{"id":75122,"date":"2026-03-07T12:47:00","date_gmt":"2026-03-07T12:47:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/07\/robotet-kineze-ne-ushtrine-e-serbise\/"},"modified":"2026-03-07T12:47:00","modified_gmt":"2026-03-07T12:47:00","slug":"robotet-kineze-ne-ushtrine-e-serbise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/07\/robotet-kineze-ne-ushtrine-e-serbise\/","title":{"rendered":"Robot\u00ebt kinez\u00eb n\u00eb Ushtrin\u00eb e Serbis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>\u201cMij\u00ebra robot\u00eb t\u00eb armatosur\u201d n\u00eb kuptimin ushtarak duken m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb mesazh marketingu sesa nj\u00eb plan real, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Nikolla Lluniq, konsulent n\u00eb fush\u00ebn e gjeopolitik\u00ebs dhe siguris\u00eb n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, paralajm\u00ebroi n\u00eb fillim t\u00eb shkurtit se Serbia do t\u00eb ket\u00eb \u201cmij\u00ebra robot\u00eb t\u00eb armatosur\u201d nga Kina n\u00eb parad\u00ebn e ardhshme ushtarake gjat\u00eb vitit 2026.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, sipas tij, shteti do t\u00eb sigurohet edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPor, p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, m\u00eb duhet t\u2019i lutem presidentit t\u00eb Kin\u00ebs, Xi Jinping, dhe shpresoj q\u00eb si mik i Serbis\u00eb t\u00eb na ndihmoj\u00eb\u201d, tha Vu\u00e7iq m\u00eb 2 shkurt.<\/p>\n<p>At\u00eb dit\u00eb, ai u p\u00ebrsh\u00ebndet edhe me Luka-n, nj\u00eb robot humanoid kinez, i cili u prezantua nga kompanit\u00eb Minth Group dhe AGIBOT Innovation n\u00eb Qendr\u00ebn Kulturore Kineze n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>AGIBOT \u2013 nj\u00eb kompani e themeluar n\u00eb vitin 2023 n\u00eb Shangai \u2013 merret me integrimin e inteligjenc\u00ebs artificiale dhe robotik\u00ebs, me q\u00ebllim prodhimin e robot\u00ebve p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrshtaten p\u00ebr p\u00ebrdorim masiv dhe komercial.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 synimeve q\u00eb gjat\u00eb vitit 2026 t\u00eb nis\u00eb prodhimi i k\u00ebtyre robot\u00ebve edhe n\u00eb Serbi, Vu\u00e7iq p\u00ebrmendi edhe mund\u00ebsin\u00eb e blerjes s\u00eb robot\u00ebve t\u00eb armatosur nga Kina.<\/p>\n<p>Por, deri tani, asnj\u00eb institucion tjet\u00ebr shtet\u00ebror nuk i ka konfirmuar apo komentuar k\u00ebto deklarata.<\/p>\n<p>Ministria e Mbrojtjes e Serbis\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00ebse ekziston nj\u00eb plan konkret p\u00ebr blerjen e robot\u00ebve t\u00eb armatosur nga Kina p\u00ebr Ushtrin\u00eb e Serbis\u00eb, apo n\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb konsultuar lidhur me k\u00ebt\u00eb ide.<\/p>\n<p>Lluniq thot\u00eb se ushtrit\u00eb moderne ende nuk kan\u00eb robot\u00eb humanoid\u00eb t\u00eb armatosur, q\u00eb jan\u00eb operacional\u00eb n\u00eb terren.<\/p>\n<p>Ai shton se p\u00ebrvoja kineze tregon q\u00eb robot\u00ebt humanoid\u00eb kinez\u00eb p\u00ebrdoren kryesisht p\u00ebr mbik\u00ebqyrje dhe logjistik\u00eb dhe nuk i z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb ushtar\u00ebt n\u00eb luftime.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi ushtarak midis Beogradit dhe Pekinit zhvillohet pa pengesa, pavar\u00ebsisht paralajm\u00ebrimeve nga Brukseli dhe Uashingtoni.<\/p>\n<p>Sa do t\u2019i kushtonte Serbis\u00eb blerja e robot\u00ebve nga Kina?<\/p>\n<p>Lluniq vler\u00ebson se blerja e robot\u00ebve humanoid\u00eb p\u00ebr nevojat e Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, do t\u00eb ishte nj\u00eb barr\u00eb e madhe financiare dhe operacionale p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>\u201cSipas kontratave ekzistuese kineze, 500 robot\u00eb humanoid\u00eb industrial\u00eb kan\u00eb kushtuar rreth 37 milion\u00eb dollar\u00eb, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb rreth 74.000 dollar\u00eb nj\u00eb robot. N\u00ebse Serbia do t\u00eb porosiste \u2018mij\u00ebra\u2019 robot\u00eb, shpenzimet do t\u00eb arrinin n\u00eb qindra miliona dollar\u00eb, \u00e7ka do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb goditje t\u00eb madhe p\u00ebr buxhetin\u201d, shpjegon Lluniq.