{"id":75010,"date":"2026-03-06T19:48:35","date_gmt":"2026-03-06T19:48:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/06\/vjosa-elisa-pse-zonjat-shqiptare-prapsohen-per-hapin-e-madh-te-karrieres\/"},"modified":"2026-03-06T19:48:35","modified_gmt":"2026-03-06T19:48:35","slug":"vjosa-elisa-pse-zonjat-shqiptare-prapsohen-per-hapin-e-madh-te-karrieres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/06\/vjosa-elisa-pse-zonjat-shqiptare-prapsohen-per-hapin-e-madh-te-karrieres\/","title":{"rendered":"Vjosa, Elisa\u2026: Pse zonjat shqiptare prapsohen p\u00ebr hapin e madh t\u00eb karrier\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Pre\u00e7 ZOGAJ<\/p>\n<p>Kosova rrezikon t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb brenda pak muajsh n\u00eb zgjedhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme parlamentare, k\u00ebsaj radhe p\u00ebr t\u00eb zgjedhur Presidentin e Republik\u00ebs. Kuadri kushtetues ka hyr\u00eb n\u00eb regjimin e afateve. Kuvendi ka d\u00ebshtuar t\u00eb nis\u00eb procedur\u00ebn. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb num\u00ebrimit mbrapsht, pa rezultat n\u00eb afatin e mbetur, vendi shkon n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj spektakli, lajmi i ri nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtimi i partive politike p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar me marr\u00ebveshje \u00e7far\u00eb pamund\u00ebson fragmentimi i vot\u00ebs. As leht\u00ebsia proverbiale p\u00ebr ta shtyr\u00eb pa institucione, n\u00eb dy skajet e litarit, duke i zhvler\u00ebsuar ato. Publiku n\u00eb Kosov\u00eb e ka par\u00eb k\u00ebt\u00eb shfaqje, ku egoizmi p\u00ebr t\u00eb mos ndar\u00eb pushtet nga partia e par\u00eb q\u00eb nuk i ka votat p\u00ebr t\u00eb qeverisur e vetme nga nj\u00eb an\u00eb dhe hezitimi nga grupe a formacione t\u00eb pakic\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb koalicion me partin\u00eb e par\u00eb nga ana tjet\u00ebr, e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb vendin pa nj\u00eb qeveri t\u00eb dal\u00eb nga zgjedhjet gjat\u00eb gjith\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Por lajmi i ri deri tani \u00ebsht\u00eb se nuk do t\u00eb rizgjidhet Presidentja Vjosa Osmani. Para pes\u00eb vitesh, ajo u zgjodh me votat e l\u00ebvizjes s\u00eb saj \u201cGuxo\u201d n\u00eb aleanc\u00eb me Partin\u00eb \u201cVet\u00ebvendosja\u201d. N\u00eb shk\u00ebmbim b\u00ebri Albin Kurtin kryeminist\u00ebr me votat e \u201cGuxo\u201d, pa t\u00eb cilat nuk b\u00ebhej dot. Pun\u00eb e past\u00ebr, nj\u00eb dyshe e brezit t\u00eb ri n\u00eb krye t\u00eb shtetit t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve, Osmani e ka prezantuar me dinjitet Kosov\u00ebn brenda dhe jasht\u00eb vendit. Duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb shquesh\u00ebm, t\u00eb dobish\u00ebm e t\u00eb respektuesh\u00ebm funksionin e Presidentit n\u00eb Republik\u00ebn Parlamentare \u2013 nj\u00eb detyr\u00eb mjaft e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon formim, personalitet e plot cil\u00ebsi t\u00eb tjera q\u00eb veshin figur\u00ebn e nj\u00eb shtetareje. Ajo ka mbajtur hapur me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kanale t\u00eb kontraktuara apo t\u00eb mbyllura t\u00eb Kosov\u00ebs politike. Pa ceduar nga kauzat dhe t\u00eb drejtat e saj. Duke mbuluar shpesh her\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrafsh qeverin\u00eb n\u00ebn presion, n\u00ebn sanksione apo t\u00eb bojkotuar nga aleat\u00ebt.