{"id":74368,"date":"2026-03-04T09:48:18","date_gmt":"2026-03-04T09:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/04\/zgjatja-e-arrestit-ne-shtepi-per-sali-berishen-mase-antikushtetuese-gjykata-kushtetuese-zbardh-vendimin-per-kreun-e-pd-se-2\/"},"modified":"2026-03-04T09:48:18","modified_gmt":"2026-03-04T09:48:18","slug":"zgjatja-e-arrestit-ne-shtepi-per-sali-berishen-mase-antikushtetuese-gjykata-kushtetuese-zbardh-vendimin-per-kreun-e-pd-se-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/04\/zgjatja-e-arrestit-ne-shtepi-per-sali-berishen-mase-antikushtetuese-gjykata-kushtetuese-zbardh-vendimin-per-kreun-e-pd-se-2\/","title":{"rendered":"\u201cZgjatja e arrestit n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr Sali Berish\u00ebn, mas\u00eb antikushtetuese\u201d, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin p\u00ebr kreun e PD-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e Sali Berish\u00ebs mbi tre q\u00ebndrimet e gjykatave m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta mbi mas\u00ebn e arrestit sht\u00ebpiak, duke i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ish-kryeministrit se koh\u00ebzgjatja e mbajtjes n\u00ebn arrest sht\u00ebpiak ishte e tejzgjatur.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese ka vendosur se zgjatja e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u201carrest sht\u00ebpie\u201d ndaj kreut t\u00eb PD-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja lidhet me q\u00ebndrimin e avokat\u00ebve t\u00eb Berish\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt gjat\u00eb raportimit apo informacionit dy mujor kund\u00ebrshtuan q\u00ebndrimin e SPAK q\u00eb insistonte se Berisha duhet t\u00eb vazhdonte t\u00eb q\u00ebndronte n\u00ebn arrest sht\u00ebpiak. q\u00eb si\u00e7 rezultoi u kthye n\u00eb detyrim paraqitje janarin e 2025.<\/p>\n<p>Gjykata arsyeton se edhe pse kishin kaluar shtat\u00eb muaj nga vendosja e arrestit n\u00eb sht\u00ebpi, gjykatat e zakonshme nuk kishin dh\u00ebn\u00eb argumente konkrete p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e rrezikut t\u00eb ikjes. Po ashtu, sipas Kushtetueses, nuk ishte paraqitur asnj\u00eb rrethan\u00eb e re q\u00eb t\u00eb justifikonte ashp\u00ebrsimin e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Njoftimi i plot\u00eb: Rrethanat e \u00e7\u00ebshtjes<\/p>\n<p>1. K\u00ebrkuesi \u00ebsht\u00eb aktualisht politikan, drejtues i partis\u00eb kryesore opozitare dhe deputet i Kuvendit, si dhe ish-president dhe ish-kryeminist\u00ebr. Mbi baz\u00ebn e nj\u00eb kall\u00ebzimi p\u00ebr kryerjen e Vendim i Gjykat\u00ebs Kushtetuese disa veprave penale nga funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb, t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga shtetasi T.B., i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb kryetari i grupit parlamentar t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet, Prokuroria e Posa\u00e7me n\u00eb vitin 2020 ka regjistruar procedimin penal nr. 287 (procedimi penal nr. 287\/2020) p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, t\u00eb parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal (KP). Objekti i kall\u00ebzimit dhe i hetimit n\u00eb vijim lidhet me procesin e kthimit t\u00eb pron\u00ebs n\u00eb favor t\u00eb 5 familjeve ish-pronare, procesin e privatizimit t\u00eb pron\u00ebs shtet\u00ebrore (t\u00eb objekteve t\u00eb ish-klubit sportiv \u201cPartizani\u201d), procesin e ndryshimit t\u00eb destinacionit dhe, m\u00eb pas, edhe t\u00eb zhvillimit t\u00eb pron\u00ebs.<\/p>\n<p>2. Me urdhrin e dat\u00ebs 02.10.2023, prokuror\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes kan\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb regjistrin e njoftimit t\u00eb veprave penale edhe emrin e k\u00ebrkuesit, si t\u00eb dyshuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cKorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose i t\u00eb zgjedhurve vendor\u00eb\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtetasit J.M. dhe F.B., t\u00eb parashikuar nga nenet 260 e 25 t\u00eb KP-s\u00eb. P\u00ebr sa i p\u00ebrket k\u00ebrkuesit, faktet penale objekt hetimi lidhen me sjelljen e dyshuar t\u00eb tij gjat\u00eb koh\u00ebs kur ai ka ushtruar funksionin e Kryeministrit, pas vitit 2005, n\u00eb proceset e kthimit t\u00eb pron\u00ebs, t\u00eb privatizimit t\u00eb pron\u00ebs shtet\u00ebrore (objekteve t\u00eb ish-klubit sportiv \u201cPartizani\u201d