{"id":74971,"date":"2026-03-06T15:59:18","date_gmt":"2026-03-06T15:59:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/06\/nis-gjyqi-per-grupin-qe-piratoi-kompjuterat-e-spak\/"},"modified":"2026-03-06T15:59:18","modified_gmt":"2026-03-06T15:59:18","slug":"nis-gjyqi-per-grupin-qe-piratoi-kompjuterat-e-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/06\/nis-gjyqi-per-grupin-qe-piratoi-kompjuterat-e-spak\/","title":{"rendered":"Nis gjyqi p\u00ebr grupin q\u00eb piratoi kompjuterat e SPAK"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Kund\u00ebr Korruspionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, GJKKO, ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e hakerimit dhe vjedhjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb tre prokuror\u00ebve t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm.<\/p>\n<p>Vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte, 6 mars, duke e pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK dhe duke e kaluar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr gjykim si grup i strukturuar kriminal.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar p\u00ebrfundoi hetimet dhe d\u00ebrgoi n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykimin e procedimit penal n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb pandehurve Arnold Rrokaj, Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili, ish kreu i Burgjeve.<\/p>\n<p>Arnold Rrokaj i hetuar me mas\u00ebn e sigurimit \u201cArrest n\u00eb burg\u201d dhe i akuzuar p\u00ebr veprat penale \u201cHyrja e paautorizuar kompjuterike\u201d, paragrafi i dyt\u00eb dhe \u201cP\u00ebrgjimi i paligjsh\u00ebm i t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike\u201d, paragrafi i dyt\u00eb, t\u00eb kryer n\u00eb form\u00ebn e posa\u00e7me t\u00eb bashk\u00ebpunimit at\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, \u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d, \u201cKryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal\u201d, t\u00eb parashikuara nga nenet 192\/b paragrafi 2, 293\/a paragrafi 2, 28\/4, 333\/a dhe 334 t\u00eb Kodit Penal;<\/p>\n<p>Zambak Gjoni i hetuar me mas\u00ebn e sigurimit \u201cArrest n\u00eb burg\u201d dhe i akuzuar p\u00ebr veprat penale \u201cP\u00ebrgjimi i paligjsh\u00ebm i t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike\u201d, paragrafi i dyt\u00eb, t\u00eb kryer n\u00eb form\u00ebn e posa\u00e7me t\u00eb bashk\u00ebpunimit, at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, \u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d, \u201cKryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal\u201d, t\u00eb parashikuara nga nenet 293\/a paragrafi 2, 28\/4, 333\/a dhe 334 t\u00eb Kodit Penal;<\/p>\n<p>Agim Ismaili i hetuar n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb dhe i akuzuar p\u00ebr veprat penale \u201cP\u00ebrgjimi i paligjsh\u00ebm i t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike\u201d, paragrafi i dyt\u00eb, t\u00eb kryer n\u00eb form\u00ebn e posa\u00e7me t\u00eb bashk\u00ebpunimit, at\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal, \u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d, \u201cKryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal\u201d, t\u00eb parashikuara nga nenet 293\/a paragrafi 2, 28\/4, 333\/a dhe 334 t\u00eb Kodit Penal;<\/p>\n<p>I pandehuri Arnold Rrokaj, aksesoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paautorizuar materiale hetimore t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave u d\u00ebrguan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme tek t\u00eb pandehurit, Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili, t\u00eb cil\u00ebt i shp\u00ebrndajn\u00eb ato m\u00eb pas tek persona t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>Shtetasit Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj u identifikuan n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb (brenda 24 or\u00ebsh) dhe u arrestuan menj\u00ebher\u00eb duke parandaluar k\u00ebshtu dhe shp\u00ebrndarjen e m\u00ebtejshme t\u00eb materialeve hetimore.