{"id":74574,"date":"2026-03-05T07:48:33","date_gmt":"2026-03-05T07:48:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/05\/shembja-ne-elbasan-qafe-thane-e-paralajmeruar-studimi-gjeologjik-rrezon-propaganden-e-rames\/"},"modified":"2026-03-05T07:48:33","modified_gmt":"2026-03-05T07:48:33","slug":"shembja-ne-elbasan-qafe-thane-e-paralajmeruar-studimi-gjeologjik-rrezon-propaganden-e-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/05\/shembja-ne-elbasan-qafe-thane-e-paralajmeruar-studimi-gjeologjik-rrezon-propaganden-e-rames\/","title":{"rendered":"Shembja n\u00eb Elbasan-Qaf\u00eb Than\u00eb e paralajm\u00ebruar, studimi gjeologjik rr\u00ebzon propagand\u00ebn e Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Prej rreth dy jav\u00eb, e gjith\u00eb juglindja e vendit, pasi rruga e nd\u00ebrtuar 30 vjet m\u00eb par\u00eb u shemb. Sont\u00eb do t\u00eb flasim p\u00ebr rrug\u00ebn Elbasan-Qaf\u00eb Than\u00eb, por edhe p\u00ebr shum\u00eb akse t\u00eb tjera t\u00eb nd\u00ebruara gjat\u00eb qeveris\u00eb Rama, t\u00eb cilat gjithashtu jan\u00eb shembur ose gjat\u00eb nd\u00ebrtimit ose pak pasi kan\u00eb p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>Kostoja totale e t\u00eb gjitha e k\u00ebtyre rrug\u00ebve, q\u00eb do t`ju tregojm\u00eb sot, kap shifr\u00ebn e 1.1 miliard\u00eb eurove, por t\u00eb gjitha kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dy gj\u00ebra, shembjet dhe padyshim faktin se nd\u00ebrtimi i tyre \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs e ka drejtuar Belinda Balluku.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin fat pati dhe rruga q\u00eb \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb faz\u00ebn fillestare t\u00eb punimeve, e cila supozohet se do t\u00eb jet\u00eb Korridori i VIII, ajo Elbasan-Qaf\u00eb Than\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama dhe vart\u00ebsit e Belinda Ballukut, k\u00ebt\u00eb her\u00eb nuk faj\u00ebsuan Saliun por shiun p\u00ebr shembjen e rrug\u00ebs. Nga ana tjet\u00ebr, inxhinier\u00ebt kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb mendimin e tyre, duke treguar se shkaqet nuk jan\u00eb aq natyrore sesa jan\u00eb njer\u00ebzore. Dhe p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar n\u00ebse faji \u00ebsht\u00eb i shiut apo njeriut, Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet. Por derisa hetimet t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb, bllokimi pa afat i juglindjes s\u00eb vendit do t\u00eb sjell\u00eb pasoja t\u00eb m\u00ebdha ekonomike dhe sociale. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Plug, sonte do t\u00eb hedh\u00eb drit\u00eb mbi investimin prej 215 milion\u00eb eurosh t\u00eb rrug\u00ebs Elbasan-Qaf\u00eb Than\u00eb, e cila duket se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr afer\u00eb korruptive.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka investuar n\u00eb infrastruktur\u00ebn e transportit rrugor nj\u00eb shum\u00eb prej 370 miliard\u00eb lek\u00ebsh, gati 3.8 miliard\u00eb euro, sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Ministria e Financave, p\u00ebr periudh\u00ebn 2014-2025 dhe fondi i pritsh\u00ebm p\u00ebr 2026-n.