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi zonja Osmani mori vler\u00ebsime shum\u00eb t\u00eb mira nga Presidenti Tramp n\u00eb takimin e Bordit t\u00eb Paqes n\u00eb SHBA. Si asnj\u00eb zyrtar tjet\u00ebr i lart\u00eb shqiptar, ajo ka zhvilluar takime zyrtare me laps e let\u00ebr, si\u00e7 thuhet p\u00ebr takimet e pun\u00ebs, me Sekretarin e Shtetit Marko Rubio. Duke vler\u00ebsuar personalitetin dhe rolin e saj n\u00eb ankorimin e Kosov\u00ebs vend mik dhe aleat i pal\u00ebkundur i SHBA-ve, Uashingtoni e di mir\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb pritet t\u00eb zgjidhet Presidenti i Ri. Vler\u00ebsimet p\u00ebr Vjos\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst zbulojn\u00eb nj\u00eb preferenc\u00eb amerikane q\u00eb Kosova t\u00eb vazhdoj\u00eb me Vjos\u00ebn Presidente.<\/p>\n<p>Greqia, bateri Patriot p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Bullgarin\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Alarm n\u00eb Bagdad\/ Gjermania t\u00ebrheq personelin e am\u2026<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e Presidentit\/ BE: Keqardhje p\u00ebr zhvillim\u2026<\/p>\n<p>\u201cJe njeri i rrug\u00ebs, m\u00eb gjej burrin urgjent\u201d\/ Roge\u2026<\/p>\n<p>Greqia, bateri Patriot p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Bullgarin\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Alarm n\u00eb Bagdad\/ Gjermania t\u00ebrheq personelin e am\u2026<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e Presidentit\/ BE: Keqardhje p\u00ebr zhvillim\u2026<\/p>\n<p>\u201cJe njeri i rrug\u00ebs, m\u00eb gjej burrin urgjent\u201d\/ Roge\u2026<\/p>\n<p>Greqia, bateri Patriot p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Bullgarin\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Alarm n\u00eb Bagdad\/ Gjermania t\u00ebrheq personelin e am\u2026<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e Presidentit\/ BE: Keqardhje p\u00ebr zhvillim\u2026<\/p>\n<p>\u201cJe njeri i rrug\u00ebs, m\u00eb gjej burrin urgjent\u201d\/ Roge\u2026<\/p>\n<p>Editorial 6 Mars 2026, 20:20<br \/>\nEDITORIAL Nga Pre\u00e7 ZOGAJ: Vjosa, Elisa\u2026: Pse zonjat shqiptare prapsohen p\u00ebr hapin e madh t\u00eb karrier\u00ebs?<\/p>\n<p>Shkruar nga Mapo<br \/>\nEDITORIAL Nga Pre\u00e7 ZOGAJ: Vjosa, Elisa\u2026: Pse zonjat shqiptare<\/p>\n<p>Nga Pre\u00e7 ZOGAJ<\/p>\n<p>Kosova rrezikon t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb brenda pak muajsh n\u00eb zgjedhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme parlamentare, k\u00ebsaj radhe p\u00ebr t\u00eb zgjedhur Presidentin e Republik\u00ebs. Kuadri kushtetues ka hyr\u00eb n\u00eb regjimin e afateve. Kuvendi ka d\u00ebshtuar t\u00eb nis\u00eb procedur\u00ebn. