{"id":75252,"date":"2026-03-08T09:48:17","date_gmt":"2026-03-08T09:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/08\/situata-ne-lindjen-e-mesme-rama-prioritet-siguria-e-shqiptareve-ne-rajon-lajmet-e-rreme-per-sulme-te-iranit-ne-shqiperi-ushqejne-shpresa-te-kota-per-rrezimin-tim\/"},"modified":"2026-03-08T09:48:17","modified_gmt":"2026-03-08T09:48:17","slug":"situata-ne-lindjen-e-mesme-rama-prioritet-siguria-e-shqiptareve-ne-rajon-lajmet-e-rreme-per-sulme-te-iranit-ne-shqiperi-ushqejne-shpresa-te-kota-per-rrezimin-tim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/08\/situata-ne-lindjen-e-mesme-rama-prioritet-siguria-e-shqiptareve-ne-rajon-lajmet-e-rreme-per-sulme-te-iranit-ne-shqiperi-ushqejne-shpresa-te-kota-per-rrezimin-tim\/","title":{"rendered":"Situata n\u00eb Lindjen e Mesme, Rama: Prioritet siguria e shqiptar\u00ebve n\u00eb rajon! Lajmet e rreme p\u00ebr sulme t\u00eb Iranit n\u00eb Shqip\u00ebri, ushqejn\u00eb shpresa t\u00eb kota p\u00ebr rr\u00ebzimin tim"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka deklaruar m\u00ebngjesin e sot\u00ebm se siguria e shqiptar\u00ebve n\u00eb rajonin e Lindjes s\u00eb Mesme, i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga konflikte n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, mbetet par\u00ebsore.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs n\u00eb Podkastin e tij \u2018Flasim\u2019, Rama tha se agresioni i Iranit ndaj vendeve t\u00eb Gjirit Persik duhet t\u00eb marr\u00eb fund.<\/p>\n<p>Teksa e cil\u00ebsoi ofensiv\u00ebn e SHBA-s\u00eb dhe Izraelit n\u00eb Iran t\u00eb drejt\u00eb, Rama shtoi se sh\u00ebrbimet diplomatike dhe konsullore shqiptare n\u00eb rajonin e Lindjes s\u00eb Mesme, jan\u00eb n\u00eb kontakt t\u00eb vazhduesh\u00ebm me autoritetet p\u00ebr ruajtjen e siguris\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Lidhur me deklaratat dhe lajmet q\u00eb kan\u00eb qarkulluar p\u00ebr nj\u00eb sulm t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb Iranit n\u00eb Shqip\u00ebri, Rama tha se nuk mund t\u00eb ndodhte, duke shtuar se ata q\u00eb i nxjerrin t\u00eb tilla lajme, ushqejn\u00eb shpres\u00ebn e kot\u00eb p\u00ebr rr\u00ebzimin e tij nga pushteti.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga fjala e Ram\u00ebs:<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb si t\u00eb gjith\u00eb, edhe ne jemi t\u00eb prekur n\u00eb sensin fatmir\u00ebsisht, jo fizik, por patjet\u00ebr politikisht, shpirt\u00ebrisht, njer\u00ebzisht nga zhvillimet e fundit n\u00eb Lindjen e Mesme dhe nga p\u00ebrshkall\u00ebzimi i situat\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb nj\u00eb rajon, ku kemi miq t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe ku me krenari jemi nj\u00eb nga vendet e pakta q\u00eb kemi nj\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb fort\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht me Izraelin dhe me vendet e Gjirit Persik, Arabin\u00eb Saudite, Emiratet e Bashkuara, Katarin, Kuvajtin, Bahrenin, t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb rrezen e agresionit t\u00eb killerave t\u00eb Teheranit. Situata mbetet e nd\u00ebrlikuar, v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb parashihet fundi i nj\u00eb ofensive t\u00eb nisur me plot\u00eb t\u00eb drejt\u00eb nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb aleanc\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb me Izraelin p\u00ebr t\u00eb ndaluar nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb regjimi obskurantist i Republik\u00ebs khomeiniste t\u00eb Iranit t\u00eb prodhoj\u00eb bomb\u00ebn atomike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment sigurisht edhe p\u00ebr ne si p\u00ebr shum\u00eb vende t\u00eb tjera prioritet kryesor \u00ebsht\u00eb siguria e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb ndodhen n\u00eb ato vende, p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb tona diplomatike dhe konsullatat n\u00eb rajon jan\u00eb n\u00eb kontakt t\u00eb vazhdueshme qoft\u00eb me ne, qoft\u00eb me autoritetet vendase, po b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr ta monitoruar situat\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb informuar dhe p\u00ebr t\u00eb asistuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, \u00e7\u00ebshtja ky\u00e7 e fluturimeve mbetet nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon qet\u00ebsi, kujdes, informim vazhduesh\u00ebm nga burimet zyrtare. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne jemi solidar\u00eb me t\u00eb gjitha vendet e prekura, p\u00ebrfshi pa diskutim, edhe Qipron, nj\u00eb vend mik, i cili po ashtu u godit, edhe Greqin\u00eb n\u00eb shenj\u00eb t\u00eb fort\u00eb solidariteti p\u00ebr \u00e7ka ndodh n\u00eb Qipro, po nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe Turqin\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb q\u00eb po ashtu u tentua t\u00eb goditej nga nj\u00eb raket\u00eb e neutralizuar menj\u00ebher\u00eb nga forcat e NATO-s.