{"id":74524,"date":"2026-03-04T18:19:30","date_gmt":"2026-03-04T18:19:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/04\/presidenti-i-ri-i-kosoves-haxhiu-duhen-dy-kandidate-per-seancen\/"},"modified":"2026-03-04T18:19:30","modified_gmt":"2026-03-04T18:19:30","slug":"presidenti-i-ri-i-kosoves-haxhiu-duhen-dy-kandidate-per-seancen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/04\/presidenti-i-ri-i-kosoves-haxhiu-duhen-dy-kandidate-per-seancen\/","title":{"rendered":"Presidenti i ri i Kosov\u00ebs\/ Haxhiu: Duhen dy kandidat\u00eb p\u00ebr seanc\u00ebn!"},"content":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV) e kryeministrit Albin Kurti e ka propozuar z\u00ebvend\u00ebskryeministrin dhe ministrin e Jasht\u00ebm, Glauk Konjufca, p\u00ebr president t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe u ka b\u00ebr\u00eb thirrje partive t\u00eb tjera ta propozojn\u00eb kandidatin e tyre.<\/p>\n<p>Konjufca \u00ebsht\u00eb kandidati i vet\u00ebm i propozuar deri m\u00eb tani, teksa po afrohet afati kushtetues p\u00ebr zgjedhjen e presidentit.<\/p>\n<p>Kryetarja e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albulena Haxhiu, tha se p\u00ebr ta thirrur n\u00eb seanc\u00eb pr zgjedhjen e presidentit, nevojiten t\u00eb pakt\u00ebn dy kandidat\u00eb n\u00eb gar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDerisa nuk kemi s\u00eb paku dy kandidat\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb siguruar 30 n\u00ebnshkrime p\u00ebr gar\u00ebn p\u00ebr president, un\u00eb nuk mund t\u00eb th\u00ebrras\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr zgjedhjen e presidentit\u201d, tha Haxhiu.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se kemi edhe \u201c30 or\u00eb koh\u00eb\u201d deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e afatit kushtetues p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>Por, Kushtetuta, n\u00eb nenin p\u00ebr zgjedhjen e presidentit, thot\u00eb se presidenti i ri duhet t\u00eb zgjidhet 30 dit\u00eb para se t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb mandati i presidentit aktual, q\u00eb n\u00eb rrethanat e tanishme \u00ebsht\u00eb data 5 mars, para se Vjosa Osmani ta mbyll\u00eb mandatin e saj m\u00eb 4 prill.<\/p>\n<p>Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se edhe n\u00ebse Kosova nuk e zgjedh presidentin deri m\u00eb 5 mars, vendi nuk do t\u00eb p\u00ebrballet me zgjedhje.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00ebse nuk p\u00ebrmbushet ky afat 30-ditor, b\u00ebhet shkelje kushtetuese, por nuk ka pasoj\u00eb juridike si shkuarja n\u00eb zgjedhje. Miftaraj thot\u00eb se nuk ekziston nj\u00eb nen ku mund t\u00eb bazohej dekreti p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit.<\/p>\n<p>Duke propozuar Konjufc\u00ebn, LVV-ja tha n\u00eb Facebook se si subjekt politik \u201c\u00ebsht\u00eb i bindur se n\u00eb vendin ton\u00eb ka shum\u00eb emra t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shtet\u00ebrore, rreth t\u00eb cil\u00ebve do t\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtohej nj\u00eb pajtueshm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, zgjedhjet e reja do t\u00eb ishin krejt\u00ebsisht t\u00eb panevojshme\u201d, tha partia n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>I menj\u00ebhersh\u00ebm ishte reagimi i partive opozitare.<\/p>\n<p>Lidhja Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK) tha n\u00eb Facebook se \u201cqasja e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje! nuk reflekton nj\u00eb p\u00ebrpjekje serioze p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij konsensusi\u201d.<\/p>\n<p>Sipas LDK-s\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb qasjes \u201cs\u00eb pap\u00ebrgjegjshme politike t\u00eb VV-s\u00eb, vendi po shkon drejt kalimit t\u00eb afateve kushtetuese dhe rrezikon t\u00eb d\u00ebrgohet n\u00eb edhe nj\u00eb pal\u00eb zgjedhje t\u00eb reja\u201d.<\/p>\n<p>Nga Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK), deputetja Vlora \u00c7itaku tha se \u201ctashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: Albin Kurti nuk k\u00ebrkon zgjidhje, por pushtet total\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7itaku shkroi n\u00eb Facebook se \u201cn\u00eb koh\u00ebn kur Kosova ka nevoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb p\u00ebr maturi, unitet dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi shtet\u00ebrore, ai me vet\u00ebdije po e shtyn vendin drejt nj\u00eb krize t\u00eb re politike\u201d.