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb shum\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtoheshin rreth 350 kilometra autostrad\u00eb e re e tipit A nga fillimi, duke p\u00ebrshkuar t\u00eb gjith\u00eb gjat\u00ebsin\u00eb e vendit, nga Vermoshi n\u00eb Konispol, duke marr\u00eb si referenc\u00eb kostot q\u00eb p\u00ebrllogarit BE-ja p\u00ebr vendet si Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga Ministria e Financave, investimet n\u00eb infrastruktur\u00ebn rrugore jan\u00eb rritur me shpejt\u00ebsi vitet e fundit, duke nisur nga nj\u00eb nivel prej 24.4 miliard\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vitin 2014, n\u00eb 44.5 miliard\u00eb lek\u00eb m\u00eb 2025.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb hovi i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm q\u00eb ka marr\u00eb buxhetimi pas vitit 2022, ku shifrat pothuajse jan\u00eb dyfishuar, duke arritur kulmin historik n\u00eb vitin 2025 me 44.3 miliard\u00eb.<\/p>\n<p>Ky shtim masiv i financave n\u00eb vitet e fundit, ku vet\u00ebm viti 2024 ka regjistruar nj\u00eb vler\u00eb prej 405 milion\u00eb eurosh, duhet t\u00eb ishte garanci p\u00ebr nj\u00eb infrastruktur\u00eb moderne dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme. Por n\u00eb fakt, vendi tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb kolaps total, pasi t\u00eb gjitha investimet e reja t\u00eb b\u00ebra vitet e fundit po shk\u00ebrmoqen.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shifrat nga buxhetet publike sh\u00ebnojn\u00eb rekorde, n\u00eb rrug\u00ebt e sapo-p\u00ebrfunduara asfalti i shtruar me kosto miliona eurosh shfaq d\u00ebmtime strukturore pa u mbushur ende viti i par\u00eb i p\u00ebrdorimit. Kjo diskordanc\u00eb nd\u00ebrmjet buxheteve rekord dhe cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb dob\u00ebt t\u00eb punimeve ngre pik\u00ebpyetje t\u00eb m\u00ebdha mbi efikasitetin e mbik\u00ebqyrjes teknike dhe standardet e materialeve q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb k\u00ebto akse.<\/p>\n<p>N\u00ebse shohim parashikimin p\u00ebr vitin 2026, vihet re nj\u00eb ulje e leht\u00eb e fondeve n\u00eb 35.4 miliard\u00eb lek\u00eb. Cil\u00ebsia e nd\u00ebrtimit nuk ka ndjekur rritjen e buxhetit p\u00ebr transportin rrugor. Ekspert\u00ebt pohojn\u00eb se miliardat e shpenzuara rrezikojn\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb nj\u00eb grop\u00eb tjet\u00ebr financiare, ku parat\u00eb e taksapaguesve do t\u00eb duhet t\u00eb ridestinohen s\u00ebrish p\u00ebr riparimin e veprave q\u00eb sapo jan\u00eb p\u00ebruruar.<\/p>\n<p>Nga k\u00ebto, vet\u00ebm dy projektet, q\u00eb prekin qarkun e Elbasanit, rruga Elbasan-Qaf\u00eb Than\u00eb dhe Automotoparku, deri m\u00eb tani, kan\u00eb kushtuar rreth 226 milion\u00eb euro. Por t\u00eb dyja k\u00ebto projekte kan\u00eb nisur t\u00eb shemben, duke u v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje q\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Historia e nd\u00ebrtimit t\u00eb rrug\u00ebs Elbasan-Qaf\u00eb Than\u00eb, nisi nj\u00eb vit pasi Belinda Balluku u b\u00eb Ministre e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb. M\u00eb 29 korrik 2020, ARRSH hap nj\u00eb tender me objekt Studim Projektimi zgjerimi i segmentit rrugor dalje Elbasan-Prrenjas-Qaf\u00eb Than\u00eb, me fond limit 53 369 587 lek pa tvsh. Tenderi zhvillohet me urgjenc\u00eb, pasi q\u00ebndron i hapur p\u00ebr vet\u00ebm 13 dit\u00eb, pasi n\u00eb dat\u00ebn 12 gusht 2020, mbahet edhe procedura.