{"id":74999,"date":"2026-03-06T18:41:07","date_gmt":"2026-03-06T18:41:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/06\/retorika-e-vucicit-per-iranin-a-po-i-rrezikon-serbia-marredheniet-me-shba-ne\/"},"modified":"2026-03-06T18:41:07","modified_gmt":"2026-03-06T18:41:07","slug":"retorika-e-vucicit-per-iranin-a-po-i-rrezikon-serbia-marredheniet-me-shba-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/06\/retorika-e-vucicit-per-iranin-a-po-i-rrezikon-serbia-marredheniet-me-shba-ne\/","title":{"rendered":"Retorika e Vu\u00e7i\u00e7it p\u00ebr Iranin: A po i rrezikon Serbia marr\u00ebdh\u00ebniet me SHBA-n\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ludmilla Cvetkoviq, REL<\/p>\n<p>Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, pretendon se nuk mb\u00ebshtet asnj\u00eb pal\u00eb n\u00eb konfliktin e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Izraelit me Iranin, por vler\u00ebson se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr p\u00ebrpjekje p\u00ebr marrjen e pushtetit n\u00eb Teheran.<\/p>\n<p>Ai e krahasoi operacionin ushtarak me bombardimin e Jugosllavis\u00eb nga NATO-ja n\u00eb vitin 1999 dhe me p\u00ebrmbysjen e regjimit t\u00eb Sllobodan Millosheviqit n\u00eb Serbi \u2013 gj\u00eb q\u00eb e \u00e7oi k\u00ebt\u00eb vend n\u00eb izolim nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Sipas Vu\u00e7iqit, edhe at\u00ebher\u00eb, q\u00ebllimi ishte ndryshimi i regjimit n\u00eb Serbi dhe arritja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb komentuar k\u00ebto deklarata.<\/p>\n<p>Marko Savkoviq, nga Qendra joqeveritare p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb Siguris\u00eb (ISAC) n\u00eb Beograd, vler\u00ebson se, aktualisht, q\u00ebndrimet e Beogradit dhe t\u00eb Uashingtonit jan\u00eb mjaft larg nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka asnj\u00eb proces q\u00eb mund t\u2019i afroj\u00eb \u2013 sigurisht q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb Kosova, nuk \u00ebsht\u00eb Bosnja dhe asgj\u00eb q\u00eb po ndodh n\u00eb rajon\u201d, thot\u00eb Savkoviq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai v\u00ebren se \u201cinteresat amerikane jan\u00eb qartazi diku tjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNdoshta Beogradi mund t\u00eb pres\u00eb pak dhe t\u00eb ndjek\u00eb politik\u00ebn e Bashkimit Evropian p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb\u201d, shton Savkoviq.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nis\u00ebn m\u00eb 28 shkurt sulmet ndaj Iranit, i cili u kund\u00ebrp\u00ebrgjigj duke goditur bazat ushtarake amerikane n\u00eb vendet fqinje t\u00eb Gjirit Persik.<\/p>\n<p>Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se e ka urdh\u00ebruar operacionin p\u00ebr ta penguar Iranin nga zhvillimi i arm\u00ebve b\u00ebrthamore.<\/p>\n<p>Ai tha se q\u00ebllim \u00ebsht\u00eb edhe ndalimi i programit iranian t\u00eb raketave balistike dhe nd\u00ebrprerja e dhun\u00ebs ndaj protestuesve kund\u00ebr qeveris\u00eb \u2013 mij\u00ebra prej t\u00eb cil\u00ebve u vran\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit nga reagimi brutal i autoriteteve.<\/p>\n<p>N\u00eb sulmet e SHBA-s\u00eb dhe Izraelit u vran\u00eb edhe udh\u00ebheq\u00ebsi suprem i Iranit, Ali Khamenei, dhe shum\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb siguris\u00eb, ushtarak\u00eb dhe politik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb operacionit SHBA-Izrael kund\u00ebr Iranit, presidenti serb, Vu\u00e7iq, vler\u00ebsoi se gjith\u00e7ka po ndodhte \u201csikurse n\u00eb Serbi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNa g\u00ebnjyen gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb katastrof\u00eb humanitare\u201d, tha Vu\u00e7iq p\u00ebr Televizionin Informer m\u00eb 28 shkurt.