{"id":74675,"date":"2026-03-05T12:05:03","date_gmt":"2026-03-05T12:05:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/05\/gabim-eshte-afati-60-ditesh-nese-deri-ne-2400-skemi-president-zgjedhje-ne-45-dite\/"},"modified":"2026-03-05T12:05:03","modified_gmt":"2026-03-05T12:05:03","slug":"gabim-eshte-afati-60-ditesh-nese-deri-ne-2400-skemi-president-zgjedhje-ne-45-dite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/05\/gabim-eshte-afati-60-ditesh-nese-deri-ne-2400-skemi-president-zgjedhje-ne-45-dite\/","title":{"rendered":"Gabim \u00ebsht\u00eb afati 60-dit\u00ebsh: n\u00ebse deri n\u00eb 24:00 s\u2019kemi President, zgjedhje n\u00eb 45 dit\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Sot, m\u00eb dat\u00eb 5 mars 2026, nuk jemi n\u00eb situat\u00eb ku interpretimi i vlefsh\u00ebm kushtetues rrjedh nga Neni 82 dhe\/ose Neni 90 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, se as nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nd\u00ebrprerje t\u00eb parakohshme t\u00eb mandatit t\u00eb nj\u00eb Presidenti dhe as me fillim t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb zgjedhjes s\u00eb nj\u00eb Presidenti. Sot, jemi n\u00eb situat\u00ebn kur Kosova ka President t\u00eb zgjedhur vet\u00ebm edhe p\u00ebr 30 dit\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye vlen Neni 86 i Kushtetut\u00ebs, i cili parasheh se afati i fundit p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb ri nga Kuvendi aktual \u00ebsht\u00eb deri n\u00eb or\u00ebn 24:00 dhe d\u00ebshtimi p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo arsye p\u00ebr t\u00eb zgjedhur President n\u00ebnkupton shp\u00ebrndarjen e Kuvendit dhe shkuarjen n\u00eb zgjedhje brenda 45 dit\u00ebsh<\/strong><\/em><\/p>\n<p>KOSOVA SHKON n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme brenda 45 dit\u00ebsh n\u00ebse sot deri n\u00eb or\u00ebn 24 Kuvendi aktual nuk zgjedh nj\u00eb President t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi se a votohet p\u00ebr nj\u00eb, ose p\u00ebr dy kandidat\u00eb, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi a votohet fare, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi a mbahet ose nuk mbahet seanc\u00eb e Kuvendit, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi se kush merr pjes\u00eb n\u00eb votim, as nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi se kush jan\u00eb ata q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb votim dhe kush jo.<\/p>\n<p>Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs i ka mekanizmat e saj zhbllokues. N\u00ebse sonte deri n\u00eb or\u00ebn 24:00 kjo p\u00ebrb\u00ebrje e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs d\u00ebshton t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb President t\u00eb vendit, Kuvendi shp\u00ebrb\u00ebhet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb brenda afatit 45-dit\u00ebsh t\u00eb zgjedhjet nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje e re e Kuvendit, e cila pritet t\u00eb jet\u00eb e aft\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb President. K\u00ebt\u00eb e parasheh qart\u00eb Neni 86 i Kushtetut\u00ebs, q\u00eb flet p\u00ebr Zgjedhjen e Presidentit, ku thuhet:<\/p>\n<p>\u201d2. Zgjedhja e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs duhet t\u00eb b\u00ebhet jo m\u00eb von\u00eb se tridhjet\u00eb (30) dit\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb Presidentit aktual.\u201d<\/p>\n<p>Dhe<\/p>\n<p>\u201d6. N\u00ebse ne votimin e tret\u00eb, asnj\u00ebri kandidat nuk zgjidhet President i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, shp\u00ebrndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, t\u00eb cilat duhet t\u00eb mbahen brenda dyzet e pes\u00eb (45) dit\u00ebsh.