<\/p>\n<p>Ai shton se k\u00ebsaj duhet t\u2019i shtohen edhe kostot e mir\u00ebmbajtjes dhe integrimit t\u00eb k\u00ebtyre sistemeve, t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb staf t\u00eb specializuar, logjistik\u00eb dhe p\u00ebrdit\u00ebsime t\u00eb shpeshta t\u00eb softuerit.<\/p>\n<p>\u201cKjo do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb sfid\u00eb serioze p\u00ebr nj\u00eb ushtri relativisht t\u00eb vog\u00ebl dhe me kapacitete t\u00eb kufizuara teknologjike\u201d, thot\u00eb Lluniq.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb robot\u00ebsh ushtarak\u00eb p\u00ebrdor Kina?<\/p>\n<p>N\u00eb parad\u00ebn ushtarake n\u00eb Pekin m\u00eb 3 shtator, ku mori pjes\u00eb edhe Vu\u00e7iq, u prezantuan t\u00eb ashtuquajturit \u201crobot\u00eb ujq\u00ebr\u201d t\u00eb armatosur.<\/p>\n<p>K\u00ebta robot\u00eb jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb manovra dhe operacione n\u00eb terrene komplekse. Ata mund t\u00eb transportojn\u00eb arm\u00eb p\u00ebr ushtar\u00ebt dhe t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb pastrimin e terrenit nga minat.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2025, televizioni shtet\u00ebror kinez transmetoi pamje nga nj\u00eb st\u00ebrvitje ushtarake ku, p\u00ebrve\u00e7 arm\u00ebve t\u00eb tjera, u p\u00ebrdor\u00ebn edhe \u201crobot\u00ebt ujq\u00ebr\u201d, n\u00eb nj\u00eb skenar t\u00eb simuluar luftarak.<\/p>\n<p>M\u00eb 25 n\u00ebntor, portali South China Morning Post raportoi se kompania kineze UBTech Robotics fitoi nj\u00eb kontrat\u00eb me vler\u00eb prej 37 milion\u00eb dollar\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb vendosur robot\u00eb humanoid\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim, p\u00ebrgjat\u00eb kufirit me Vietnamin.<\/p>\n<p>Roboti humanoid Walker S2, i prezantuar n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2025, konsiderohet roboti i par\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb mund t\u2019i nd\u00ebrroj\u00eb vet\u00eb baterit\u00eb, pa nd\u00ebrhyrje njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2026, n\u00eb Panairin Bot\u00ebror t\u00eb Armatimit n\u00eb Riad t\u00eb Arabis\u00eb Saudite, nj\u00eb prodhues kinez prezantoi sistemin kund\u00ebrtank PF-070.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb robot luftarak me kat\u00ebr k\u00ebmb\u00eb, i pajisur me raketa dhe i projektuar p\u00ebr operacione luftarake n\u00eb terren.<\/p>\n<p>Sipas Indeksit t\u00eb Gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr Inteligjenc\u00ebn Artificiale, t\u00eb publikuar nga organizata britanike Oxford Insights n\u00eb bashk\u00ebpunim me Qendr\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr K\u00ebrkime n\u00eb Zhvillim, me seli n\u00eb Kanada, Kina renditet n\u00eb vendin e tet\u00eb n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs q\u00ebndrojn\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Singapori, Mbret\u00ebria e Bashkuar, Finlanda, Kanadaja dhe Franca, nd\u00ebrsa Serbia renditet n\u00eb pozit\u00ebn e 57-t\u00eb n\u00eb mesin e 193 vendeve.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb gjasat e Serbis\u00eb p\u00ebr blerje t\u00eb reja arm\u00ebsh nga Kina?<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq, pas pjes\u00ebmarrjes n\u00eb parad\u00ebn ushtarake n\u00eb Pekin m\u00eb 3 shtator, deklaroi se ka par\u00eb \u201c\u00e7far\u00eb do t\u00eb ishte interesante t\u00eb blihej p\u00ebr nevojat e Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ai tha se zyrtar\u00ebt serb\u00eb kan\u00eb zhvilluar bisedime me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb kompanive ushtarake kineze, por nuk dha detaje t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr marr\u00ebveshje konkrete apo sisteme specifike.<\/p>\n<p>Tre muaj m\u00eb von\u00eb, pas nj\u00eb mbledhjeje t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, Vu\u00e7iq njoftoi se Serbia synon t\u2019i dyfishoj\u00eb kapacitetet e saj ushtarake n\u00eb periudh\u00ebn e ardhshme, duke sinjalizuar mund\u00ebsin\u00eb e investimeve t\u00eb reja n\u00eb armatim dhe teknologji ushtarake.