<\/p>\n<p>Sipas tij, q\u00ebllimi i bombardimeve t\u00eb NATO-s ndaj Jugosllavis\u00eb n\u00eb vitin 1999 ishte ndryshimi i regjimit n\u00eb Beograd dhe arritja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb tani \u201cmarrja e pushtetit n\u00eb Iran\u201d dhe \u201ckthimi i vendit kah vlerat per\u00ebndimore\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAta do ta shkat\u00ebrrojn\u00eb plot\u00ebsisht Khamenein dhe pastaj do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb llogaritje ekonomike, q\u00eb do t\u2019i sjell\u00eb dobi fuqis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Trump arrin q\u00ebllimet e tij\u201d, deklaroi Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>Savkoviq thot\u00eb se kjo ting\u00ebllon si \u201cdeklarat\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb brendsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPopulli yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i ndjesh\u00ebm dhe sa her\u00eb q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr fushata ajrore kund\u00ebr ndonj\u00eb vendi, krahasimet me vitin 1999 jan\u00eb t\u00eb pashmangshme\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>NATO-ja nd\u00ebrhyri n\u00eb ish-Jugosllavi pas krimeve t\u00eb forcave serbe kund\u00ebr popullsis\u00eb shqiptare gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cilat u v\u00ebrtetuan edhe para Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Penale n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>Pas bombardimeve t\u00eb NATO-s, ushtria dhe policia serbe u t\u00ebrhoq\u00ebn nga Kosova, e cila shpalli pavar\u00ebsin\u00eb n\u00eb vitin 2008, por Beogradi nuk e njeh ende.<\/p>\n<p>Regjimi i Millosheviqit u rr\u00ebzua pas demonstratave masive nga qytetar\u00ebt m\u00eb 5 tetor t\u00eb vitit 2000.<\/p>\n<p>Duke th\u00ebn\u00eb se Serbia, si vend i vog\u00ebl, \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb objekt i marr\u00ebveshjeve mes fuqive dhe se \u201cgjithmon\u00eb do t\u00eb jet\u00eb ashtu si\u00e7 thon\u00eb amerikan\u00ebt\u201d, Vu\u00e7iq shtoi se asaj \u201ci mbetet t\u00eb nis\u00eb nj\u00eb dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe t\u00eb marr\u00eb vendime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb raport me ta\u201d.<\/p>\n<p>Savkoviq nuk beson se deklaratat e Vu\u00e7iqit do t\u2019i nd\u00ebrlikojn\u00eb m\u00eb tej marr\u00ebdh\u00ebniet midis Serbis\u00eb dhe SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, paralajm\u00ebroi n\u00eb gusht se dialogu i p\u00ebrbashk\u00ebt strategjik me Serbin\u00eb do t\u00eb mbahej m\u00eb von\u00eb n\u00eb vitin 2025, por kjo nuk ndodhi.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq pranoi s\u00eb voni se marr\u00ebdh\u00ebniet me administrat\u00ebn Trump nuk jan\u00eb duke u zhvilluar si\u00e7 ka shpresuar Beogradi dhe se presidenti i SHBA-s\u00eb, Donald Trump, nuk e ka ftuar Serbin\u00eb n\u00eb Bordin e Paqes p\u00ebr Gaz\u00ebn.<\/p>\n<p>Beogradi zyrtar ka marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore me Iranin dhe vendet e tjera t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb konfliktin n\u00eb Lindjen e Mesme \u2013 kryesisht me Emiratet e Bashkuara Arabe.<\/p>\n<p>\u201cSerbia \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb kund\u00ebr sulmeve ndaj objektivave civile, pavar\u00ebsisht se nga cila an\u00eb vijn\u00eb dhe pavar\u00ebsisht se kush \u00ebsht\u00eb viktim\u00eb\u201d, tha ministri i Jasht\u00ebm serb, Marko Gjuriq, m\u00eb 5 mars.<\/p>\n<p>Ai, m\u00eb her\u00ebt, i d\u00ebnoi edhe sulmet e Iranit ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial t\u00eb vendeve t\u00eb Gjirit \u2013 Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe, Katarit, Bahrejnit, Kuvajtit dhe Arabis\u00eb Saudite.<\/p>\n<p>N\u00eb bisedat telefonike me udh\u00ebheq\u00ebsit e diplomacive t\u00eb k\u00ebtyre vendeve, ai deklaroi se sulmet e tilla minojn\u00eb stabilitetin rajonal dhe k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb sigurin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>N\u00eb paraqitjet n\u00eb media, Gjuriq tha se Serbia duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb pran\u00eb partner\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb parim \u2013 pa hyr\u00eb n\u00eb analiza m\u00eb t\u00eb gjera t\u00eb konfliktit.<\/p>\n<p>E, nj\u00eb nga partner\u00ebt e saj \u00ebsht\u00eb edhe Irani, i cili ka qen\u00eb n\u00ebn sanksione nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr vite me radh\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb programit t\u00eb tij b\u00ebrthamor.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Beograd nuk \u00ebsht\u00eb folur shum\u00eb p\u00ebr natyr\u00ebn e regjimit n\u00eb Iran\u201d, thot\u00eb Savkoviq.