{"id":75123,"date":"2026-03-07T12:34:26","date_gmt":"2026-03-07T12:34:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/07\/irani-eshte-lufta-e-pare-e-rendit-te-ri-boteror\/"},"modified":"2026-03-07T12:34:26","modified_gmt":"2026-03-07T12:34:26","slug":"irani-eshte-lufta-e-pare-e-rendit-te-ri-boteror","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/07\/irani-eshte-lufta-e-pare-e-rendit-te-ri-boteror\/","title":{"rendered":"Irani \u00ebsht\u00eb lufta e par\u00eb e rendit t\u00eb ri bot\u00ebror"},"content":{"rendered":"<p><span>Sulmi i SHBA-ve dhe Izraelit kund\u00ebr Iranit nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb aspak me ndonj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim ekzistencial imediat q\u00eb Irani paraqet p\u00ebr Izraelin. Irani nuk ka as arm\u00ebt b\u00ebrthamore, as forc\u00ebn ushtarake, as aleancat rajonale dhe as ekonomin\u00eb e nevojshme, p\u00ebr tu p\u00ebrballur me nj\u00eb fuqi b\u00ebrthamore dhe ushtarake si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Izraeli. Pa llogaritur distanc\u00ebn gjeografike q\u00eb ndan dy vendet.<\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span>Vendet e tjera t\u00eb fuqishme n\u00eb rajon si Arabia Saudite, Egjipti apo Emiratet Arabe jan\u00eb shtete kliente t\u00eb SHBA-ve dhe p\u00ebr pasoj\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb asnj\u00eb rrezik p\u00ebr Izraelin. P\u00ebrkundrazi, ato ose jan\u00eb armiq t\u00eb betuar t\u00eb Iranit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i Arabis\u00eb Saudite, ose jan\u00eb aleat ekonomik apo strategjik t\u00eb Izraelit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti i Egjiptit apo i Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe. Pra nuk ekziston p\u00ebrralla e Izraelit t\u00eb rrethuar nga nj\u00eb det armiq\u00ebsor arab apo islamik.\u00a0<\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span>Natyrisht q\u00eb Irani financon dhe mb\u00ebshtet grupe anti-izraelite si grupet shia n\u00eb Irak, Hamasi n\u00eb Gaza, Hezbollah n\u00eb Liban apo Huti n\u00eb Jemen. Jan\u00eb grupe paramilitare apo guerrilase shpesh produkte t\u00eb pushtimeve dhe nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb SHBA-ve dhe Izraelit n\u00eb k\u00ebto vende.\u00a0<\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span>Ama asnj\u00eb nga k\u00ebto grupe nuk p\u00ebrb\u00ebn rrezik ekzistencial p\u00ebr shtetin e Izraelit. Ato thjesht prodhojn\u00eb dhimbje koke p\u00ebr planet ekspansioniste t\u00eb tij. P\u00ebr t\u00eb kuptuar k\u00ebt\u00eb mjafton fakti q\u00eb Hamasi u financua dhe u fuqizua n\u00eb Gaza me nxitjen e vet\u00eb qeveris\u00eb Izraelite dhe Netanjahut, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb loje Autoritetin Palestinez. Ndaj idea se Hamas p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rrezik ekzistencial p\u00ebr Izraelin \u00ebsht\u00eb absurde.\u00a0<\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span>Natyrisht jo aq absurde sa idea se Irani p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rrezik ekzistencial p\u00ebr SHBA-t\u00eb q\u00eb justifikon nj\u00eb luft\u00eb frontale me t\u00eb. Irani nuk ka as kapacitetin dhe as vullnetin p\u00ebr t\u00eb sulmuar SHBA-t\u00eb me arm\u00ebt b\u00ebrthamore q\u00eb nuk i ka. Ka plot marshime n\u00eb Tehran ku protestuesit mallkojn\u00eb SHBA-t\u00eb dhe b\u00ebrtasin \u201cVdekje Amerik\u00ebs!\u201d. Ama deri m\u00eb sot asnj\u00eb superfuqi nuk \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar me mallkime.<\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span>Ndaj nd\u00ebrhyrja kund\u00ebr Iranit nuk mund t\u00eb kuptohet si pasoj\u00eb e rrezikut ekzistencial q\u00eb ai p\u00ebrb\u00ebnte p\u00ebr SHBA-t\u00eb apo Izraelin. Sidomos sot kur Irani ishte tejet i dob\u00ebsuar ekonomikisht dhe politikisht pas sulmeve t\u00eb qershorit 2025 nga Izraeli dhe SHBA-t\u00eb dhe pas protestave masive n\u00eb rrug\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb grupet e armatosura n\u00eb rajon q\u00eb e mb\u00ebshtesin at\u00eb, si Hamasi apo Hezbollah, ishin goditur r\u00ebnd\u00eb nga Izraeli.