{"id":75057,"date":"2026-03-07T08:48:19","date_gmt":"2026-03-07T08:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/07\/nuk-u-mjafton-pushteti\/"},"modified":"2026-03-07T08:48:19","modified_gmt":"2026-03-07T08:48:19","slug":"nuk-u-mjafton-pushteti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/07\/nuk-u-mjafton-pushteti\/","title":{"rendered":"Nuk u mjafton pushteti!?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ben Andoni<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb interpretuar kushtetut\u00ebn nuk duhet thjesht t\u00eb zbatosh verbazi apo jo nenet e saj, por t\u00eb kalosh dhe ng\u00ebr\u00e7et artificiale q\u00eb individi shqiptar krijon shpesh n\u00eb interpretimin e dokumentit themeltar t\u00eb shtetit. Pak or\u00eb m\u00eb par\u00eb, Presidentja Vjosa Osmani n\u00ebnshkroi dekretin p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Legjislatur\u00ebs X t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, pasi institucioni m\u00eb i lart\u00eb legjislativ i vendit d\u00ebshtoi t\u00eb zgjidhte Presidentin e ri brenda afatit. Shp\u00ebrndarja e Kuvendit \u00ebsht\u00eb antikushtetues,- e ka cil\u00ebsuar pa asnj\u00eb m\u00ebdyshje p\u00ebr REL edhe ish-kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs, Enver Hasani dekretin e presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani. Interpretimi i tij ka qen\u00eb i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb: Osmani nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ta shp\u00ebrndaj\u00eb Kuvendin, i cili nga sot ka 60 dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr zgjedhjen e presidentit. Nj\u00ebsoj, kryeministri Kurti e konsideron dekretin si jokushtetues dhe k\u00ebrkon koh\u00ebn e mjaftueshme t\u00eb pritjes prej Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr kontestim. E p\u00ebr ta mbajtur pezullin e v\u00ebmendjes, u kumtoi gazetar\u00ebve se nd\u00ebrkoh\u00eb, k\u00ebrkesa p\u00ebr interpretimin kushtetues ishte duke b\u00ebr\u00eb udh\u00ebn drejt institucionit t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>Historia e zgjedhjes u komplikua kur pak or\u00eb m\u00eb par\u00eb, presidentja Vjosa Osmani paraqiti n\u00eb Kuvend nj\u00eb propozim p\u00ebr ndryshime kushtetuese, propozim q\u00eb parashikonte se zgjedhjen e presidentit duhej t\u00eb b\u00ebhej p\u00ebrmes vot\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve dhe jo nga parlamenti. Kuvendi nuk i miratoi k\u00ebto ndryshime. Tek e fundit koha e k\u00ebrkuar prej gjasht\u00eb muajsh \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt, pa\u00e7ka se Osmani u mbrojt q\u00eb kjo nuk i sh\u00ebrbente zgjedhjes aktuale. \u00cbsht\u00eb e kot\u00eb t\u00eb zgjatemi n\u00eb faktet, sepse kryefakti \u00ebsht\u00eb se Kosova p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb ka turbullira dhe probleme. Vet\u00ebvendosja, forca politike e z. Kurti e etur p\u00ebr pushtet t\u00eb pakufish\u00ebm, kandidaturat q\u00eb prezantoi i p\u00ebrcolli t\u00eb dyja partiake, respektivisht an\u00ebtar\u00ebt e saj: Glauk Konjufc\u00ebn dhe pastaj edhe kandidatur\u00ebn e Fatmire Koll\u00e7aku-Mullhaxha. Mefsht\u00ebsia e opozit\u00ebs p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj gjendje nd\u00ebrkoh\u00eb ishte mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse: Kryetari i PDK-s\u00eb, Bedri Hamza, pas takimit me presidenten Osmani, ka th\u00ebn\u00eb se me dekretin p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit ka vepruar n\u00eb p\u00ebrputhje me p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe obligimet e veta, por ka shtuar edhe se: megjithat\u00eb PDK-ja do t\u00eb pranoj\u00eb \u00e7do vendim q\u00eb Gjykata Kushtetuese do t\u00eb nxjerr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje!! Kryetari i PDK-s\u00eb (U akuzua se kishte nisur ai i pari propozimet p\u00ebr kandidat nga radh\u00ebt e politik\u00ebs nga Kurti!), Bedri Hamza ia ka hedhur n\u00eb fund fajin atyre (VV), kurse kryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lumir Abdixhiku pas takimit me presidenten Vjosa Osmani tha se nuk \u00ebsht\u00eb caktuar dat\u00eb zyrtare p\u00ebr zgjedhjet, megjithat\u00eb deklaroi se LDK-ja \u00ebsht\u00eb e gatshme, madje kishte dh\u00ebn\u00eb dhe datat n\u00eb muajin prill.