<\/p>\n<p>Serbia, n\u00eb shum\u00eb raste, nuk \u00ebsht\u00eb harmonizuar me vendimet e Bashkimit Evropian p\u00ebr masa kufizuese ndaj Iranit, qoft\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb aktiviteteve b\u00ebrthamore, apo p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljeve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Irani mb\u00ebshtet Serbin\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtimin e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndryshe nga bashk\u00ebpunimi politik, bashk\u00ebpunimi ekonomik mes dy vendeve \u00ebsht\u00eb m\u00eb modest.<\/p>\n<p>Sulmet ndaj Iranit jan\u00eb shoq\u00ebruar edhe me ndryshim t\u00eb retorik\u00ebs n\u00eb tabloid\u00ebt proqeveritar\u00eb n\u00eb Serbi, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb simpatizues ndaj presidentit amerikan, Donald Trump.<\/p>\n<p>S\u00eb voni kan\u00eb publikuar tituj si: \u201cPo bie Donald Trump?!\u201d, \u201cD\u00ebshtimi i planeve amerikane\u201d, \u201cBombardim i eg\u00ebr, Amerika dhe Izraeli pa m\u00ebshir\u00eb po djegin gjith\u00e7ka\u201d.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse tabloid\u00ebt n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe form\u00ebsojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si nj\u00eb pjes\u00eb e qytetar\u00ebve e shohin bot\u00ebn, mendoj se ndikimi i tyre n\u00eb p\u00ebrcaktimin e drejtimit t\u00eb politik\u00ebs \u00ebsht\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb i kufizuar\u201d, vler\u00ebson Savkoviq.<\/p>\n<p>Ndryshim toni \u00ebsht\u00eb par\u00eb edhe te lideri i Partis\u00eb Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, i d\u00ebnuar nga Gjykata n\u00eb Hag\u00eb p\u00ebr krime lufte.<\/p>\n<p>Viteve t\u00eb fundit, ai ka veshur shpesh nj\u00eb bluz\u00eb me imazhin e Donald Trumpit, por k\u00ebt\u00eb jav\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb librin e ngush\u00ebllimeve p\u00ebr vrasjen e Khameneit, n\u00eb Ambasad\u00ebn e Iranit n\u00eb Beograd.<\/p>\n<p>Ali Khamenei zhvilloi vizit\u00ebn e fundit n\u00eb Evrop\u00eb n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1989, derisa ishte president i Iranit.<\/p>\n<p>Ai vizitoi Bukureshtin dhe Beogradin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vizit\u00ebs triditore n\u00eb kryeqytetin e Republik\u00ebs Socialiste Federale t\u00eb Jugosllavis\u00eb at\u00ebkoh\u00eb, ai u takua me presidentin e Presidenc\u00ebs s\u00eb RSFJ-s\u00eb, Raif Dizdareviq.<\/p>\n<p>RSFJ-ja e at\u00ebhershme kishte marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore dhe bashk\u00ebpunim ekonomik me Iranin, si pjes\u00eb e L\u00ebvizjes s\u00eb t\u00eb Paangazhuarve.<\/p>\n<p>Disa muaj pas vizit\u00ebs n\u00eb Beograd, Ali Khamenei pasoi Ruhollah Khomeinin si Ajatollah.<\/p>\n<p>Pasi u b\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs suprem, ai nuk u largua m\u00eb kurr\u00eb nga Irani.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/03\/06\/retorika-e-vuciqit-per-iranin-a-po-i-rrezikon-serbia-marredheniet-me-shba-ne\/\">Retorika e Vu\u00e7i\u00e7it p\u00ebr Iranin: A po i rrezikon Serbia marr\u00ebdh\u00ebniet me SHBA-n\u00eb?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ludmilla Cvetkoviq, REL Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, pretendon se nuk mb\u00ebshtet asnj\u00eb pal\u00eb n\u00eb konfliktin e Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Izraelit me Iranin, por vler\u00ebson se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr p\u00ebrpjekje p\u00ebr marrjen e pushtetit n\u00eb Teheran. Ai e krahasoi operacionin ushtarak me bombardimin e Jugosllavis\u00eb nga NATO-ja n\u00eb vitin 1999 dhe me p\u00ebrmbysjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-74999","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74999","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74999"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74999\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74999"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74999"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74999"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}