{"id":74580,"date":"2026-03-05T07:48:37","date_gmt":"2026-03-05T07:48:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/05\/amerikanet-po-dergojne-armatime-per-izraelin-arme-po-dergojne-edhe-sovjetiket-per-arabet-por-ne-te-vertete-ata-sduan-ditari-politik-i-enver-hoxhes-per-konflikti\/"},"modified":"2026-03-05T07:48:37","modified_gmt":"2026-03-05T07:48:37","slug":"amerikanet-po-dergojne-armatime-per-izraelin-arme-po-dergojne-edhe-sovjetiket-per-arabet-por-ne-te-vertete-ata-sduan-ditari-politik-i-enver-hoxhes-per-konflikti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/05\/amerikanet-po-dergojne-armatime-per-izraelin-arme-po-dergojne-edhe-sovjetiket-per-arabet-por-ne-te-vertete-ata-sduan-ditari-politik-i-enver-hoxhes-per-konflikti\/","title":{"rendered":"\u201cAmerikan\u00ebt po d\u00ebrgojn\u00eb armatime p\u00ebr Izraelin, arm\u00eb po d\u00ebrgojn\u00eb edhe sovjetik\u00ebt p\u00ebr arab\u00ebt, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ata s\u2019duan\u2026\u201d\/ Ditari politik i Enver Hoxh\u00ebs, p\u00ebr konfliktin n\u00eb Lindjen e Mesme, 16 tetor 1973"},"content":{"rendered":"<p>Nga DASHNOR KALO\u00c7I<\/p>\n<p>M\u00eb 16 tetor 1973, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e gjith\u00eb bota ndiqte me v\u00ebmendje konfliktin e p\u00ebrgjaksh\u00ebm n\u00eb Lindjen e Mesme, midis Izraelit dhe vendeve arabe, e njohur ndryshe si \u201cLufta e Yom Kippur\u201d-it q\u00eb zgjati nj\u00eb muaj, udh\u00ebheq\u00ebsi kryesor i Shqip\u00ebris\u00eb komuniste, Enver Hoxha, s\u00eb bashku me dy bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, sekretar\u00ebt e Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb, Hysni Kapo dhe Ramiz Alia, priste nj\u00eb grup ushtarak\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb nga Ministria e Mbrojtjes Popullore, t\u00eb cil\u00ebt kishin shkuar n\u00eb vil\u00ebn e tij n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb \u201cBllokut\u201d t\u00eb udh\u00ebheqjes, p\u00ebr t\u2019i uruar dit\u00eblindjen. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, pasi u uroi mir\u00ebseardhjen, udh\u00ebheq\u00ebsi komunist Enver Hoxha, u foli atyre p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ku n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes ishte konflikti i armatosur n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb sip\u00ebr b\u00ebhet e ditur nga nj\u00eb dokument arkivor, i nxjerr\u00eb nga fondi i ish-Komitetit Qendror t\u00eb PPSH-s\u00eb, ku midis t\u00eb tjerash n\u00eb bised\u00ebn me ushtarak\u00ebt e lart\u00eb, Enver Hoxha ka folur mbi rolin e superfuqive (SHBA-\u00ebs dhe Bashkimit Sovjetik), n\u00eb konfliktin e Lindjes s\u00eb Mesme, duke u ndalur n\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb strategjike t\u00eb naft\u00ebs arabe. N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kohe (tetor 1973), Shqip\u00ebria komuniste ndodhej n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb jashtme, pasi kishin filluar krisjet e para me Republik\u00ebn Popullore t\u00eb Kin\u00ebs t\u00eb udh\u00ebhequr prej Mao Ce Dunit, pas vizit\u00ebs n\u00eb Pekin t\u00eb Presidentit t\u00eb SHBA-ve, Richard Nikson, gj\u00eb e cila do ta \u00e7onte n\u00eb infinit izolimin e Tiran\u00ebs zyrtare, nga e gjith\u00eb bota.