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb ky dor\u00ebzim i partive opozitare? Dhe, pse nuk u b\u00ebn p\u00ebrshtypje q\u00eb do humbasin s\u00ebrish? Me sa duket, humbja po b\u00ebhet model n\u00eb Kosov\u00eb. S\u00ebrish, tashm\u00eb i mbetet Kushtetueses s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb i duhet t\u00eb tregoj\u00eb maturin\u00eb p\u00ebr interpretimin dhe ndoshta me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsues mbetet nj\u00eb fakt sesi njer\u00ebz t\u00eb lidhur kaq me pushtet si Osmani dhe Kurti nuk ngopen me pushtet. Si vall\u00eb nuk i lexojn\u00eb problematikat e vendit, q\u00eb p\u00ebr ironi i theksojn\u00eb? Pse nuk l\u00ebshojn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb riti normal t\u00eb zgjedhjes s\u00eb institucioneve p\u00ebr figura jopartiake? Pse fuqia e madhe e VV-s\u00eb po p\u00ebrcjell gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb k\u00ebto anomali n\u00eb vend? Si ka mund\u00ebsi q\u00eb Kosova nuk p\u00ebrfitoi nga kjo turbulli e madhe e Serbis\u00eb t\u00eb b\u00ebnin institucionet por edhe t\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb organizuar? Pse Kushtetuta interpretohet kaq shum\u00eb? Nj\u00eb p\u00ebrgjigje \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: fqinj\u00ebt mund t\u00eb luajn\u00eb me ne, kur shohin lakmin\u00eb p\u00ebr pushtet dhe sidomos sensin ton\u00eb t\u00eb shtetformimit. Jan\u00eb disa vite q\u00eb duhen analizuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Fillimi i viteve \u201990 fundi i viteve \u201990. Po pse pushteti i LVV-s\u00eb me nj\u00eb mandat tjet\u00ebr me p\u00ebrkrahje t\u00eb gjer\u00eb po k\u00ebrkon q\u00eb ta forcoj\u00eb k\u00ebshtu pushtetin e tij? Pse po e shkund opozit\u00ebn?<\/p>\n<p>Se ku do t\u00eb dal\u00eb kjo, mbetet t\u00eb shihet n\u00eb periudh\u00ebn e ardhshme, por nj\u00eb gj\u00eb po kuptohet mir\u00eb: Njer\u00ebzit e pushtetit n\u00eb Kosov\u00eb (K\u00ebt\u00eb her\u00eb protagonist\u00eb jan\u00eb Osmani dhe Kurti) nuk u ngopkan me pushtet! N\u00eb Tiran\u00eb, ata, jan\u00eb proverbial\u00eb mbas karriges. Apo ndoshta sepse populli ua p\u00ebrcjell vet\u00eb mund\u00ebsin\u00eb\u2026me tifozeri dhe jo me arsye.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ben Andoni P\u00ebr t\u00eb interpretuar kushtetut\u00ebn nuk duhet thjesht t\u00eb zbatosh verbazi apo jo nenet e saj, por t\u00eb kalosh dhe ng\u00ebr\u00e7et artificiale q\u00eb individi shqiptar krijon shpesh n\u00eb interpretimin e dokumentit themeltar t\u00eb shtetit. Pak or\u00eb m\u00eb par\u00eb, Presidentja Vjosa Osmani n\u00ebnshkroi dekretin p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Legjislatur\u00ebs X t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, pasi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75057","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75057","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75057"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75057\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75057"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75057"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75057"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}