{"id":75077,"date":"2026-03-07T09:02:49","date_gmt":"2026-03-07T09:02:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/07\/sa-po-i-kushton-shqiperise-lufta-ne-lindjen-e-mesme\/"},"modified":"2026-03-07T09:02:49","modified_gmt":"2026-03-07T09:02:49","slug":"sa-po-i-kushton-shqiperise-lufta-ne-lindjen-e-mesme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/07\/sa-po-i-kushton-shqiperise-lufta-ne-lindjen-e-mesme\/","title":{"rendered":"Sa po i kushton Shqip\u00ebris\u00eb lufta n\u00eb Lindjen e Mesme"},"content":{"rendered":"<p>Efektet n\u00eb ekonomi pas fillimit t\u00eb luft\u00ebs mes Izraelit dhe Iranit: Nga rritja e \u00e7mimit n\u00eb burs\u00eb t\u00eb naft\u00ebs, reflektimi me 4 lek\u00eb n\u00eb tregun vendas me pakic\u00eb, tarifa 6 deri n\u00eb 10% m\u00eb t\u00eb shtrenjta p\u00ebr transportin e mallrave me anije dhe kamion\u00eb, si dhe ngadal\u00ebsimi i rezervimeve t\u00eb reja nga t\u00eb huajt drejt Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Pas fillimit t\u00eb konfliktit n\u00eb Lindjen e Mesme, edhe Shqip\u00ebria po p\u00ebrjeton efektin indirekt zinxhir t\u00eb krijuar n\u00eb tregjet globale nga p\u00ebrshpejtimi i rritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb karburanteve, tarifave t\u00eb transportit dhe pasiguris\u00eb p\u00ebr rezervime t\u00eb reja n\u00eb turiz\u00ebm.<\/p>\n<p>Kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb Hidrokarbureve, Luigj Aliaj, duke iu referuar \u00e7mimeve t\u00eb furnizimeve, shpjegon ndikimet nga situata e fundit n\u00eb tregun global t\u00eb naft\u00ebs, t\u00eb cilat soll\u00ebn rritje t\u00eb \u00e7mimeve me 4 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr p\u00ebr disa pika t\u00eb furnizimit n\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cDit\u00ebn e premte, para sulmit, nafta e rafinuar u ble me 700 USD p\u00ebr ton. Pas sulmit, \u00e7mimi u rrit n\u00eb 900 USD p\u00ebr ton. Pas mbylljes s\u00eb rafineris\u00eb \u2018Ras Tanura\u2019 n\u00eb Arabin\u00eb Saudite, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb sulmi me dron, \u00e7mimi i naft\u00ebs s\u00eb rafinuar n\u00eb bursat nd\u00ebrkomb\u00ebtare arriti 1,150 USD p\u00ebr ton\u201d.<\/p>\n<p>Sipas zotit Aliaj, kjo rritje prej 65% p\u00ebr naft\u00ebn e rafinuar tregon qart\u00eb munges\u00ebn e produktit n\u00eb tregun global. Pas mbylljes s\u00eb rafineris\u00eb, tregut i mungojn\u00eb rreth 7 milion\u00eb fu\u00e7i naft\u00eb n\u00eb dit\u00eb, apo rreth 6% e konsumit global, nj\u00eb fakt q\u00eb ishte shkaku kryesor i reagimit t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb bursat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Por shtrenjtimi i \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs me pakic\u00eb nga 175 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr q\u00eb shitej m\u00eb par\u00eb n\u00eb 182 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr, shkaktoi debat, ku shum\u00eb ekspert\u00eb e konsideruan rritjen abuzive, pasi kompanit\u00eb nuk kan\u00eb respektuar detyrimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb rezerv\u00ebs 90-ditore.<\/p>\n<p>Kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb Hidrokarbureve thot\u00eb se rezerva 90-ditore ekziston fizikisht, por e pambyllur n\u00eb \u00e7mim, pasi \u00e7mimi i naft\u00ebs s\u00eb rezerv\u00ebs, p\u00ebrcaktohet n\u00eb momentin e daljes nga zona doganore. