{"id":75169,"date":"2026-03-07T16:25:43","date_gmt":"2026-03-07T16:25:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/07\/detaje-nga-aksioni-ne-vlore-spak-oficeri-i-policise-ndihmonte-aktivitetin-kriminal\/"},"modified":"2026-03-07T16:25:43","modified_gmt":"2026-03-07T16:25:43","slug":"detaje-nga-aksioni-ne-vlore-spak-oficeri-i-policise-ndihmonte-aktivitetin-kriminal","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/07\/detaje-nga-aksioni-ne-vlore-spak-oficeri-i-policise-ndihmonte-aktivitetin-kriminal\/","title":{"rendered":"Detaje nga aksioni n\u00eb Vlor\u00eb\/ SPAK: Oficeri i policis\u00eb ndihmonte aktivitetin kriminal"},"content":{"rendered":"<p>SPAK\u00a0ka b\u00ebr\u00eb me dije p\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi zyrtar identitetin e tet\u00eb personave ndaj t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb l\u00ebshuar urdh\u00ebr-arreste, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacionit i cili u zhvillua dit\u00ebn e sotme n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs. Hetimet jan\u00eb bazuar n\u00eb komunikimit e koduara SKYECC si dhe veprimet e tjera hetimore. P\u00ebrmes tyre \u00ebsht\u00eb zbuluar se ky grup kriminal \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krime kund\u00ebr personit, trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike dhe pastrim t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<h4>Njoftimi i SPAK:<\/h4>\n<p>Hetimet jan\u00eb bazuar n\u00eb komunikimit e koduara SKYECC si dhe veprimet e tjera hetimore.<br \/>\nP\u00ebrmes tyre \u00ebsht\u00eb zbuluar se ky grup kriminal \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krime kund\u00ebr personit, trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike dhe pastrim t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal 152 t\u00eb vitit 2022, Prokuroria e Posa\u00e7me po heton veprat penale: \u201cTrafikim i l\u00ebnd\u00ebve narkotike\u201d kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim n\u00eb form\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 283\/a dhe 28 pika 4 t\u00eb Kodit Penal \u201cGrup i strukturuar kriminal\u201d parashikuar nga neni 333\/a t\u00eb Kodit Penal \u201cKryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal\u201d, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal si dhe \u201cPastrim i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, me vendimin nr. 13, dat\u00eb 5.3.2026, ka caktuar mas\u00ebn e sigurimit personal \u201carrest n\u00eb burg\u201d p\u00ebr 8 shtetas shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Byroja Komb\u00ebtare e Hetimit (BKH) n\u00eb bashk\u00ebpunim me Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe Agjencin\u00eb e Mbik\u00ebqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurimit p\u00ebr 3 shtetas, nj\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve ndodhet aktualisht i arrestuar n\u00eb Zvic\u00ebr. Vijon puna p\u00ebr kapjen dhe ekzekutimin e masave t\u00eb sigurimit p\u00ebr 5 persona t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<h4>Personat p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb vendosur masa \u201carrest me burg\u201d jan\u00eb:<\/h4>\n<p>Inez Hajrulla, i dyshuar p\u00ebr vrasjen e Gentjan Qarrit<br \/>\nErvis Matodashaj, i dyshuar p\u00ebr vrasjen e Gentjan Qarrit<br \/>\nFlodian Plaku, i njohur me nofk\u00ebn \u201cPole Qorri\u201d, i akuzuar p\u00ebr trafik droge<br \/>\nHam\u00ebz Demushi, ish-punonj\u00ebs policie, i akuzuar p\u00ebr trafik droge<br \/>\nArgest Xheza, i akuzuar p\u00ebr trafik droge<br \/>\nArben Memishaj, i akuzuar p\u00ebr trafik droge<br \/>\nMendu Duka, i akuzuar p\u00ebr trafik droge<br \/>\nRezart Ku\u00e7i, i akuzuar p\u00ebr trafik droge<\/p>\n<p>P\u00ebr interes t\u00eb k\u00ebtij hetimi, SPAK ka marr\u00eb miratimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr kontrollet ndaj personave t\u00eb dyshuar, disa banesave dhe automjeteve t\u00eb cilat jan\u00eb ende n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimit t\u00eb k\u00ebtij procedimi jan\u00eb dokumentuar faktet penale si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cVrasja