{"id":75105,"date":"2026-03-07T11:48:20","date_gmt":"2026-03-07T11:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/07\/ceremonia-per-ballukun-psikoza-e-nderimit-te-hajduteve-3\/"},"modified":"2026-03-07T11:48:20","modified_gmt":"2026-03-07T11:48:20","slug":"ceremonia-per-ballukun-psikoza-e-nderimit-te-hajduteve-3","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/07\/ceremonia-per-ballukun-psikoza-e-nderimit-te-hajduteve-3\/","title":{"rendered":"Ceremonia p\u00ebr Ballukun, psikoza e nderimit t\u00eb hajdut\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Nga\u00a0<strong>Andi Bushati <\/strong><\/p>\n<p>Ceremonia e daljes nga skena t\u00eb Belinda Ballukut ishte organizuar n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb me q\u00ebndrimet q\u00eb Edi Rama dhe PS-ja kan\u00eb mbajtur gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, q\u00eb prej kur ajo u shpall e pandehur: S\u00eb pari me nj\u00eb respekt dhe venerim p\u00ebr zyrtaren q\u00eb ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb zbatim skem\u00ebn m\u00eb p\u00ebrbindshme t\u00eb manipulimit t\u00eb garave publike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, me nj\u00eb p\u00ebrbuzje dhe injorim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb sentimenteve t\u00eb publikut, t\u00eb llahtarisur nga ato q\u00eb ka d\u00ebgjuar e lexuar n\u00eb bisedat e rrjedhura nga prokuror\u00ebt.<\/p>\n<p>Si rrall\u00ebkujt asaj i kishin mbledhur t\u00eb gjith\u00eb ministrin\u00eb p\u00ebr ta duartrokitur n\u00eb k\u00ebt\u00eb sfilim t\u00eb fundit. Punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs, mes t\u00eb cilave disa gra t\u00eb p\u00ebrlotura dhe burra q\u00eb kishin veshur maska pik\u00ebllimi, dukeshin n\u00eb sintoni t\u00eb plot\u00eb me fjal\u00ebt e kryeministrit disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, q\u00eb i quajti rezultatet e saj \u201ct\u00eb jasht\u00ebzakonshme\u201d. Edhe pasardh\u00ebsi i ri, n\u00eb krye t\u00eb ministris\u00eb, u tregua entuziast nga fakti q\u00eb ai po prezantohej para stafit prej asaj q\u00eb ai vijoi ta quante zv\/kryeministre, duke mos harruar t\u00eb shtonte se do \u00e7onte p\u00ebrpara me nder stafet\u00ebn e Bel\u00ebs.<\/p>\n<p>Po t\u00eb parashutohej n\u00eb at\u00eb sall\u00eb dikush q\u00eb nuk e ka par\u00eb e d\u00ebgjuar se \u00e7ka ndodhur 100 dit\u00ebt e fundit n\u00eb Shqip\u00ebri, ai me siguri do kujtonte se ajo grua q\u00eb po largohej do ti kishte shp\u00ebtuar bashk\u00ebatdhetar\u00ebve t\u00eb saj 50 milion\u00eb euro tek tuneli i Llogaras\u00eb dhe nuk do kishte lejuar zhvillimin e nja n\u00ebnt\u00eb tenderave t\u00eb manipuluar t\u00eb unaz\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo ishte atmosfera e dit\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb pun\u00ebs p\u00ebr zv\/kryeministren.<\/p>\n<p>Nga ana e saj, n\u00eb ato pothuajse 20 minuta q\u00eb foli ajo nuk tha asgj\u00eb. Pohoi me ironi se nuk ka treqind apartamente, as jahte apo avion\u00eb privat\u00eb (gj\u00ebra q\u00eb nuk i p\u00ebrmenden n\u00eb akuz\u00ebn e SPAK), por vijoi me kokfort\u00ebsi vij\u00ebsjelljen p\u00ebr t\u00eb mos dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb argument p\u00ebr ato q\u00eb akuzohet.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb tre muajve, q\u00eb kur u shpall e pandehur, Belinda Balluku, ka b\u00ebr\u00eb gjithsej dy dalje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme publike. S\u00eb pari, nj\u00eb fjal\u00eb para parlamentit, pasi SPAK nxori p\u00ebrgjimet p\u00ebr t\u00eb cilat akuzohej dhe s\u00eb dyti tani, kur i tha lamtumir\u00eb stafit.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj si at\u00eb 21 n\u00ebntor t\u00eb vitit q\u00eb shkoi ajo predikoi se e mb\u00ebshtet reform\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb nisur nga Rama dhe PS, tha se nuk do t\u00eb kritikonte apo ofendonte kurr\u00eb prokuror\u00ebt e gjykat\u00ebsit edhe kur vendimet e tyre kishin kosto personale, gjeti koh\u00eb t\u00eb merret edhe me dy standartet e opozit\u00ebs kundrejt SPAK-ut. Por, thelbi i dy fjalimeve t\u00eb Ballukut ishte: \u201cNuk do komentoj \u00e7\u00ebshtje q\u00eb jan\u00eb n\u00eb hetim nga drejt\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<p>Dhe v\u00ebrtet, po t\u00eb b\u00ebsh nj\u00eb bilanc q\u00eb prej fundit t\u00eb vitit q\u00eb shkoi, kur shp\u00ebrtheu ky skandal, as vet\u00eb e interesuara, as koleg\u00ebt e saj deputet\u00eb socialist\u00eb, as kryeministri, nuk ka b\u00ebr\u00eb qoft\u00eb edhe asnj\u00eb koment t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr esenc\u00ebn e akuzave t\u00eb prokuror\u00ebve. Ata jan\u00eb marr\u00eb me \u201cgrushtin e shtetit\u201d, r\u00ebmbimin e kompetencave t\u00eb qeveris\u00eb nga gjyq\u00ebsori, hedhjen n\u00eb kushtetuese t\u00eb pezullimit, interpretimin e imunitetit t\u00eb