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, \u00e7mimi llogaritet sipas vler\u00ebs s\u00eb tregut.<\/p>\n<p>\u201cKeqkuptimi i madh ndaj operator\u00ebve t\u00eb tregtimit t\u00eb karburanteve \u00ebsht\u00eb p\u00ebr rezerv\u00ebn e siguris\u00eb. Por operator\u00ebt prodhues dhe importues t\u00eb karburanteve ngarkohen me ligj t\u00eb mbajn\u00eb rezerv\u00eb sa konsumi 90-ditor, q\u00eb ka pasur secila kompani n\u00eb vitin paraardh\u00ebs.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb v\u00ebrtet e mbajn\u00eb k\u00ebt\u00eb rezerv\u00eb fizikisht, por p\u00ebr t\u00eb kuptuar, n\u00ebse ka apo jo abuzim, dhe a kan\u00eb mund\u00ebsi kompanit\u00eb q\u00eb t\u00eb mos lejojn\u00eb rritjen e \u00e7mimit, pa mbaruar kjo rezerv\u00eb. P\u00ebr t\u00eb kuptuar dhe p\u00ebr t\u00eb sqaruar k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb shihet si funksionon tregu bot\u00ebror i naft\u00ebs.<\/p>\n<p>Karburantet bot\u00ebrisht kuotohen me \u00e7mim global dhe t\u00eb gjitha sasit\u00eb fizike, t\u00eb karburanteve jan\u00eb t\u00eb mbuluara me vler\u00eb nga bursat n\u00eb Lond\u00ebr dhe Nju Jork. Pra asnj\u00eb sasi nga asnj\u00eb kompani e bot\u00ebs nuk mund t\u00eb mbahet n\u00eb depozita me \u00e7mime t\u00eb mbyllura, pasi ashtu si\u00e7 \u00e7mimi i karburanteve ngrihet befasisht p\u00ebr faktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, po ashtu edhe bie dhe do t\u00eb falimentonte gjith\u00eb kompanit\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj karburantet kan\u00eb nj\u00eb \u00e7mim fizik q\u00eb quhet \u2018platts\u2019 q\u00eb kuotohet \u00e7do moment gjat\u00eb orarit t\u00eb pun\u00ebs dhe kund\u00ebr vler\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb burs\u00eb, t\u00eb cilat kompensojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mbajtur \u00e7mim n\u00eb koherent.<\/p>\n<p>Mjafton t\u00eb marr\u00ebsh kontratat e \u00e7do kompanie kudo n\u00eb bot\u00eb, dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb depozituara pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Doganave, dhe n\u00eb kontrat\u00eb \u00e7mimi gjithmon\u00eb p\u00ebr karburantet p\u00ebrcaktohet n\u00eb burs\u00eb me \u00e7mimin \u2018platts\u2019, dit\u00ebn e hedhjes n\u00eb treg t\u00eb pakic\u00ebs.<\/p>\n<p>Me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb funksionojn\u00eb edhe rezervat, pasi edhe po t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi kompania q\u00eb dit\u00ebn q\u00eb fut rezerv\u00ebn n\u00eb depo t\u00eb fiksoj\u00eb \u00e7mimin, ai mund t\u00eb falimentonte, pasi \u00e7mimi si\u00e7 rritet n\u00eb nj\u00eb moment q\u00eb jan\u00eb t\u00eb rralla, po ashtu bie, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur p\u00ebr t\u00eb ark\u00ebtuar parat\u00eb me t\u00eb cilat i ke bler\u00eb.<\/p>\n<p>Prandaj rezervat nj\u00eblloj si gjith\u00eb karburanti, mbahen fizikisht me \u00e7mime t\u00eb hapura, dhe \u00e7do dit\u00eb i afrohet tregut t\u00eb pakic\u00ebs (stacionet e shp\u00ebrndarjes), me \u00e7mimin koherent q\u00eb vjen nga bursa e Londr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, kush do t\u00eb sqarohet m\u00eb tej p\u00ebr funksionimin e tregut t\u00eb naft\u00ebs, mund t\u00eb marr\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Doganave, historikisht p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebn, n\u00ebse kompanit\u00eb i kan\u00eb \u00e7mimet e mbyllura kur mbushin depozitat, apo kur nxjerrin nga depozitat \u00e7do dit\u00eb drejt tregut t\u00eb pakic\u00ebs\u201d, shpjegon Luigj Aliaj.