{"id":74632,"date":"2026-03-05T10:48:28","date_gmt":"2026-03-05T10:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/05\/ministrja-sala-sherbimi-onkologjik-sistemi-spitalor-dhe-mireqenia-sociale-ne-fokus-te-reformave-2026\/"},"modified":"2026-03-05T10:48:28","modified_gmt":"2026-03-05T10:48:28","slug":"ministrja-sala-sherbimi-onkologjik-sistemi-spitalor-dhe-mireqenia-sociale-ne-fokus-te-reformave-2026","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/05\/ministrja-sala-sherbimi-onkologjik-sistemi-spitalor-dhe-mireqenia-sociale-ne-fokus-te-reformave-2026\/","title":{"rendered":"Ministrja Sala: Sh\u00ebrbimi onkologjik, sistemi spitalor dhe mir\u00ebqenia sociale n\u00eb fokus t\u00eb reformave 2026"},"content":{"rendered":"<p>Ministrja e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mir\u00ebqenies Sociale, prof. Evis Sala, gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr mediat, prezantoi prioritetet dhe sfidat kryesore p\u00ebr vitin 2026, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb vit si nj\u00eb periudh\u00eb reformash t\u00eb thella dhe vendimmarrjesh strategjike p\u00ebr sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor dhe mbrojtjen sociale n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga prioritetet kryesore mbetet reformimi i sh\u00ebrbimit onkologjik, i cili \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar prioritet komb\u00ebtar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim \u00ebsht\u00eb ngritur grupi i pun\u00ebs p\u00ebr krijimin e Institutit Komb\u00ebtar t\u00eb Kancerit dhe t\u00eb Rrjetit Komb\u00ebtar t\u00eb s\u00ebmundjeve tumorale. Procesi p\u00ebrfshin analiz\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb situat\u00ebs aktuale, nga shp\u00ebrndarja e s\u00ebmundshm\u00ebris\u00eb sipas rajoneve deri te kapacitetet spitalore dhe nevojat p\u00ebr infrastruktur\u00eb, pajisje dhe barna. N\u00eb bashk\u00ebpunim me Institutin e Tumoreve t\u00eb Milanos jan\u00eb miratuar 38 protokolle t\u00eb unifikuara trajtimi, nd\u00ebrsa kapacitetet e kimioterapis\u00eb n\u00eb QSUNT jan\u00eb dyfishuar dhe gjat\u00eb vitit pritet rikualifikimi i gjasht\u00eb pikave rajonale t\u00eb trajtimit onkologjik. N\u00eb QSUNT jan\u00eb realizuar gjithashtu nd\u00ebrhyrjet e para p\u00ebr rikonstruksionin e gjirit me proteza t\u00eb financuara nga buxheti i shtetit, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur vajzat dhe grat\u00eb q\u00eb kryejn\u00eb heqjen e gjirit p\u00ebrmes vendosjes s\u00eb menj\u00ebhershme t\u00eb protezave.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunimit me Agjencin\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Energjis\u00eb Atomike \u00ebsht\u00eb instaluar akseleratori i tret\u00eb p\u00ebr radioterapi dhe po kryhen testimet p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb funksion, nd\u00ebrsa jan\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar sistemet software t\u00eb dy akselerator\u00ebve ekzistues dhe po zhvillohen trajnime p\u00ebr stafin n\u00eb interpretimin e ekzaminimeve PET-scan. Gjat\u00eb k\u00ebtij viti pritet edhe instalimi i aparatur\u00ebs s\u00eb re t\u00eb brakiterapis\u00eb. N\u00eb QSUNT \u00ebsht\u00eb miratuar gjithashtu ngritja e Qendr\u00ebs s\u00eb Gjirit (Breast Unit), e cila do t\u00eb ofroj\u00eb trajtim multidisiplinar p\u00ebr pacientet me kancer gjiri. Nd\u00ebrkoh\u00eb po shqyrtohet rikonstruksioni i godin\u00ebs s\u00eb Spitalit Onkologjik dhe krijimi i nj\u00eb hap\u00ebsire t\u00eb dedikuar p\u00ebr studime klinike q\u00eb mund\u00ebson akses n\u00eb barna inovative pa kosto shtes\u00eb p\u00ebr sistemin. <\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2026 \u00ebsht\u00eb parashikuar edhe rritje e buxhetit p\u00ebr barnat me rreth 15 milion\u00eb euro. Strategjia