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb num\u00ebrimit mbrapsht, pa rezultat n\u00eb afatin e mbetur, vendi shkon n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj spektakli, lajmi i ri nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtimi i partive politike p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar me marr\u00ebveshje \u00e7far\u00eb pamund\u00ebson fragmentimi i vot\u00ebs. As leht\u00ebsia proverbiale p\u00ebr ta shtyr\u00eb pa institucione, n\u00eb dy skajet e litarit, duke i zhvler\u00ebsuar ato. Publiku n\u00eb Kosov\u00eb e ka par\u00eb k\u00ebt\u00eb shfaqje, ku egoizmi p\u00ebr t\u00eb mos ndar\u00eb pushtet nga partia e par\u00eb q\u00eb nuk i ka votat p\u00ebr t\u00eb qeverisur e vetme nga nj\u00eb an\u00eb dhe hezitimi nga grupe a formacione t\u00eb pakic\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb koalicion me partin\u00eb e par\u00eb nga ana tjet\u00ebr, e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb vendin pa nj\u00eb qeveri t\u00eb dal\u00eb nga zgjedhjet gjat\u00eb gjith\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Por lajmi i ri deri tani \u00ebsht\u00eb se nuk do t\u00eb rizgjidhet Presidentja Vjosa Osmani. Para pes\u00eb vitesh, ajo u zgjodh me votat e l\u00ebvizjes s\u00eb saj \u201cGuxo\u201d n\u00eb aleanc\u00eb me Partin\u00eb \u201cVet\u00ebvendosja\u201d. N\u00eb shk\u00ebmbim b\u00ebri Albin Kurtin kryeminist\u00ebr me votat e \u201cGuxo\u201d, pa t\u00eb cilat nuk b\u00ebhej dot. Pun\u00eb e past\u00ebr, nj\u00eb dyshe e brezit t\u00eb ri n\u00eb krye t\u00eb shtetit t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve, Osmani e ka prezantuar me dinjitet Kosov\u00ebn brenda dhe jasht\u00eb vendit. Duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb shquesh\u00ebm, t\u00eb dobish\u00ebm e t\u00eb respektuesh\u00ebm funksionin e Presidentit n\u00eb Republik\u00ebn Parlamentare \u2013 nj\u00eb detyr\u00eb mjaft e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon formim, personalitet e plot cil\u00ebsi t\u00eb tjera q\u00eb veshin figur\u00ebn e nj\u00eb shtetareje. Ajo ka mbajtur hapur me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kanale t\u00eb kontraktuara apo t\u00eb mbyllura t\u00eb Kosov\u00ebs politike. Pa ceduar nga kauzat dhe t\u00eb drejtat e saj. Duke mbuluar shpesh her\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrafsh qeverin\u00eb n\u00ebn presion, n\u00ebn sanksione apo t\u00eb bojkotuar nga aleat\u00ebt.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi zonja Osmani mori vler\u00ebsime shum\u00eb t\u00eb mira nga Presidenti Tramp n\u00eb takimin e Bordit t\u00eb Paqes n\u00eb SHBA. Si asnj\u00eb zyrtar tjet\u00ebr i lart\u00eb shqiptar, ajo ka zhvilluar takime zyrtare me laps e let\u00ebr, si\u00e7 thuhet p\u00ebr takimet e pun\u00ebs, me Sekretarin e Shtetit Marko Rubio. Duke vler\u00ebsuar personalitetin dhe rolin e saj n\u00eb ankorimin e Kosov\u00ebs vend mik dhe aleat i pal\u00ebkundur i SHBA-ve, Uashingtoni e di mir\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb pritet t\u00eb zgjidhet Presidenti i Ri. Vler\u00ebsimet p\u00ebr Vjos\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst zbulojn\u00eb nj\u00eb preferenc\u00eb amerikane q\u00eb Kosova t\u00eb vazhdoj\u00eb me Vjos\u00ebn Presidente.