{"id":75203,"date":"2026-03-07T19:48:13","date_gmt":"2026-03-07T19:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/07\/investigimi-i-call-centerave-kellici-policia-ka-dekonspiruar-operacioninte-hetohet\/"},"modified":"2026-03-07T19:48:13","modified_gmt":"2026-03-07T19:48:13","slug":"investigimi-i-call-centerave-kellici-policia-ka-dekonspiruar-operacioninte-hetohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/07\/investigimi-i-call-centerave-kellici-policia-ka-dekonspiruar-operacioninte-hetohet\/","title":{"rendered":"Investigimi i call-centerave\/ K\u00eblli\u00e7i: Policia ka dekonspiruar operacionin,t\u00eb hetohet"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD-s\u00eb, Belind K\u00eblli\u00e7i ka reaguar pas publikimit t\u00eb nj\u00eb investigimi nga emisionet \u2018Piranjat\u2019 dhe \u2018Le Iene\u2019 mbi aktivitetin e call-centerave mashtruese n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebrmes nj\u00eb reagimi n\u00eb rrjetin social Facebook, K\u00eblli\u00e7i u shpreh se k\u00ebto call-centera mashtrojn\u00eb qytetar\u00ebt europian\u00eb dhe p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb miliona euro nga llogarit\u00eb e tyre bankare, duke e b\u00ebr\u00eb nj\u00eb prej formave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe m\u00eb t\u00eb d\u00ebnueshme t\u00eb krimit ekonomik.<\/p>\n<p>Ai tha se veprimtaria e tyre zhvillohet n\u00eb disa prej hap\u00ebsirave m\u00eb t\u00eb shtrenjta dhe m\u00eb luksoze t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu n\u00eb kulla biznesi, komplekse rezidenciale, vila private dhe qendra tregtare.<\/p>\n<p>Deputeti demokrat ka kritikuar m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb trajtuar denoncimi nga Policia e Shtetit. Sipas tij institucionet mbajt\u00ebn p\u00ebr jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra informacionin dhe provat e paraqitura nga gazetar\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb hart\u00eb me vendndodhjet e disa prej k\u00ebtyre call-centerave.<\/p>\n<p>K\u00eblli\u00e7i tha se policia ka dekonspiruar operacionin, ndaj k\u00ebrkoi nga SPAK q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim serioz mbi k\u00ebt\u00eb fenomen kriminal. Kjo duke shqyrtuar n\u00eb thell\u00ebsi veprimtarin\u00eb e k\u00ebtyre skemave mashtruese dhe duke zbardhur \u00e7do lidhje t\u00eb mundshme me struktura shtet\u00ebrore apo p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<h4>Deklarata e Belind K\u00eblli\u00e7it:<\/h4>\n<p>Nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb, dy emisione investigative \u201cPiranjat\u201d dhe koleg\u00ebt e tyre italian\u00eb t\u00eb \u201cLe Iene\u201d, publikuan nj\u00eb investigim q\u00eb denoncon nj\u00eb fenomen alarmant q\u00eb po zhvillohet n\u00eb Tiran\u00eb: aktivitetin e call-centerave mashtruese, nj\u00eb prej formave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe m\u00eb t\u00eb d\u00ebnueshme t\u00eb krimit ekonomik. K\u00ebto call-center-a jan\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb realitet i p\u00ebrhapur n\u00eb zonat m\u00eb t\u00eb frekuentuara t\u00eb kryeqytetit, me nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm: mashtrimin e qytetar\u00ebve evropian\u00eb dhe p\u00ebrvet\u00ebsimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb miliona eurove nga llogarit\u00eb e tyre bankare.<\/p>\n<p>Veprimtaria e tyre zhvillohet n\u00eb disa prej hap\u00ebsirave m\u00eb t\u00eb shtrenjta dhe m\u00eb luksoze t\u00eb Tiran\u00ebs: n\u00eb kulla biznesi, komplekse rezidenciale, vila private dhe madje edhe n\u00eb qendra tregtare.<\/p>\n<p>Kjo prani e dukshme dhe e organizuar ngre dyshime serioze se nj\u00eb aktivitet kriminal i k\u00ebsaj p\u00ebrmase nuk mund t\u00eb zhvillohet pa dijenin\u00eb e institucioneve shtet\u00ebrore dhe pa toleranc\u00ebn, n\u00eb mos edhe mb\u00ebshtetjen, e strukturave p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr zbatimin e ligjit. Gazetar\u00ebt e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb investigim k\u00ebrkuan mb\u00ebshtetjen e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Megjithat\u00eb, pas depozitimit t\u00eb denoncimit zyrtar, institucionet p\u00ebrkat\u00ebse mbajt\u00ebn p\u00ebr jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb tryez\u00eb informacionin dhe provat e paraqitura, p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb detajuar me vendndodhjet e disa prej k\u00ebtyre aktiviteteve t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<h4>Kjo situat\u00eb ngre pik\u00ebpyetje t\u00eb forta mbi reagimin institucional dhe mbi gatishm\u00ebrin\u00eb reale p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb ndaj nj\u00eb fenomeni kriminal q\u00eb d\u00ebmton r\u00ebnd\u00eb jo vet\u00ebm viktimat e drejtp\u00ebrdrejta, por edhe imazhin dhe integritetin e vendit. Policia jo vet\u00ebm q\u00eb u tregua shp\u00ebrfill\u00ebse ndaj gazetar\u00ebve, por n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb plot\u00eb me k\u00ebto skema mashtruese ka dekonspiruar operacionin. Kur gazetar\u00ebt u paraqit\u00ebn n\u00eb call center-at e identifikuara m\u00eb par\u00eb, gjet\u00ebn aty vet\u00ebm kat\u00ebr muret, pasi ambientet ishin boshatisur.