<\/p>\n<p>\u00c7udit\u00ebrisht, ndon\u00ebse afati i dor\u00ebzimit t\u00eb ofertave ishte vet\u00ebm 13 dit\u00eb, p\u00ebr shpalljen e fituesit Autoritetit Rrugor Shqiptar iu desh\u00ebn pes\u00eb muaj q\u00eb t\u00eb shpallte fituesin. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave, m\u00eb 31 dhjetor 2020 \u00ebsht\u00eb shpallur fituesi dhe n\u00eb dat\u00ebn 18 janar 2021 \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata me bashkimin e operator\u00ebve InfraKonsult SHPK \u2013 HMK \u2013 Consulting, t\u00eb cilat p\u00ebr vler\u00ebn e rreth 610 mij\u00eb eurove me TVSH dhe p\u00ebr nj\u00eb afat prej 9 muajsh nga lidhja e kontrat\u00ebs, do t\u00eb duhet t\u00eb kryenin studimin dhe projektimin e rrug\u00ebs Elbasan-Qaf\u00eb Than\u00eb.<\/p>\n<p>Pas tenderit p\u00ebr projektimin, n\u00eb vitin 2022 nis\u00ebn t\u00eb shpalleshin me radh\u00eb edhe tenderat p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj rruge. Deri m\u00eb tani, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs Elbasan-Qaf\u00eb than\u00eb e cila ka nj\u00eb gjat\u00ebsi prej rreth 50 km, jan\u00eb lidhur kontrata p\u00ebr 8 lote me nj\u00eb gjat\u00ebsi totale prej 27 km, nd\u00ebrsa vlera e nd\u00ebrtimit p\u00ebr k\u00ebto 27 km rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb 215 milion\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e 23 km t\u00eb tjer\u00eb, do t\u00eb duhen edhe qindra milion\u00eb euro t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kontrata p\u00ebr Lotin I u lidh n\u00eb dat\u00ebn 5 dhjetor 2022, ku fitues u shpall kompania Alb-Building shpk. Vlera e k\u00ebsaj kontrate \u00ebsht\u00eb 26 milion\u00eb euro me TVSH, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e 5 km rrug\u00eb. Konkretisht nd\u00ebrtimi nis n\u00eb km 1+440, rreth 1 400ml pasi kalon fshatin Labinot-Fushe dhe perfundon ne km 6+500 ne afersi te fshatit Mirake.<\/p>\n<p>Kontrata p\u00ebr Lotin II u lidh m\u00eb 27 qershor 2023, nd\u00ebrsa kompanit\u00eb fituese n\u00eb k\u00ebt\u00eb tender jan\u00eb: 4 A-M \u2013 ARKONSTUDIO \u2013 ELMAZAJ KONSTRUKSION \u2013 AGRI CONTRUCTION. Vlera e k\u00ebtij tenderi \u00ebsht\u00eb 29 milion\u00eb euro me TVSH, p\u00ebr nj\u00eb segment prej 3.8 km. Konkretisht, projekti p\u00ebr Lotin 2 nis ne fshatin Mirake ne km 6+500, prane kryqezimit ekzistues per ne fshatin Polis dhe perfundon ne km 10+340, rreth 600m para ures se Murrashit.<\/p>\n<p>Kontrata p\u00ebr Lotin III u lidh m\u00eb 19 dhjetor 2023, ku fitues p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender u shpall\u00ebn bashkimi i kompanive 2T dhe HASTO\u00c7I shpk. Vlera e k\u00ebtij projekti \u00ebsht\u00eb 25 milion\u00eb euro me tvsh, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb segmenti prej 11.2 km. Konkretisht projekti fillon ne fshatin Labinot Fushe ne km -0+120, prane ures metalike mbi lumin Shkumbin dhe perfundon ne km 11+140, fill pas ures se Murrashit. Por, ajo q\u00eb bie n\u00eb sy te ky tender, \u00ebsht\u00eb fakti se 2T dhe HASTO\u00c7i, do t\u00eb kryejn\u00eb edhe asfaltimin e rrug\u00ebs edhe p\u00ebr dy lotet e para q\u00eb jan\u00eb fituar nga kompania Alb-Builiding, 2T dhe HASTO\u00c7i.