<\/p>\n<p>Me nxjerrjen e saj jasht\u00eb list\u00ebs dhe radarit, Kryeministri Albin Kurti dhe lider t\u00eb tjer\u00eb politik\u00eb jo vet\u00ebm \u00e7ojn\u00eb d\u00ebm nj\u00eb opsion tashm\u00eb t\u00eb sprovuar dhe me p\u00ebrvoj\u00eb, por duan, s\u2019duan, sfidojn\u00eb nj\u00eb parap\u00eblqim t\u00eb aleatit strategjik p\u00ebr nj\u00eb kandidatur\u00eb q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb mir\u00eb Kosov\u00ebs dhe mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rast i ngjash\u00ebm me specifikat e veta \u00ebsht\u00eb shkarkimi blitz i Elisa Spiropalit nga posti i Ministres s\u00eb Jashtme pa i mbushur gjasht\u00eb muaj n\u00eb detyr\u00eb. Nga t\u00eb paktat ministre t\u00eb kabinetit me karrier\u00eb politike shkall\u00eb-shkall\u00eb n\u00eb opozit\u00eb dhe n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>N\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn Ministri i Jasht\u00ebm nd\u00ebrrohet m\u00eb rrall\u00eb se postet e tjera, madje ndodh t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mandat kur partia p\u00ebrkat\u00ebse rifiton. Arsyet mund t\u2019i marr\u00eb me mend kushdo. Marr\u00ebdh\u00ebniet me jasht\u00eb prosperojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtrat njohjesh t\u00eb konsoliduara, ku figura e Ministrit apo Ambasadorit si person \u00ebsht\u00eb vler\u00eb m\u00eb vete. Ata nuk em\u00ebrohen sot p\u00ebr nes\u00ebr e nuk mund t\u00eb nd\u00ebrrohen si drejtor\u00ebt e Hipotekave n\u00eb Vlor\u00eb, Durr\u00ebs a gjetk\u00eb.<\/p>\n<p> Shkarkimi i Spiropalit nga Kryeministri Rama pa asnj\u00eb shpjegim p\u00ebr publikun, me gjas\u00eb pa e njoftuar paraprakisht, madje po t\u00eb ishte vonuar edhe nj\u00eb mbr\u00ebmje n\u00eb Kosov\u00eb ku po zhvillonte nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare, do t\u2019i binte ta shkarkonte n\u00eb udh\u00ebtim, nuk p\u00ebrligjet pa nj\u00eb asye shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs politike-diplomatike, apo t\u00eb ndonj\u00eb skandali. Q\u00eb do t\u00eb ishin marr\u00eb vesh po t\u00eb ekzistonin. N\u00ebse Rama e ka shkarkuar p\u00ebr t\u00eb shfryr\u00eb frustrimet e tij nga izolimi relativ nd\u00ebrkomb\u00ebtar gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit, nuk \u00ebsht\u00eb se do t\u2019i \u00e7elen dyert si me magji tani q\u00eb hoqi Elisen. Sepse izolimi n\u00eb fjal\u00eb s\u2019ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Ministrin\u00eb e Jashtme, por mbi t\u00eb gjitha me zigzaket e tij n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Greqia, bateri Patriot p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Bullgarin\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Alarm n\u00eb Bagdad\/ Gjermania t\u00ebrheq personelin e am\u2026<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e Presidentit\/ BE: Keqardhje p\u00ebr zhvillim\u2026<\/p>\n<p>\u201cJe njeri i rrug\u00ebs, m\u00eb gjej burrin urgjent\u201d\/ Roge\u2026<\/p>\n<p>Greqia, bateri Patriot p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Bullgarin\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Alarm n\u00eb Bagdad\/ Gjermania t\u00ebrheq personelin e am\u2026<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e Presidentit\/ BE: Keqardhje p\u00ebr zhvillim\u2026<\/p>\n<p>\u201cJe njeri i rrug\u00ebs, m\u00eb gjej burrin urgjent\u201d\/ Roge\u2026<\/p>\n<p>Greqia, bateri Patriot p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Bullgarin\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Alarm n\u00eb Bagdad\/ Gjermania t\u00ebrheq personelin e am\u2026<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e Presidentit\/ BE: Keqardhje p\u00ebr zhvillim\u2026<\/p>\n<p>\u201cJe njeri i rrug\u00ebs, m\u00eb gjej burrin urgjent\u201d\/ Roge\u2026<\/p>\n<p>Editorial 6 Mars 2026, 20:20<br \/>\nEDITORIAL Nga Pre\u00e7 ZOGAJ: Vjosa, Elisa\u2026: Pse zonjat shqiptare prapsohen p\u00ebr hapin e madh t\u00eb karrier\u00ebs?