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb takim i cili zhvillohej n\u00eb nj\u00eb moment tensionesh t\u00eb larta n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Enver Hoxha n\u00eb fjal\u00ebn e tij fokusohet edhe \u201cn\u00eb unitetin e ushtris\u00eb me partin\u00eb, duke analizuar rreziqet q\u00eb i kanoseshin Shqip\u00ebris\u00eb dhe q\u00ebndrimin e shtetit shqiptar ndaj nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb superfuqive n\u00eb konfliktet rajonale\u201d. Fjala e tij, mbetet nj\u00eb d\u00ebshmi e r\u00ebnd\u00ebsishme e gjuh\u00ebs politike t\u00eb asaj kohe dhe strategjis\u00eb diplomatike t\u00eb Tiran\u00ebs zyrtare, ku udh\u00ebheq\u00ebsi kryesor i saj, Enver Hoxha, rreket t\u00eb interpretoj\u00eb krizat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke e paraqitur Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb \u201cishull parimor n\u00eb nj\u00eb det intrigash imperialiste\u201d! P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb na njeh dokumenti n\u00eb fjal\u00eb, t\u00eb cilin Memorie.al po e publikon t\u00eb plot\u00eb, n\u00eb kuadrin e ngjarjeve q\u00eb po ndodhin aktualisht n\u00eb Lindjen e Mesme.<\/p>\n<p>DOKUMENTI ARKIVOR I TAKIMIT T\u00cb ENVER HOXH\u00cbS ME NJ\u00cb GRUP USHTARAK\u00cbSH T\u00cb MINISTRIS\u00cb S\u00cb MBROJTJES, I ZHVILLUAR N\u00cb SHT\u00cbPIN\u00cb E TIJ, KU NDODHESHIN EDHE HYSNI KAPO E RAMIZ ALIA<\/p>\n<p>\u201cPARTIA NA M\u00cbSON TE PUNOJM\u00cb, TE KRIJOJM\u00cb, TE VIGJILOJM\u00cb EDHE TE MBROJM\u00cb\u201d<\/p>\n<p>Nga biseda me nj\u00eb grup ushtarak\u00ebsh<\/p>\n<p>16 tetor 1973<\/p>\n<p>Mir\u00eb se na erdh\u00ebt, shok\u00eb, faleminderit p\u00ebr vizit\u00ebn.<\/p>\n<p>Jam shum\u00eb i k\u00ebnaqur q\u00eb piqemi. Jua shp\u00ebrblefsha n\u00eb g\u00ebzime. Nderimi q\u00eb m\u00eb b\u00ebni ju, i takon Partis\u00eb son\u00eb heroike, q\u00eb na edukoi dhe na kaliti, q\u00eb na m\u00ebsoi e na m\u00ebson \u00e7do dit\u00eb si t\u00eb luftojm\u00eb dhe t\u00eb punojm\u00eb vazhdimisht e m\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr interesat e lart\u00eb t\u00eb popullit ton\u00eb trim.<\/p>\n<p>Prandaj, edhe jet\u00ebn ton\u00eb ne ia kushtojm\u00eb asaj, Partis\u00eb son\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb. Kaq sa kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebr popullin e mrekulluesh\u00ebm t\u00eb vendit ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pak. Sado t\u00eb punoj\u00eb njeriu, sado e gjat\u00eb t\u00eb jet\u00eb jeta e tij, nuk mund t\u00eb thuhet se ai e ka kryer plot\u00ebsisht detyr\u00ebn ndaj atdheut dhe popullit t\u00eb vet.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb ne jemi kurdoher\u00eb borxhlinj ndaj popullit q\u00eb na lindi e na rriti, prandaj duhet t\u2019i sh\u00ebrbejm\u00eb atij me besnik\u00ebri deri n\u00eb vdekje. Si\u00e7 e dini, rreziqet e jashtme dhe t\u00eb brendshme q\u00eb mund t\u2019i ken\u00eb se Shqip\u00ebris\u00eb, nuk jan\u00eb t\u00eb pamundshme, prandaj Partia na m\u00ebson t\u00eb punojm\u00eb, t\u00eb krijojm\u00eb, t\u00eb vigjilojm\u00eb dhe t\u00eb mbrojm\u00eb. N\u00eb Lindjen e Mesme arab\u00ebt po luftojn\u00eb kund\u00ebr sionist\u00ebve, imperialist\u00ebve amerikan\u00eb dhe social-imperialist\u00ebve sovjetik\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja superfuqit\u00eb imperialiste, duke u nisur nga interesat e tyre, po b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb popujt arab\u00eb t\u00eb rrojn\u00eb n\u00eb skllav\u00ebri, q\u00eb pasurit\u00eb e tyre t\u2019u sh\u00ebrbejn\u00eb imperialist\u00ebve amerikan\u00eb dhe sovjetik\u00eb, prandaj dhe lufta aktuale e ka burimin te lakmit\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb hedhur n\u00eb dor\u00eb pasurit\u00eb e popujve arab\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt duan t\u00eb \u00e7lirohen e t\u00eb jetojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Shteti i Izraelit nuk \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb arm\u00eb n\u00eb duart e amerikan\u00ebve, kurse sovjetik\u00ebt luajn\u00eb rolin pomp\u00ebs zjarrfik\u00ebse n\u00eb luft\u00ebn \u00e7lirimtare t\u00eb popujve arab\u00eb, q\u00eb jan\u00eb zgjuar p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar kolonializmin dhe neokolonializmin.