{"id":74865,"date":"2026-03-06T10:48:19","date_gmt":"2026-03-06T10:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/06\/abuzimi-me-konceptin-e-ushtrimit-te-ndikimit-te-paligjshem\/"},"modified":"2026-03-06T10:48:19","modified_gmt":"2026-03-06T10:48:19","slug":"abuzimi-me-konceptin-e-ushtrimit-te-ndikimit-te-paligjshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/06\/abuzimi-me-konceptin-e-ushtrimit-te-ndikimit-te-paligjshem\/","title":{"rendered":"Abuzimi me konceptin e Ushtrimit t\u00eb Ndikimit t\u00eb Paligjsh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Ylli Manjani <\/strong><\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr abuzim i drejt\u00ebsis\u00eb penale \u00ebsht\u00eb me konceptin e Ushtrimit t\u00eb Ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm. Vep\u00ebr penale kjo e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb kuptohet abuzimi, duhet t\u00eb biem dakord si fillim me kuptimin e k\u00ebtij koncepti.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb ushtrosh ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm mbi dik\u00eb duhet si fillim t\u00eb kesh fuqi\/pushtet\/autoritet mbi t\u00eb ndikuarin. Autoriteti ndikues \u00ebsht\u00eb aq i fort\u00eb sa i ndikuari nuk ka alternativ\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb koncepti tipik p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkufizuar ndikimin e shefave\/epror\u00ebve mbi vart\u00ebsit e tyre. Tipikisht ata kan\u00eb fuqin\u00eb t\u00eb ndikojn\u00eb sepse ata t\u00eb marrin dhe t\u00eb heqin nga puna.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr ndikimi duhet t\u00eb jet\u00eb i paligjsh\u00ebm, dmth t\u00eb detyrohesh q\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me nj\u00eb ligj t\u00eb shkruar, t\u00eb marr\u00ebsh nj\u00eb vendim apo t\u00eb kryesh n\u00eb sjellje. Pra jo \u00e7do ndikim \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kujdes! Epror\u00ebt\/shefat\/drejtuesit padyshim q\u00eb ndikojn\u00eb se prandaj jan\u00eb n\u00eb krye, por kur jan\u00eb brenda rregullave t\u00eb shkruara nuk quhet i paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Tani ku q\u00ebndron abuzimi?<\/p>\n<p>Praktika jon\u00eb penale e konsideron Ushtrim t\u00eb Ndikimit t\u00eb Paligjsh\u00ebm ndikimin e cilitdo, pavar\u00ebsisht se nuk ka fuqi\/pushtet\/autoritet ndikues. Me pak fjal\u00eb, n\u00eb t\u00eb gjitha rastet kur prokuror\u00ebt nuk provojn\u00eb dot pal\u00ebn pasive n\u00eb korrupsion (punonj\u00ebsin e shtetit dmth) akuzojn\u00eb pal\u00ebn tjet\u00ebr private p\u00ebr ushtrim ndikimi..!!<\/p>\n<p>Pra e th\u00ebn\u00eb m\u00eb thjesht\u00eb, kur gjejn\u00eb dy pal\u00eb marr\u00ebsin e dh\u00ebn\u00ebsin e parave dhe favoreve e quajn\u00eb korrupsion. Kur nuk e gjejn\u00eb dot pritesin e parave apo dh\u00ebn\u00ebsin e favorit, e qujn\u00eb ushtrim ndikimi. Pra kjo vep\u00ebr, sipas drejt\u00ebsis\u00eb son\u00eb penale \u00ebsht\u00eb korrupsion me vet\u00ebm nj\u00ebr\u00ebn pal\u00eb!!<\/p>\n<p>Absurde sa m\u00eb ska! Korrupsioni o \u00ebsht\u00eb, o s\u2019\u00ebsht\u00eb!<\/p>\n<p>Ushtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ose e b\u00ebn dikush q\u00eb ka pushtet mbi t\u00eb ndikuarin, ose nj\u00eb njeri nga rruga ska shans ta b\u00ebj\u00eb.<\/p>\n<p>Ky i fundit mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb shantazh, korrupsion, grabitje, goditje, dhe \u00e7do vep\u00ebr tjet\u00ebr penale, por jo ushtrim ndikimi t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>K\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me abuzim me konceptin e ushtrimit t\u00eb ndikimit.<\/p>\n<p>Dhe ky koncept \u00ebsht\u00eb kompromentuar r\u00ebnd\u00eb nga gjykatat tona. Pak p\u00ebr shkak t\u00eb ligjit llastik q\u00eb ka p\u00ebsuar nd\u00ebrhyrje kuturu, dhe pak p\u00ebr shak interpretimit semplist t\u00eb praktik\u00ebs.<br \/>\nPraktik\u00eb e cila, vet\u00ebm at\u00eb pushtetarin q\u00eb ndikon nuk d\u00ebnon, por mjaftohet me p\u00ebrndjekjen penale t\u00eb avokat\u00ebve ose klient\u00ebve t\u00eb tyre, q\u00eb skan\u00eb pushtet ndikues.<\/p>\n<p>Ka edhe disa legjenda brenda dyshimit t\u00eb arsyesh\u00ebm se si jan\u00eb intimiduar gjyqtar\u00eb duke u marr\u00eb telefonin sepse medemek u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndikim i paligjsh\u00ebm!!!!<\/p>\n<p>Kjo na \u00e7on tek llogjika tjet\u00ebr q\u00eb ushtrimin e ndikimit e denoncom ekskluzivisht \u201ci ndikuari\u201d. P\u00ebrndryshe ske si e merr vesh q\u00eb ka ndodhur.<\/p>\n<p>Pra edhe proceduralisht koncepti sot \u00ebsht\u00eb kompromentuar, p\u00ebrsa koh\u00eb q\u00eb ke n\u00ebn hetim ndikues, pa t\u00eb ndikuar. Madje ke n\u00ebn akuz\u00eb ndikues, kur ndikuesit kan\u00eb zbatuar ligjet e shtetit me korrekt\u00ebsi!!! Pra edhe kur ndikon p\u00ebr t\u00eb zbatuar ligjet quhet krim, efektivisht!!<\/p>\n<p>Duhet kthyer drejt\u00ebsia penale n\u00eb konceptet e saj baz\u00eb. St\u00ebrhollimet kuturu kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb absurd.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ylli Manjani Nj\u00eb tjet\u00ebr abuzim i drejt\u00ebsis\u00eb penale \u00ebsht\u00eb me konceptin e Ushtrimit t\u00eb Ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm. Vep\u00ebr penale kjo e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal. Q\u00eb t\u00eb kuptohet abuzimi, duhet t\u00eb biem dakord si fillim me kuptimin e k\u00ebtij koncepti. Q\u00eb t\u00eb ushtrosh ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm mbi dik\u00eb duhet si fillim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-74865","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74865","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74865"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74865\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74865"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74865"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74865"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}