<\/p>\n<p>Shkruar nga Mapo<br \/>\nEDITORIAL Nga Pre\u00e7 ZOGAJ: Vjosa, Elisa\u2026: Pse zonjat shqiptare<\/p>\n<p>Nga Pre\u00e7 ZOGAJ<\/p>\n<p>Kosova rrezikon t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb brenda pak muajsh n\u00eb zgjedhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme parlamentare, k\u00ebsaj radhe p\u00ebr t\u00eb zgjedhur Presidentin e Republik\u00ebs. Kuadri kushtetues ka hyr\u00eb n\u00eb regjimin e afateve. Kuvendi ka d\u00ebshtuar t\u00eb nis\u00eb procedur\u00ebn. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb num\u00ebrimit mbrapsht, pa rezultat n\u00eb afatin e mbetur, vendi shkon n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj spektakli, lajmi i ri nuk \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtimi i partive politike p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar me marr\u00ebveshje \u00e7far\u00eb pamund\u00ebson fragmentimi i vot\u00ebs. As leht\u00ebsia proverbiale p\u00ebr ta shtyr\u00eb pa institucione, n\u00eb dy skajet e litarit, duke i zhvler\u00ebsuar ato. Publiku n\u00eb Kosov\u00eb e ka par\u00eb k\u00ebt\u00eb shfaqje, ku egoizmi p\u00ebr t\u00eb mos ndar\u00eb pushtet nga partia e par\u00eb q\u00eb nuk i ka votat p\u00ebr t\u00eb qeverisur e vetme nga nj\u00eb an\u00eb dhe hezitimi nga grupe a formacione t\u00eb pakic\u00ebs p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb koalicion me partin\u00eb e par\u00eb nga ana tjet\u00ebr, e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb vendin pa nj\u00eb qeveri t\u00eb dal\u00eb nga zgjedhjet gjat\u00eb gjith\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Por lajmi i ri deri tani \u00ebsht\u00eb se nuk do t\u00eb rizgjidhet Presidentja Vjosa Osmani. Para pes\u00eb vitesh, ajo u zgjodh me votat e l\u00ebvizjes s\u00eb saj \u201cGuxo\u201d n\u00eb aleanc\u00eb me Partin\u00eb \u201cVet\u00ebvendosja\u201d. N\u00eb shk\u00ebmbim b\u00ebri Albin Kurtin kryeminist\u00ebr me votat e \u201cGuxo\u201d, pa t\u00eb cilat nuk b\u00ebhej dot. Pun\u00eb e past\u00ebr, nj\u00eb dyshe e brezit t\u00eb ri n\u00eb krye t\u00eb shtetit t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve, Osmani e ka prezantuar me dinjitet Kosov\u00ebn brenda dhe jasht\u00eb vendit. Duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb shquesh\u00ebm, t\u00eb dobish\u00ebm e t\u00eb respektuesh\u00ebm funksionin e Presidentit n\u00eb Republik\u00ebn Parlamentare \u2013 nj\u00eb detyr\u00eb mjaft e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon formim, personalitet e plot cil\u00ebsi t\u00eb tjera q\u00eb veshin figur\u00ebn e nj\u00eb shtetareje. Ajo ka mbajtur hapur me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kanale t\u00eb kontraktuara apo t\u00eb mbyllura t\u00eb Kosov\u00ebs politike. Pa ceduar nga kauzat dhe t\u00eb drejtat e saj. Duke mbuluar shpesh her\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrafsh qeverin\u00eb n\u00ebn presion, n\u00ebn sanksione apo t\u00eb bojkotuar nga aleat\u00ebt.