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i takon Shqip\u00ebris\u00eb, ka pasur lloj-lloj thashethemesh dhe spekulimesh, dhe interesante \u00ebsht\u00eb q\u00eb, ndryshe nga vendet e tjera n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb keqen m\u00eb t\u00eb madhe ne e kemi brenda dhe burimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb dezinformimit, t\u00eb g\u00ebnjeshtrave, t\u00eb deformimit t\u00eb informacionit, ne ndryshe nga t\u00eb tjer\u00ebt, nuk kemi pse e k\u00ebrkojm\u00eb gjetk\u00eb, sepse e kemi k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Dhe nga k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb prodhuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb kriminale dhe t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme edhe nj\u00eb seri lajmesh p\u00ebr gjoja mund\u00ebsin\u00eb e sulmit mbi Shqip\u00ebrin\u00eb. Por, ju kujtoj t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e NATO-s dhe sikund\u00ebr e demonstroi qart\u00ebsisht n\u00eb Turqi, ku goditi menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb raket\u00eb t\u00eb ardhur nga Irani, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn pastaj e n\u00ebnvizoi bukur mir\u00eb edhe gjenerali amerikan i komand\u00ebs s\u00eb NATO-s, qart\u00ebsisht, kjo shpejt\u00ebsi reagimi dhe ky kapacitet reagimi vlen p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, me gjith\u00eb keqardhjen p\u00ebr t\u00eb keqen, q\u00eb me siguri nuk e ka aspak problem, n\u00ebse do t\u2019i jepej mund\u00ebsia ta provonte edhe ndonj\u00eb sulm mbi Shqip\u00ebrin\u00eb, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ushqyer shpres\u00ebn e kot\u00eb dhe si\u00e7 thon\u00eb tironsit, \u201condrr\u00ebn n\u00eb beze\u201d, se do t\u00eb p\u00ebrmbyset i ashtuquajturi \u201cregjimi i Edi Ram\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Shefi i Ekzekutivit foli edhe p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Panairin e Turizmit n\u00eb Berlin, ku tha se vendi yn\u00eb u ftua p\u00ebr t\u2019u vendosur n\u00eb pjedestal t\u00eb k\u00ebtij eventi. Kjo sipas kryeministrit, p\u00ebr shkak t\u00eb hapave t\u00eb m\u00ebdhenj progresiv q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebria n\u00eb fush\u00ebn e turizmit gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb moment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i k\u00ebsaj jave ishte edhe pjes\u00ebmarrja e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb panairin m\u00eb t\u00eb madh nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb turizmit n\u00eb bot\u00eb, ai i Berlinit, i cili k\u00ebt\u00eb vit sh\u00ebnoi edhe 60-vjetorin e tij. N\u00ebse ju kujtohet, vjet Shqip\u00ebria u ftua n\u00eb Berlin si vendi, i cili u vu n\u00eb piedestal. \u00c7do vit ka nj\u00eb vend q\u00eb vihet n\u00eb piedestal dhe q\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebmikprit\u00ebsi i panairit.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit nga data 3 deri m\u00eb 5 mars, Shqip\u00ebria u riprezantua n\u00eb at\u00eb panair  si destinacioni autentik mesdhetar, p\u00ebrmes konceptit  \u2018Albania All Senses\u2019, duke sjell\u00eb nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb pasuruar t\u00eb asaj q\u00eb ishte prezantimi yn\u00eb i par\u00eb n\u00eb at\u00eb panair: natyr\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, histori unike, p\u00ebrvoja autentike, trash\u00ebgimi kulturore, n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb po rritet si aktor n\u00eb industrin\u00eb e turizmit me ritme t\u00eb shpejta\u201d, shtoi Rama.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama ka deklaruar m\u00ebngjesin e sot\u00ebm se siguria e shqiptar\u00ebve n\u00eb rajonin e Lindjes s\u00eb Mesme, i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga konflikte n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, mbetet par\u00ebsore. Gjat\u00eb fjal\u00ebs n\u00eb Podkastin e tij \u2018Flasim\u2019, Rama tha se agresioni i Iranit ndaj vendeve t\u00eb Gjirit Persik duhet t\u00eb marr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75252","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75252","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75252"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75252\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75252"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75252"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75252"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}