{"id":75109,"date":"2026-03-07T11:48:22","date_gmt":"2026-03-07T11:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/07\/skrapari-orgjina-e-vellezerve-abdyl-naim-dhe-sami-frasheri\/"},"modified":"2026-03-07T11:48:22","modified_gmt":"2026-03-07T11:48:22","slug":"skrapari-orgjina-e-vellezerve-abdyl-naim-dhe-sami-frasheri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/07\/skrapari-orgjina-e-vellezerve-abdyl-naim-dhe-sami-frasheri\/","title":{"rendered":"Skrapari, orgjina e v\u00ebllez\u00ebrve Abdyl, Naim dhe Sami Frash\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Nga ROLAND QAFOKU\/<\/p>\n<p>Ka nisur nj\u00eb debat prej disa muajsh p\u00ebr historin\u00eb e familjes nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, m\u00eb t\u00eb famshme, me m\u00eb shum\u00eb kontribute, m\u00eb sakt\u00eb, familjes q\u00eb ideoi kombin dhe shtetin shqiptar, at\u00eb t\u00eb familjes Frash\u00ebri. Prej gati nj\u00eb shekulli shqiptar\u00ebt din\u00eb q\u00eb Abdyl, Naim dhe Sami Frash\u00ebri ishin nga Frash\u00ebri i P\u00ebrmetit. Por \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pak t\u00eb thuash vet\u00ebm kaq p\u00ebr ata q\u00eb i quajm\u00eb treshja v\u00ebllaz\u00ebrore q\u00eb ngjiz\u00ebn kombin shqiptar. Por, kush ishte familja e madhe Frash\u00ebri? Ku lind\u00ebn, ku jetuan, nga erdh\u00ebn dhe nga e kishin orgjin\u00ebn? Librin tim \u201c100 personalitete m\u00eb t\u00eb spikatur t\u00eb Skraparit\u201d (Botim i vitit 2024) e kam startuar me personazh t\u00eb rrall\u00eb me emrin Hamza Bej Gr\u00ebmshi. Nj\u00eb bej i Mesjet\u00ebs q\u00eb lindi, b\u00ebri em\u00ebr dhe jetoi n\u00eb qytez\u00ebn Gr\u00ebmsh t\u00eb Skraparit, nj\u00eb vendbanbim i zhdukur po n\u00eb Mesjet\u00eb e q\u00eb tashm\u00eb ka vet\u00ebm g\u00ebrmadha. Nga t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat, e bazuar n\u00eb dokumente, rezulton se ishte pik\u00ebrisht Hamza Bej Gr\u00ebmshi i pari i familjes Frash\u00ebri, i cili \u00ebsht\u00eb larguar nga kjo qytez\u00eb i detyruar. Hamza Gr\u00ebmshi ishte babai i Fejzullaut. Fejzullau ishte babai i Ajazit. Ajazi ishte babai i Halitit dhe Haliti ishte babai i Avdyl Naim dhe Sami Frash\u00ebri. Po si v\u00ebrtetohet kjo? Sepse nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb, edhe p\u00ebr fshatin m\u00eb t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, duhet t\u00eb shkruhet me referenc\u00eb dhe e dokumentuar dhe jo me t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb dikush i ka p\u00ebrcjell\u00eb goj\u00eb m\u00eb goj\u00eb n\u00eb fshat dhe m\u00eb pas nj\u00eb guximtar i \u00e7artur dhe i paditur thjesht\u00eb i shkruan se ia ka th\u00ebn\u00eb ky dikushi? Ti marrim me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Mit\u2019hat Frash\u00ebri, djali i Abdylit dhe nj\u00eb figurat komb\u00ebtare m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrdorte disa pseudonime n\u00eb shkrimet dhe botimet e tij. Nj\u00eb prej tyre ishte edhe Mali Kokojka i zbuluar kjo nga profesor Aurel Plasari. Kjo \u00ebsht\u00eb lidhja e par\u00eb e familjes Frash\u00ebri me Skraparin dhe Mithat Frash\u00ebri ka patur arsye m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrdorur n\u00eb nder t\u00eb gjenez\u00ebs s\u00eb tij Skrapari. Pik\u00ebrisht atje n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Gr\u00ebmshit q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb i rr\u00ebnuar dhe i pabanuesh\u00ebm, ndodhet nj\u00eb kod\u00ebr e ngritur q\u00eb banor\u00ebt e quajn\u00eb ende Mali Kokojka. Por Mali Kokojka \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb vend pran\u00eb fshatit Frash\u00ebr q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb familja Frash\u00ebri ia ka vendosur p\u00ebr t\u00eb kujtuar Malin Kokojka n\u00eb Gr\u00ebmsh nga ku u largua i pari i tyre Hamza bej Gr\u00ebmshi. Nj\u00eb njoh\u00ebs shum\u00eb i mir\u00eb i historis\u00eb dhe gjeografis\u00eb, por edhe prejardhjes s\u00eb familjes s\u00eb vet, ky psedunomim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjetje e bukur e Mithat Frash\u00ebrit q\u00eb e ka p\u00ebrdorur n\u00eb nder t\u00eb prejardhjes s\u00eb familjes. Mithat Frash\u00ebri k\u00ebt\u00eb pseudonim e p\u00ebrdori n\u00eb disa shkrime, por m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb p\u00ebrdori n\u00eb librin \u201cNaim Frash\u00ebri, m\u00ebsime, Distaptur, Biblioteka e Kultur\u00ebs Popullore, 1, Parath\u00ebnie nga Dhimit\u00ebr Berati\u201d. (Botim i vitit 1901 n\u00eb Sofje t\u00eb Bullgaris\u00eb n\u00eb shtypshkronj\u00ebn e Kristo Luarasit si dhe botim i vitit 1942 n\u00eb Tiran\u00eb i shtypshkronj\u00ebs \u201cLuarasi\u201d). K\u00ebtij libri ia ka b\u00ebr\u00eb nder q\u00eb parath\u00ebnien e ka shkruar nj\u00eb pen\u00eb e art\u00eb e asaj kohe si Dhimit\u00ebr Berati n\u00eb at\u00eb koh\u00eb minist\u00ebr i Kultur\u00ebs Popullore dhe dikur firm\u00ebtar i Aktit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb. Madje, Dhimit\u00ebr Berat ka shtuar vet\u00eb nj\u00eb footnote duke sqaruar se Mali Kokojka \u00ebsht\u00eb dora vet\u00eb Mithat Frash\u00ebri. (Po aty, faqe 5) <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, q\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb librit Mit\u2019hat Frash\u00ebri i m\u00ebshon origjin\u00ebs nga Tomorrica dhe t\u00eb parit nga rrjedh familja, Hamza Gr\u00ebmshi. <\/p>\n<p>Shkruan Mali Kokojka, allias Mithat Frash\u00ebri:<br \/>\n\u201cNa \u00e7\u2019dihet\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb familje: me 1570, Hamza beu, i par\u2019 i Tomoric\u00ebs, desh t\u00eb shtoj\u00eb urdh\u00ebrin\u2019 e tij dhe t\u00eb mar\u00eb mpronj\u00eb Skrapar\u00eb, Opar\u00eb, V\u00ebr\u00e7\u00ebn etj. por, qeveri e Turqis\u00eb, q\u00eb s\u2019i p\u00eblqenin pun\u00ebt\u2019 e k\u00ebti zot\u00ebnije, e rrethoj n\u00eb Berat dhe Hamza beu, mbetur pa mjete lufte dhe ushqimi, desh t\u00eb dilte mveshur\u00ebsi grua; u-njoh dhe u zu i gjall\u00eb; mbi k\u00ebt\u00eb me gjith\u00eb familje u-d\u00ebbuan n\u00eb Stanimak\u00eb, ku