{"id":74679,"date":"2026-03-05T13:48:35","date_gmt":"2026-03-05T13:48:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/05\/ps-po-shnderrohet-ne-nje-rrezik-kombetar-guximi-qytetar-eshte-e-vetmja-shprese\/"},"modified":"2026-03-05T13:48:35","modified_gmt":"2026-03-05T13:48:35","slug":"ps-po-shnderrohet-ne-nje-rrezik-kombetar-guximi-qytetar-eshte-e-vetmja-shprese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/05\/ps-po-shnderrohet-ne-nje-rrezik-kombetar-guximi-qytetar-eshte-e-vetmja-shprese\/","title":{"rendered":"PS po shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb rrezik komb\u00ebtar, guximi qytetar \u00ebsht\u00eb e vetmja shpres\u00eb \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka kritikuar ashp\u00ebr mazhoranc\u00ebn gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Kuvend, duke e akuzuar qeverin\u00eb se po cenon demokracin\u00eb dhe po p\u00ebrpiqet t\u00eb kufizoj\u00eb debatin parlamentar p\u00ebrmes ndryshimeve n\u00eb Rregulloren e Kuvendit. N\u00eb fjalimin e tij, Gjekmarkaj tha se demokracit\u00eb shpesh nuk rr\u00ebzohen nga armiqt\u00eb e jasht\u00ebm, por d\u00ebmtohen nga korrupsioni, privilegjet, konformizmi dhe frika brenda vet\u00eb sistemit. Sipas tij, korrupsioni dhe krimi e v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik funksionimin e demokracis\u00eb dhe institucionet e shtetit.<\/p>\n<p>Ai shkoi m\u00eb tej duke deklaruar se Partia Socialiste po shnd\u00ebrrohet nga \u201caset komb\u00ebtar\u201d n\u00eb \u201crrezik komb\u00ebtar\u201d, duke akuzuar mazhoranc\u00ebn p\u00ebr pengim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe minin t\u00eb integrimit evropian.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plote<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7do demokraci \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekuilib\u00ebr i brisht\u00eb midis pushtetit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, midis autoritetit dhe liris\u00eb s\u00eb individit.<\/p>\n<p>Historia ka treguar se demokracite pergjithesisht nuk rr\u00ebzohen nga armiku i jasht\u00ebm, por ato brehen s\u00eb brendshmi nga joshja, verb\u00ebrimi e shurdhimi prej paras\u00eb e privilegjeve, konformizmi, pershtatja, servilizmi , korrupsioni , krimi dhe frika!<\/p>\n<p>Korrupsioni banalizon natyren e saj!<\/p>\n<p>Krimi ve ne diskutim ekzistencen e saj!<\/p>\n<p>Ligji i denatyruar shnderrohet ne llastik te mbathurash sipas barkut te kantidatit per autokrat!<\/p>\n<p>Askush nuk ka para mjaftueshem sa te bleje te shkuaren e vet, e cila e ndjek si hije, ajo te kushtezon te tashmen dhe te ardhmen!<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama, i shtrenguar nga rrethanat dhe nga diktati i ish zevendeses se vet , na dhuroi nje riformatim tragji-komik te qeverise, nje ekzekutiv fantazm\u00eb, pa fytyr\u00eb dhe pa vizion.<\/p>\n<p>Tragjike sepse Kryeministri nuk eshte i lire, tragjike frika e tij, tragjik guximi qe i vjen prej saj!<\/p>\n<p>Tragjike kotesia profesionale dhe politike e ketyre individeve!<\/p>\n<p>Gjithcka eshte e tille pos perpjekjes tuaj per ti mbrojtur! Ajo \u00ebsht\u00eb edhe komike.<\/p>\n<p>Shtat\u00eb l\u00ebvizje brenda saj jane nj\u00eb p\u00ebrzierje p\u00ebr mbijetes\u00eb personale.<\/p>\n<p>*Ministrat q\u00eb vijn\u00eb apo ata e ato q\u00eb nd\u00ebrrohen dhe q\u00eb rrijn\u00eb me fytyra her\u00eb t\u00eb qeshura si kukulla e her\u00eb t\u00eb zymta e t\u00eb ngurosura, nuk e di pse m\u00eb duken t\u00eb gjith\u00eb nj\u00eblloj, madje me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr!<\/p>\n<p>Figura pa individualitet dhe pa personalitet politik dominojn\u00eb sot qeverine e PS!<\/p>\n<p>Nga \u201cdyqind petritat\u201d e vitit 2013 ka mbetur vetem nj\u00eb zonje e trishte, qe duket sikur me zemer te ngrire pret katil haberre dhe sheh filxhan duke pritur sikter kafene!<\/p>\n<p>PS duhej te sillej si aset kombetar, nderkohe qe po shnderrohet ne rrezik kombetar, duke penguar drejtesine me pu\u00e7 kartoni, duke promovuar vazhdimesine korruptive si pengese per * SPAK-un, duke minuar endrren shekullore, integrimin europian!<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb revansh, n\u00eb kete regres, n\u00eb kete turravrap mazhoranca socialiste propozon njeanshem nje tjeter ndryshim Rregulloreje, pasi pak kohe me pare po njeanshem e shnderroi ate ne nje kasaphane politike ku pezullohen me 3 muaj mandatet e deputeteve!<\/p>\n<p>Tani ju e keni problemin me fjalen dhe te verteten !!<\/p>\n<p>U keni shpallur lufte atyre! Gjykuar nga dialektika, eshte metafizike, gjykuar nga kultura popullore, eshte lufte me mullinjet e eres!<\/p>\n<p>Ju kerkoni qe fjala e deputet\u00ebve te reduktohet nga 10 minuta n\u00eb 5.<\/p>\n<p>Ju synoni shnderrimin e Kuvendit n\u00eb nj\u00eb teat\u00ebr formal, ku debatet, kritikat dhe lufta politike degradohen!<\/p>\n<p>Raportimi i institucioneve zhvendoset nga seanca plenare n\u00eb nj\u00eb komision t\u00eb mbyllur , duke futur gjith\u00e7ka n\u00eb err\u00ebsir\u00eb dhe fsheht\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ky eshte sulm frontal ndaj transparences, sulm ndaj qytetarve qe perfaqesojme sepse rruget tuaja po shemben, portet po sekuestrohen nga Spak, aeroportet dhe Akshi gjithashtu! \u00c7fare u mbetet ju ?<\/p>\n<p>Edi Rama prej kohesh e ka snobuar, relativizuar, fyer parlamentin dhe nuk e di ne eshte ai arkitekti i rregullores se re apo ndonje qehaja qe do t\u2019i gjindet dhe te beje si i domosdoshem per te ne keto ore te veshtira!?<\/p>\n<p>Atehere perfitoj nga rast t\u2019ju bej disa propozime publike per Rregulloren e re se mbase ju bejne pune!<\/p>\n<p>Kur qeveria hyn ne salle, deputet ngrihen ne kembe dhe perkulen lehte ne shenje nderimi!<\/p>\n<p>Kur ne salle vjen Kryeministri, bien daullet, nje deputet i opozites i dhuron nje buqete me lule, i \u00e7on dhe nje kafe pa sheqer!<\/p>\n<p>Kur flet ai, nje duartrokitje e gjate dhe e ngrohte pese minuta, e shoqeruar ne mbyllje nga renia e gongut, dhe e monitoruar nga Kryetari i Kuvendit!<\/p>\n<p>Kur flasin ministrat, duartrokitja zgjat dy minuta e monitoruar nga zevendes Kryetarja dhe nuk ka gong.<\/p>\n<p>Kur qeveria eshte e gezuar deputetet, duhet te buzeqeshin, kur eshte e ngrysur duhet te heshtin!<br \/>N\u00eb cdo rast, shamia e loteve duhet te jete ne xhepin e djathte dhe damixhana e lot\u00ebve ne krye te krahut te majte te salles.<br \/>Kush fshin qyrrat denohet me 30 dite, kush teshtin me 60!<\/p>\n<p>Te ngrihet nje komison i virtytit kunder vesit, i kryesuar nga mazhoranca!<br \/>Kush se pohon sa mire jetojme \u2013 kopaniset !<\/p>\n<p>Kuvendi mblidhet nje here ne gjashte muaj, ne fillim vjeshte, kur vilet bereqeti e fund pranvere, para se te behen gati plazhet.<\/p>\n<p>Kryetaret e grupeve parlamentare bejne nje temena dhe nje pershendetje, pyesin Kryeministrin dhe ministrat si jane me shendet, a jane lodhur e merzitur shume nga ky qafir milet, pas pergjigjeve te tyre seanca mbyllet dhe m\u00eb t\u00eb besuarit shperndajn\u00eb llokume me tabaka !!!<\/p>\n<p>Historia e Shqip\u00ebris\u00eb ka treguar shpesh se individ\u00eb t\u00eb dob\u00ebt mund t\u00eb ndajn\u00eb vendin nga Europa, por qytetar\u00ebt jan\u00eb forca q\u00eb mund t\u00eb mbajn\u00eb gjall\u00eb pluralizmin.