{"id":74812,"date":"2026-03-06T07:48:23","date_gmt":"2026-03-06T07:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/06\/birn-boshti-ruso-iranian-i-propagandes-nga-kulti-i-baalit-te-skandali-epstein\/"},"modified":"2026-03-06T07:48:23","modified_gmt":"2026-03-06T07:48:23","slug":"birn-boshti-ruso-iranian-i-propagandes-nga-kulti-i-baalit-te-skandali-epstein","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/06\/birn-boshti-ruso-iranian-i-propagandes-nga-kulti-i-baalit-te-skandali-epstein\/","title":{"rendered":"BIRN: Boshti ruso-iranian i propagand\u00ebs: Nga \u201cKulti i Baalit\u201d te skandali Epstein"},"content":{"rendered":"<p>Bombardimet e SHBA-s\u00eb dhe Izraelit n\u00eb Iran kan\u00eb sh\u00ebrbyer si nj\u00eb katalizator p\u00ebr nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb re dezinformimi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe nga media ruse, iraniane dhe nga ato q\u00eb riprodhojn\u00eb q\u00ebndrimet e k\u00ebtyre t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb analiz\u00eb e teksteve t\u00eb publikuara s\u00eb fundmi n\u00eb rrjete t\u00eb ndryshme tregon nj\u00eb shkrirje t\u00eb narrativave t\u00eb makineris\u00eb shtet\u00ebrore ruse, si rrjeti i dezinformimit \u201cPravda\u201d n\u00eb shqip apo ideolog\u00ebt e af\u00ebrt me Kremlinin, dhe mediave t\u00eb linj\u00ebs iraniane q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, si Gazeta Impakt apo Pars Shqip.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja k\u00ebto rryma po p\u00ebrdorin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb apokaliptike, duke pikturuar Per\u00ebndimin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, si edhe SHBA-n\u00eb dhe Izraelin, si \u201cAntikrishti\u201d apo \u201cBaali\u201d (nj\u00eb em\u00ebr i p\u00ebrdorur p\u00ebr djallin). Ato e lidhin luft\u00ebn n\u00eb Iran me ekspozimin e dosjeve t\u00eb Jeffrey Epstein, nj\u00eb financier amerikan i d\u00ebnuar p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb rrjeti t\u00eb trafikimit seksual t\u00eb t\u00eb miturave, i cili shfryt\u00ebzoi lidhjet me elitat globale p\u00ebr t\u00eb fshehur krimet e tij.<\/p>\n<p>Vdekja e tij n\u00eb burg, kontaktet q\u00eb ai kishte me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh personash me pushtet dhe mungesa e hetimeve t\u00eb thelluara jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mjet i preferuar p\u00ebr makinerit\u00eb e propagand\u00ebs dhe teorit\u00eb konspirative q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb godasin Per\u00ebndimin ose vlerat per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Kjo val\u00eb propagande vjen pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nis\u00ebn nj\u00eb fushat\u00eb masive dhe t\u00eb koordinuar sulmesh ushtarake kund\u00ebr Iranit m\u00eb 28 shkurt, me pretendimin se po godisnin infrastruktur\u00ebn b\u00ebrthamore, qendrat ushtarake dhe vet\u00eb udh\u00ebheqjen e lart\u00eb iraniane.<\/p>\n<p>Nga sulmet raportohet se u vra edhe Udh\u00ebheq\u00ebsi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. SHBA-ja dhe Izraeli e justifikuan sulmin me d\u00ebshtimin e negociatave mbi programin b\u00ebrthamor t\u00eb Teheranit.<\/p>\n<p>Sulmet u pasuan nga nj\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigje e menj\u00ebhershme dhe e gjer\u00eb nga ana e Teheranit, i cili l\u00ebshoi qindra raketa balistike dhe dron\u00eb \u2013 jo vet\u00ebm drejt Izraelit, por edhe drejt bazave ushtarake amerikane t\u00eb vendosura n\u00eb vendet fqinje arabe si Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Kuvajti dhe Bahreini.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb marsit, ky p\u00ebrshkall\u00ebzim i paprecedent\u00eb e ka zhytur Lindjen e Mesme n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb hapur rajonale, me qindra viktima dhe hap\u00ebsira ajrore t\u00eb mbyllura.<\/p>\n<p> \u201cKulti i Baalit\u201d dhe apokalipsi<\/p>\n<p>Tekstet e publikuara prej mesit t\u00eb shkurtit dhe t\u00eb intensifikuara pas sulmeve t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe Izraelit kund\u00ebr Iranit jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta zhvendosur konfliktin nga rrafshi politik n\u00eb at\u00eb fetar.<\/p>\n<p>Alexander Dugin, i njohur si arkitekti ideologjik i politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Rusis\u00eb s\u00eb Vladimir Putinit, n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb fundit e cil\u00ebson Per\u00ebndimin si \u201cQytet\u00ebrimin e Baalit\u201d \u2013 nj\u00eb referenc\u00eb biblike p\u00ebr idhujtarin\u00eb dhe sakrificat njer\u00ebzore \u2013 dhe Iranin si rezistenc\u00ebn e fundit kund\u00ebr djallit.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebron se r\u00ebnia e Iranit do t\u2019i hapte rrug\u00eb shkat\u00ebrrimit t\u00eb Rusis\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb dhe radikale. Shkrimi i Dugin, i cili n\u00eb k\u00ebt\u00eb tekst vendos shenja barazimi mes bombardimeve n\u00eb Iran dhe atyre kund\u00ebr regjimit t\u00eb Slobodan Milloshevi\u00e7it gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, u publikua n\u00eb shqip nga Gazeta Impakt, nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e lidhur me Olsi Jazexhin, nj\u00eb historian i njohur p\u00ebr q\u00ebndrimet e tij pro Teheranit zyrtar dhe mb\u00ebshtetjen e q\u00ebndrimeve t\u00eb Dugin.