nd\u00ebjn\u00eb 80 vjet; m\u00eb 1650, n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Mehmet pash\u00eb Qypriliut, u-fal Ajaz beu, i nip\u2019 i Hamza-jt, dhe i u-dha p\u00ebr mpronj\u00eb Frash\u00ebri, M\u00ebrtinja, Xhananji, Topojani, dhe n\u00eb Vlor\u00eb Kudh\u00ebsi, Armeja dhe ca pshatra n\u00eb Myzeqe; por Ajazi p\u00eblqeu Frash\u00ebrin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebnjur\u00eb, se \u00ebsht\u2019 v\u00ebnd\u2019 i forte\u201d. (Kokojka Mali, Naim Frash\u00ebri, m\u00ebsime, Distaptur, Biblioteka e Kultur\u00ebs Popullore, 1, Parath\u00ebnie nga Dhimit\u00ebr Berati, faqe 6,7).<br \/>\nMithat Frash\u00ebri jep edhe panoram\u00ebn e fshatit Frash\u00ebr dhe konfirmon se familja Frash\u00ebri ka ardhur shum\u00eb m\u00eb von\u00eb se disa familje q\u00eb ishin autokton\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb koh\u00ebs.<br \/>\n\u201cKur erdhi Ajazi n\u00eb Frash\u00ebr, atje gjeti sht\u00ebpi par\u00ebsije: Ali\u00e7kasit, Cerasit, Bregasit dhe Bakasit. (Nga Ali\u00e7kasit m\u00eb pastaj casht\u00ebpi van\u2019 e b\u00ebn\u00eb Orgock\u00ebn dhe Butk\u00ebn\u00eb; Bregasit b\u00ebn\u00ebGoroshianin dhe Lushnj\u00ebn; ca t\u00eb Bakasit van\u2019 n\u00eb Koblar\u00eb\u201d. (Sk\u00ebndo Lumo, Naim Frash\u00ebri, jet\u00ebshkrim, faqe 10).<br \/>\nKur Sami Frash\u00ebri shkruante se shqiptar\u00ebt e kan\u00eb quajtur luft\u00ebn pun\u00eb, duhet t\u00eb ket\u00eb patur parasysh edhe b\u00ebmat q\u00eb kishte d\u00ebgjuar p\u00ebr katragjyshin e tij Hamza bej Gr\u00ebmshi. Nga nj\u00eb i preferuar dhe  i d\u00ebrguari  i Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Hamza bej Gr\u00ebmshi u kthye kund\u00ebr Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb e cila d\u00ebrgoi taborret e saj p\u00ebr ta kapur. T\u00eb dh\u00ebnat jan\u00eb q\u00eb ai kishte n\u00ebn urdh\u00ebr rreth 500 luf\u00ebtar\u00eb, burra dhe t\u00eb rinj t\u00eb zon\u00ebs dhe me ta ai nisi nj\u00eb kryengritje q\u00eb pak vend ka z\u00ebn\u00eb n\u00eb historiografi, por q\u00eb n\u00eb fakt ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb. P\u00ebr Perandorin\u00eb Osmane e v\u00ebrtet\u00eb Hamza bej Gr\u00ebmshi u kthye n\u00eb nj\u00eb problem. Por sulltani vuri n\u00eb zbatim at\u00eb rregull q\u00eb do t\u00eb thoshte pak m\u00eb shum\u00eb se 200 vjet m\u00eb von\u00eb Lord Bajroni se n\u00ebse do q\u00eb 100 italian\u00eb t\u00eb heshtin, vrit 1. Por n\u00ebse do q\u00eb 100 shqiptar\u00eb t\u00eb heshtin vrit 99. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb u kryen disa ekspedita p\u00ebr eleminimin e Hamza bej Gr\u00ebmshit. Ekzistojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe n\u00eb zon\u00ebn e Skraparit kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vendosur garnizone ushtarake osmane n\u00eb Kalan\u00eb e \u00c7orovod\u00ebs q\u00eb organizoheshin p\u00ebr t\u00eb luftuar dhe kapur drejtuesin e kryengritjeve Hamza bej Gr\u00ebmshin. (Karaiskaj Gjerak, 5000 vjet fortifikime n\u00eb Shqip\u00ebri, faqe 202).