<\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span><span>N\u00eb fakt ishte pik\u00ebrisht dob\u00ebsia e Iranit ajo q\u00eb e shtyu Izraelin t\u00eb t\u00ebrhiqte prej hunde SHBA-t\u00eb p\u00ebr t\u00eb filluar nj\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr tij. N\u00eb fjal\u00ebt e diplomat\u00ebve amerikan\u00eb dhe izraelit\u00eb ata pan\u00eb nj\u00eb dritare mund\u00ebsie (<\/span><span>a window of opportunity<\/span><span>) dhe vepruan.\u00a0<\/span><\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span>E th\u00ebn\u00eb tro\u00e7, e sulmuan Iranian sepse mund ta sulmonin Iranin. Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt edhe llogjika baz\u00eb e rendit t\u00eb ri global q\u00eb po promovon doktrina Trump. Ligji i m\u00eb t\u00eb fortit e ka z\u00ebvend\u00ebsuar t\u00ebr\u00ebsisht ligjin nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Lufta kund\u00ebr Iranit \u00ebsht\u00eb e para luft\u00eb e shekullit 21 q\u00eb b\u00ebhet t\u00ebr\u00ebsisht sipas k\u00ebsaj llogjike force.\u00a0<\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye as Trump dhe as Izraeli nuk jan\u00eb lodhur t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb ndonj\u00eb shpjegim apo justifikim koherent p\u00ebr k\u00ebt\u00eb luft\u00eb. Idea se Irani p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim b\u00ebrthamor u braktis sapo u hodh n\u00eb media, sepse vet\u00eb Trump pak muaj m\u00eb par\u00eb kish deklaruar se kapaciteti nuklear i Iranit ish shkat\u00ebrruar nga bombardimet e luft\u00ebs 12 ditore n\u00eb qershor t\u00eb 2025.\u00a0<\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb idea se nd\u00ebrhyrja synonte demokratizimin e Iranit apo se justifikohej me brutalitetin e regjimit ndaj protestuesve t\u00eb pafaj\u00ebsh\u00ebm iranian\u00eb as nuk u artikulua. Dhe me ar\u00ebsye sepse genocidi i Izraelit dhe Netanjahut n\u00eb Gaza, q\u00eb sot po vdes urie, e b\u00ebn t\u00eb skuqet edhe regjimin e Iranit. Ndaj idea se lufta u b\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar tiranin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat e njeriut as nuk u hodh n\u00eb treg.<\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span>T\u00eb gjitha justifikimet e m\u00ebsip\u00ebrme, n\u00eb fakt, jan\u00eb krejt t\u00eb panevoj\u00ebshme n\u00eb nj\u00eb rend bot\u00ebror ku ligji dhe instituconet nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb vdekur dhe ku p\u00ebr pasoj\u00eb ligjin e b\u00ebn forca dhe jo parimet, normat apo institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. K\u00ebto t\u00eb fundit rrall\u00eb kan\u00eb arritur ti ndalojn\u00eb luft\u00ebrat, por shpesh kan\u00eb arritur t\u00eb ngadal\u00ebsojn\u00eb shp\u00ebrthimin e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span>Mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb se p\u00ebrpara se t\u00eb fillonte nj\u00eb luft\u00eb n\u00eb Irak n\u00eb vitin 2003 SHBA-t\u00eb nd\u00ebrmorr\u00ebn nj\u00eb fushat\u00eb dy vje\u00e7are p\u00ebr t\u00eb bindur opnionin publik vendas dhe t\u00eb huaj n\u00eb lidhje me ar\u00ebsyet dhe legjitimitetin e luft\u00ebs. Ata s\u00eb pari bind\u00ebn aleat\u00ebt e tyre t\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb duke krijuar nj\u00eb koalicion t\u00eb gjer\u00eb anti-terror dhe m\u00eb pas u paraqit\u00ebn edhe n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb argumentuar k\u00ebrc\u00ebnimin (e rrem\u00eb) q\u00eb Iraku p\u00ebrb\u00ebnte p\u00ebr SHBA-t\u00eb. Pra pati nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta legjitimuar luft\u00ebn kund\u00ebr Irakut brenda normave dhe institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, edhe pse lufta n\u00eb fund u b\u00eb pa miratimin e tyre.