<\/p>\n<p>Si p\u00ebr t\u00eb kthyer favorin, Dugin n\u00eb faqen e tij n\u00eb Facebook ndau nj\u00eb postim t\u00eb Jazexhit, n\u00eb t\u00eb cilin pretendohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rreme se Irani kishte bombarduar zyrat e qeveris\u00eb s\u00eb Izraelit dhe se fati i kryeministrit Benjamin Netanyahu nuk dihej.<\/p>\n<p>Faqet e lidhura me Dugin, Gazeta Impakt dhe Jazexhi kan\u00eb publikuar gjithashtu karikatura t\u00eb ngjashme n\u00eb t\u00eb cilat b\u00ebhet thirrje p\u00ebr nj\u00eb aleanc\u00eb t\u00eb krishter\u00eb dhe myslimane kund\u00ebr \u201czionizmit\u201d. Karikatura p\u00ebrpiqet t\u00eb pikturoj\u00eb Per\u00ebndimin si djall\u00ebzor, nd\u00ebrsa skandali i Epstein p\u00ebrdoret si fytyra p\u00ebrfaq\u00ebsuese e Per\u00ebndimit apo Izraelit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb profil n\u00eb X i faqes s\u00eb radios s\u00eb Iranit n\u00eb Shqip\u00ebri ndau nj\u00eb mesazh t\u00eb ngjash\u00ebm, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se bombardimi i nj\u00eb shkolle fillore vajzash n\u00eb Minab m\u00eb 28 shkurt (kur nisi edhe sulmi i SHBA-s\u00eb ndaj Iranit), q\u00eb raportohet se ka vrar\u00eb 175 nx\u00ebn\u00ebse, ishte i q\u00ebllimt\u00eb dhe p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb \u201ckurban\u201d q\u00eb SHBA-ja dhe Izraeli i b\u00ebnin \u201cBaalit\u201d.<\/p>\n<p>Autoritetet amerikane ende nuk kan\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim zyrtar mbi bombardimin e shkoll\u00ebs, nd\u00ebrsa organizatat e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut kan\u00eb k\u00ebrkuar hetim, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb nj\u00eb krim lufte.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i skandalit t\u00eb Epstein<\/p>\n<p>T\u00eb dy linjat e propagand\u00ebs dhe dezinformimit \u2013 qoft\u00eb ajo ruse e p\u00ebrkthyer automatikisht n\u00eb shqip nga rrjeti Pravda, qoft\u00eb ajo iraniane p\u00ebrmes mediave Pars dhe Gazeta Impakt \u2013 i lidhin bombardimet me skandalin Epstein.<\/p>\n<p>Pravda, duke iu referuar kryesisht kanaleve af\u00ebr Kremlinit n\u00eb Telegram, k\u00ebmb\u00ebngul se bombardimet jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje e presidentit amerikan Donald Trump p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen nga lidhja e tij e pretenduar me Epstein.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje, publikimet e Pravda t\u00ebrheqin paralele me bombardimin e regjimit t\u00eb Milloshevi\u00e7it nga NATO n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndaluar gjenocidin n\u00eb Kosov\u00eb, duke p\u00ebrs\u00ebritur nj\u00eb linj\u00eb t\u00eb njohur propagande dhe lajmesh t\u00eb rreme q\u00eb i lidh bombardimet me skandalin e presidentit Bill Clinton dhe Monica Lewinsky.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyrja e NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb vitin 1999 u mb\u00ebshtet nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe erdhi si p\u00ebrgjigje ndaj nj\u00eb krize humanitare t\u00eb dokumentuar, pas d\u00ebbimit masiv t\u00eb qindra mij\u00ebra shqiptar\u00ebve nga Kosova.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb me mediat ruse, edhe Gazeta Impakt e etiketon ushtrin\u00eb e SHBA-s\u00eb si \u201cushtria e Epstein\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00ebse ushtria e Epstein \u2013 e Trumpit \u2013 ka vrar\u00eb Khamenein?\u201d, shkruhet n\u00eb nj\u00eb artikull t\u00eb publikuar m\u00eb 1 mars, i cili e barazon Khamenein me Jezu Krishtin.<\/p>\n<p>Lideri iranian, i cili raportohet se u vra nga bombardimet e Izraelit n\u00eb nj\u00eb bunker n\u00eb Teheran, cil\u00ebsohet nga organizatat e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut si p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr vrasjen e mij\u00ebra iranian\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm.\/BIRN ALBANIA <\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bombardimet e SHBA-s\u00eb dhe Izraelit n\u00eb Iran kan\u00eb sh\u00ebrbyer si nj\u00eb katalizator p\u00ebr nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb re dezinformimi n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe nga media ruse, iraniane dhe nga ato q\u00eb riprodhojn\u00eb q\u00ebndrimet e k\u00ebtyre t\u00eb fundit. Nj\u00eb analiz\u00eb e teksteve t\u00eb publikuara s\u00eb fundmi n\u00eb rrjete t\u00eb ndryshme tregon nj\u00eb shkrirje t\u00eb narrativave t\u00eb makineris\u00eb shtet\u00ebrore [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-74812","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74812","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74812"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74812\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74812"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74812"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74812"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}