<br \/>\nT\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera shtojn\u00eb se ky garnizon osman nuk ndahej nga administrata civile e tyre dhe vepron n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00ebri tjetrin. (Karaiskaj Gjerak, 5000 vjet fortifikime n\u00eb Shqip\u00ebri, faqe 224).<br \/>\nN\u00eb ato male t\u00eb thepisura dhe gryka jan\u00eb zhvilluar disa beteja dhe Hamza bej Gr\u00ebmshi u duk se doli i fituar p\u00ebr disa vite. Por garnizonet osmane e ndiqnin dhe ai u detyrua t\u00eb largohej nga Gr\u00ebmshi dhe Skrapari. Nj\u00eb streh\u00eb e re e tij ishte Berati, qytet n\u00eb t\u00eb cilin kishte disa prona. Por ai ndiqej k\u00ebmba k\u00ebmb\u00ebs nga ushtar\u00ebt osmane dhe nuk kaloi shum\u00eb dhe mb\u00ebrriti edhe fundi i tij. Mit\u2019hat Frash\u00ebri k\u00ebt\u00eb moment e sjell jo m\u00eb burr\u00ebrrorin:<br \/>\n\u201cUshtria rrethoj n\u00eb Berat dhe Hamza beu, mbetur pa mjete lufte dhe ushqimi, desh t\u00eb dilte mveshur\u00ebsi grua; u-njoh dhe u zu i gjall\u00eb\u201d. (Kokojka Mal, Naim Frash\u00ebri, m\u00ebsime, Distaptur, Biblioteka e Kultur\u00ebs Popullore, 1, Parath\u00ebnie nga Dhimit\u00ebr Berati, faqe 7).<br \/>\nK\u00ebshtu mori fund rebelimi i nj\u00eb skraparliu q\u00eb u shpall armik i Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Pas kapjes ai dhe familja u internuan n\u00eb Stanimak\u00eb t\u00eb Edernes\u00eb n\u00eb Turqi.<br \/>\nJeta e re n\u00eb Stanimak\u00eb t\u00eb Edernes\u00eb p\u00ebr Hamza bej Gr\u00ebmshin nuk kishte ndonj\u00eb dallim m\u00eb shum\u00eb se sa burgu. Ai ishte atje syrgjyn. I vetmi shp\u00ebtim p\u00ebr t\u00eb ishte familja q\u00eb e kishte me vete dhe n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mij\u00ebra kilometra larg Skraparit kishte nisur nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re. Ishte d\u00ebnuar q\u00eb t\u00eb jetonte p\u00ebrjet\u00eb n\u00eb Stanimak\u00eb dhe ky ishte nj\u00eb d\u00ebnim edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb se sa vdekja. N\u00eb vitin 1611 n\u00eb mosh\u00ebn 51 vje\u00e7are Hamza bej Gr\u00ebmshi nd\u00ebrroi jet\u00eb duke l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb djal\u00eb Fejzullahu. Edhe jeta e Fejzullahut nuk ishte m\u00eb e mir\u00eb se e t\u00eb atit. Edhe p\u00ebr at\u00eb shp\u00ebtim ishte vet\u00ebm familja. Jeta i dhuroi nj\u00eb djal\u00eb Ajazin q\u00eb u rrit dhe u arsimua n\u00eb at\u00eb vend. P\u00ebr fat kur mbush\u00ebn 80 vjet nga syrgjynimi Sulltani pasardh\u00ebs nxori nj\u00eb ferman q\u00eb kjo familje t\u00eb falej dhe t\u00eb kishte mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb kthehej n\u00eb vendin e tyre. Ajazi nuk mund t\u00eb kthehej n\u00eb Gr\u00ebmsh, i cili n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ishte jo vet\u00ebm i shkat\u00ebrruar nga betejat dhe masakrat, por nj\u00eb rr\u00ebshqitje e madhe toke e kishte shkat\u00ebrruar t\u00eb gith\u00eb qytez\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb ai zgjodhi