{"id":75188,"date":"2026-03-07T19:48:18","date_gmt":"2026-03-07T19:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/07\/ja-cfare-duhet-te-beje-opozita-kurse-berisha\/"},"modified":"2026-03-07T19:48:18","modified_gmt":"2026-03-07T19:48:18","slug":"ja-cfare-duhet-te-beje-opozita-kurse-berisha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/07\/ja-cfare-duhet-te-beje-opozita-kurse-berisha\/","title":{"rendered":"Ja \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb opozita, kurse Berisha\u2026 \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Ish-deputeti demokrat Aleksand\u00ebr Biberaj mendon se opozita shqiptare duhet t\u00eb bashkohet rreth forc\u00ebs kryesore, Partis\u00eb Demokratike dhe kjo e fundit t\u00eb hapet dhe t\u00eb reformohet t\u00ebr\u00ebsisht, pasi ndryshe nuk mund t\u00eb vij\u00eb rotacioni dhe rr\u00ebzimi i qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>An\u00ebtari i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD vuri theksin tek aktualiteti politik, situata ku ndodhet Shqip\u00ebria dhe gjendjen ku e ka \u00e7uar qeveria socialiste, duke e kthyer vendin si \u201cdele e zez\u00eb e Evrop\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Por q\u00eb t\u00eb arrihet tek qeveria teknike, largimi i pushtetit dhe rotacioni, gj\u00ebrat themelore jan\u00eb protestat e fuqishme deri n\u00eb revolta, hapja e PD-s\u00eb dhe bashkimi i opozit\u00ebs, tre faktor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm politik\u00eb, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr ta d\u00ebmtuar opozit\u00ebn shqiptare, ajo ndodhet aktualisht n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb mir\u00eb. \u00cbsht\u00eb momenti q\u00eb t\u00eb forcohet dhe t\u00eb reformohet m\u00eb tej. Shqip\u00ebria p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit qeveris\u00ebs tani \u00ebsht\u00eb delja e zez\u00eb e Evrop\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb skandaleve dhe aferave korruptive. Ndaj \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr \u00e7do shqiptar q\u00eb t\u2019i bashkohet opozit\u00ebs me protestat e saj me q\u00ebllim rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb krijimi i qeveris\u00eb teknike apo kujdestare dhe zhvillimi i zgjedhjeve t\u00eb lira e t\u00eb ndershme. Juridikisht Rama pushtetin e ka, 83 mandate, por nuk ka pushtetin moral q\u00eb i ka r\u00ebn\u00eb. Kurse opozita ka nj\u00eb ngjallje, ka rritur shpres\u00ebn dhe ka m\u00eb shum\u00eb z\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb\u201d, tha ish-ligjv\u00ebn\u00ebsi demokrat p\u00ebr emisionin \u201cKjo jav\u00eb\u201d n\u00eb \u201cNews 24\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr politikanin opozitar, tani \u00ebsht\u00eb momenti i duhur q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb bashkohen n\u00eb nj\u00eb fronte dhe PD-ja \u00ebsht\u00eb forca m\u00eb e madhe opozitare q\u00eb mund t\u00eb drejtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb mision p\u00ebr rotacion. Biberaj ndau mendimin se shkaku kryesor q\u00eb PD \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr\u00e7arja e opozit\u00ebs si pasoj\u00eb e taktikave t\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs opozita shqiptare n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb PD, 35 vite parti. Por sigurisht q\u00eb edhe ajo ka kostot e saj, pasi ka qen\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb qeveri. Por duhet t\u00eb theksoj se pa u bashkuar opozita, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet rotacion t\u00eb pushtetit. Dhe p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebr\u00e7arje deri tani Rama ka q\u00ebndruar n\u00eb pushtet dhe fal sigurisht manipulimit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb fundit, mori edhe mandatin e kat\u00ebrt. Nuk ka zhvillim, ka varf\u00ebri, pagat nuk jan\u00eb rritur, pensionet, rrug\u00ebt kan\u00eb r\u00ebn\u00eb, ka shum\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb burg dhe t\u00eb akuzuar. Gj\u00ebrat jan\u00eb t\u00eb qarta\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Por \u00e7far\u00eb mendon Biberaj p\u00ebr gjendjen politike brenda PD-s\u00eb dhe n\u00ebse ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb reformism apo gar\u00ebn brenda saj. Ai mendon se reformimi i partis\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet edhe n\u00ebn drejtimin e Berish\u00ebs, pasi ai i ka mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb ta hap\u00eb selin\u00eb edhe p\u00ebr intelektual\u00ebt rebel\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPD ka figura plot\u00eb, ka intelektual\u00eb, edhe pse p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs intelektual\u00ebt nga natyra jan\u00eb rebel\u00eb. Sigurisht q\u00eb ka edhe nevoj\u00eb p\u00ebr hapjen e PD-s\u00eb dhe besoj se zoti Berisha do e b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur k\u00ebt\u00eb, e ka mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ta realizoj\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb afrohen njer\u00ebz t\u00eb rinj n\u00eb drejtim, duhet qasje tolerante dhe modern, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar edhe rotacionin. Qoft\u00eb edhe nj\u00eb k\u00ebshill i ri Komb\u00ebtar, q\u00ebllim t\u00eb jet\u00eb rotacioni, si\u00e7 ndodhi edhe n\u00eb 2005\u201d, analizoi ish-deputeti.<\/p>\n<p>P\u00ebr Biberajn, q\u00ebllimi kryesor duhet t\u00eb jet\u00eb marrja e pushtetit, protesta dhe bashkimi i opozit\u00ebs. Por ai vuri theksin se duhet t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohej protesta deri n\u00eb revolta, bllokime portesh dhe aeroportesh.