{"id":7464,"date":"2025-02-28T10:51:06","date_gmt":"2025-02-28T10:51:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/02\/28\/pse-denohet-gjuha-e-urrejtjes-ne-gjermani\/"},"modified":"2025-02-28T10:51:06","modified_gmt":"2025-02-28T10:51:06","slug":"pse-denohet-gjuha-e-urrejtjes-ne-gjermani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/02\/28\/pse-denohet-gjuha-e-urrejtjes-ne-gjermani\/","title":{"rendered":"Pse d\u00ebnohet gjuha e urrejtjes n\u00eb Gjermani?"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Gjermani ekziston liria e shprehjes. Ligji themelor, kushtetuta gjermane, e garanton at\u00eb n\u00eb nenin 5. Megjithat\u00eb aty theksohet, se kjo liri ka edhe kufij. P\u00ebr shembull, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb rinjt\u00eb, privat\u00ebsin\u00eb apo dinjitetin personal. N\u00eb ve\u00e7anti, mbrojtja e dinjitetit personal luan nj\u00eb rol t\u00eb madh n\u00eb tradit\u00ebn ligjore gjermane, thot\u00eb avokati Ralf Poscher, drejtor i Institutit Max Planck p\u00ebr Studimin e Krimit, Siguris\u00eb dhe Ligjit n\u00eb Freiburg. \u201cKjo e ka prejardhjen nga shoq\u00ebria klasore, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nderi ishte shum\u00eb  r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Dhe k\u00ebto koncepte t\u00eb nderit, t\u00eb cilat u adoptuan edhe nga borgjezia, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e sistemit ton\u00eb ligjor.\u201d<\/p>\n<p>Lejohet shpifja?<\/p>\n<p>N\u00eb Gjermani \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale t\u00eb ofendosh t\u00eb tjer\u00ebt. Ju gjithashtu nuk mund t\u00eb p\u00ebrhapni g\u00ebnjeshtra q\u00eb posht\u00ebrojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se liria e shprehjes \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e kufizuar n\u00eb Gjermani sesa n\u00eb SHBA, thot\u00eb Nadine Strossen, profesore n\u00eb Shkoll\u00ebn Juridike t\u00eb Nju Jorkut. Ish-presidentja e Unionit Amerikan t\u00eb Lirive Civile (ACLU) konsiderohet nj\u00eb mbrojt\u00ebse e rrept\u00eb e liris\u00eb s\u00eb shprehjes.<\/p>\n<p>\u201cAmendamenti i Par\u00eb i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara \u00ebsht\u00eb ligji komb\u00ebtar q\u00eb mbron m\u00eb s\u00eb shumti fjal\u00ebn e lir\u00eb n\u00eb bot\u00eb\u201d, thekson Strossen. Ky amendament ndalon ligjet q\u00eb kufizojn\u00eb lirin\u00eb e fjal\u00ebs. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se fyerjet dhe g\u00ebnjeshtrat q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb reputacionin tuaj mbulohen n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe nga liria e fjal\u00ebs. \u201cEdhe n\u00ebse besoni se nj\u00eb mesazh \u00ebsht\u00eb urrejt\u00ebs, ekstremist ose nxit dhun\u00ebn, vet\u00ebm kjo nuk do t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar shtypjen e tij n\u00eb vendin ton\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Mohimi i Holokaustit i ndaluar<\/p>\n<p>Babai i Strossen i mbijetoi kampit t\u00eb p\u00ebrqendrimit Buchenwald. Megjithat\u00eb, ekspertja e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb thot\u00eb se edhe mohimi i Holokaustit duhet t\u00eb lejohet t\u00eb shprehet. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Gjermani \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale t\u00eb mohosh publikisht gjenocidin nacionalsocialist t\u00eb hebrenjve.<\/p>\n<p>Kjo kategorizohet si e ashtuquajtur nxitje e urrejtjes n\u00eb popull. Kushdo q\u00eb b\u00ebn thirrje p\u00ebr urrejtje ose dhun\u00eb ndaj grupeve t\u00eb caktuara etnike, fetare ose komb\u00ebtare mund t\u00eb d\u00ebnohet deri n\u00eb pes\u00eb vjet burg.<\/p>\n<p>Demokracia mbron veten kur k\u00ebrc\u00ebnohet<\/p>\n<p>Shprehja e mendimit politik pa gjuh\u00eb t\u00eb urrejtjes lejohet, thot\u00eb studiuesi juridik Poscher. \u201cLiria e shprehjes dhe liria e tubimit mbrojn\u00eb t\u00eb gjitha llojet e opinioneve, p\u00ebrfshir\u00eb ato edhe n\u00eb skajet e spektrit politik.\u201d Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse marshimet e ekstremist\u00ebve t\u00eb djatht\u00eb jan\u00eb t\u00eb mundura n\u00eb Gjermani. \u201cSigurisht q\u00eb nuk duhet t\u00eb kaloni kufirin e frik\u00ebsimit, fyerjes, degradimit dhe t\u00eb tjera si k\u00ebto, por mund t\u00eb propagandoni edhe ide antikushtetuese.\u201d<\/p>\n<p>Shteti mund t\u00eb veproj\u00eb  vet\u00ebm kur armiqt\u00eb e kushtetut\u00ebs organizohen n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr demokracin\u00eb. At\u00ebher\u00eb mund t\u00eb ndalohen edhe klubet dhe festat. E ashtuquajtura demokracia q\u00eb \u201cmbrohet\u201d synon t\u00eb parandaloj\u00eb q\u00eb Gjermania t\u00eb kthehet s\u00ebrish n\u00eb diktatur\u00eb, si\u00e7 ndodhi n\u00eb koh\u00ebn e nacionalsocializmit.