p\u00ebrfshin zgjerimin e list\u00ebs s\u00eb barnave t\u00eb rimbursueshme me terapi inovative p\u00ebr patologjit\u00eb onkologjike dhe hematologjike, rritjen e sasive t\u00eb barnave ekzistuese p\u00ebr t\u00eb shmangur mungesat dhe rishikimin e kritereve t\u00eb p\u00ebrfitimit nga skema e rimbursimit p\u00ebr disa patologji onkologjike. Gjithashtu ka nisur procesi i binjak\u00ebzimit institucional me Institutin e Tumoreve t\u00eb Milanos p\u00ebr transferimin e njohurive dhe rritjen e kapaciteteve profesionale n\u00eb trajtimin e kancerit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr reform\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb ristrukturimi i sistemit spitalor. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb grup pune multisektorial me ekspert\u00eb vendas dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr hartimin e Planit Komb\u00ebtar Spitalor. Aktualisht po realizohet hart\u00ebzimi i plot\u00eb i sistemit spitalor, analiza e kapaciteteve reale, shp\u00ebrndarjes gjeografike t\u00eb sh\u00ebrbimeve, performanc\u00ebs s\u00eb spitaleve dhe burimeve njer\u00ebzore. Reforma synon racionalizimin e rrjetit spitalor, forcimin e spitaleve rajonale dhe rritjen e autonomis\u00eb menaxheriale dhe financiare t\u00eb institucioneve spitalore. Aktualisht 12 spitale n\u00eb vend funksionojn\u00eb me autonomi menaxheriale, ku s\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe Qendra Spitalore Rajonale e Tiran\u00ebs \u201cShefqet Ndroqi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndetit publik, prioritet mbetet forcimi i programeve t\u00eb depistimit dhe vaksinimit. Programi i depistimit p\u00ebr kancerin e qaf\u00ebs s\u00eb mitr\u00ebs \u00ebsht\u00eb zgjeruar duke p\u00ebrfshir\u00eb grat\u00eb e mosh\u00ebs 35-55 vje\u00e7, nd\u00ebrsa programi i vaksinimit kund\u00ebr HPV-s\u00eb \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb edhe te djemt\u00eb 13-vje\u00e7ar\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me rekomandimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Mbulesa vaksinale p\u00ebr hepatitin B ka arritur n\u00eb 98% p\u00ebr skem\u00ebn e plot\u00eb me tre doza, nd\u00ebrsa nj\u00eb studim i kryer n\u00eb vitin 2025 tek f\u00ebmij\u00ebt 6-7 vje\u00e7 nuk identifikoi asnj\u00eb rast pozitiv, duke e afruar Shqip\u00ebrin\u00eb me objektivin p\u00ebr eliminimin e hepatitit B n\u00eb popullat\u00ebn pediatrike. Autoritetet synojn\u00eb gjithashtu zgjerimin e programeve t\u00eb depistimit dhe rritjen e mbules\u00ebs vaksinale p\u00ebr fruthin, rubeol\u00ebn dhe parotitin.<\/p>\n<p>Ministria po p\u00ebrgatit edhe planin e masave sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr sezonin turistik veror. Gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, n\u00eb 36 qendra sh\u00ebndet\u00ebsore verore u realizuan mbi 83 mij\u00eb vizita, rreth 25 mij\u00eb prej tyre p\u00ebr turist\u00eb t\u00eb huaj. Vet\u00ebm n\u00eb Spitalin e Traum\u00ebs u trajtuan 683 shtetas t\u00eb huaj, nj\u00eb rritje me 15% krahasuar me vitin 2024, \u00e7ka sipas autoriteteve reflekton rritjen e besimit ndaj sh\u00ebrbimit sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Paralelisht ka nisur edhe procesi i modernizimit digjital t\u00eb sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor, me hart\u00ebzimin e platformave ekzistuese dhe synimin p\u00ebr harmonizimin e plot\u00eb t\u00eb sistemeve dhe integrimin gradual t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale n\u00eb menaxhimin dhe ofrimin e sh\u00ebrbimeve sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e mir\u00ebqenies sociale, prioritet \u00ebsht\u00eb zhvillimi i ekonomis\u00eb s\u00eb kujdesit dhe kalimi nga asistenca pasive drejt fuqizimit ekonomik t\u00eb grupeve vulnerab\u00ebl. Programi synon integrimin