<\/p>\n<p>Kontrata p\u00ebr Lotin IV u shpall gjithashtu n\u00eb dat\u00ebn 19 dhjetor 2023, nd\u00ebrsa fituese u shpall kompania ANK. Vlera e k\u00ebtij tenderi \u00ebsht\u00eb 25 milion\u00eb euro me TVSH, t\u00eb cilat do t\u00eb shpenzohen p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar vet\u00ebm 1.8 km rrug\u00eb. Th\u00ebn\u00eb m\u00eb ndryshe, ky lot nis ne hyrje te qytetit Librazhd ne km 14+600, 50m para ures ekzistuese dhe perfundon ne km 16+460, rreth 150m pas daljes se tunelit hekurudhor. Ky segment do te sherbeje si bypass i qytetit te Librazhdit.<\/p>\n<p>Loti V, q\u00eb parashikon nd\u00ebrtimin e Tunelit t\u00eb Murrashit n\u00eb Librazhd, \u00ebsht\u00eb fituar nga kompania GJOKA KONSTRUKSION. Vlera e k\u00ebtij tenderi \u00ebsht\u00eb 29 milion\u00eb euro me TVSH p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar vet\u00ebm 1.4 km rrug\u00eb. Me konkretisht projekti eshte i ndare ne dy segmente, ku segmenti i pare fillon ne km 11+140, pas ures se Murrashit (fundi i Fazes III), dhe perfundon ne km 12+280 (filimi i Fazes VI), ndersa segmenti i dyte fillon ne km 12+820 dhe perfundon ne km 13+160 (vazhdimi i Fazes VI).<\/p>\n<p>Kontrata p\u00ebr nd\u00ebrtimin e lotit VI u lidh m\u00eb 16 korrik 2024. Fitues u shpall kompania ALB-STAR, vlera e projektit \u00ebsht\u00eb 28 milion\u00eb euro me TVSH, p\u00ebr nd\u00ebrtimin gjithashtu t\u00eb rreth 1.8 km rrug\u00eb. Projekt-zbatimi p\u00ebr Faz\u00ebn 6 t\u00eb Rrug\u00ebs Elbasan \u2013 Qaf\u00eb Than\u00eb \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb n\u00eb dy segmente, ku segmenti i par\u00eb fillon n\u00eb km 12+280 dhe p\u00ebrfundon ne km 12+820 dhe segmenti i dyt\u00eb fillon ne km 13+160, (fundi i Fazes V), dhe p\u00ebrfundon n\u00eb km 14+600 (50m para ures ekzistuese).<\/p>\n<p>Loti VII i k\u00ebsaj rruge, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ai q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb shembur. Kontrata p\u00ebr nisjen e punimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb lot u lidh m\u00eb 18 korrik 2024, nd\u00ebrsa vlera totale e projektit \u00ebsht\u00eb 27 milion\u00eb euro me TVSH. Ky lot parashikon nd\u00ebrtimin e nj\u00eb segmenti prej 5.5 km. Me konkretisht projekti fillon ne km 16+460, rreth 150m pas daljes se tunelit hekurudhor dhe perfundon rreth 140m nga kthesa p\u00ebr n\u00eb vendin e quajtur Rrethi i Bardh\u00eb n\u00eb km 21+800.<\/p>\n<p>Le t\u00eb ndalemi te ky segment, q\u00eb sot po u kushton qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb miliona euro d\u00ebm \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb shembjes s\u00eb rrug\u00ebs. Si\u00e7 u p\u00ebrmend, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij segmenti prej 5 km, q\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb t\u00eb gjith\u00eb zon\u00ebn q\u00eb u shemb dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe at\u00eb q\u00eb u shemb disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb gjat\u00eb punimeve n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Librazhdit, qeveria shqiptare i ka dh\u00ebn\u00eb kompanis\u00eb ANK 27 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb gar\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tender, mor\u00ebn pjes\u00eb tet\u00eb operator\u00eb ekonomik, por t\u00eb gjith\u00eb u skualifikuan nga gara dhe fitues u shpall pik\u00ebrisht kopania ANK. Tenderi \u00ebsht\u00eb klasifikuar me flamur t\u00eb kuq, shkak skualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/Skualifikim i ofert\u00ebs vler\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy, \u00ebsht\u00eb fakti se shkaku kryesor i skualifikimit