<\/p>\n<p>Interesat e imperialist\u00ebve dhe aspiratat e popujve arab\u00eb po bien ndesh, po ballafaqohen n\u00eb fush\u00ebn e luft\u00ebs. Mos harroni, shok\u00eb, se lufta zhvillohet k\u00ebtu n\u00eb pellgun e Mesdheut, af\u00ebr nesh dhe flak\u00ebt e saj mund t\u00eb shtrihen edhe tej kufijve shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb pal\u00ebve nd\u00ebrluftuese.<\/p>\n<p>Popujt arab\u00eb, pavar\u00ebsisht nga shkalla e unitetit midis tyre, u bashkuan n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr armikut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Pra, \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb situat\u00eb e favorshme p\u00ebr luft\u00ebn e tyre, t\u00eb cil\u00ebn as amerikan\u00ebt, as sovjetik\u00ebt nuk e d\u00ebshirojn\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo gjendje revolucionare, po t\u00eb vazhdoj\u00eb, do t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb forcimin dhe n\u00eb kalitjen e unitetit arab n\u00eb d\u00ebm t\u00eb imperialist\u00ebve amerikan\u00eb dhe sovjetik\u00eb. N\u00eb luft\u00eb e sip\u00ebr, k\u00ebta popuj do t\u00eb zbulojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb intrigat dhe komplote t\u00eb armiqve, do t\u00eb pasurojn\u00eb eksperienc\u00ebn e rezistenc\u00ebs kund\u00ebr tyre dhe do t\u00eb fitojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb arab\u00ebt do t\u2019i njohin akoma m\u00eb mir\u00eb miqt\u00eb dhe armiqt\u00eb e tyre dhe do t\u00eb din\u00eb t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb m\u00eb drejt \u00e7\u2019jan\u00eb liria dhe pavar\u00ebsia t\u00eb fituara me gjak, me djers\u00eb e me sakrifica. Ky moment revolucionar\u00eb n\u00eb Lindjen e Mesme ka tronditur gjith\u00eb bot\u00ebn kapitaliste.<\/p>\n<p>K\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e humbjes s\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebs s\u00eb Sinait, por e interesave t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb koncerneve kapitaliste t\u00eb naft\u00ebs. N\u00ebntoka arabe ka 7 p\u00ebr qind t\u00eb t\u00ebr\u00eb rezervave t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb bot\u00eb, pra, n\u00eb raport me sip\u00ebrfaqen e tok\u00ebs, kjo \u00ebsht\u00eb sasi e konsiderueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se me k\u00ebt\u00eb konflikt t\u00eb armatosur do t\u00eb pengohet furnizimi i naft\u00ebs, imperialist\u00ebt, t\u00eb t\u00ebr\u00eb me radh\u00eb, do t\u00eb vihen n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Ka shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb imperialist\u00ebt, bile mund t\u00eb thuhet se nd\u00ebrhyrja e tyre ka filluar.<\/p>\n<p>Amerikan\u00ebt po d\u00ebrgojn\u00eb armatime p\u00ebr Izraelin, disa lajme thon\u00eb se pak arm\u00eb po d\u00ebrgojn\u00eb edhe sovjetik\u00ebt p\u00ebr arab\u00ebt. Sovjetik\u00ebt n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk duan t\u2019i ndihmojn\u00eb fare arab\u00ebt, se interesat e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, prandaj nuk duan t\u00eb ballafaqohen me to, por jan\u00eb gjendur ngusht\u00eb para opinionit publik bot\u00ebror e, s\u2019kan\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb.<\/p>\n<p>Kuptohet se n\u00eb k\u00ebto kushte fatet e luft\u00ebs varen nga rezistenca e vet\u00eb arab\u00ebve. Ne, si\u00e7 e dini, kemi qen\u00eb dhe do t\u00eb jemi n\u00eb an\u00ebn e popujve arab\u00eb dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb popujve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr liri dhe pavar\u00ebsi. Sa m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, vigjilent\u00eb, t\u00eb armatosur dhe t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr mbrojtje t\u00eb jemi, aq m\u00eb tep\u00ebr ndihmohen miqt\u00eb tan\u00eb.<\/p>\n<p>Ne jemi vend i vog\u00ebl, por me ato mund\u00ebsi q\u00eb kemi, i p\u00ebrkrahim pa rezerv\u00eb miqt\u00eb. Kur \u00ebsht\u00eb puna p\u00ebr t\u00eb mbrojtur atdheun e miqt\u00eb tan\u00eb, ne askujt nuk ia kemi frik\u00ebn, p\u00ebrkundrazi armiqt\u00eb na tremben, jo pse ne kemi raketa dhe mirazhet, por sepse kemi arm\u00eb ideologjike, q\u00eb sqarojn\u00eb opinionin bot\u00ebror.<\/p>\n<p>K\u00ebto arm\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb forta e b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr efekt nga \u00e7\u2019b\u00ebjn\u00eb raketat dhe mirazhet. K\u00ebtu q\u00ebndron arsyeja e dashuris\u00eb dhe e respektit t\u00eb madh q\u00eb kan\u00eb popujt e bot\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb vendet arabe, si n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e tjera t\u00eb globit ton\u00eb, e kan\u00eb n\u00eb goj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr q\u00ebndrimin e saj t\u00eb drejt\u00eb e parimor ndaj ngjarjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Un\u00eb dhe shok\u00ebt e mi t\u00eb pranish\u00ebm, Hysniu e Ramizi, ju fal\u00ebnderojm\u00eb shum\u00eb p\u00ebr vizit\u00ebn q\u00eb na b\u00ebt\u00eb ju, shok\u00eb t\u00eb dashur t\u00eb luft\u00ebs, oficer\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb son\u00eb t\u00eb lavdishme. K\u00ebtu midis jush ka edhe veteran\u00eb, q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb pension, por t\u00eb t\u00ebr\u00eb ne jemi nj\u00eb, se nga lufta kemi dal\u00eb.<\/p>\n<p>U transmetoni t\u00eb gjith\u00eb shok\u00ebve, ushtar\u00eb, oficer\u00eb, n\u00ebnoficer\u00eb dhe veteran\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb son\u00eb Popullore, p\u00ebrsh\u00ebndetjet tona m\u00eb t\u00eb zjarrta, urimet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Partis\u00eb dhe t\u00eb Komitetit t\u00eb saj Qendror. Ju ftoj ta ngrem\u00eb nj\u00eb dolli p\u00ebr Partin\u00eb ton\u00eb t\u00eb lavdishme dhe p\u00ebr ushtrin\u00eb ton\u00eb trime! T\u00eb rroj\u00eb Partia! \/ Memorie.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga DASHNOR KALO\u00c7I M\u00eb 16 tetor 1973, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e gjith\u00eb bota ndiqte me v\u00ebmendje konfliktin e p\u00ebrgjaksh\u00ebm n\u00eb Lindjen e Mesme, midis Izraelit dhe vendeve arabe, e njohur ndryshe si \u201cLufta e Yom Kippur\u201d-it q\u00eb zgjati nj\u00eb muaj, udh\u00ebheq\u00ebsi kryesor i Shqip\u00ebris\u00eb komuniste, Enver Hoxha, s\u00eb bashku me dy bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij m\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-74580","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74580","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74580"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74580\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74580"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74580"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74580"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}