\u201d<\/p>\n<p>Sot, data 5 mars 2026, \u00ebsht\u00eb ajo dit\u00eb e fundit e parapar\u00eb nga Kushtetuta, si dit\u00eb kur Kosova do t\u00eb duhej b\u00ebr\u00eb me President t\u00eb ri. Pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak se Kushtetuta nuk mund t\u00eb parashikoj\u00eb situata politike, ose rrethana t\u00eb tjera, se p\u00ebr \u00e7far\u00eb arsye 120 deputet\u00eb t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb duan, nuk do t\u00eb din\u00eb, nuk do t\u00eb munden ta zgjedhin Presidentin, at\u00ebher\u00eb ka parapar\u00eb mekanizmin zhbllokues t\u00eb afatit t\u00eb fundit. Porosia \u00ebsht\u00eb: \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb b\u00ebni, n\u00ebse nuk arrini ta zgjedhni Presidentin s\u00eb paku 30 dit\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb Presidentit aktual, ju nuk jeni t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb dhe nevojitet nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje e re e Kuvendit, pas zgjedhjeve, t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb President t\u00eb ri.<\/p>\n<p><strong>Gabimi me \u201dafatin 60-dit\u00ebsh\u201d <\/strong><\/p>\n<p>TASH, PSE DISA persona po i referohen gabimisht nj\u00eb neni tjet\u00ebr kushtetues dhe po thirren p\u00ebr \u201dafatin 60 dit\u00ebsh\u201d?<\/p>\n<p>Pika q\u00eb flet p\u00ebr afatin 60-dit\u00ebsh ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb jo me Nenin 86 q\u00eb trajton Zgjedhjen e Presidentit, por me Nenin 82, q\u00eb trajton Shp\u00ebrndarjen e Kuvendit. Aty thuhet:<\/p>\n<p>\u201d 1. Kuvendi shp\u00ebrndahet n\u00eb k\u00ebto raste: (\u2026) (3) n\u00ebse brenda afatit gjasht\u00ebdhjet\u00eb (60) dit\u00ebsh nga data e fillimit t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb zgjedhjes, nuk zgjedhet Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Hartuesit e Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb vepruar shum\u00eb mir\u00eb dhe men\u00e7ur teksa e kan\u00eb p\u00ebrpiluar k\u00ebt\u00eb dispozit\u00eb kushtetuese, p\u00ebr shkak se edhe kjo pik\u00eb pamund\u00ebson krijimin e rrethanave bllokuese p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit. Afati prej 60 dit\u00ebve \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur situatat kur, p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo arsye, nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje e Kuvendit fillon nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb caktuar procedur\u00ebn p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs, por d\u00ebshiron ta zvarris\u00eb, ose e zvarrit p\u00ebr arsye t\u00eb tjera at\u00eb zgjedhje n\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kohore, e cila do t\u00eb mund t\u00eb kalonte disa muaj, e ndoshta edhe vite. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb situata zhbllokuese me Nenin 86, pika 2, q\u00eb flet p\u00ebr afatin 30-dit\u00ebsh, edhe Neni 82, pika 1 p\u00ebrmban afatin 60-dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>Por ku \u00ebsht\u00eb problemi?<\/p>\n<p>Sot, kur jemi m\u00eb dat\u00eb 5 mars 2026, \u00ebsht\u00eb ezauruar tashm\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb parashihet me Nenin 82. Kjo p\u00ebrb\u00ebrje e Kuvendit ka d\u00ebshtuar t\u00eb nis procedurat p\u00ebr zgjedhje t\u00eb Presidentit s\u00eb paku 60 dit\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb Presidentit aktual, dhe tash kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb vet\u00ebm me Nenin 86, q\u00eb parasheh se deri n\u00eb or\u00ebn 24:00 do t\u00eb mund t\u00eb zgjedhjet Presidenti i ri, ose shp\u00ebrndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja.<\/p>\n<p><strong>Pse nuk u shfryt\u00ebzuan mund\u00ebsit\u00eb kushtetuese?