t\u00eb 7 operator\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrve\u00e7 fituesit, \u00ebsht\u00eb se t\u00eb gjitha k\u00ebto kompani nuk plot\u00ebsonin kriterin 2.3.7, Mjetet dhe pajisjet e kerkuara\u201d pasi, mjetet e vetdeklaruara ne shtojcen 8, jan\u00eb t\u00eb angazhuara n\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, edhe kompania ANK, q\u00eb u shpall fituese, kishte gjithashtu nj\u00eb kontrat\u00eb tjet\u00ebr po n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt me ARRSH, at\u00eb t\u00eb lotit 4 me gjat\u00ebsi 1.8 km. Madje, n\u00eb vitin 2024 kur \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata, ANK kishte dhe kontrata t\u00eb tjera aktive me ARRSH, si\u00e7 ishte rruga Kor\u00e7\u00eb-Ersek\u00eb, q\u00eb u shemb.<\/p>\n<p>Ndaj mbetet e mistershme sesi ARRSH dhe Belinda Balluku i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ANK-s dy tendera p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb, ku pasi kjo kompani mjetet dhe stafin e kishte t\u00eb angazhuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe n\u00eb kontrata t\u00eb tjera. Madje, ANK-ja, ka garuar n\u00eb disa procedura n\u00eb tet\u00eb lotet e k\u00ebsaj rruge, dhe ironikisht, \u00ebsht\u00eb skualifikuar n\u00eb disa prej tyre, me t\u00eb nj\u00ebjtin argument, se kishte aktive disa kontrata t\u00eb tjera ku kishte t\u00eb angazhuara mjetet dhe makinerit\u00eb.<\/p>\n<p>Teksa dh\u00ebnia e 54 milion\u00eb eurove p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rreth 8 km rrug\u00eb t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb dy lote n\u00eb Korridorin VIII i mbetet SPAK t\u00eb zbardh n\u00ebse ka abuzime nga ARRSH dhe Belinda Balluku, Plug shkoi m\u00eb tej, p\u00ebr t\u00eb kuptuar n\u00ebse punimet q\u00eb po kryhen n\u00eb k\u00ebt\u00eb segment kan\u00eb ndikuar n\u00eb shembjen e shpatit t\u00eb malit. Sipas ekspert\u00ebve, nj\u00eb nga shkaqet e shembjes s\u00eb rrug\u00ebs ekzistuese kan\u00eb qen\u00eb pik\u00ebrisht punimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs s\u00eb re, ku shpatit t\u00eb malit i \u00ebsht\u00eb shtuar pesh\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb terrenin t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb fakt e konfirmon edhe raporti gjeologjik, i cili gjendet bashk\u00ebngjitur me dokumentet e tenderit. N\u00eb faqen 4 t\u00eb raportit me 11 faqe gjit\u00ebsej, teksa analizohet situata me rr\u00ebshqitjet, citohet se nj\u00eb nga shkaqet kryesore jan\u00eb pik\u00ebrisht rr\u00ebshqitjet antropogjene q\u00eb vijn\u00eb nga nd\u00ebrtimi i veprave inxhinierike.<\/p>\n<p>RAPORTI GJEOLOGJIK<\/p>\n<p>Rr\u00ebshqitjet lidhen me p\u00ebrhapjen e argjilave, me shk\u00ebputjet tektonike, me burimet q\u00eb dalin n\u00eb kontaktin me mollaset, me rreshjet e shumta q\u00eb bien n\u00eb k\u00ebt\u00eb lugin\u00eb dhe me prishjen e ekuilibrit t\u00eb shpatit nga erozioni an\u00ebsor e n\u00eb thell\u00ebsi i Shkumbinit. Gjithashtu mund t\u00eb takohen rr\u00ebshqitje antropogjene nga nd\u00ebrtimi i veprave inxhinierike.