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2025, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave, u importua nj\u00eb sasi prej 740,8 mij\u00eb ton\u00ebsh naft\u00eb. Krahasuar me vitin paraardh\u00ebs, importet e naft\u00ebs u rrit\u00ebn me 13%.<\/p>\n<p>Shtrenjtimi i tarifave t\u00eb transportit<\/p>\n<p>Lufta n\u00eb Iran po ndikon ndjesh\u00ebm edhe te \u00e7mimet e transportit detar dhe rrjedhimisht edhe n\u00eb kostot e importit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Pas shp\u00ebrthimit t\u00eb konfliktit, \u00e7mimet e naft\u00ebs n\u00eb bursat nd\u00ebrkomb\u00ebtare u rrit\u00ebn ndjesh\u00ebm, duke sjell\u00eb rritje t\u00eb menj\u00ebhershme t\u00eb tarifave t\u00eb transportit, si n\u00eb tok\u00eb ashtu edhe n\u00eb det nga operator\u00ebt vendas me 6 deri n\u00eb 10%.<\/p>\n<p>Operator\u00ebt detar\u00eb t\u00eb mallrave rezultojn\u00eb t\u00eb par\u00ebt t\u00eb goditur n\u00eb kosto nga rritja e \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs, q\u00eb solli nj\u00eb dit\u00eb pas sulmit rritjen e tarifave me 10%, t\u00eb transportit t\u00eb mallrave nga Turqia, SHBA, Deti i Zi dhe Deti Mesdhe.<\/p>\n<p>Artur Dedja, administrator i kompanis\u00eb \u201cDedja Shipping\u201d, shpjegoi p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se transporti detar brenda 3-mujorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb 2026-s ka pasur shtrenjtim t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebsh\u00ebm t\u00eb tarifave, p\u00ebr shkak t\u00eb faktor\u00ebve klimatik\u00eb dhe t\u00eb nisjes s\u00eb konfliktit n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p>\u201cTransporti detar n\u00eb rajonin e Mesdheut dhe Detit t\u00eb Zi ka p\u00ebrjetuar luhatje t\u00eb ndjeshme t\u00eb tarifave q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2026. N\u00eb muajin shkurt, tarifat p\u00ebr transportin detar u rrit\u00ebn me 20%, p\u00ebr shkak t\u00eb motit t\u00eb keq, q\u00eb ndikoi n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Mesdheun, nd\u00ebrsa kishte filluar nj\u00eb periudh\u00eb e leht\u00eb r\u00ebnie pas p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb motit.<\/p>\n<p>Me hyrjen e muajit mars, krahasimet vjetore p\u00ebr tremujorin e par\u00eb tregojn\u00eb nj\u00eb rritje mesatare t\u00eb tarifave prej 10% n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin e Mesdheut dhe Detit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Nga fundjava e kaluar dhe n\u00eb vijim, u regjistrua nj\u00eb rritje shtes\u00eb prej 10%, e nxitur nga frika e p\u00ebrhapur p\u00ebr konflikte, pas sulmeve t\u00eb Iranit mbi rafinerit\u00eb rajonale. Q\u00ebllimi i k\u00ebtyre veprimeve ka qen\u00eb t\u00eb shkaktohet pasiguri dhe tension n\u00eb tregjet e energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fundjav\u00ebs, Irani b\u00ebri thirrje n\u00eb radio detare p\u00ebr mbylljen e Ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit, duke p\u00ebrhapur frik\u00eb, edhe pse regjimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00eb r\u00ebnie. Pritet q\u00eb kjo rritje t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb muajin, por me stabilizimin e situat\u00ebs, transporti detar n\u00eb Detin Mesdhe dhe Oqeanin Atlantik do t\u00eb normalizohet, nd\u00ebrsa linjat drejt Lindjes s\u00eb Larg\u00ebt do t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb shtrenjta\u201d.