{"id":747,"date":"2024-09-16T05:52:18","date_gmt":"2024-09-16T05:52:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/16\/fbi-trump-ishte-objekt-i-nje-perpjekjeje-per-atentat-ne-florida\/"},"modified":"2024-09-16T05:52:18","modified_gmt":"2024-09-16T05:52:18","slug":"fbi-trump-ishte-objekt-i-nje-perpjekjeje-per-atentat-ne-florida","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/09\/16\/fbi-trump-ishte-objekt-i-nje-perpjekjeje-per-atentat-ne-florida\/","title":{"rendered":"FBI: Trump \u201cishte objekt i nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje p\u00ebr atentat\u201d n\u00eb Florida"},"content":{"rendered":"<p>FBI tha se Donald Trump \u201cduket se ishte objekt i nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje p\u00ebr atentat\u201d n\u00eb klubin e tij t\u00eb golfit n\u00eb West Palm Beach t\u00eb Florid\u00ebs t\u00eb diel\u00ebn, vet\u00ebm n\u00ebnt\u00eb jav\u00eb pasi kandidati republikan p\u00ebr president i mbijetoi nj\u00eb tjet\u00ebr atentati ndaj tij. Ish-presidenti tha se \u00ebsht\u00eb mir\u00eb dhe jasht\u00eb rrezikut.<\/p>\n<p>Sherifi i qarkut Palm Beach, Ric Bradshaw tha se agjent\u00ebt e Sh\u00ebrbimit Sekret t\u00eb SHBA-s\u00eb q\u00eblluan n\u00eb drejtim t\u00eb nj\u00eb personi q\u00eb kishte drejtuar nj\u00eb pushk\u00eb t\u00eb stilit AK drejt klubit, nd\u00ebrsa Trump ishte duke luajtur golf.<\/p>\n<h4>Bradshaw tha se personi i armatosur kishte gjithashtu dy \u00e7anta shpine t\u00eb varura n\u00eb nj\u00eb gardh dhe nj\u00eb kamer\u00eb dhe se ai ishte rreth deri n\u00eb 500 metra larg nga Trump dhe i fshehur mes shkurreve, nd\u00ebrsa ish-presidenti luante golf. Personi hodhi arm\u00ebn dhe iku me nj\u00eb fuoristrad\u00eb dhe m\u00eb pas u arrestua n\u00eb nj\u00eb distrikt aty pran\u00eb.<\/h4>\n<p>Disa media amerikane e identifikuan t\u00eb dyshuarin si Ryan Wesley Routh, 58 vje\u00e7, nga Havai, duke cituar zyrtar\u00eb t\u00eb paidentifikuar t\u00eb organeve t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt q\u00eb identifikuan t\u00eb dyshuarin fol\u00ebn n\u00eb kushte anonimiteti sepse nuk ishin t\u00eb autorizuar t\u00eb diskutonin hetimin aktiv. FBI nuk pranoi t\u00eb komentonte mbi identitetin e t\u00eb dyshuarit dhe agjencit\u00eb e tjera t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn k\u00ebrkesave p\u00ebr koment.<\/p>\n<p>Incidenti \u00ebsht\u00eb zhvillimi i fundit trondit\u00ebs n\u00eb nj\u00eb vit fushate t\u00eb shoq\u00ebruar me ngjarje t\u00eb pashmebullta dhe ndodh pothuajse dy muaj pasi Trump u q\u00ebllua gjat\u00eb nj\u00eb atentati n\u00eb nj\u00eb tubim n\u00eb Pensilvani dhe nj\u00eb plumb e plagosi n\u00eb vesh. Vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb pas presidenti Joe Biden u t\u00ebrhoq nga gara.<\/p>\n<h4>N\u00eb nj\u00eb email drejtuar mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tij, Trump tha: \u201cPati t\u00eb sht\u00ebna arm\u00ebsh pran\u00eb (meje), por p\u00ebrpara se spekulimet ta dalin jasht\u00eb kontrollit, doja q\u00eb t\u00eb isha i pari q\u00eb t\u2019ju thoja: JAM I SIGURT DHE N\u00cb GJENDJE T\u00cb MIR\u00cb! Asgj\u00eb nuk do t\u00eb m\u00eb ngadal\u00ebsoj\u00eb. Nuk do t\u00eb dor\u00ebzohem kurr\u00eb!\u201d tha ish-presidenti.<\/h4>\n<p>Agjent\u00ebt ishin pak p\u00ebrpara ish-presidentit kur vun\u00eb re personin me arm\u00eb zjarri, tha Bradshaw. Agjent\u00ebt dhe oficer\u00ebt e Sh\u00ebrbimit Sekret me karroca golfi, si pjes\u00eb e masave t\u00eb mbrojtjes, sigurojn\u00eb zon\u00ebn para dhe pas ish-presidentit Trump kur ai luan golf. Agjent\u00ebt gjithashtu zakonisht sjellin nj\u00eb automjet t\u00eb blinduar aty pran\u00eb, p\u00ebr ta strehuar me shpejt\u00ebsi n\u00ebse shfaqet nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim.<\/p>\n<p>Ish-presidenti Trump ishte kthyer n\u00eb Florida k\u00ebt\u00eb fundjav\u00eb nga nj\u00eb udh\u00ebtim fushate n\u00eb pjes\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb vendit, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb tubim t\u00eb premten mbr\u00ebma n\u00eb Las Vegas dhe nj\u00eb aktivitet p\u00ebr mbledhje fondesh n\u00eb Utah.<\/p>\n<p>Masat e siguris\u00eb p\u00ebr kandidatin republikan jan\u00eb shtuar pas atentatit ndaj tij n\u00eb korrik.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb tha se presidenti Joe Biden dhe n\u00ebnpresidentja Kamala Harris, kandidatja demokrate p\u00ebr presidente, ishin informuar p\u00ebr ngjarjen dhe do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb marrin informacion p\u00ebr hetimin.