<\/p>\n<p>\u201cMarrja e pushtetit duhet t\u00eb jet\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e shqiptar\u00ebve, e jo si ego n\u00eb vetvete apo ambicie personale. Dhe ky reformim mund t\u00eb vij\u00eb edhe duke ndryshuar ata q\u00eb jan\u00eb atje, sepse ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb reformim t\u00eb thell\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, sepse koh\u00ebzgjatja kalcifikon. Por q\u00eb t\u00eb vish n\u00eb pushtet duhet t\u00eb hapesh, \u00ebsht\u00eb matematik\u00eb e thjesht\u00eb. Mendoj se protestat duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb fuqishme, duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vazhdueshme, t\u00eb zgjerohen, n\u00eb bllokim portesh dhe aeroportesh, ndryshe nuk vjen ndryshimi. E kemi par\u00eb, ky qeveris me krimin e organizuar, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb delja e zez\u00eb jo e Ballkanit, por edhe e Evrop\u00ebs. Duhet t\u00eb ket\u00eb revolta\u201d, sugjeroi politikani.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr zgjedhjet brenda PD-s\u00eb p\u00ebr kryetarin n\u00eb muajin prill, Biberaj deklaroi:<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket zgjedhjeve t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb muajin prill un\u00eb mendoj se partia duhet t\u00eb ket\u00eb gar\u00eb. Me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb gara, ajo e rigjeneron partin\u00eb. Le t\u00eb jet\u00eb edhe Berisha, por me r\u00ebnd\u00ebsi ka gara. Ajo \u00e7liron energji, duhet t\u00eb ket\u00eb patjet\u00ebr gar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Por sipas Biberajt n\u00eb PD ka edhe nj\u00eb grup q\u00eb nuk duan ndryshimin apo hapjen brenda partis\u00eb dhe sugjeroi q\u00eb selia blu t\u00eb ishte m\u00eb moderne, pasi intelektual\u00ebt nuk mungojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cHapja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term q\u00eb duhet aktualizuar. Ka dy arsye q\u00eb nuk ka ndodhur hapja. N\u00eb kuvendin e PD n\u00eb pranver\u00eb \u00ebsht\u00eb momenti i duhur p\u00ebr t\u00eb hapur teorikisht dhe praktikisht PD. Intelektual\u00ebt jan\u00eb natyr\u00eb konformiste n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe po ti referohemi historikut, jemi i vetmi vend q\u00eb s\u2019kemi pasur desidenc\u00eb pas viteve 60. N\u00eb PD \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb far\u00eb nukli, q\u00eb megjith\u00eb kontributet e tyre duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb luajal\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb hapur ndaj konkurrenc\u00ebs. Sepse \u00e7far\u00eb ndodh? Ne shqiptar\u00ebt nuk e p\u00eblqejm\u00eb konkurrenc\u00ebn, kemi  frik\u00eb. Ndaj t\u00eb hapet PD q\u00eb t\u00eb kandidojn\u00eb individ\u00ebt q\u00eb duan me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb kryesi tjet\u00ebr, nj\u00eb K\u00ebshill Komb\u00ebtar tjet\u00ebr dhe nj\u00eb lidership tjet\u00ebr me q\u00ebllim t\u00eb b\u00ebhet i mundur rrotacioni. Kemi koleg\u00eb aty, bashk\u00ebpunojm\u00eb jemi n\u00eb nj\u00eb llogore por e shoh se n\u00eb momente t\u00eb caktuara jan\u00eb m\u00eb sektar\u00eb se\u00e7 duhet\u201d, vijoi an\u00ebtari i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD.<\/p>\n<p>Por ai besonte se partia do ndryshonte dhe do reformohej, ashtu si\u00e7 ndodhi me KOP-in n\u00eb vitin 2005.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb gjykoj se Berisha do t\u00eb marr\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tij p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur hapjen e PD si\u00e7 ndodhi n\u00eb vitet 2004-2005 kur u krijua KOP, Komiteti i Orientimit t\u00eb Politikave. Krijimi i atij komiteti ishte nj\u00eb nd\u00ebr shtysat q\u00eb shqiptar\u00ebt krijuan besim, u ngjall shpresa dhe u b\u00eb i mundur rrotacioni i 2005. I kemi modelet por duhet nj\u00eb qasje m\u00eb tolerante e moderne. Opozita \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, mbaj mend n\u00eb vitet 1997-2005. Mbaj mend q\u00eb kur u krijua KOP-i ka pasur shum\u00eb rezistenc\u00eb nga PD. Ka qen\u00eb ideja e Berish\u00ebs me sugjerimin e Besnik Mustafaj dhe kemi qen\u00eb nj\u00eb grup q\u00eb i kemi mb\u00ebshtetur. Por dhe brenda PD ka pasur shum\u00eb hat\u00ebrmbetje, me t\u00eb drejt\u00eb se mendonin se ne ndenj\u00ebm 8 vjet n\u00eb opozit\u00eb dhe kur vjen puna n\u00eb pushtet marrin k\u00ebta t\u00eb KOP-it\u201d, p\u00ebrfundoi Biberaj.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputeti demokrat Aleksand\u00ebr Biberaj mendon se opozita shqiptare duhet t\u00eb bashkohet rreth forc\u00ebs kryesore, Partis\u00eb Demokratike dhe kjo e fundit t\u00eb hapet dhe t\u00eb reformohet t\u00ebr\u00ebsisht, pasi ndryshe nuk mund t\u00eb vij\u00eb rotacioni dhe rr\u00ebzimi i qeveris\u00eb. An\u00ebtari i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD vuri theksin tek aktualiteti politik, situata ku ndodhet Shqip\u00ebria dhe gjendjen ku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75188","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75188","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75188"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75188\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75188"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75188"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75188"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}