<\/p>\n<p>N\u00ebse shqiptar\u00ebt zgjedhin t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrballen, demokracia do t\u00eb mbijetoje.<\/p>\n<p>N\u00ebse ikin t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar, ajo vdes, dhe vendin e saj e z\u00eb farsa tek\u00ebsa politika shnderrohet ne xhungel!<\/p>\n<p>Per nje moment supozojme se ju e shuani opoziten dhe opozitarizmin, pa e kuptuar qe opozita eshte garancia me e madhe e lirive tuaja, e sigurise suaj edhe personale, e dinjitetit tuaj si individe, i familjeve tuaja!<\/p>\n<p>Dob\u00ebsimi dhe asgjesimi i saj ju kthen ju ne numera, u jep ju vetem nje mundesi, te tregoni zell, te vraponi per tu servilosur, te shtireni, te beni hosana, por cdo dite do jeni ne fije te perit, sepse nuk do jete Rregullorja, as Kushtetuta, as institucionet qe do jene garanti juaj por humoret dhe emocionet e nje individi, kulti i te cilit i ve themelet tek strukja dhe frika juaj, pastaj do perfundoni te thoni allahile \u00e7a ka beu qe nuk po me rreh sot a thua i ka mbete hatri!<\/p>\n<p>Ju kthen atje ku ishit para se Partia Demokratike te shfaqej ne skenen e historise!<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebrim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne!<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja qytetare dhe guximi p\u00ebr t\u00eb folur jan\u00eb shpresa e vetme p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri normale.<\/p>\n<p>Vendimi i Gjykata Kushtetuese e Shqip\u00ebris\u00eb e cila e shpalli te paligjshem arrestimin e Sali Berisha tregon p\u00ebrdorimin e drejt\u00ebsis\u00eb kund\u00ebr opozites gjate vitit elektoral por edhe shtetin me dy standarte ne te cilin jetojme!<\/p>\n<p>Rregulloret e nj\u00ebpasnj\u00ebshme, heshtja e imponuar dhe depersonalizimi nuk jan\u00eb thjesht aksidente por shenja te katastrofes<\/p>\n<p>Mbipushteti nuk \u00ebsht\u00eb problem i opozit\u00ebs vet\u00ebm; mbipushteti shtyp \u00e7do qytetar dhe shkat\u00ebrron shpres\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb tashme e te ardhme si\u00e7 kjo shoqeri e meriton!<\/p>\n<p>Mbipushteti duhet t\u00eb ndalet para se t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm opozita dhe qytetar\u00ebt e guximsh\u00ebm mund ta mbajn\u00eb vendin larg honeve s\u00eb err\u00ebsir\u00ebs.<\/p>\n<p>Kur njer\u00ebzit ndalojn\u00eb s\u00eb foluri dhe heshtin para padrejt\u00ebsis\u00eb, liria vdes ngadal\u00eb. Opozita e Shqiperise nuk i trembet asnje sakrifice qe ky projekt ogurzi te mos realizohet !<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka kritikuar ashp\u00ebr mazhoranc\u00ebn gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Kuvend, duke e akuzuar qeverin\u00eb se po cenon demokracin\u00eb dhe po p\u00ebrpiqet t\u00eb kufizoj\u00eb debatin parlamentar p\u00ebrmes ndryshimeve n\u00eb Rregulloren e Kuvendit. N\u00eb fjalimin e tij, Gjekmarkaj tha se demokracit\u00eb shpesh nuk rr\u00ebzohen nga armiqt\u00eb e jasht\u00ebm, por d\u00ebmtohen nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-74679","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74679","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74679"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74679\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74679"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74679"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74679"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}