{"id":74652,"date":"2026-03-05T11:48:23","date_gmt":"2026-03-05T11:48:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/05\/behet-mesim-me-turne-penalizohen-edhe-prinderit-kumbaro-i-pergjigjet-braces-shkolla-edith-durham-ka-perfunduar-shpejt-nxenesit-kthehen-ne-godine\/"},"modified":"2026-03-05T11:48:23","modified_gmt":"2026-03-05T11:48:23","slug":"behet-mesim-me-turne-penalizohen-edhe-prinderit-kumbaro-i-pergjigjet-braces-shkolla-edith-durham-ka-perfunduar-shpejt-nxenesit-kthehen-ne-godine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/05\/behet-mesim-me-turne-penalizohen-edhe-prinderit-kumbaro-i-pergjigjet-braces-shkolla-edith-durham-ka-perfunduar-shpejt-nxenesit-kthehen-ne-godine\/","title":{"rendered":"\u201cB\u00ebhet m\u00ebsim me turne, penalizohen edhe prind\u00ebrit\u201d\/ Kumbaro i p\u00ebrgjigjet Bra\u00e7es: Shkolla \u201cEdith Durham\u201d ka p\u00ebrfunduar, shpejt nx\u00ebn\u00ebsit kthehen n\u00eb godin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb zhvilluar n\u00eb Kuvend seanc\u00eb pyetje p\u00ebrgjigje mes deputeti t\u00eb PS Erion Bra\u00e7e dhe ministres s\u00eb Arsimit Mirela Kumbaro.<br \/>\nBra\u00e7e ka shprehur shqet\u00ebsimin n\u00eb lidhje me koh\u00ebzgjatjen e nd\u00ebrtimit t\u00eb shkoll\u00ebs 11 janari dhe zhvillimin e m\u00ebsimit me turne.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb ministrjha ka sqaruar se nd\u00ebrtimi i shkoll\u00ebs ka mbaruar dhe po b\u00ebhet mobilimi i saj.<\/p>\n<p>Erjon Bra\u00e7e: Nj\u00eb muaj, 2 dit\u00eb dhe 2 or\u00eb p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb normalitet. P\u00ebr \u00e7far\u00eb, p\u00ebr 10 minuta. Pyetjet q\u00eb kam paraqitur lidhen me shqet\u00ebsimin qytetar. Kam prioritet nd\u00ebrtimine shkoll\u00ebs 11 janari, nd\u00ebrtimi i shkoll\u00ebs \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb publike, por shoq\u00ebrohen edhe me shqet\u00ebsime p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe prind\u00ebrit e gjysh\u00ebrit. Administrimi i koh\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb shkolle mund t\u00eb b\u00ebhet thjesht\u00eb.<br \/>\nF\u00ebmij\u00ebt kryejn\u00eb shkoll\u00ebn pasdite dhe ndryshojn\u00eb agjend\u00ebn e dhe t\u00eb prind\u00ebrve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Procesi i nx\u00ebnies s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve ka ndryshuar nga ai i pasdites n\u00eb t\u00eb paradites, jan\u00eb shqet\u00ebsime normale njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Kumbaro: Nd\u00ebrtimi i shkoll\u00ebs \u201cEdith Durham\u201d ka p\u00ebrfunduar. Nuk mjafton t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb muret, sepse duhet kryer edhe mobilimi, q\u00eb ka procedur\u00ebn e vet t\u00eb prokurimit sipas fazave t\u00eb buxhetit. Ka nisur procesi imobilimit t\u00eb ambienteve me orendi dhe mjete didaktike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shkolla t\u00eb vihet n\u00eb funksion t\u00eb plot\u00eb ku Bashkia e Tiran\u00ebs si autoritet p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aspekt \u00ebsht\u00eb n\u00eb procedur\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfundimin e k\u00ebtij procesi dhe p\u00ebr kompletimin e t\u00eb gjitha ambienteve, p\u00ebr zhvillimin normal t\u00eb procesit m\u00ebsimor.<\/p>\n<p>Sot kemi nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb moderne me standarde bashk\u00ebkohore infrastrukturore, me kapacitete t\u00eb zgjeruara p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit, me klasa funksionale dhe hap\u00ebsira t\u00eb dedikuara p\u00ebr zhvillimin e l\u00ebnd\u00ebve m\u00ebsimore. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, i shum\u00ebpritur p\u00ebr komunitetin dhe p\u00ebr sistemin arsimor n\u00eb nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kryeqytetit. Shkolla e re \u201cEdith Durham\u201d ka 33 klasa m\u00ebsimore, nga t\u00eb cilat 13 jan\u00eb t\u00eb dedikuara p\u00ebr arsimin fillor dhe 20 p\u00ebr ciklin 9-vje\u00e7ar, duke siguruar kapacitete t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit.<br \/>\nGodina e re \u00ebsht\u00eb e pajisur me 10 laborator\u00eb t\u00eb specializuar p\u00ebr l\u00ebnd\u00eb t\u00eb ndryshme si informatik\u00eb, fizik\u00eb, kimi, biologji dhe gjuh\u00eb t\u00eb huaj. Krahas tyre, shkolla ka edhe sall\u00eb multimediale, bibliotek\u00eb si dhe nj\u00eb palest\u00ebr me sip\u00ebrfaqe prej 405 m\u00b2, duke krijuar hap\u00ebsira funksionale p\u00ebr zhvillimin e aktiviteteve m\u00ebsimore dhe edukative.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe tranzitore, theksoj se nx\u00ebn\u00ebsit e shkoll\u00ebs \u201cEdith Durham\u201d po zhvillojn\u00eb m\u00ebsimin n\u00eb ambientet e shkoll\u00ebs \u201cEmin Duraku\u201d, e cila ndodhet vet\u00ebm 160 metra larg, duke mos u larguar nga zona ku nx\u00ebn\u00ebsit jan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb shkojn\u00eb, apo duke mos shkaktuar probleme t\u00eb theksuara n\u00eb transportin e tyre.<\/p>\n<p>Edhe shkolla \u201cEmin Duraku\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb e re, e nd\u00ebrtuar sipas standardeve evropiane p\u00ebrmes programit EU4School, duke garantuar kushte shum\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr zhvillimin e m\u00ebsimit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, dua t\u00eb shpreh nj\u00eb falenderim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit, m\u00ebsuesit, prind\u00ebrit dhe gjysh\u00ebrit, t\u00eb cil\u00ebt gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe kan\u00eb treguar mir\u00ebkuptim dhe bashk\u00ebpunim maksimal. Ky solidaritet ka qen\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb garantuar vijimin normal t\u00eb procesit m\u00ebsimor, por nga ana tjet\u00ebr duke mund\u00ebsuar vijimin e punimeve p\u00ebr rikonstruksionin total t\u00eb shkoll\u00ebs Edith Durham\u201d, tha ministrja Kumbaro.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ministrja Kumbaro theksoi se investimet n\u00eb objektet arsimore mbeten prioritet kryesor i Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit n\u00eb bashk\u00ebpunim me pushtetin vendor.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb shpejt nx\u00ebn\u00ebsit do t\u00eb rikthehen n\u00eb ambientet e reja t\u00eb shkoll\u00ebs \u201cEdith Durham\u201d, n\u00eb nj\u00eb mjedis m\u00eb modern dhe m\u00eb funksional p\u00ebr zhvillimin e m\u00ebsimit.Gjithashtu, theksoj se investimet n\u00eb arsim mbeten nj\u00eb nga prioritetet kryesore t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit n\u00eb bashk\u00ebpunim me pushtetin vendor.<br \/>\nVet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb vitet e fundit jan\u00eb nd\u00ebrtuar dhe rikonstruktuar mbi 70 shkolla t\u00eb vendit, duke krijuar kushte moderne p\u00ebr mij\u00ebra nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb sot m\u00ebsojn\u00eb n\u00eb ambiente t\u00eb pajisura me laborator\u00eb, biblioteka, palestra dhe terrene sportive\u201d, tha ministrja Kumbaro.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb zhvilluar n\u00eb Kuvend seanc\u00eb pyetje p\u00ebrgjigje mes deputeti t\u00eb PS Erion Bra\u00e7e dhe ministres s\u00eb Arsimit Mirela Kumbaro. Bra\u00e7e ka shprehur shqet\u00ebsimin n\u00eb lidhje me koh\u00ebzgjatjen e nd\u00ebrtimit t\u00eb shkoll\u00ebs 11 janari dhe zhvillimin e m\u00ebsimit me turne. Nd\u00ebrkoh\u00eb ministrjha ka sqaruar se nd\u00ebrtimi i shkoll\u00ebs ka mbaruar dhe po b\u00ebhet mobilimi i saj. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-74652","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74652","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74652"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74652\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74652"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74652"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74652"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}