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrve\u00e7 burimeve njer\u00ebzore, t\u00eb cilat do t\u2019i rrisim p\u00ebr 30 p\u00ebr qind, gjith\u00e7ka tjet\u00ebr do t\u00eb rrisim p\u00ebr 100 p\u00ebr qind. Nj\u00eb pjes\u00eb e mjeteve \u00ebsht\u00eb nga vendi, nd\u00ebrsa pjes\u00ebn tjet\u00ebr e blejm\u00eb jasht\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb i vetmi faktor q\u00eb ndalon k\u00ebrc\u00ebnimet. Duhet t\u00eb mb\u00ebshtetemi te vetja jon\u00eb\u201d, tha Vu\u00e7iq m\u00eb 4 janar.<\/p>\n<p>Ai nuk specifikoi se \u00e7far\u00eb arm\u00ebsh dhe pajisjesh ushtarake do t\u00eb blej\u00eb Serbia jasht\u00eb vendit. Gjithashtu, nuk tregoi se kund\u00ebr kujt duhet t\u00eb mbrohet Serbia.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb dhe sa arm\u00eb importon Serbia nga Kina?<\/p>\n<p>Miq\u00ebsia e fort\u00eb mes Serbis\u00eb dhe Kin\u00ebs, e cila reflektohet kryesisht n\u00eb projektet e infrastruktur\u00ebs p\u00ebrmes iniciativ\u00ebs \u201cBrezi dhe Rruga\u201d, mori vrull n\u00eb vitin 2020, kur Ushtria e Serbis\u00eb prezantoi dron\u00ebt kinez\u00eb CH92-A.<\/p>\n<p>Kjo ishte blerja e par\u00eb e arm\u00ebve kineze, t\u00eb cilat hyn\u00eb n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen luftarake t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, dhe Serbia u b\u00eb vendi i par\u00eb evropian q\u00eb importoi pajisje aviacioni kinez.<\/p>\n<p>Me kalimin e viteve, pasoi blerja e dron\u00ebve luftarak\u00eb CH-95 dhe sistemeve antiajrore FK-3 dhe HQ-17.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Instituti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i K\u00ebrkimeve p\u00ebr Paqen n\u00eb Stokholm (SIPRI), nga viti 2020 deri n\u00eb vitin 2024, Serbia importoi m\u00eb shum\u00eb arm\u00eb nga Kina (57 p\u00ebr qind), ndjekur nga Rusia (20 p\u00ebr qind) dhe Franca (7.4 p\u00ebr qind).<\/p>\n<p>N\u00eb dy vjet\u00ebt e fundit, industria serbe e mbrojtjes importoi mallra me vler\u00eb rreth 240 milion\u00eb euro nga Kina, sipas t\u00eb dh\u00ebnave doganore q\u00eb siguroi Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Cilat mund t\u00eb jen\u00eb pasojat?<\/p>\n<p>P\u00ebrkeq\u00ebsimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve Beograd-Bruksel dhe Beograd- Uashington \u00ebsht\u00eb, sipas Lluniqit, pasoj\u00eb e pashmangshme n\u00ebse Serbia vazhdon me blerjet e armatimit nga Kina.<\/p>\n<p>\u201cNga Brukseli do t\u00eb vijn\u00eb patjet\u00ebr nota diplomatike p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e pad\u00ebshiruesh\u00ebm t\u00eb Serbis\u00eb me Kin\u00ebn, nd\u00ebrsa nga Uashingtoni do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb prova p\u00ebr angazhimin e Serbis\u00eb n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve dypal\u00ebshe me Shtetet e Bashkuara\u201d, thot\u00eb Lluniq.<\/p>\n<p>N\u00ebse Beogradi i injoron k\u00ebto paralajm\u00ebrime, ai nuk e p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb e \u201cndonj\u00eb lloji sanksionesh\u201d.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja i kan\u00eb paralajm\u00ebruar disa her\u00eb zyrtar\u00ebt serb\u00eb p\u00ebr rreziqet e thellimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit ushtarak me Kin\u00ebn. Megjithat\u00eb, deri tani nuk jan\u00eb marr\u00eb masa konkrete.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/03\/07\/robotet-kineze-ne-ushtrine-e-serbise\/\">Robot\u00ebt kinez\u00eb n\u00eb Ushtrin\u00eb e Serbis\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cMij\u00ebra robot\u00eb t\u00eb armatosur\u201d n\u00eb kuptimin ushtarak duken m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb mesazh marketingu sesa nj\u00eb plan real, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Nikolla Lluniq, konsulent n\u00eb fush\u00ebn e gjeopolitik\u00ebs dhe siguris\u00eb n\u00eb Beograd. Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, paralajm\u00ebroi n\u00eb fillim t\u00eb shkurtit se Serbia do t\u00eb ket\u00eb \u201cmij\u00ebra robot\u00eb t\u00eb armatosur\u201d nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75122","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75122","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75122"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75122\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75122"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75122"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75122"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}