<\/strong><\/p>\n<p>JA DISA MUND\u00cbSI q\u00eb nuk jan\u00eb shfryt\u00ebzuar:<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrb\u00ebrje e Kuvendit ka mundur t\u00eb filloj\u00eb procedur\u00ebn p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb ri t\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00eb dat\u00ebn 11 shkurt 2026, n\u00eb dit\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb konstituuar Kuvendi aktual. Nga 11 shkurti do t\u00eb hynte n\u00eb fuqi Neni 82, pika 1, p\u00ebr afatin 60-dit\u00ebsh. Presidenti i ri, ose do t\u00eb zgjedhej ose jo, por n\u00ebse do t\u00eb kalonte periudha 60-dit\u00ebshe nga fillimi i procedur\u00ebs pa rezultuar me President t\u00eb ri, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb shp\u00ebrndahej kjo p\u00ebrb\u00ebrje e Kuvendit dhe do t\u00eb shkohej n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>N\u00ebse edhe p\u00ebrb\u00ebrja e kaluar e Kuvendit, ajo e 14 shkurtit 2025, do t\u00eb ishte n\u00eb mandat dhe brenda 60-dit\u00ebsh nga fillimi i procedur\u00ebs s\u00eb zgjedhjes s\u00eb Presidentit nuk do t\u00eb arrinte p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo arsye t\u00eb prodhonte President t\u00eb ri, edhe ai Kuvend do t\u00eb shp\u00ebrndahej.<\/p>\n<p>Por t\u00eb gjitha k\u00ebto mund\u00ebsi, sot, m\u00eb dat\u00eb 5 mars 2026, tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb ezauruara dhe t\u00eb tejkaluara. Kjo p\u00ebr arsye se \u00e7far\u00ebdo procedure p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb ri do t\u00eb duhej t\u00eb fillonte s\u00eb paku 60 dit\u00eb para 30-dit\u00ebshit t\u00eb fundit t\u00eb mandatit t\u00eb Presidentit aktual.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, Neni 86 q\u00eb flet p\u00ebr Zgjedhjen e Presidentit, nuk flet p\u00ebr rrethana n\u00eb t\u00eb cilat nuk do t\u00eb mund t\u00eb zgjedhjet nj\u00eb President i ri, por flet vet\u00ebm p\u00ebr afat t\u00eb qart\u00eb kohor se deri kur nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje e Kuvendit ka mund\u00ebsi t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb nj\u00eb President t\u00eb ri, ose n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn shkohet n\u00eb zgjedhje p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb re t\u00eb Kuvendit, e cila do t\u00eb mund t\u00eb prodhoj\u00eb President t\u00eb ri.<\/p>\n<p><strong>Shembujt me President\u00ebt e kaluar<\/strong><\/p>\n<p>KOSOVA KA PASUR mjaftuesh\u00ebm situata konkrete kur President\u00ebt e saj nuk e kan\u00eb \u00e7uar mandatin e tyre deri n\u00eb fund, ose p\u00ebr shkak se jan\u00eb gjetur n\u00eb shkelje kushtetuese, ose se kan\u00eb vdekur, ose se jan\u00eb arrestuar. N\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto raste kan\u00eb vlejtur dy dispozita kushtetuese:<\/p>\n<p>Neni 90, q\u00eb flet p\u00ebr Munges\u00ebn e P\u00ebrkohshme t\u00eb Presidentit, ku n\u00ebn pik\u00ebn 1 sqarohet se<\/p>\n<p>\u201dN\u00eb rast se Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrkoh\u00ebsisht nuk \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur\u00a0p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tij\/saj, ajo\/ai mund t\u2019ia kaloj\u00eb vullnetarisht detyrat e postit t\u00eb tij\/saj, Kryetarit\u00a0t\u00eb Kuvendit, i cili do t\u00eb jet\u00eb ushtrues i detyr\u00ebs s\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. (\u2026)\u201d,<\/p>\n<p>kurse n\u00ebn pik\u00ebn 3. precizohet se<\/p>\n<p>\u201cPosti i ushtruesit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, nuk mund t\u00eb ushtrohet\u00a0p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb se gjasht\u00eb (6) muaj.\u201d.