me paramendim\u201d, parashikuar nga nenin 78, paragrafi 2 i Kodit Penal n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shtetasit Gentjan Qarri m\u00eb dat\u00ebn 6 shkurt 2021 n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs, e kryer n\u00eb form\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit at\u00eb t\u00eb grupit kriminal,\u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d dhe \u201cKryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal\u201d, parashikuar nga nenet 28\/4, 333\/a dhe 334 paragrafi i par\u00eb t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<h4>T\u00eb hetuarit I.H dhe E.M, n\u00eb bashk\u00ebpunim me pjestar\u00eb t\u00eb tjer\u00ebn t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal kan\u00eb organizuar, nd\u00ebrvepruar dhe koordinuar n\u00eb koh\u00eb reale me ekzekutor\u00ebt, me q\u00ebllim realizimin e vrasjes dhe kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb udh\u00ebzime operative q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me monitorimin e viktim\u00ebs, sigurimin e automjeteve dhe kryerjes s\u00eb vrasjes, fshehjen e autor\u00ebve dhe djegien e automjetit me t\u00eb cilin jan\u00eb larguar autor\u00ebt.<\/h4>\n<p>Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale p\u00ebr t\u00eb kryer vrasje n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shtetasi B.B<br \/>\nNga analiza e komunikimeve, rezulton se I. H. dhe E. M. si dhe shtetas t\u00eb paidentifikuar deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimit, n\u00eb bashk\u00ebpunim me njeri- tjetrin, kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb seri veprimesh t\u00eb q\u00ebllimshme, p\u00ebr t\u00eb realizuar vrasjen e shtetasit B. B. Ata kan\u00eb siguruar t\u00eb gjitha kushtet dhe kan\u00eb p\u00ebrdorur mjete teknike, si kamera survejimi dhe kan\u00eb v\u00ebzhguar lokalin \u201cThe boss\u201d n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit B. B., p\u00ebr t\u00eb monitoruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme l\u00ebvizjet, oraret dhe personat, me t\u00eb cil\u00ebt shoq\u00ebrohet. Gjithashtu rezulton se ata kan\u00eb hartuar nj\u00eb plan konkret p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn dhe vendin e ekzekutimit. Shtetasi B. B. \u00ebsht\u00eb ekzekutuar m\u00eb dat\u00eb 10 maj 2021, n\u00eb lagjen \u2018Hajro \u00c7ak\u00ebrri\u2019, n\u00eb Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb hetimeve dhe analiz\u00ebs s\u00eb komunikimeve t\u00eb koduara n\u00eb SkyECC, Byroja Komb\u00ebtare e Hetimit ka dokumentuar disa raste t\u00eb trafikimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike dhe sekuestrime t\u00eb konsiderueshme:<\/p>\n<h4>N\u00eb portin e Roterdamit n\u00eb Holand\u00eb \u00ebsht\u00eb sekuestruar nj\u00eb sasi prej 750 kilogram\u00eb kokain\u00eb, e porositur n\u00eb Ekuador nga shtetasit F.P (me disa identitete) n\u00eb bashk\u00ebpunim me M.D dhe persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb paidentifikuar, me destinacion vendet e Bashkimit Europian. Hetimet tregojn\u00eb se grupi kishte krijuar nj\u00eb mekaniz\u00ebm financiar t\u00eb sofistikuar p\u00ebr financimin dhe transportin e drog\u00ebs.<\/h4>\n<p>Gjithashtu, rreth 14 kilogram\u00eb kokain\u00eb jan\u00eb sekuestruar nga Policia Greke n\u00eb Patra, brenda nj\u00eb kamioni q\u00eb udh\u00ebtonte nga Holanda. Nga komunikimet rezulton se n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjet transportohej edhe nj\u00eb ngarkes\u00eb tjet\u00ebr droge me destinacion Italin\u00eb, transport i organizuar nga A.Xh. n\u00eb bashk\u00ebpunim me persona t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr rast, 400 kilogram\u00eb kokain\u00eb t\u00eb trafikuar nga Spanja drejt Gjermanis\u00eb n\u00eb dhjetor 2020 jan\u00eb sekuestruar nga autoritetet gjermane. Sipas hetimeve, porosit\u00ebs dhe posedues t\u00eb k\u00ebsaj sasie dyshohen t\u00eb jen\u00eb shtetasit R.K., oficer policie (i cili m\u00eb par\u00eb ka mbajtur detyra n\u00eb DVP Vlor\u00eb, Fier, Tiran\u00eb dhe Kuk\u00ebs), dhe A.M., n\u00eb bashk\u00ebpunim