrsia e romantik\u00ebve energjik\u00eb, apo edhe te let\u00ebrsia realiste me sfond t\u00eb fort\u00eb shoq\u00ebror Pothuajse p\u00ebrher\u00eb, kur flitet p\u00ebr realizmin socialist, em\u00ebrtohet si: metoda letrare e artistike e realizmit socialist. Mendoj se ky p\u00ebrcaktim \u00ebsht\u00eb i gabuar, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75295","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75295","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75295"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75295\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75295"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75295"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75295"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}