n\u00eb ekonomi t\u00eb p\u00ebrfituesve t\u00eb mbrojtjes sociale p\u00ebrmes sh\u00ebrbimeve t\u00eb kujdesit p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb risk, t\u00eb moshuarit, personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara dhe grat\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb, duke nxitur pun\u00ebsimin dhe pavar\u00ebsin\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes Fondit Social, gjat\u00eb vitit 2026 pritet t\u00eb krijohen 14 sh\u00ebrbime t\u00eb reja sociale q\u00eb do t\u2019u sh\u00ebrbejn\u00eb rreth 2500 p\u00ebrfituesve, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb moshuar t\u00eb braktisur, f\u00ebmij\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb, persona me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara dhe viktima t\u00eb dhun\u00ebs apo trafikimit. Sh\u00ebrbimet do t\u00eb shtrihen n\u00eb 12 bashki t\u00eb vendit, nd\u00ebrsa n\u00eb Tiran\u00eb parashikohet ngritja e dy strukturave t\u00eb specializuara: nj\u00eb qend\u00ebr rajonale p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb me spekt\u00ebr t\u00eb autizmit dhe nj\u00eb qend\u00ebr p\u00ebr menaxhimin e situatave emergjente p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb situat\u00eb rruge ose t\u00eb rikthyer nga emigracioni.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb integrimit evropian, ministria ka p\u00ebrmbushur disa nga standardet nd\u00ebrmjet\u00ebse n\u00eb kapitujt 19, 23 dhe 24 t\u00eb negociatave me Bashkimin Evropian. Nd\u00ebr zhvillimet kryesore p\u00ebrfshihen miratimi i ligjit p\u00ebr barazin\u00eb gjinore, i cili zgjeron detyrimet p\u00ebr institucionet publike dhe sektorin privat dhe njeh ekonomin\u00eb e kujdesit si pjes\u00eb t\u00eb kontributit ekonomik, ligji p\u00ebr parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna n\u00eb familje, si dhe ligji p\u00ebr kujdesin alternativ q\u00eb synon transformimin e institucioneve rezidenciale dhe zhvillimin e sistemit t\u00eb familjeve kujdestare p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt pa kujdes prind\u00ebror.<\/p>\n<p>Sipas ministres Sala, viti 2026 nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vit rutin\u00eb p\u00ebr sistemin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe mir\u00ebqenies sociale, por nj\u00eb vit themelor reformash q\u00eb synojn\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb onkologjie moderne, nj\u00eb sistemi spitalor m\u00eb racional, zhvillimin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb digjitale, fuqizimin e mir\u00ebqenies sociale dhe konsolidimin e kuadrit ligjor n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet evropiane.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministrja e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mir\u00ebqenies Sociale, prof. Evis Sala, gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr mediat, prezantoi prioritetet dhe sfidat kryesore p\u00ebr vitin 2026, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb vit si nj\u00eb periudh\u00eb reformash t\u00eb thella dhe vendimmarrjesh strategjike p\u00ebr sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor dhe mbrojtjen sociale n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb nga prioritetet kryesore mbetet reformimi i sh\u00ebrbimit onkologjik, i cili [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-74632","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74632","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74632"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74632\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74632"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74632"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74632"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}