<\/p>\n<p>Pra, ky argument \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar jo vet\u00ebm ekspertiz\u00ebn e nxituar t\u00eb kryeministrit dhe q\u00eb m\u00eb pas u deklarua me gjysm\u00eb z\u00ebri nga ekspert\u00ebt pran\u00eb tij, se shkak i rr\u00ebshqitjeve ishte gjeologjia, por \u00ebsht\u00eb gjithashtu i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t`u vler\u00ebsuar nga prokuroria q\u00eb ka nisur hetimet p\u00ebr t\u00eb gjetur pik\u00ebrisht shkakun e katastrof\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nj\u00eb tjet\u00ebr shkak q\u00eb dyshohet se ka shkaktuar shembjen e k\u00ebsaj rruge, \u00ebsht\u00eb dhe g\u00ebrryerjet masive t\u00eb lumit Shkumbin. Qeveria ka licensuar disa nga kompanit\u00eb q\u00eb po nd\u00ebrtojn\u00eb askin Elbasan-Qaf\u00eb Than\u00eb, q\u00eb t\u00eb marrin inerte nga shtrati i lumit Shkumbin, me q\u00ebllim nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs s\u00eb re. Inerte jan\u00eb marr\u00eb edhe n\u00eb zon\u00ebn e njohur si Arra e Gurr\u00ebs, ku pamjet e filmuara tregojn\u00eb se mjetet e tonazhit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb g\u00ebrryejn\u00eb shtratin e lumit.<\/p>\n<p>Dhe loti i fundit i tenderuar deri m\u00eb tani nga ARRSH, \u00ebsht\u00eb loti VIII. Kontrata p\u00ebr punimet e k\u00ebtij loti u lidh m\u00eb 16 korrik 2024, fitues u shpall kompania FUSHA SHPK. Vlera e projektit \u00ebsht\u00eb 26 milion\u00eb euro me TVSH p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb segmenti prej 5.2 km rrug\u00eb. Me konkretisht projekti fillon ne km 21+800, rreth 140m nga kthesa per ne vendin e quajtur Rrethi i Bardhe dhe perfundon rreth 300m nga kthesa per ne fshatin Xhyre ne km 27+000.<\/p>\n<p>Deri k\u00ebtu, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e vet\u00ebm 27 km rrug\u00eb, ku nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij aksi, kalon n\u00eb trasen\u00eb e rrug\u00ebs ekzistuese, qeveria Ministria e Infrastruktur\u00ebs e drejtuar nga Belinda Balluku i ka ndar\u00eb 27 km rrug\u00eb n\u00eb 8 lote. Vlera totale e k\u00ebtyre tet\u00eb loteve, apo 27 km rrug\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr nd\u00ebrtim sipas kontratave t\u00eb lidhura kalon shum\u00ebn e 215 milion\u00eb eurove, apo rreth 8 milion\u00eb euro p\u00ebr km.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kostoja e nd\u00ebrtimit, t\u00eb cil\u00ebs n\u00ebse i shton dhe kosto t\u00eb tjera si projektimi, supervizimi, kolaudimi dhe n\u00eb fund mir\u00ebmbajtja, mund ta \u00e7ojn\u00eb koston e rrug\u00ebs n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 10 milion\u00eb euro p\u00ebr km. Por n\u00ebse marrim n\u00eb konsiderat\u00eb kontratat e lidhura deri m\u00eb tani, kostot e korridorit VIII mund t\u00eb kalojn\u00eb vler\u00ebn e 500 milion\u00eb eurove p\u00ebr nd\u00ebrtimin e vet\u00ebm 50 km rrug\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb segment nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00ebt n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>AUTOMOTOPARKU 11 MLN EURO<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr supervizimin e 8 loteve t\u00eb deritanishme, ARRSH ka lidhur kontrata me disa kompani me vler\u00eb totale t\u00eb 2 milion\u00eb eurove.