<\/p>\n<p>Si rezultat i veprimeve te shumta hetimore dhe analizimit te tyre, akuzat u zgjeruan dhe p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb p\u00ebrgjimit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave kompjuterike n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasit, Agim Ismaili, i cili pasi u njoh me p\u00ebrmbajtjen e k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave, i shp\u00ebrndau ato m\u00eb tej, por edhe k\u00ebrkoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme thellimin e p\u00ebrgjimit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb sistemeve t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, duke k\u00ebrkuar gjetjen e t\u00eb dh\u00ebnave p\u00ebr persona t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar mori informacion n\u00eb dat\u00ebn 12 mars 2025 se ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb paligjshme t\u00eb adresave t\u00eb email-eve t\u00eb prokuror\u00ebve t\u00eb posa\u00e7\u00ebm. Fal\u00eb masave t\u00eb siguris\u00eb, nuk u arrit t\u00eb nd\u00ebrhyhej n\u00eb sistemin e brendsh\u00ebm t\u00eb Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK), i cili mbetet i pacenuar. Nga verifikimet, ka rezultuar se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb vet\u00ebm n\u00eb adresat e emaile-ve t\u00eb disa prokuror\u00ebve, por jo n\u00eb sistemin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb IT-s\u00eb t\u00eb institucionit.<\/p>\n<p>Personat p\u00ebrgjegj\u00ebs kan\u00eb arritur t\u00eb marrin disa informacione, pa mundur t\u00eb sigurojn\u00eb akses n\u00eb dosje hetimore. Po ashtu, ata kan\u00eb tentuar t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb edhe n\u00eb email-in e ish Drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Altin Dumani, por pa sukses. Fal\u00eb nj\u00eb hetimi intensiv t\u00eb drejtuar nga Prokuroria e Posa\u00e7me, me p\u00ebrfshirjen e BKH-s\u00eb si dhe Sektorit t\u00eb Ekspertiz\u00ebs t\u00eb k\u00ebsaj Prokurorie u b\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb zbulohej kjo nd\u00ebrhyrje e paligjshme, duke identifikuar dhe arrestuar brenda 24 or\u00ebve dy shtetas \u2013 individin q\u00eb ka realizuar nd\u00ebrhyrjen n\u00eb email-e dhe at\u00eb q\u00eb ka shp\u00ebrndar\u00eb informacionin tek persona t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu u b\u00eb e mundur sekuestrimi i pajisjeve t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr t\u00eb realizuar nd\u00ebrhyrjen si edhe skedar\u00ebt (file) e shkarkuar. Prokurori i \u00e7\u00ebshtjes, me q\u00ebllim ruajtjen e sekretit hetimor, ka urdh\u00ebruar personat t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb posedim t\u00eb k\u00ebtyre informacioneve t\u00eb mos i publikojn\u00eb ato. Nd\u00ebrkoh\u00eb, jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje edhe individ\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb pasur lidhje me personat e arrestuar dhe kan\u00eb poseduar informacionet. Paralelisht me procedimin penal, Prokuroria e Posa\u00e7me nisi hetimin e brendsh\u00ebm administrativ, i cili konfirmoi se sistemi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i IT-s\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb cenuar.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, jan\u00eb marr\u00eb masa shtes\u00eb p\u00ebr forcimin e protokolleve mbrojt\u00ebse t\u00eb sistemeve i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i IT-s\u00eb t\u00eb institucionit. Deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb hetimit nuk ka asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb q\u00eb personat e arrestuar t\u00eb ken\u00eb bashk\u00ebpunuar me personel t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb SPAK. SPAK siguron publikun dhe t\u00eb gjitha pal\u00ebt e interesuara se jan\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha masat p\u00ebr t\u00eb mbrojtur dosjet, t\u00eb dh\u00ebnat e ndjeshme dhe p\u00ebr t\u00eb ruajtur integritetin e infrastruktur\u00ebs s\u00eb institucionit. Hetimet lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje vijojn\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dyshimeve p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/03\/06\/nis-gjyqi-per-grupin-qe-piratoi-kompjuterat-e-spak\/\">Nis gjyqi p\u00ebr grupin q\u00eb piratoi kompjuterat e SPAK<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Kund\u00ebr Korruspionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, GJKKO, ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e hakerimit dhe vjedhjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb tre prokuror\u00ebve t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm. Vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte, 6 mars, duke e pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK dhe duke e kaluar \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr gjykim si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-74971","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74971","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74971"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74971\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74971"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74971"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74971"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}