<\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb kontrasti me luft\u00ebn e Iranit \u00ebsht\u00eb trondit\u00ebs. SHBA-t\u00eb jo vet\u00ebm nuk konsultuan por as nuk njoftuan aletat\u00ebt e tyre m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt n\u00eb BE dhe NATO. Jo vet\u00ebm q\u00eb nuk u b\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb bindur K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb por nuk u nd\u00ebrtua asnj\u00eb justifikim as p\u00ebr popullin amerikan q\u00eb ende nuk e ka t\u00eb qart\u00eb se p\u00ebrse po luftojn\u00eb n\u00eb Iran. Administrata Trump nuk pati as skrupullin minimal q\u00eb ta g\u00ebnjente popullin e vet, si\u00e7 b\u00ebri administrata Bush dje.\u00a0<\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span>N\u00eb rendin e ri bot\u00ebror q\u00eb po nd\u00ebrton administrata Trump legjitimimi vjen thjesht dhe vet\u00ebm nga forca dhe jo nga parimet, normat apo institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Forca legjitimohet vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmej forc\u00ebs dhe suksesit. Ndaj SHBA-t\u00eb e Trump nuk ndjen\u00eb asnj\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb justifikojn\u00eb nj\u00eb agression t\u00eb hapur ndaj nj\u00eb shteti sovran si Irani, apo vrasjen ose rr\u00ebmbimin e udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb nj\u00eb shteti sovran.<\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span>Efektet e nj\u00eb rendi bot\u00ebror q\u00eb bazohet thjesht tek forca jan\u00eb shkat\u00ebrruese jo vet\u00ebm p\u00ebr paqen n\u00eb bot\u00eb, por mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr vet\u00eb demokracit\u00eb. R\u00ebnia e normave dhe parimeve demokratike n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar i dob\u00ebson ato edhe n\u00eb nivel lokal.\u00a0<\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span>Demokracia n\u00eb parim bazohet tek forca e ar\u00ebsyes dhe jo tek ar\u00ebsyeja e forc\u00ebs. N\u00eb momentin q\u00eb politika e jashtme e nj\u00eb vendi legjitimohet thjesht dhe vet\u00ebm me ar\u00ebsyen e forc\u00ebs ajo degradon n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave t\u00eb ngushta dhe jo t\u00eb interest publik. Kjo p\u00ebr faktin e thjesht\u00eb se interesi publik n\u00eb demokraci nd\u00ebrtohet n\u00ebp\u00ebrmjet ar\u00ebsyes, normave dhe parimeve dhe jo n\u00ebp\u00ebrmjet forc\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span>Ndaj lufta n\u00eb Iran sh\u00ebnon n\u00ebnshtrimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebme t\u00eb SHBA-ve n\u00eb Lindjen e Mesme n\u00eb funksion t\u00eb interesave t\u00eb ngushta t\u00eb nj\u00eb shtetit t\u00eb huaj, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Izraeli, dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesit t\u00eb kombit amerikan. Lufta n\u00eb Iran nuk prodhon asnj\u00eb fitim ushtrak, ekonomik apo politik p\u00ebr SHBA-t\u00eb, ashtu sikurse lufta n\u00eb Irak dje.\u00a0<\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span>I vetmi shtet q\u00eb mund t\u00eb dal\u00eb i fituar nga kjo luft\u00eb \u00ebsht\u00eb Izraeli q\u00eb si synim p\u00ebrfundimtar ka krijimin e hegjemonis\u00eb izraelite n\u00eb Lindjen e Mesme, \u00e7ka do i lejoj\u00eb atij zgjerimin e kufinj\u00ebve p\u00ebr t\u00eb krijuar eventualisht Izraelin e Madh. P\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim Izraeli duhet t\u00eb eleminoj\u00eb Iranin, nj\u00eb nga fuqit\u00eb hegjemonike historike n\u00eb rajon.<\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span>Natyrisht q\u00eb Izraeli nuk mund ta arrij\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim vet\u00ebm. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye prej dekadash ka p\u00ebrdorur SHBA-t\u00eb. Duhet t\u00eb kujtojm\u00eb q\u00eb Iraku i Sadam Hyseinit dhe Siria e Asadit ishin armiq t\u00eb p\u00ebrbetuar t\u00eb Izraelit. Rr\u00ebzimi i tyre me ndihm\u00ebn e SHBA-ve forcoi pozicionin e Izraelit n\u00eb Lindjen e Mesme. Sot i ka ardhur rradha Iranit.<\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb lexuesi mund t\u00eb pyes i cuditur: si ka mund\u00ebsi q\u00eb nj\u00eb shtet i vog\u00ebl prej rreth 10 milion banor\u00ebsh t\u00eb kontrolloj\u00eb kaq fort politik\u00ebn e jashtme t\u00eb nj\u00eb gjigandi si SHBA-t\u00eb? P\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebsaj pyetje do duhej t\u00eb shkruanim nj\u00eb tjet\u00ebr artikull shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se ky q\u00eb fillon me teologjin\u00eb e krisht\u00ebrimit evangjelik Zionist n\u00eb SHBA, vazhdon me filozofin\u00eb neokonservadore q\u00eb dominon politik\u00ebn e jashtme amerikane dhe interesat e kompleksit industrial-militar n\u00eb SHBA.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr ti r\u00ebn\u00eb shkurt mjafton t\u00eb themi q\u00eb lobi Izraelit n\u00eb Washington, AIPAC (American Israeli Public Affairs Committee) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga lobet m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb SHBA q\u00eb financon shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb kongresist\u00ebve dhe fushatat presidenciale, gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb kushtueshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shum\u00eb prej mediave kryesore n\u00eb SHBA, majtas dhe djathtas, si dhe platforma si TikTok jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bilioner\u00ebve zionist. Jefry Epstein ishte nj\u00eb prej tyre.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span>Donald Trump nuk \u00ebsht\u00eb as i pari dhe as i fundit president Amerikan n\u00ebn kontrollin e k\u00ebtyre interesave t\u00eb fuqishme ekonomike, politike, mediatike dhe ushtarake. Ndryshe nga president\u00ebt e tjer\u00eb para tij Trump vepron n\u00eb nj\u00eb rend t\u00eb ri bot\u00ebror ku \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e panevoj\u00ebshme ta justifikosh p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs, si brenda edhe jasht\u00eb vendit. Ndaj ajo sot p\u00ebrdoret n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb brutale, agresive dhe abuzive, si\u00e7 po na tregon lufta n\u00eb Iran.<\/span><\/p>\n<p><span><strong><span>Shkruar enkas p\u00ebr <\/span><a href=\"http:\/\/lapsi.al\/\"><span>Lapsi.al<\/span><\/a><span> nga Blendi Kajsiu<\/span><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/03\/07\/kajsiuirani-eshte-lufta-e-pare-e-rendit-te-ri-boteror\/\">Irani \u00ebsht\u00eb lufta e par\u00eb e rendit t\u00eb ri bot\u00ebror<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sulmi i SHBA-ve dhe Izraelit kund\u00ebr Iranit nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb aspak me ndonj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim ekzistencial imediat q\u00eb Irani paraqet p\u00ebr Izraelin. Irani nuk ka as arm\u00ebt b\u00ebrthamore, as forc\u00ebn ushtarake, as aleancat rajonale dhe as ekonomin\u00eb e nevojshme, p\u00ebr tu p\u00ebrballur me nj\u00eb fuqi b\u00ebrthamore dhe ushtarake si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Izraeli. Pa llogaritur distanc\u00ebn gjeografike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75123","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75123","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75123"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75123\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75123"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75123"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75123"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}