nj\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mos ishte shum\u00eb larg vendlindjes s\u00eb gjyshit Hamza bej Gr\u00ebmshit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zgjodhi Frash\u00ebrin. Shkruan Mithat Frash\u00ebri:<br \/>\n\u201cM\u00eb 1650 nj\u00eb familje e re vajti n\u00eb k\u00ebt\u00e9 qytet (Frash\u00ebr); ky i ardhur\u2019i quajtur Ajaz bej ish prej nj\u00eb familje nga Tomorica, q\u00eb kish i nd\u00ebnjur\u2019 i d\u00ebbuar\u00eb (syrgjyn) nja 70-80 vjet n\u00eb Stanimak\u00eb (n\u00ebvilajet t\u2019Ed\u00ebrnes\u00eb); nga ky Ajaz bej jan\u00eb sotgjith\u00eb sht\u00ebpit\u2019 e zot\u00ebnivet ve\u00e7 atyret\u2019Ali\u00e7kasit, q\u2019ishin\u00eb dhe pa ardhur Ajazi. Lindur\u00eb m\u00eb 1864, Naimi ish bir\u2019 I Halit beut ng\u2019 ajo f\u00ebmij\u2019 e vatur\u00eb n\u00eb Frash\u00ebr m\u00eb 1650, me Ajaz ben\u00eb. Haliti sigjith\u00eb bej\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, ish me harxhe dhe kish jetuar\u00eb shum\u00eb koh\u00eb n\u00eb Greqi (sapa b\u00ebr\u00eb me vehte), n\u00eb Thesali e gjetk\u00eb\u201d. (Sk\u00ebndo Lumo, Naim Frash\u00ebri, jet\u00ebshkrim, faqe 10).<br \/>\nNj\u00eb histori tejet interesante e Hamza bej Gr\u00ebmshit q\u00eb la pas jo vet\u00ebm b\u00ebmat si kryengrit\u00ebs, por edhe p\u00ebr at\u00eb gen q\u00eb u trash\u00ebgua te st\u00ebr-st\u00ebrnip\u00ebrit e tij, Avdyl, Naim dhe Sami Frash\u00ebri, ajo treshe e art\u00eb v\u00ebllez\u00ebrish q\u00eb ideuan kombin shqiptar. Lidhja e tyre me Skraparin spikaste m\u00eb shum\u00eb te poeti Naimi, i cili nuk e fshihte faktin q\u00eb si muz\u00eb n\u00eb krijimtarin\u00eb e tij sh\u00ebrbente Mali i Tomorrit, q\u00eb me fraz\u00ebn \u201caty ku pushon Zoti\u201d ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrcaktimin m\u00eb t\u00eb bukur p\u00ebr at\u00eb mal per\u00ebndie. P\u00ebrve\u00e7 shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjerave, ky mal mbret\u00ebror ishte p\u00ebr Namin nj\u00eb gravitet q\u00eb t\u00ebrhiqej doemos nga orgjina e tij, Skrapari. <\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga ROLAND QAFOKU\/ Ka nisur nj\u00eb debat prej disa muajsh p\u00ebr historin\u00eb e familjes nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, m\u00eb t\u00eb famshme, me m\u00eb shum\u00eb kontribute, m\u00eb sakt\u00eb, familjes q\u00eb ideoi kombin dhe shtetin shqiptar, at\u00eb t\u00eb familjes Frash\u00ebri. Prej gati nj\u00eb shekulli shqiptar\u00ebt din\u00eb q\u00eb Abdyl, Naim dhe Sami Frash\u00ebri ishin nga Frash\u00ebri i P\u00ebrmetit. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75109","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75109","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75109"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75109\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75109"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75109"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75109"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}