{"id":74902,"date":"2026-03-06T12:48:25","date_gmt":"2026-03-06T12:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/06\/bota-ne-krize-por-jeta-vazhdon-paradoksi-i-kohes-sone\/"},"modified":"2026-03-06T12:48:25","modified_gmt":"2026-03-06T12:48:25","slug":"bota-ne-krize-por-jeta-vazhdon-paradoksi-i-kohes-sone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/06\/bota-ne-krize-por-jeta-vazhdon-paradoksi-i-kohes-sone\/","title":{"rendered":"Bota n\u00eb kriz\u00eb, por jeta vazhdon, paradoksi i koh\u00ebs son\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Bjorn Runa\/\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2020, kur bota gjendej n\u00eb kulmin e pasiguris\u00eb s\u00eb pandemis\u00eb Covid-19, shkrimtari francez Michel Houellebecq botoi nj\u00eb\u00a0let\u00ebr t\u00eb hapur\u00a0n\u00eb Radio France, t\u00eb titulluar \u201cPak m\u00eb keq,\u201d ku i kthente p\u00ebrgjigje disa \u201cmiqve\u201d t\u00eb tij shkrimtar\u00eb rreth banalitetit t\u00eb katastrof\u00ebs q\u00eb po ndodhte. Si\u00e7 shfaqet qart\u00eb qysh n\u00eb titullin e letr\u00ebs, ajo q\u00eb i b\u00ebnte p\u00ebrshtypje Houellebecq-ut nuk ishte situata dramatike me t\u00eb cil\u00ebn bota po p\u00ebrballej, por normaliteti thuajse administrativ i gjith\u00e7kaje q\u00eb po ndodhte.<\/p>\n<p>Virusi, shkruan ai, ngjante m\u00eb tep\u00ebr me nj\u00eb \u201cjo-ngjarje.\u201d Edhe pse mij\u00ebra njer\u00ebz vdisnin \u00e7do dit\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, jeta kishte p\u00ebrftuar nj\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb rutine t\u00eb \u00e7uditshme. Njer\u00ebzit debatonin n\u00eb lidhje me konflikte t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme intelektuale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb pandemi globale zhvillohej n\u00eb sfond. Me sa duket i lodhur nga pyetjet se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndryshonte \u2013 n\u00ebse pandemia do t\u00eb nxiste cil\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mira apo m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija tek njer\u00ebzit \u2013 Houellebecq shkruante se, \u201cp\u00ebrkundrazi, gjith\u00e7ka do t\u00eb mbetet nj\u00ebsoj. Ndoshta pak m\u00eb keq.\u201d<\/p>\n<p>Dhe \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mos ndiesh sot se gjykimi i tij \u00ebsht\u00eb maturuar goxha mir\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa bota nuk vonoi t\u2019i kthehej ritmit t\u00eb zakonsh\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb pandemis\u00eb, ndjesia q\u00eb Houellebecq p\u00ebrshkroi n\u00eb letr\u00ebn e tij, se ngjarje t\u00eb m\u00ebdha mund t\u00eb ndodhin pa e nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb thelb jet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme, nuk u zhduk kurr\u00eb plot\u00ebsisht. P\u00ebrkundrazi, ka ardhur duke u b\u00ebr\u00eb m\u00eb e fort\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa OBSH nuk e kishte ulur ende zyrtarisht alarmin e pandemis\u00eb Covid-19, n\u00eb vitin 2022 Rusia nisi pushtimin e Ukrain\u00ebs, me nj\u00eb luft\u00eb q\u00eb po hyn n\u00eb vitin e saj t\u00eb kat\u00ebrt. Nj\u00eb vit m\u00eb pas ndodhi sulmi i 7 tetorit ndaj Izraelit, q\u00eb \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje gjenocidale ndaj popullsis\u00eb s\u00eb Gaz\u00ebs dhe prej nj\u00eb jave tashm\u00eb, bota gjendet n\u00eb nj\u00eb konflikt mes tre fuqive nukleare: SHBA-Izrael dhe Irani n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. Nd\u00ebrkaq, katastrofat klimatike shtohen me nj\u00eb shpesht\u00ebsi gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madhe, aq sa ndoshta pas pak koh\u00ebsh qet\u00ebsia dhe normalja do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb anomali n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn ton\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, sistemet politike n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn Per\u00ebndimore po b\u00ebhen gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb brishta, oligarkike dhe teatrale.