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi zonja Osmani mori vler\u00ebsime shum\u00eb t\u00eb mira nga Presidenti Tramp n\u00eb takimin e Bordit t\u00eb Paqes n\u00eb SHBA. Si asnj\u00eb zyrtar tjet\u00ebr i lart\u00eb shqiptar, ajo ka zhvilluar takime zyrtare me laps e let\u00ebr, si\u00e7 thuhet p\u00ebr takimet e pun\u00ebs, me Sekretarin e Shtetit Marko Rubio. Duke vler\u00ebsuar personalitetin dhe rolin e saj n\u00eb ankorimin e Kosov\u00ebs vend mik dhe aleat i pal\u00ebkundur i SHBA-ve, Uashingtoni e di mir\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb pritet t\u00eb zgjidhet Presidenti i Ri. Vler\u00ebsimet p\u00ebr Vjos\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst zbulojn\u00eb nj\u00eb preferenc\u00eb amerikane q\u00eb Kosova t\u00eb vazhdoj\u00eb me Vjos\u00ebn Presidente.<\/p>\n<p>Me nxjerrjen e saj jasht\u00eb list\u00ebs dhe radarit, Kryeministri Albin Kurti dhe lider t\u00eb tjer\u00eb politik\u00eb jo vet\u00ebm \u00e7ojn\u00eb d\u00ebm nj\u00eb opsion tashm\u00eb t\u00eb sprovuar dhe me p\u00ebrvoj\u00eb, por duan, s\u2019duan, sfidojn\u00eb nj\u00eb parap\u00eblqim t\u00eb aleatit strategjik p\u00ebr nj\u00eb kandidatur\u00eb q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb mir\u00eb Kosov\u00ebs dhe mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rast i ngjash\u00ebm me specifikat e veta \u00ebsht\u00eb shkarkimi blitz i Elisa Spiropalit nga posti i Ministres s\u00eb Jashtme pa i mbushur gjasht\u00eb muaj n\u00eb detyr\u00eb. Nga t\u00eb paktat ministre t\u00eb kabinetit me karrier\u00eb politike shkall\u00eb-shkall\u00eb n\u00eb opozit\u00eb dhe n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>N\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn Ministri i Jasht\u00ebm nd\u00ebrrohet m\u00eb rrall\u00eb se postet e tjera, madje ndodh t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mandat kur partia p\u00ebrkat\u00ebse rifiton. Arsyet mund t\u2019i marr\u00eb me mend kushdo. Marr\u00ebdh\u00ebniet me jasht\u00eb prosperojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtrat njohjesh t\u00eb konsoliduara, ku figura e Ministrit apo Ambasadorit si person \u00ebsht\u00eb vler\u00eb m\u00eb vete. Ata nuk em\u00ebrohen sot p\u00ebr nes\u00ebr e nuk mund t\u00eb nd\u00ebrrohen si drejtor\u00ebt e Hipotekave n\u00eb Vlor\u00eb, Durr\u00ebs a gjetk\u00eb.<\/p>\n<p> Shkarkimi i Spiropalit nga Kryeministri Rama pa asnj\u00eb shpjegim p\u00ebr publikun, me gjas\u00eb pa e njoftuar paraprakisht, madje po t\u00eb ishte vonuar edhe nj\u00eb mbr\u00ebmje n\u00eb Kosov\u00eb ku po zhvillonte nj\u00eb vizit\u00eb zyrtare, do t\u2019i binte ta shkarkonte n\u00eb udh\u00ebtim, nuk p\u00ebrligjet pa nj\u00eb asye shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb natyr\u00ebs politike-diplomatike, apo t\u00eb ndonj\u00eb skandali. Q\u00eb do t\u00eb ishin marr\u00eb vesh po t\u00eb ekzistonin. N\u00ebse Rama e ka shkarkuar p\u00ebr t\u00eb shfryr\u00eb frustrimet e tij nga izolimi relativ nd\u00ebrkomb\u00ebtar gjat\u00eb vitit t\u00eb fundit, nuk \u00ebsht\u00eb se do t\u2019i \u00e7elen dyert si me magji tani q\u00eb hoqi Elisen. Sepse izolimi n\u00eb fjal\u00eb s\u2019ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Ministrin\u00eb e Jashtme, por mbi t\u00eb gjitha me zigzaket e tij n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse u pran\u00ebvem\u00eb munges\u00ebs s\u00eb arsyeve q\u00eb p\u00ebrmendem at\u00eb q\u00eb p\u00ebrflitet se Ministria e Jashtme i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kurban Belinda Ballukut, at\u00ebher\u00eb shkarkimi i saj nuk do t\u00eb ishte m\u00eb shkarkim, por poshtrim, intrig\u00eb mesjetare pallatesh. M\u00eb e pakta.