{"id":75055,"date":"2026-03-07T08:48:18","date_gmt":"2026-03-07T08:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/07\/beteja-e-rrjollit-nuk-eshte-ceshtje-pronash-por-ceshtje-gjobe-mbi-investitorin\/"},"modified":"2026-03-07T08:48:18","modified_gmt":"2026-03-07T08:48:18","slug":"beteja-e-rrjollit-nuk-eshte-ceshtje-pronash-por-ceshtje-gjobe-mbi-investitorin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/07\/beteja-e-rrjollit-nuk-eshte-ceshtje-pronash-por-ceshtje-gjobe-mbi-investitorin\/","title":{"rendered":"\u201cBeteja e Rrjollit\u201d nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje pronash, por \u00e7\u00ebshtje gjobe mbi investitorin"},"content":{"rendered":"<p>Mero Baze<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb Rrjoll, nj\u00eb zon\u00eb k\u00ebnetore n\u00eb jug t\u00eb Velipoj\u00ebs, shikoni se kush \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr prej fillimit t\u00eb betej\u00ebs. Prej fillimit n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr ka qen\u00eb Bashkim Ulaj dhe kompania e tij, i cili \u00ebsht\u00eb mallkuar si zaptues, si grabit\u00ebs, i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb mbroj\u00eb pa sukses mjetet e pun\u00ebs nga disa banor\u00eb agresiv\u00eb t\u00eb zon\u00ebs q\u00eb pretendojn\u00eb se po t\u00eb mos ishte Perandoria Osmane ata do ishin pronar\u00eb t\u00eb tok\u00ebs se jan\u00eb katolik\u00eb, dhe pastaj \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe objekt i sulmeve politike nga politikan\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb flasin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs dhe p\u00ebrqafojn\u00eb kauza spekulant\u00ebsh kund\u00ebr nj\u00eb investitori.<\/p>\n<p>Debati i dit\u00ebs s\u00eb enjte  n\u00eb \u201cOpinion\u201d ballafaqoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pronarin ekzistues ligjor me ata q\u00eb pretendojn\u00eb dhe pik\u00ebrisht pse u b\u00ebn\u00eb nervoz\u00eb q\u00eb nuk tregonin dot asnj\u00eb let\u00ebr q\u00eb kishin pron\u00ebn, pas emisionit p\u00ebrfunduan n\u00eb dhun\u00eb masakruese ndaj nj\u00eb prej trash\u00ebgimtar\u00ebve t\u00eb pron\u00ebs.<\/p>\n<p>I kuptoj banor\u00ebt q\u00eb pretendojn\u00eb se t\u00eb par\u00ebt e tyre n\u00eb Dukagjin kan\u00eb zbritur n\u00eb Velipoj\u00eb dhe po t\u00eb mos ishte Perandoria Osmane do t\u00eb ishin pronar\u00eb t\u00eb asaj toke. Por familja q\u00eb \u00ebsht\u00eb pronare nga Perandoria Osmane deri m\u00eb sot, s\u00eb paku me letra t\u00eb pahedhura posht\u00eb nga asnj\u00eb gjykat\u00eb, deri m\u00eb dje n\u00eb mbr\u00ebmje nuk ka qen\u00eb objekt i sulmit t\u00eb tyre. Objekt i sulmit ka qen\u00eb investitori, i cili nuk ka problem kush \u00ebsht\u00eb pronari, pasi nuk ka grabitur tok\u00eb, por ka marr\u00eb tok\u00eb nga nj\u00eb pronar me letra.<\/p>\n<p>Duke sulmuar investitorin dhe duke e shnd\u00ebrruar n\u00eb kauz\u00eb politike sulmin ndaj nj\u00eb investimi, politika dhe media shqiptare n\u00eb fakt kan\u00eb ushqyer nj\u00eb proces spekulimi gjob\u00ebv\u00ebnie ndaj investitorit. Sulmi ndaj Gener 2 b\u00ebhet q\u00eb ai t\u2019i paguaj\u00eb edhe ata q\u00eb pretendojn\u00eb. Madje nj\u00eb nga ato grat\u00eb q\u00eb hipi mbi eskavator e tha qart\u00eb para kamerave: \u201cAi Bashkim Ulaj sa paguan polic\u00eb e gjykat\u00ebs e prokuror\u00eb kund\u00ebr nesh, le t\u00eb na jap\u00eb ne fshatar\u00ebve ndonj\u00eb lek e mbyllet kjo pun\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Edhe ai tipi q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebshfaqur si udh\u00ebheq\u00ebs i protestuesve nuk ka fare as pretendim p\u00ebr t\u00eb pasur pron\u00eb tek toka e debatueshme. Ai ka disa letra q\u00eb pretendon se gjyshi i tij ka bler\u00eb nga pjesa e Musa Juk\u00ebs tok\u00eb n\u00eb Rrjoll, por tok\u00ebn e Musa Juk\u00ebs e ka marr\u00eb familja e Musa Juk\u00ebs (konkretisht Genc Juka dhe ta g\u00ebzoj\u00eb), dhe ai \u00ebsht\u00eb po ashtu n\u00eb nj\u00eb proces leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr t\u00eb zhvilluar pronat e gjyshit. Edhe ai mysliman \u00ebsht\u00eb. Edhe ai ndoshta do akuzohet i favorizuar nga Perandoria Osmane dhe Mbreti Zog, por ky proces nuk ka nisur akoma.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb sken\u00eb do ta shohim e rishohim disa her\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb inkurajimit q\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri e pap\u00ebrgjegjshme i b\u00ebn atyre q\u00eb i v\u00ebn\u00eb gjoba biznesit dhe jo atyre q\u00eb duan t\u00eb zgjidhin konfliktet me pronat q\u00eb jan\u00eb v\u00ebrtet t\u00eb m\u00ebrzitshme.