<\/p>\n<p>Por, pavar\u00ebsisht gjith\u00eb k\u00ebtyre, shumica e njer\u00ebzve nuk duken t\u00eb pushtuar nga paniku. P\u00ebrkundrazi, rutina e p\u00ebrditshme e jet\u00ebs vazhdon sikur asgj\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb duke ndodhur. Kafenet\u00eb jan\u00eb t\u00eb mbushura plot dhe para se t\u00eb nisin kritikat e vet\u00ebgjykimet p\u00ebr popullin dembel q\u00eb demek jemi, ato jan\u00eb plot thuajse n\u00eb \u00e7do qytet t\u00eb Europ\u00ebs dhe bot\u00ebs. Zyrat hapen rregullisht n\u00eb 9:00, nd\u00ebrsa njer\u00ebzit zihen p\u00ebr vendet e parkimit, parakalime t\u00eb gabuara apo debatojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmet e karrier\u00ebs s\u00eb tyre. Skandalet e korrupsionit tek ne plasin gati \u00e7do jav\u00eb dhe zhduken po aq shpejt, me nj\u00eb rit\u00ebm sikur t\u00eb ishim duke folur p\u00ebr motin dhe jo p\u00ebr ngjarje q\u00eb kan\u00eb pasoja n\u00eb jet\u00ebt tona t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb term q\u00eb e p\u00ebrshkruan k\u00ebt\u00eb gjendje, ku me gjith\u00eb paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb bota po p\u00ebrjeton, jet\u00ebt tona vazhdojn\u00eb normalisht me nj\u00eb disiplin\u00eb t\u00eb admirueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2005, antropologu amerikan me origjin\u00eb ruse Alexei Yurchak prezantoi termin \u201chipernormalizim,\u201d teksa p\u00ebrshkruante dekadat e fundit t\u00eb Bashkimit Sovjetik. N\u00eb fund t\u00eb viteve \u201970-\u201980, qytetar\u00ebt dhe zyrtar\u00ebt e BRSS-s\u00eb e kishin kuptuar se gjuha e p\u00ebrdorur nga ideologjia nuk i korrespondonte m\u00eb realitetit. Megjithat\u00eb, ndon\u00ebse njer\u00ebzit e kishin humbur besimin tek politika dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e tyre, sistemi vazhdonte t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe jeta vazhdonte \u2013 n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb a nj\u00eb tjet\u00ebr \u2013 normalisht.<\/p>\n<p>Yurchak shkruan se, \u201ct\u00eb gjith\u00eb e dinin se sistemi po d\u00ebshtonte, por ishte e pamundur t\u00eb imagjinoje nj\u00eb alternativ\u00eb tjet\u00ebr.\u201d<\/p>\n<p>Pra, njer\u00ebzit vazhdonin t\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb sistem sepse jeta e tyre e p\u00ebrditshme varej nga strukturat e tij. Rezultat i k\u00ebsaj ishte nj\u00eb lloj ekuilibri i pazakont\u00eb me nj\u00eb rend politik, q\u00eb tashm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e kishin kuptuar se nuk funksiononte m\u00eb, por q\u00eb vazhdonte t\u00eb dukej i p\u00ebrhersh\u00ebm.<\/p>\n<p>Di\u00e7ka e ngjashme duket se po ndodh n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb globit sot, ndon\u00ebse situata jon\u00eb \u00ebsht\u00eb disi m\u00eb e leht\u00eb se sa ajo n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjendej Bashkimi Sovjetik n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201980-t\u00eb. Sot askush nuk pret seriozisht q\u00eb ne t\u00eb besojm\u00eb verb\u00ebrisht n\u00eb ndonj\u00eb ideologji t\u00eb caktuar, por mjafton t\u00eb sillemi sikur gjith\u00e7ka t\u00eb jet\u00eb normale. Ky \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb nga tiparet p\u00ebrcaktuese t\u00eb hipernormalizimit: njer\u00ebzit jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb aft\u00eb t\u00eb shohin se \u00e7far\u00eb ndodh, nga lufta tek uria apo korrupsioni, por kjo nuk ndryshon pothuajse asgj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si vazhdon dita. Katastrofat vazhdojn\u00eb t\u00eb ngjishen n\u00eb pushimin mes reklamave, q\u00eb prej koh\u00ebsh i referohemi si programe mediatike.<\/p>\n<p>Duket se shoq\u00ebrit\u00eb bashk\u00ebkohore ia kan\u00eb marr\u00eb mir\u00eb dor\u00ebn p\u00ebrthithjes s\u00eb krizave n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb mos e nd\u00ebrpresin p\u00ebr asnj\u00eb moment jet\u00ebn e p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>N\u00eb romanin \u201cPiknik n\u00eb an\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs,\u201d botuar m\u00eb 1972-in nga v\u00ebllez\u00ebrit Strugatsky p\u00ebrshkruhet planeti Tok\u00eb ku alien\u00ebt, pas nj\u00eb vizite t\u00eb shkurt\u00ebr, zhduken pa shpjegim, duke l\u00ebn\u00eb pas disa vende t\u00eb quajtura Zona, brenda t\u00eb cilave ligjet e fizik\u00ebs veprojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paparashikueshme. N\u00eb to ka kurthe q\u00eb mund ta vrasin vizitorin e pakujdessh\u00ebm dhe objekte me veti n\u00eb dukje t\u00eb mbinatyrshme dhe t\u00eb pashpjegueshme.