me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb grupit kriminal, t\u00eb cil\u00ebt kishin investuar edhe n\u00eb mjete lundruese p\u00ebr transport t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu jan\u00eb dokumentuar edhe sekuestrime t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike t\u00eb llojit cannabis sativa, p\u00ebrfshir\u00eb 227 kilogram\u00eb t\u00eb sekuestruara n\u00eb pik\u00ebn doganore Ipsala n\u00eb Turqi n\u00eb korrik 2020 dhe rreth 500 kilogram\u00eb t\u00eb sekuestruara n\u00eb vendkalimin kufitar Bogorodic\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, n\u00eb mars 2021, t\u00eb cilat dyshohet se transportoheshin p\u00ebrmes kamion\u00ebve drejt Turqis\u00eb p\u00ebrmes Greqis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas hetimeve, grupi kriminal kishte ngritur mekanizma t\u00eb sofistikuar financiar\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar pagesat dhe p\u00ebr t\u00eb financuar blerjen e l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb Amerik\u00ebn Latine, nd\u00ebrsa transporti kryhej p\u00ebrmes rrug\u00ebve detare dhe tok\u00ebsore drejt vendeve t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<h4>P\u00ebrfshirja e oficerit t\u00eb policis\u00eb<\/h4>\n<p>Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi R.K., me detyr\u00eb oficer policie, dyshohet se ka p\u00ebrdorur funksionin e tij p\u00ebr t\u00eb ndihmuar aktivitetin kriminal, duke:<\/p>\n<p>siguruar logjistik\u00eb p\u00ebr transportin e l\u00ebnd\u00ebve narkotike;<br \/>\nnxjerr\u00eb informacione konfidenciale mbi kontrollet policore;<br \/>\nnd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb pajisje celulare duke fshir\u00eb t\u00eb dh\u00ebna me interes p\u00ebr hetimin;<br \/>\np\u00ebrdorur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme sistemin TIMS p\u00ebr interesa t\u00eb personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitet kriminal;\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 p\u00ebrdorur komunikim t\u00eb koduar n\u00eb aplikacionin SKYECC.<\/p>\n<p>Ky operacion \u00ebsht\u00eb realizuar fal\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunimi t\u00eb ngusht\u00eb nd\u00ebrinstitucional dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar mes SPAK, Europol, Eurojust, DEA dhe agjencive ligjzbatuese t\u00eb vendeve t\u00eb Bashkimit Europian. Prokuroria e Posa\u00e7me falenderon hetuesit e Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit, Policin\u00eb e Shtetit dhe Agjencin\u00eb e Mbik\u00ebqyrjes Policore p\u00ebr mb\u00ebshtetjen gjat\u00eb ekzekutimit t\u00eb masave t\u00eb siguris\u00eb. Hetimet vijojn\u00eb p\u00ebr dokumentimin e plot\u00eb ligjor t\u00eb veprimtaris\u00eb kriminale si dhe p\u00ebr identifikimin e autor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet kriminal.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/03\/07\/detaje-nga-aksioni-ne-vlore-spak-oficeri-i-policise-ndihmonte-aktivitetin-kriminal\/\">Detaje nga aksioni n\u00eb Vlor\u00eb\/ SPAK: Oficeri i policis\u00eb ndihmonte aktivitetin kriminal<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SPAK\u00a0ka b\u00ebr\u00eb me dije p\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi zyrtar identitetin e tet\u00eb personave ndaj t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb l\u00ebshuar urdh\u00ebr-arreste, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb operacionit i cili u zhvillua dit\u00ebn e sotme n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs. Hetimet jan\u00eb bazuar n\u00eb komunikimit e koduara SKYECC si dhe veprimet e tjera hetimore. P\u00ebrmes tyre \u00ebsht\u00eb zbuluar se ky grup kriminal [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75169","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75169","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75169"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75169\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75169"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75169"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75169"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}