<\/p>\n<p>Burime brenda PDK-s\u00eb than\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se deputet\u00ebt e k\u00ebsaj partie nuk shkojn\u00eb fare n\u00eb seanc\u00eb \u201cderisa ka kandidat\u00eb partiak\u00eb pa marr\u00ebveshje politike\u201d.<\/p>\n<p>Prej dit\u00ebsh, n\u00eb media jan\u00eb p\u00ebrmendur emra t\u00eb ndrysh\u00ebm si kandidat\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebve sot u jan\u00eb shtuar edhe Konjufca, dhe ministri p\u00ebr Pun\u00eb, Familje dhe Vlerat e Luft\u00ebs \u00c7lirimtare, Andin Hoti.<\/p>\n<p>Osmani m\u00eb her\u00ebt kishte shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kandiduar edhe p\u00ebr nj\u00eb mandat tjet\u00ebr n\u00eb krye t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Ajo ishte propozuar nga Vet\u00ebvendosje kur u zgjodh p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb m\u00eb 2021, por jo edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb.<\/p>\n<p>Kurti, i pyetur nga gazetar\u00ebt m\u00eb 2 mars pse nuk po e propozon Osmanin, la t\u00eb kuptohej se ajo nuk g\u00ebzon mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cne duhet t\u2019i kemi 80 veta q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb sall\u00eb dhe votojn\u00eb minimalisht\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPrioritet absolut e kemi shmangien e zgjedhjeve t\u00eb reja, duhet t\u00eb sigurohemi q\u00eb jo t\u2019i kemi 80, por 84 apo 85\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dit\u00ebs, deputet\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha partive jan\u00eb par\u00eb pran\u00eb Kuvendit, t\u00eb mbledhur n\u00eb takime t\u00eb grupeve parlamentare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kandidat duhet t\u2019i siguroj\u00eb dy t\u00eb tretat e votave t\u00eb deputet\u00ebve n\u00eb Kuvendin me 120 karrige, nd\u00ebrsa kuorumi arrihet me 80 deputet\u00eb. N\u00ebse n\u00eb dy rundet e para nj\u00eb kandidat nuk i siguron 80 vota, at\u00ebher\u00eb n\u00eb votimin e tret\u00eb mjafton t\u2019i ket\u00eb 61.<\/p>\n<p>Vet\u00ebvendosje tha se \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u2019ua mund\u00ebsoj\u00eb partive opozitare t\u00eb propozojn\u00eb kandidat duke iu dh\u00ebn\u00eb n\u00ebnshkrimet e nevojshme prej 30 sosh.<\/p>\n<p>Sipas Kushtetut\u00ebs, po d\u00ebshtoi zgjedhja n\u00eb k\u00ebto tre runde, zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet t\u00eb mbahen brenda 45 dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>Zhvillimet e sotme pasojn\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb takimesh t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit mes kryeministrit Kurti dhe lider\u00ebve t\u00eb partive opozitare, si Bedri Hamza i PDK-s\u00eb dhe dy takime t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb h\u00ebn\u00ebn dhe t\u00eb mart\u00ebn me Lumir Abdixhikun e LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Takimet p\u00ebrfunduan pa ndonj\u00eb marr\u00ebveshje konkrete dhe pa konsensus mes pal\u00ebve p\u00ebr emrin e kandidatit p\u00ebr president.\/<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/kuvendi-pritje-ende-pa-emer-zyrtar-postin-presidentit\/33695214.html\">Evropa e Lir\u00eb<\/a><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/03\/04\/presidenti-i-ri-i-kosoves-haxhiu-duhen-dy-kandidate-per-seancen\/\">Presidenti i ri i Kosov\u00ebs\/ Haxhiu: Duhen dy kandidat\u00eb p\u00ebr seanc\u00ebn!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV) e kryeministrit Albin Kurti e ka propozuar z\u00ebvend\u00ebskryeministrin dhe ministrin e Jasht\u00ebm, Glauk Konjufca, p\u00ebr president t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe u ka b\u00ebr\u00eb thirrje partive t\u00eb tjera ta propozojn\u00eb kandidatin e tyre. Konjufca \u00ebsht\u00eb kandidati i vet\u00ebm i propozuar deri m\u00eb tani, teksa po afrohet afati kushtetues p\u00ebr zgjedhjen e presidentit. Kryetarja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-74524","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74524","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74524"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74524\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74524"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74524"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74524"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}