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzimi n\u00eb roman nuk arrin t\u2019i m\u00ebsoj\u00eb kurr\u00eb arsyet e vizit\u00ebs s\u00eb jasht\u00ebtok\u00ebsor\u00ebve, nd\u00ebrsa shkenc\u00ebtar\u00ebt studiojn\u00eb cop\u00ebzat e teknologjis\u00eb aliene, q\u00eb e kan\u00eb t\u00eb pamundur t\u2019i kuptojn\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rrjetesh kriminale zhvillohen rreth tregtis\u00eb s\u00eb artefakteve t\u00eb l\u00ebna pas nga jasht\u00ebtok\u00ebsor\u00ebt dhe, nd\u00ebrsa qeverit\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb vendosin rregulla rreth hyrjes n\u00eb k\u00ebto Zona, jeta jasht\u00eb tyre vazhdon normalisht dhe e pashqet\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pas nj\u00ebfar\u00eb kohe arrijm\u00eb t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn se vizita e alien\u00ebve me gjas\u00eb nuk ka qen\u00eb aspak nj\u00eb ngjarje e q\u00ebllimshme, por thjesht nj\u00eb ndales\u00eb e vog\u00ebl e rast\u00ebsishme\u2026 Asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb piknik n\u00eb an\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs. Vizitor\u00ebt jan\u00eb ndalur p\u00ebr pak koh\u00eb dhe jan\u00eb larguar duke l\u00ebn\u00eb pas plehrat e tyre, pa i kushtuar r\u00ebnd\u00ebsi formave t\u00eb jet\u00ebs q\u00eb m\u00eb pas do t\u00eb p\u00ebrpiqeshin t\u2019i interpretonin ato mbetje.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb romanit, njer\u00ebzimi praktikisht jeton rreth e rrotull mbetjeve t\u00eb nj\u00eb ngjarjeje q\u00eb nuk arrin ta kuptoj\u00eb plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb mos v\u00ebresh k\u00ebtu di\u00e7ka t\u00eb ngjashme me situat\u00ebn ton\u00eb sot ku, teksa luft\u00ebrat vet\u00ebm zgjerohen dhe ndryshimet e klim\u00ebs transformojn\u00eb kushtet e jet\u00ebs, shoq\u00ebrit\u00eb tona preferojn\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrballen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte me k\u00ebto zhvillime, duke zgjedhur ta organizojm\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb rreth tyre.<\/p>\n<p>Shum\u00ebkush p\u00ebrpiqet t\u00eb p\u00ebrfytyroj\u00eb nj\u00eb fund katastrofik me luft\u00eb nukleare apo fund t\u00eb k\u00ebtij ose atij qytet\u00ebrimi\u2026 T\u00eb tjer\u00eb preferojn\u00eb ndoshta nj\u00eb skenar m\u00eb optimist, sipas t\u00eb cilit, pas gjith\u00eb k\u00ebtyre katastrofave, njer\u00ebzimi arrin t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb me men\u00e7uri.<\/p>\n<p>Jan\u00eb dy vizione krejt t\u00eb kund\u00ebrta, por q\u00eb ngrihen mbi t\u00eb nj\u00ebjtin hamend\u00ebsim se e tashmja duhet t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kthese dramatike.<\/p>\n<p>Por historia rrall\u00ebher\u00eb funksionon k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, sistemi thjesht vazhdon dhe me gjith\u00eb krizat q\u00eb e p\u00ebrshkojn\u00eb, institucionet m\u00ebsojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtaten dhe jeta vazhdon.<\/p>\n<p>N\u00ebse ka di\u00e7ka q\u00eb dekadat e fundit na e kan\u00eb m\u00ebsuar, \u00ebsht\u00eb se e ardhmja vjen gradualisht, p\u00ebrmes degradimeve t\u00eb vogla q\u00eb akumulohen me kalimin e koh\u00ebs dhe jo n\u00eb nj\u00eb moment p\u00ebrcaktues dramatik.<\/p>\n<p>Ndaj, me gjith\u00eb luft\u00ebrat, krizat ekologjike dhe ekonomike, bota nuk do t\u00eb marr\u00eb fund nes\u00ebr dhe njer\u00ebzimi nuk do t\u00eb zbuloj\u00eb befas si t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb harmoni pas gjith\u00eb masakrave q\u00eb ka kryer.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, gj\u00ebrat do t\u00eb mbeten pak a shum\u00eb si\u00e7 jan\u00eb, ve\u00e7se pak m\u00eb keq<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bjorn Runa\/\u00a0 N\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2020, kur bota gjendej n\u00eb kulmin e pasiguris\u00eb s\u00eb pandemis\u00eb Covid-19, shkrimtari francez Michel Houellebecq botoi nj\u00eb\u00a0let\u00ebr t\u00eb hapur\u00a0n\u00eb Radio France, t\u00eb titulluar \u201cPak m\u00eb keq,\u201d ku i kthente p\u00ebrgjigje disa \u201cmiqve\u201d t\u00eb tij shkrimtar\u00eb rreth banalitetit t\u00eb katastrof\u00ebs q\u00eb po ndodhte. Si\u00e7 shfaqet qart\u00eb qysh n\u00eb titullin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-74902","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74902","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74902"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74902\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74902"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74902"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74902"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}