<\/p>\n<p>Nuk m\u00eb ka ndodhur t\u00eb kem m\u00eb shum\u00eb se ndonj\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetje n\u00eb pritjet p\u00ebr fest\u00ebn e Pavar\u00ebsis\u00eb me Vjosa Osmanin. Elisa Spiropalin e kam njohur n\u00eb opozit\u00eb si nj\u00eb politikane e re e forumit rinor t\u00eb PS-s\u00eb dhe si lexuese librash artistik\u00eb. Nuk e kam takuar asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb institucionet ku ka drejtuar gjith\u00eb k\u00ebto vite t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb pushtet. Nuk kam patur ndonj\u00eb pun\u00eb, jo se kam ndonj\u00eb kompleks t\u00eb takoj zyrtar\u00eb socialist\u00eb n\u00eb zyr\u00eb apo p\u00ebr kafe.<\/p>\n<p>Pra s\u2019kam ndonj\u00eb motiv personal t\u00eb shkruaj si\u00e7 po shkruaj p\u00ebr k\u00ebto zonja. Por ma k\u00ebrkon puna q\u00eb b\u00ebj dhe interesi publik t\u00eb shoh dhe t\u00eb pasqyroj risit\u00eb n\u00eb politik\u00eb majtas e djathtas.<\/p>\n<p>Pyetja \u00ebsht\u00eb retorike dhe nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr grat\u00eb. \u00cbsht\u00eb edhe p\u00ebr burrat. Gjithkush ka nj\u00eb p\u00ebrgjigje. \u00cbsht\u00eb sjellja e lider\u00ebve autokrat\u00eb q\u00eb nuk durojn\u00eb personalitete rreth vetes, q\u00eb degradojn\u00eb n\u00eb shefa kazermash politike, n\u00eb adhurues meskin\u00eb t\u00eb vlerave minimale, n\u00eb prodhues n\u00ebpun\u00ebsish pa z\u00eb p\u00ebrmes improvizimit dhe ektravagancave n\u00eb em\u00ebrime, n\u00eb dhunues dhe djeg\u00ebs t\u00eb karrierave politike. K\u00ebshtu e flen\u00eb mendjen se sundojn\u00eb t\u00eb qet\u00eb n\u00eb kazerm\u00eb. Duke harruar se po presin jo thjesht deg\u00ebn ku rrin\u00eb n\u00eb pushtet, por edhe at\u00eb ku \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb n\u00eb histori.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Pre\u00e7 ZOGAJ Kosova rrezikon t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb brenda pak muajsh n\u00eb zgjedhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme parlamentare, k\u00ebsaj radhe p\u00ebr t\u00eb zgjedhur Presidentin e Republik\u00ebs. Kuadri kushtetues ka hyr\u00eb n\u00eb regjimin e afateve. Kuvendi ka d\u00ebshtuar t\u00eb nis\u00eb procedur\u00ebn. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb num\u00ebrimit mbrapsht, pa rezultat n\u00eb afatin e mbetur, vendi shkon n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-75010","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75010","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=75010"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/75010\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=75010"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=75010"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=75010"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}