<\/p>\n<p>M\u00eb mir\u00eb t\u00eb injorosh sesa t\u00eb ndalosh?<\/p>\n<p>P\u00ebr Strossen, e gjith\u00eb kjo v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb me q\u00ebllim t\u00eb mir\u00eb, megjithat\u00eb, nuk t\u00eb afron m\u00eb shum\u00eb n\u00eb realizimin e q\u00ebllimit p\u00ebr mbrojtjen e dinjitetit njer\u00ebzor. \u201cUn\u00eb mendoj se kjo qasje paternaliste jo vet\u00ebm q\u00eb kufizon lirin\u00eb individuale, por \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimisht joefektive. Historia tregon se m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen p\u00ebr mesazhin tuaj \u00ebsht\u00eb t\u00eb shpresoni se dikush do t\u00eb p\u00ebrpiqet ta parandaloj\u00eb at\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>\u201cRritja shqet\u00ebsuese\u201d e AfD, pjes\u00ebrisht ekstremiste e krahut t\u00eb djatht\u00eb ndodh pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar deklaratat e urrejtjes, sipas Strossen, e pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. \u201cKjo rrit v\u00ebmendjen, rrit simpatin\u00eb, rrit dyshimin dhe mosbesimin ndaj partive t\u00eb tradicionale.\u201d Strossen beson se \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb injorosh urrejtjen dhe agjitacionin sesa t\u2019i ndalosh ato. Pretendimet e rreme po mund t\u00eb kund\u00ebrshtohen.<\/p>\n<p>\u00c7do i dyti person t\u00ebrhiqet nga diskutimet<\/p>\n<p>Debati p\u00ebr kufijt\u00eb e liris\u00eb s\u00eb shprehjes \u00ebsht\u00eb intensifikuar q\u00eb nga rritja e mediave sociale. Ato i mund\u00ebsojn\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb shprehin opinionet e tyre \u2013 por aty gjen edhe urrejtje dhe agjitacion \u2013 publikisht. Sipas nj\u00eb studimi t\u00eb mb\u00ebshtetur nga Ministria e Familjes, pothuajse \u00e7do i dyti person n\u00eb Gjermani \u00ebsht\u00eb fyer n\u00eb internet. Nj\u00eb e kat\u00ebrta e t\u00eb anketuarve jan\u00eb p\u00ebrballur me dhun\u00eb fizike dhe 13 p\u00ebr qind me dhun\u00eb seksuale. 55 p\u00ebr qind e t\u00eb anketuarve u shpreh\u00ebn, se mor\u00ebn pjes\u00eb m\u00eb pak n\u00eb diskutime si rezultat i k\u00ebsaj.<\/p>\n<p>Studiuesi juridik, Ralf Pauscher flet p\u00ebr debatin jo t\u00eb civilizuar q\u00eb mund t\u00eb gjendet n\u00eb internet. \u201cAty ku njer\u00ebzit degradohen, ofendohen dhe persekutohen me nj\u00eb fluks komentesh urrejtjeje. Kjo gjithashtu b\u00ebn q\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb mos marrin m\u00eb pjes\u00eb n\u00eb debatin publik.\u201d Por debati \u00ebsht\u00eb baza e nj\u00eb demokracie t\u00eb gjall\u00eb. Prandaj, duhet \u201ck\u00ebmb\u00ebngulur p\u00ebr nj\u00eb nivel t\u00eb caktuar civilizimi n\u00eb debatin publik\u201d.<\/p>\n<p>Nga ana e saj thekson Strossen, Gjermania \u00ebsht\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara sesa SHBA kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e fjal\u00ebs p\u00ebr sa i p\u00ebrket p\u00ebrmbajtjes seksuale dhe lakuriq\u00ebsis\u00eb. \u201cNe amerikan\u00ebt jemi tejet t\u00eb kufizuar.\u201d Shfaqja e gjinjve t\u00eb nj\u00eb gruaje q\u00eb ushqen foshnjen me gji do t\u00eb shkaktonte nd\u00ebrhyrjen e censur\u00ebs n\u00eb SHBA, thot\u00eb ajo.\/DW<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/02\/pse-denohet-gjuha-e-urrejtjes-ne-gjermani\/\">Pse d\u00ebnohet gjuha e urrejtjes n\u00eb Gjermani?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Gjermani ekziston liria e shprehjes. Ligji themelor, kushtetuta gjermane, e garanton at\u00eb n\u00eb nenin 5. Megjithat\u00eb aty theksohet, se kjo liri ka edhe kufij. P\u00ebr shembull, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb rinjt\u00eb, privat\u00ebsin\u00eb apo dinjitetin personal. N\u00eb ve\u00e7anti, mbrojtja e dinjitetit personal luan nj\u00eb rol t\u00eb madh n\u00eb tradit\u00ebn ligjore gjermane, thot\u00eb avokati Ralf Poscher, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-7464","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7464","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7464"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7464\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7464"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7464"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7464"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}