<\/h4>\n<p>Luigi Pelazza, nj\u00eb gazetar i njohur dhe nj\u00eb nga figurat kryesore t\u00eb gazetaris\u00eb investigative, ka kontaktuar disa her\u00eb drejtorin e Departamentit t\u00eb Policis\u00eb Kriminale n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, Neritan Nallbati, por p\u00ebr nj\u00eb muaj rresht \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me shmangie dhe informacione t\u00eb pasakta. Edhe n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr, kur gazetar\u00ebt k\u00ebrkuan nd\u00ebrhyrjen e policis\u00eb pasi operator\u00ebt e call center-it ndodheshin brenda ambienteve t\u00eb nj\u00eb vile, efektiv\u00ebt q\u00eb ndodheshin n\u00eb terren mor\u00ebn nj\u00eb telefonat\u00eb dhe u larguan menj\u00ebher\u00eb nga vendi i ngjarjes, duke u dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu mund\u00ebsi personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitetin e paligjsh\u00ebm t\u00eb boshatisnin zyrat.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb nuk mund t\u00eb interpretohet thjesht si paaft\u00ebsi apo neglizhenc\u00eb institucionale, por si bashk\u00ebpunim i ngusht\u00eb i strukturave drejtuese t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb mbrojtje t\u00eb k\u00ebtij aktiviteti kriminal. N\u00eb disa raste k\u00ebto struktura lidhen me interesa t\u00eb caktuara politike, nd\u00ebrsa n\u00eb raste t\u00eb tjera kan\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta financiare n\u00eb form\u00ebn e p\u00ebrqindjeve mujore. Ky aktivitet kriminal, i cili ka shkaktuar pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr shum\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian, kryesisht n\u00eb Itali, duke u zhvatur kursimet e nj\u00eb jete t\u00eb t\u00ebr\u00eb, zhvillohet nga Tirana, me bekimin e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<h4>Nj\u00eb shtet q\u00eb ndihmon dhe b\u00ebhet bashk\u00ebpun\u00ebtor me krimin e organizuar duke mund\u00ebsuar zhvatjen e qindra mij\u00ebra qytetar\u00ebve t\u00eb BE-s\u00eb nuk mundet kurrsesi t\u00eb flas\u00eb apo pretendoj\u00eb p\u00ebr integrimin e vendit ton\u00eb n\u00eb familjen e madhe europiane.<\/h4>\n<p>Zbulimet e b\u00ebra nga emisionet investigative \u201cPiranjat\u201d dhe \u201cLe Iene\u201d p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb baz\u00eb t\u00eb mjaftueshme q\u00eb SPAK t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim serioz mbi k\u00ebt\u00eb fenomen kriminal, duke shqyrtuar n\u00eb thell\u00ebsi veprimtarin\u00eb e k\u00ebtyre skemave mashtruese dhe duke zbardhur \u00e7do lidhje t\u00eb mundshme me struktura shtet\u00ebrore apo p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb institucioneve t\u00eb siguris\u00eb. \u00c7do dit\u00eb q\u00eb kalon n\u00eb heshtje dhe pa veprime konkrete e b\u00ebn situat\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, duke ngritur pik\u00ebpyetje serioze mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb institucionale dhe duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb heshtje gjithnj\u00eb e m\u00eb turp\u00ebruese dhe implikuese p\u00ebr pushtetin.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/03\/07\/investigimi-i-call-centerave-kellici-policia-ka-dekonspiruar-operacioninte-hetohet\/\">Investigimi i call-centerave\/ K\u00eblli\u00e7i: Policia ka dekonspiruar operacionin,t\u00eb hetohet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD-s\u00eb, Belind K\u00eblli\u00e7i ka reaguar pas publikimit t\u00eb nj\u00eb investigimi nga emisionet \u2018Piranjat\u2019 dhe \u2018Le Iene\u2019 mbi aktivitetin e call-centerave mashtruese n\u00eb Tiran\u00eb. P\u00ebrmes nj\u00eb reagimi n\u00eb rrjetin social Facebook, K\u00eblli\u00e7i u shpreh se k\u00ebto call-centera mashtrojn\u00eb qytetar\u00ebt europian\u00eb dhe p\u00ebrvet\u00ebsojn\u00eb miliona euro nga llogarit\u00eb e tyre bankare, duke e b\u00ebr\u00eb nj\u00eb prej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75203","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75203","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75203"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75203\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75203"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75203"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75203"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}