<\/p>\n<p>Konflikti mes pronarit t\u00eb tok\u00ebs dhe pretenduesve u shfaq vet\u00ebm dje n\u00eb Opinion tek Fevziu. Deri m\u00eb dje t\u00eb gjith\u00eb mendonin se Bashkim Ulaj ka shkuar ka zaptuar nj\u00eb tok\u00eb dhe po nd\u00ebrton pa leje. N\u00eb fakt Bashkim Ulaj ka shkuar, ka gjetur nj\u00eb pronar toke, ka b\u00ebr\u00eb kontrat\u00eb zhvillimi me t\u00eb dhe ka marr\u00eb lejen m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mundshme nga AKZHT p\u00ebr t\u00eb zhvilluar zon\u00ebn.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn leje t\u00eb ngjashme n\u00eb parim do ta marr\u00eb s\u00eb shpejti edhe prona n\u00eb krah. Dhe ne p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb shikojm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin film, do p\u00ebrs\u00ebriten t\u00eb nj\u00ebjtat akuza p\u00ebr investitorin, jo p\u00ebr pronarin. Pasi urrejtja ndaj kapitalizmit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjell\u00eb q\u00eb shijon m\u00eb shum\u00eb se ballafaqimi me spekulant\u00ebt e pronave.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot nuk kishte ndodhur asnj\u00eb incident mes pronarit real dhe atyre q\u00eb pretendojn\u00eb. Deri tani ishte nj\u00eb gjob\u00eb e past\u00ebr ndaj investitorit, i cili duhet t\u2019u jap\u00eb edhe atyre ndonj\u00eb lek dhe disa politikan\u00ebve populist\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt ngjajn\u00eb shum\u00eb me konfiskuesit e Enver Hoxh\u00ebs m\u00eb 1945 se sa me politikan\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb djatht\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i jan\u00eb qepur pas nj\u00eb biznesmeni dhe e p\u00ebrndjekin n\u00eb \u00e7do investim t\u00eb tij, pa pasur asnj\u00eb respekt as p\u00ebr shtetin ligjor, as p\u00ebr letrat e pron\u00ebs dhe mbi t\u00eb gjitha as p\u00ebr dokumentacionin ligjor t\u00eb nj\u00eb investimi q\u00eb shkon n\u00eb 200 milion\u00eb euro. Mendoni t\u2019u l\u00ebsh n\u00eb dor\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>I vetmi politikan i sinqert\u00eb kund\u00ebr investimit \u00ebsht\u00eb Arlind Qorri, se ai \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr kapitalit, jo pro gjob\u00ebv\u00ebn\u00ebsve. Ai pretendon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri pa kapitalist\u00eb dhe e kuptoj. Por k\u00ebta q\u00eb duan t\u00eb em\u00ebrojn\u00eb kapitalist\u00ebt e tyre jan\u00eb thjesht gjob\u00ebv\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i past\u00ebr gjob\u00ebv\u00ebnie, t\u00eb till\u00eb duhet vler\u00ebsuar edhe ata q\u00eb shpikin kauza mbi gjob\u00ebv\u00ebnien dhe b\u00ebjn\u00eb sikur flasin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit. P\u00ebr ta kuptuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjob\u00eb mbi investitorin, mjafton t\u2019u b\u00ebjm\u00eb pyetje k\u00ebtyre tipave agresiv\u00eb: n\u00ebse t\u00ebrhiqet Bashkim Ulaj nga investimi, e marrin pron\u00ebn ata? Jo. Se prona ka zot dhe zoti i pron\u00ebs ka dokumenta. Kjo tregon se ata nuk jan\u00eb duke k\u00ebrkuar pron\u00ebn, por gjob\u00ebn. Dhe ata q\u00eb i mb\u00ebshtesin po ashtu. Dhe ndaj gjob\u00ebv\u00ebn\u00ebsve duhet t\u00eb veproj\u00eb ligji dhe shteti, ndryshe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nuk investon asnj\u00eb njeri asnj\u00eb tull\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mero Baze P\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb Rrjoll, nj\u00eb zon\u00eb k\u00ebnetore n\u00eb jug t\u00eb Velipoj\u00ebs, shikoni se kush \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr prej fillimit t\u00eb betej\u00ebs. Prej fillimit n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr ka qen\u00eb Bashkim Ulaj dhe kompania e tij, i cili \u00ebsht\u00eb mallkuar si zaptues, si grabit\u00ebs, i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb mbroj\u00eb pa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75055","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75055","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75055"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75055\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75055"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75055"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75055"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}