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb shtoi se ata ishin \u201ct\u00eb leht\u00ebsuar\u201d q\u00eb Trump ishte jasht\u00eb rrezikut. Kandidatja demokrate p\u00ebr presidente Harris, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb tha se \u00ebsht\u00eb \u201ce k\u00ebnaqur\u201d q\u00eb Trump \u00ebsht\u00eb mir\u00eb, duke shtuar se \u201cdhuna nuk ka vend n\u00eb Amerik\u00eb\u201d.<\/p>\n<h4>N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb platform\u00ebn X, senatori republikan Lindsey Graham, nj\u00eb nga aleat\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Kongresit t\u00eb Trump, tha se kishte folur me ish-presidentin Trump pas incidentit dhe se ai ishte \u201cn\u00eb humor t\u00eb mir\u00eb\u201d dhe e karakterizoi si \u201cnj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb fort\u00eb q\u00eb kam njohur ndonj\u00ebher\u00eb\u201d.<\/h4>\n<p>Sherifi i qarkut Martin, William D. Snyder, tha se i dyshuari u kap brenda disa minutave pasi FBI, Sh\u00ebrbimi Sekret dhe Zyra e Sherifit t\u00eb qarkut Palm Beach l\u00ebshuan nj\u00eb mesazh urgjent p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebr nj\u00eb automjet specifik, numrin e targ\u00ebs dhe p\u00ebrshkrimin e personavre brenda tij. Snyder tha se \u201cnj\u00eb nga nj\u00ebsit\u00eb e patrull\u00ebs rrugore e pikasi automjetin, kontrolloi targ\u00ebn dhe me ndoq\u00ebm makin\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>\u201cE arrit\u00ebm makin\u00ebn, e ndaluam n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb dhe e vendos\u00ebm shoferin n\u00eb paraburgim.\u201d Snyder tha se i dyshuari \u201cnuk ishte i armatosur kur e nxor\u00ebm nga makina\u201d.<\/p>\n<p>Ai shtoi se personi kishte nj\u00eb sjellje t\u00eb qet\u00eb, pa reagime dhe shfaqi pak emocione kur u ndalua nga policia, duke th\u00ebn\u00eb se i dyshuari nuk pyeti se pse ishte ndaluar.<\/p>\n<p>\u201cAi n\u00eb asnj\u00eb moment nuk pyeti, \u2018p\u00ebr \u00e7far\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb?\u2019\u201d.<\/p>\n<p>Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Merrick Garland \u00ebsht\u00eb informuar p\u00ebr situat\u00ebn dhe po merr p\u00ebrdit\u00ebsime t\u00eb rregullta n\u00eb lidhje me t\u00eb, tha nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Ish-presidenti ishte planifikuar t\u2019i kthehej fushat\u00ebs, duke shkuar t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Flint t\u00eb shtetit Mi\u00e7igan dhe m\u00eb pas t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb nj\u00eb tubim fushate n\u00eb Nju Jork t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb jav\u00ebs, ai \u00ebsht\u00eb planifikuar t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb dhe t\u00eb flas\u00eb n\u00eb Takimin Komb\u00ebtar t\u00eb Nivelit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Izraelito-Amerikan n\u00eb Uashington, DC dhe t\u00eb shtun\u00ebn t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb tubim n\u00eb Uilmington t\u00eb Karolin\u00ebs s\u00eb Veriut.\/ VOA<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2024\/09\/16\/fbi-trump-ishte-objekt-i-nje-perpjekjeje-per-atentat-ne-florida\/\">FBI: Trump \u201cishte objekt i nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje p\u00ebr atentat\u201d n\u00eb Florida<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>FBI tha se Donald Trump \u201cduket se ishte objekt i nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje p\u00ebr atentat\u201d n\u00eb klubin e tij t\u00eb golfit n\u00eb West Palm Beach t\u00eb Florid\u00ebs t\u00eb diel\u00ebn, vet\u00ebm n\u00ebnt\u00eb jav\u00eb pasi kandidati republikan p\u00ebr president i mbijetoi nj\u00eb tjet\u00ebr atentati ndaj tij. Ish-presidenti tha se \u00ebsht\u00eb mir\u00eb dhe jasht\u00eb rrezikut. Sherifi i qarkut Palm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-747","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/747","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=747"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/747\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=747"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=747"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=747"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}