nj\u00eb deputeti apo ministri, por kurr\u00eb me p\u00ebrmbajtjen e bisedave q\u00eb u gjet\u00ebn n\u00eb aplikacionin Signal t\u00eb ish drejtorit t\u00eb rrug\u00ebve Evis Berberi, ku tregohej se si manipulohej \u00e7do tender i infrastruktur\u00ebs, disa her\u00eb me urdh\u00ebr direkt nga Edi Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, rasti Balluku ka thyer nj\u00eb rekord. N\u00ebse p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dosjet e SPAK edhe Berisha edhe Ahmetaj edhe Meta edhe Veliaj i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur pothuajse nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb, fakteve p\u00ebr t\u00eb cilat akuzohen, Belinda \u00ebsht\u00eb strukur pas alibis\u00eb \u201cnuk flas p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje n\u00eb hetim\u201d.<\/p>\n<p>Mir\u00eb apo keq, her\u00eb duke th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, apo her\u00eb duke manipuluar, ata t\u00eb par\u00ebt kan\u00eb zbatuar nj\u00eb parim q\u00eb duhet ta ndjek\u00eb \u00e7do i votuar me zgjedh\u00ebsit e vet. Ai ka obligim transparenc\u00ebn, llogaridh\u00ebnien dhe ndaj akuzave t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve apo medias, e jo m\u00eb ndaj atyre zyrtare t\u00eb prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Me m\u00ebnyr\u00ebn sesi Belinda Balluku u soll k\u00ebto tre muaj me \u00e7\u00ebshtjen e saj, me strategjin\u00eb q\u00eb ndoqi Rama dhe PS-ja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, u tregua hapur injorimi q\u00eb ata i b\u00ebjn\u00eb opinionit publik. Deviza e tyre e re \u00ebsht\u00eb: nuk denjojm\u00eb t i\u2019u sqarojm\u00eb as kur dyshohemi si hajdut\u00eb.<\/p>\n<p>Ky ndryshim sjellje i k\u00ebsaj kaste t\u00eb korruptuarish u fark\u00ebtua dal\u00ebngadal\u00eb q\u00eb kur Balluku nuk u dor\u00ebhoq, pastaj duke i kamufluar bisedat e saj banale me Visin si nj\u00eb konflikt q\u00eb vinte n\u00eb pikpyetje rendin kushtetues dhe s\u00eb fundi me refuzimin p\u00ebr ta dor\u00ebzuar at\u00eb p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb, duke i hequr imunitetin.<\/p>\n<p>Deri diku, kjo lloj mbrojtjeje, mospranimi p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb detajet e dh\u00ebnies s\u00eb tenderave dhe n\u00eb procedurat q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrcaktuar p\u00ebrfituesit e miliona eurove, mund t\u00eb duket nj\u00eb l\u00ebvizje nga halli, si nj\u00eb paranoj\u00eb e Edi Ram\u00ebs se mos diskutimet konkrtete q\u00eb do t\u00eb pasoheshin nga l\u00ebshimi i ish z\u00ebvend\u00ebses, mund t\u00eb hapte der\u00ebn hetimit p\u00ebr at\u00eb vet\u00eb.<\/p>\n<p>Por, taktika se si u zgjodh t\u00eb b\u00ebhej kjo mbrojtje, p\u00ebrb\u00ebn n\u00eb vetvete nj\u00eb problem t\u00eb madh. Sepse duke iu fshehur sqarimit t\u00eb akuzave, duke anashkaluar dh\u00ebnien e llogaris\u00eb duke p\u00ebrbuzur transparenc\u00ebn, nj\u00eb pushtet jo vet\u00ebm tregon arroganc\u00eb, por mbi t\u00eb gjitha ai d\u00ebshmon se \u00ebsht\u00eb prekur nga nj\u00eb s\u00ebmundje m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Anashkallimi i k\u00ebtyre standarteve prodhon automatikisht relativizimin e s\u00eb keqes, shuarjen e kufirit mes t\u00eb moralshmes dhe asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur, deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa vjedhja mund t\u00eb paraqitet si virtyt. Pik\u00ebrisht kjo ul\u00ebriste me gjith\u00eb sh\u00ebmtin\u00eb e saj, mes lot\u00ebve dhe fjal\u00ebve t\u00eb atyre q\u00eb p\u00ebrcoll\u00ebn Ballukun. Ajo ceremoni k\u00ebrkonte t\u00eb impononte si vler\u00eb dik\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin shumica e publikut mendon krejt tjet\u00ebr gj\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/opinion\/\">Ceremonia p\u00ebr Ballukun, psikoza e nderimit t\u00eb hajdut\u00ebve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Andi Bushati Ceremonia e daljes nga skena t\u00eb Belinda Ballukut ishte organizuar n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb me q\u00ebndrimet q\u00eb Edi Rama dhe PS-ja kan\u00eb mbajtur gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, q\u00eb prej kur ajo u shpall e pandehur: S\u00eb pari me nj\u00eb respekt dhe venerim p\u00ebr zyrtaren q\u00eb ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb zbatim skem\u00ebn m\u00eb p\u00ebrbindshme t\u00eb manipulimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75105","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75105","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75105"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75105\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75105"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75105"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75105"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}