<\/p>\n<p>Pra, si\u00e7 po shihet, Neni 90 qart\u00ebson se \u00e7ka ndodh n\u00eb situatat kur Republika e Kosov\u00ebs mbetet pa President p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb caktuara dhe jo p\u00ebr shkak se Presidentit aktual i p\u00ebrfundon mandati. N\u00eb k\u00ebto raste vlejn\u00eb dy afate:<\/p>\n<p>nj\u00eb, U.d. i Presidentit mund ta ushtroj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr maksimumi gjasht\u00eb muaj detyr\u00ebn e Presidentitm dhe;<\/p>\n<p>dy, Procedurat p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb ri duhet t\u00eb fillojn\u00eb brenda k\u00ebtij afati gjasht\u00ebmujor, por jo t\u00eb zgjasin m\u00eb shum\u00eb se 60 dit\u00eb, p\u00ebrndryshe shp\u00ebrndahet Kuvendi dhe shkohet n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>S\u00eb k\u00ebndejmi, marr\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto parasysh, sot, m\u00eb dat\u00eb 5 mars 2026, nuk jemi n\u00eb situat\u00eb ku interpretimi i vlefsh\u00ebm kushtetues rrjedh nga Neni 82 dhe\/ose Neni 90 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, se as nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nd\u00ebrprerje t\u00eb parakohshme t\u00eb mandatit t\u00eb nj\u00eb Presidenti dhe as me fillim t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb zgjedhjes s\u00eb nj\u00eb Presidenti. Sot, m\u00eb dat\u00eb 5 mars 2026, jemi n\u00eb situat\u00ebn kur Kosova ka President t\u00eb zgjedhur vet\u00ebm edhe p\u00ebr 30 dit\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye vlen Neni 86 i Kushtetut\u00ebs, i cili parasheh se afati i fundit p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb ri nga Kuvendi aktual \u00ebsht\u00eb deri n\u00eb or\u00ebn 24:00 dhe d\u00ebshtimi p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo arsye p\u00ebr t\u00eb zgjedhur President n\u00ebnkupton shp\u00ebrndarjen e Kuvendit dhe shkuarjen n\u00eb zgjedhje brenda 45 dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>P.S.: Nj\u00eb pyetje hipotetike q\u00eb shtrohet nganj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb se \u00e7ka n\u00ebse Kosova nuk do t\u00eb kishte Kuvend t\u00eb konstituuar dhe do t\u00eb p\u00ebrfundonte afati 30-dit\u00ebsh p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit t\u00eb ri, para se Presidenti aktual do ta p\u00ebrfundonte mandatin. Besoj se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrethan\u00eb hipotetike, e cila nuk \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb qart\u00ebsisht n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe do t\u00eb k\u00ebrkonte interpretim nga Gjykata Kushtetuese. Sidoqoft\u00eb, sot, m\u00eb dat\u00eb 5 mars 2026, Kosova ka Kuvend t\u00eb konstituuar dhe me kushte q\u00eb ta zgjedh\u00eb nj\u00eb President t\u00eb ri deri n\u00eb or\u00ebn 24:00. N\u00ebse d\u00ebshton ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb, shp\u00ebrndahet Kuvendi dhe shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/03\/05\/gabim-eshte-afati-60-ditesh-nese-deri-ne-2400-skemi-president-zgjedhje-ne-45-dite\/\">Gabim \u00ebsht\u00eb afati 60-dit\u00ebsh: n\u00ebse deri n\u00eb 24:00 s\u2019kemi President, zgjedhje n\u00eb 45 dit\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot, m\u00eb dat\u00eb 5 mars 2026, nuk jemi n\u00eb situat\u00eb ku interpretimi i vlefsh\u00ebm kushtetues rrjedh nga Neni 82 dhe\/ose Neni 90 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, se as nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nd\u00ebrprerje t\u00eb parakohshme t\u00eb mandatit t\u00eb nj\u00eb Presidenti dhe as me fillim t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb zgjedhjes s\u00eb nj\u00eb Presidenti. Sot, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-74675","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74675","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74675"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74675\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74675"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74675"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74675"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}