<\/p>\n<p>Z. Dedja parashikon se rritje t\u00eb ndjeshme pritet t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb edhe tarifat e transportit me Kin\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cKostoja e prodhimit dhe transportit detar nga Kina pritet t\u00eb rritet mbi 50% gjat\u00eb vitit 2026, pas munges\u00ebs s\u00eb furnizimeve nga Irani, i cili ishte nj\u00eb burim ky\u00e7 nafte p\u00ebr Kin\u00ebn, sidomos pas ndalimit t\u00eb naft\u00ebs nga Rusia dhe Venezuela. Kina mbetet e varur nga qymyri nga Australia dhe Indonezia, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb kontrolluar nga bursat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Alternativa e vetme e q\u00ebndrueshme mbetet energjia diellore.<\/p>\n<p>N\u00eb prill 2026, pritet nj\u00eb takim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mes presidentit Donald Trump dhe presidentit t\u00eb Kin\u00ebs Xi Jiping, ku do t\u00eb vendosen rregulla m\u00eb t\u00eb qarta tregtare, duke reduktuar ndikimin e Iranit si faktor i jasht\u00ebm n\u00eb rajon\u201d.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT p\u00ebr 2025 n\u00ebp\u00ebrmjet transportit detar u transportuan 8,232 mij\u00eb ton\u00eb mallra. Krahasuar me 2024, volumi i mallrave t\u00eb transportuara u rrit me 6%.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 rritjes s\u00eb \u00e7mimit, pasojat n\u00eb zinxhir\u00ebt global\u00eb t\u00eb furnizimit jan\u00eb se shum\u00eb kompani transporti po devijojn\u00eb rrug\u00ebt e anijeve p\u00ebr t\u00eb shmangur rajonin, gj\u00eb q\u00eb rrit koh\u00ebn e dor\u00ebzimit dhe kostot operative.<\/p>\n<p>\u201cNdikimi konkret p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb jan\u00eb tarifat e transportit detar: Importuesit shqiptar\u00eb po p\u00ebrballen me rritje t\u00eb menj\u00ebhershme t\u00eb kostove p\u00ebr mallrat e ardhura nga Azia dhe Lindja e Mesme, pasi rrug\u00ebt kryesore kalojn\u00eb pran\u00eb rajonit t\u00eb Hormuzit.<\/p>\n<p>\u00c7mimet e brendshme: Rritja e kostos s\u00eb transportit dhe e karburantit pritet t\u00eb reflektohet n\u00eb \u00e7mimet e mallrave t\u00eb konsumit n\u00eb Shqip\u00ebri, sidomos p\u00ebr produktet e importuara.<\/p>\n<p>Pasiguria e furnizimit: P\u00ebrve\u00e7 \u00e7mimeve, ka rrezik p\u00ebr vonesa n\u00eb furnizime, duke ndikuar n\u00eb sektor\u00eb si nd\u00ebrtimi, ushqimi dhe energjia\u201d, shpjegoi nj\u00eb nga drejtuesit e operator\u00ebve detar\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtuesit e operator\u00ebve p\u00ebr transportin e mallrave n\u00eb rrug\u00eb detare n\u00eb vend parashikojn\u00eb se n\u00ebse konflikti vazhdon dhe Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur, tarifat e transportit detar mund t\u00eb rriten edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria, si vend importues, do t\u00eb ndiej\u00eb presion t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb \u00e7mimet e mallrave dhe stabilitetin e furnizimeve. Duke par\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, mendoj se Shqip\u00ebria duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb alternativa p\u00ebr furnizim nga rajone m\u00eb af\u00ebr (p.sh. Europa Qendrore) p\u00ebr t\u00eb zbutur ndikimin, ose t\u00eb pranoj\u00eb rritjen e kostove dhe t\u00eb fokusohet te subvencionet e brendshme\u201d, pohon nj\u00eb nga drejtuesit e kompanive t\u00eb transportit detar.