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm rruga Elbasa-Qaf\u00eb Than\u00eb, por p\u00ebr shkak t\u00eb g\u00ebrryerjeve nga lumi Shkumbin, n\u00eb Elbasan u shemb edhe nj\u00eb tjet\u00ebr projekt propagandistik i qeveris\u00eb Rama. Nj\u00eb pjes\u00eb e rrug\u00ebs lidh\u00ebse me motoparkun, u shemb p\u00ebr shkak t\u00eb erozionit lumor. Por ajo q\u00eb e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, \u00ebsht\u00eb fakti se pik\u00ebrisht, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Automotoparkun nga Erozioni Lumor, qeveria ka shpenzuar mbi 6 milion\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e argjinaturave mbrojt\u00ebse dhe rreth 5 milion\u00eb euro t\u00eb tjera jan\u00eb investuar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs q\u00eb u shemb. Nd\u00ebrkoh\u00eb i gjith\u00eb projekti i automotoparkut, pritet tu kushtoj\u00eb shqiptar\u00ebve m\u00eb shum\u00eb se 180 milion\u00eb euro n\u00eb total<\/p>\n<p>Kompania fituese p\u00ebr projektin e pist\u00ebs s\u00eb par\u00eb sportive \u2018Auto Moto Park Albania\u2019 n\u00eb Ebasan \u00ebsht\u00eb shpallur Studio \u201cTest &amp; Training International\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim me studion \u201cGB Consult\u201d. Kompania fituese bashk\u00eb me 3 t\u00eb tjera q\u00eb ishin n\u00eb gar\u00eb prezantuan projektet e tyre p\u00ebr pist\u00ebn 5.3 kilometra t\u00eb gjat\u00eb, me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 500 000 m\u00b2.<\/p>\n<p>RRUGA E GJINARIT 1 MLN EURO<\/p>\n<p>Rruga pran\u00eb liqenit t\u00eb Gjinarit n\u00eb bashkin\u00eb e Elbasanit, nj\u00eb prej fshatrave turistik\u00eb m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb vendit ton\u00eb, ka p\u00ebsuar d\u00ebmtime t\u00eb dukshme n\u00eb infrastruktur\u00eb. Aksi rrugor ka p\u00ebsuar rr\u00ebshqitje t\u00eb tok\u00ebs, duke d\u00ebmtuar shtres\u00ebn e asfaltit, p\u00ebr pasoj\u00eb ka krijuar rrezik real p\u00ebr qarkullimin e automjeteve dhe sigurin\u00eb e banor\u00ebve.<\/p>\n<p>Ky aks rrugor \u00ebsht\u00eb jetik, pasi lidh disa fshatra t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Gjinarit dhe p\u00ebrshkohet \u00e7do dit\u00eb nga mjete private dhe automjete transporti. \u00c7do d\u00ebmtim n\u00eb k\u00ebt\u00eb segment jo vet\u00ebm v\u00ebshtir\u00ebson l\u00ebvizjen, por rrezikon seriozisht jet\u00ebn e drejtuesve t\u00eb mjeteve dhe pasagjer\u00ebve. Sipas deputetit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike Blendi Him\u00e7i, investimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb segment rrugor ka kushtuar rreth 1 mln euro.\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/shembja-ne-elbasan-qafe-thane-e-paralajmeruar-studimi-gjeologjik-rrezon-justifikimet-e-rames\/\">Shembja n\u00eb Elbasan-Qaf\u00eb Than\u00eb e paralajm\u00ebruar, studimi gjeologjik rr\u00ebzon propagand\u00ebn e Ram\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prej rreth dy jav\u00eb, e gjith\u00eb juglindja e vendit, pasi rruga e nd\u00ebrtuar 30 vjet m\u00eb par\u00eb u shemb. Sont\u00eb do t\u00eb flasim p\u00ebr rrug\u00ebn Elbasan-Qaf\u00eb Than\u00eb, por edhe p\u00ebr shum\u00eb akse t\u00eb tjera t\u00eb nd\u00ebruara gjat\u00eb qeveris\u00eb Rama, t\u00eb cilat gjithashtu jan\u00eb shembur ose gjat\u00eb nd\u00ebrtimit ose pak pasi kan\u00eb p\u00ebrfunduar. Kostoja totale e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-74574","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74574","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74574"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74574\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74574"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74574"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74574"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}