<\/p>\n<p>Rritje ka pasur edhe p\u00ebr tarifat e transportit tok\u00ebsor t\u00eb mallrave. Prej disa dit\u00ebsh, kompanit\u00eb e transportit t\u00eb mallrave raportuan se kan\u00eb nisur t\u00eb aplikojn\u00eb tarifa nga 6 deri n\u00eb 10% m\u00eb t\u00eb larta se para nisjes s\u00eb sulmeve.<\/p>\n<p>\u201cRritja e \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs ndikoi drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb tarifat e transportit, t\u00eb cilat n\u00eb vend jan\u00eb rritur nga 6 n\u00eb 7%. Nafta p\u00ebrb\u00ebn 60-70% t\u00eb kostos totale t\u00eb transportit, prandaj \u00e7do rritje e saj ka efekt t\u00eb madh p\u00ebr tarifat e transportit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendin ton\u00eb, rritja nuk \u00ebsht\u00eb reflektuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mas\u00eb me rritjen e \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs, pasi ekzistojn\u00eb pabarazi, konkurrenc\u00eb e pandershme dhe inflacion\u201d, pohoi m\u00eb her\u00ebt Rodolf Xhillari, administrator i kompanis\u00eb \u201cBalkan Trans Albania\u201d.<\/p>\n<p>Tarifat e reja p\u00ebr transportin detar dhe tok\u00ebsor pas rritjes<\/p>\n<p>Tarifat e transportit detar p\u00ebr Durr\u00ebs dhe Adriatik ndryshojn\u00eb sipas zon\u00ebs dhe llojit t\u00eb anijes. P\u00ebr Coasters, q\u00eb jan\u00eb varka t\u00eb vogla, tarifat p\u00ebr nisjen e anijeve nga Deti Marmara n\u00eb Turqi drejt detit Adriatik n\u00eb Durr\u00ebs variojn\u00eb midis 23 dhe 25 USD p\u00ebr ton, nga Deti i Zi Lindor midis 31 dhe 33 USD p\u00ebr ton, nd\u00ebrsa nga Mesdheu Lindor midis 27 dhe 30 USD p\u00ebr ton.<\/p>\n<p>P\u00ebr anijet Handy, q\u00eb vijn\u00eb nga Deti i Zi p\u00ebr n\u00eb Durr\u00ebs, tarifat jan\u00eb midis 21 dhe 23 USD p\u00ebr ton, nd\u00ebrsa p\u00ebr linjat Handy nga bregu lindor i SHBA-s\u00eb p\u00ebr Adriatik, tarifat luhaten midis 55 dhe 57 USD p\u00ebr ton.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket Panamax nga bregu lindor i SHBA-s\u00eb p\u00ebr Adriatik, tarifat jan\u00eb midis 35 dhe 37 USD p\u00ebr ton. N\u00eb t\u00eb gjitha rastet, shtrirja midis shifrave minimale dhe maksimale tregon luhatshm\u00ebrin\u00eb e tarifave n\u00eb tregun aktual.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb marra nga operator\u00ebt, p.sh. tarifa p\u00ebr eksport mallrash nga Durr\u00ebsi p\u00ebr Milano n\u00eb rrug\u00eb tok\u00ebsore varion nga 1500 euro n\u00eb 1700 euro dhe importi nga Milano n\u00eb Durr\u00ebs 2500 euro. Pas rritjes s\u00eb \u00e7mimeve, tarifat p\u00ebr eksport mallrash variojn\u00eb nga 1,600 deri n\u00eb 1,800 euro p\u00ebr kamion dhe p\u00ebr import deri 2,700 euro.<\/p>\n<p>Qarkullimi i mallrave nga importet, pesha e tregtis\u00eb me Izraelin dhe Iranin<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2025 n\u00eb vend u importuan nj\u00eb total mallrash me vler\u00eb 887 miliard\u00eb lek\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT.<\/p>\n<p>Partner\u00ebt kryesor\u00eb p\u00ebr importin e mallrave n\u00eb 2025 jan\u00eb Italia dhe vendet e tjera t\u00eb BE-s\u00eb. Importet nga Italia, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT, p\u00ebrb\u00ebn\u00eb 21% t\u00eb totalit. Importet nga Kina zun\u00eb 13% t\u00eb totalit, e ndjekur nga Turqia me 10% t\u00eb totalit, mallrat nga Gjermania p\u00ebrb\u00ebn\u00eb 7% t\u00eb importeve, nga Spanja dhe SHBA, secila me nga 2% dhe importet nga Franca dhe Bullgaria, secila 1%.<\/p>\n<p>Mallrat e importuara nga Izraeli ishin me vler\u00eb rreth 2.7 miliard\u00eb lek\u00eb, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb 0.3% t\u00eb pesh\u00ebs n\u00eb totalin e importeve.<\/p>\n<p>Importet nga Izraeli n\u00eb 2025 p\u00ebrqendrohen kryesisht n\u00eb sektor\u00ebt e teknologjis\u00eb, energjetik\u00ebs dhe produkteve kimike.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT, grupi kryesor i importeve \u00ebsht\u00eb \u201cMakineri dhe pajisjet elektrike dhe pjes\u00ebt e tyre\u201d me vler\u00eb 1,6 miliard\u00eb lek\u00eb, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb 57% t\u00eb totalit t\u00eb importeve nga Izraeli.<\/p>\n<p>\u201cL\u00ebnd\u00ebt djeg\u00ebse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit t\u00eb tyre\u201d jan\u00eb grupi i dyt\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm me vler\u00eb 592 milion\u00eb lek\u00eb, duke p\u00ebrb\u00ebr\u00eb 21.3% t\u00eb totalit t\u00eb importeve. Grupi i tret\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebrfshin \u201cInstrumentet dhe aparatet optike, fotografike, kinematografik\u00eb etj.\u201d me 5%.<\/p>\n<p>N\u00eb pesh\u00eb t\u00eb ul\u00ebt mbeten edhe importet nga Irani. Totali i importeve nga Irani n\u00eb vitin 2025 \u00ebsht\u00eb rreth 2.9 miliard\u00eb lek\u00eb apo sa 0.3% e totalit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Kategori kryesore importi nga Irani n\u00eb vitin 2025 ishte grupi \u201cInstrumentet dhe aparatet optike, fotografike, kinematografike, etj.\u201d, me vler\u00eb 44,7 milion\u00eb lek\u00eb.\/monitor.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/03\/07\/sa-po-i-kushton-shqiperise-lufta-ne-lindjen-e-mesme\/\">Sa po i kushton Shqip\u00ebris\u00eb lufta n\u00eb Lindjen e Mesme<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Efektet n\u00eb ekonomi pas fillimit t\u00eb luft\u00ebs mes Izraelit dhe Iranit: Nga rritja e \u00e7mimit n\u00eb burs\u00eb t\u00eb naft\u00ebs, reflektimi me 4 lek\u00eb n\u00eb tregun vendas me pakic\u00eb, tarifa 6 deri n\u00eb 10% m\u00eb t\u00eb shtrenjta p\u00ebr transportin e mallrave me anije dhe kamion\u00eb, si dhe ngadal\u00ebsimi i rezervimeve t\u00eb reja nga t\u00eb huajt drejt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75077","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75077","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75077"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75077\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75077"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75077"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75077"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}