n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes dhe t\u00eb klubit shum\u00ebsportesh \u201cPartizani\u201d n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs), si dhe t\u00eb ndryshimit t\u00eb destinacionit e t\u00eb zhvillimit t\u00eb pron\u00ebs, duke favorizuarshtetasit J.M., F.B. e XH.B., ku k\u00ebta t\u00eb fundit dhe shoq\u00ebria e lidhur me ta kan\u00eb realizuar nd\u00ebrtimin e nj\u00eb blloku pallatesh. P\u00ebr k\u00ebto procese dyshohet se jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dhe marr\u00eb p\u00ebrfitime monetare, paligjshm\u00ebria n\u00eb origjin\u00ebn e t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb fshehur n\u00ebp\u00ebrmjet veprimeve financiare, transaksioneve t\u00eb cop\u00ebzuara ose n\u00eb cash.<\/p>\n<p>3. N\u00eb dat\u00ebn 16.10.2023 Prokuroria e Posa\u00e7me ka paraqitur n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO-ja e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb) k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr caktimin e masave t\u00eb sigurimit personal ndaj personave n\u00ebn hetim, p\u00ebrfshir\u00eb edhe k\u00ebrkuesin, p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar vendosja e masave t\u00eb sigurimit personal \u201cDetyrimi p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d dhe \u201cNdalimi i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d, t\u00eb parashikuara nga nenet 234 dhe 233 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale (KPP).<\/p>\n<p>4. Mbi k\u00ebrkes\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, GJKKO-ja e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, gjyqtari i hetimeve paraprake, me vendimin nr. 112, dat\u00eb 20.10.2023 (vendimi nr. 112\/2023), ka vendosur t\u00eb pranoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, duke caktuar p\u00ebr k\u00ebrkuesin masat e sigurimit personal \u201cDetyrimi p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d dhe \u201cNdalimi i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d. Me vendimin nr. 117, dat\u00eb 26.10.2023 (vendimi nr. 117\/2023), GJKKO-ja e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb ka disponuar me vazhdimin e k\u00ebtyre masave. Ky vendim \u00ebsht\u00eb miratuar nga Gjykata e Posa\u00e7me e Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO-ja e Apelit) me vendimin nr. 56 (87-2023-156), dat\u00eb 21.11.2023, nd\u00ebrsa Kolegji Penal i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, me vendimin nr. 00-2024-384, dat\u00eb 05.03.2024, ka vendosur mospranimin e rekursit t\u00eb paraqitur nga k\u00ebrkuesi. Ky proces gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt kontrolli nga Gjykata Kushtetuese (Gjykata), e cila, me vendimin nr. 81, dat\u00eb 21.11.2024 (vendimi nr. 81\/2024), ka vendosur pranimin pjes\u00ebrisht t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs dhe shfuqizimin e k\u00ebtyre vendimeve gjyq\u00ebsore, si t\u00eb papajtueshme me Kushtetut\u00ebn, vet\u00ebm  p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb kan\u00eb caktuar mas\u00ebn e sigurimit personal \u201cNdalimi i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d ndaj k\u00ebrkuesit Sali Berisha.<\/p>\n<p>5. Nd\u00ebrkoh\u00eb, duke qen\u00eb se k\u00ebrkuesi nuk ka respektuar nj\u00eb prej detyrimeve t\u00eb vendosura me vendimin nr. 112\/2023 t\u00eb GJKKO-s\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, t\u00eb konfirmuar me vendimin nr. 117\/2023 t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit, konkretisht \u201cDetyrimi p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d, Prokuroria e Posa\u00e7me i ka k\u00ebrkuar Kuvendit dh\u00ebnien e autorizimit p\u00ebr arrestimin\/heqjen e liris\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e masave t\u00eb sigurimit personal nga \u201cDetyrimi p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d dhe \u201cNdalimi i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d, n\u00eb at\u00eb \u201cArresti n\u00eb burg\/sht\u00ebpi\u201d, t\u00eb parashikuara nga nenet 237 dhe 238 t\u00eb KPP-s\u00eb.<\/p>\n<p>6. Mbi baz\u00ebn e rekomandimit t\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, Kuvendi, i mbledhur n\u00eb seanc\u00eb plenare n\u00eb dat\u00ebn 21.12.2023, me vendimin nr. 127, dat\u00eb 21.12.2023, ka vendosur pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr dh\u00ebnien e autorizimit p\u00ebr arrestimin\/heqjen e liris\u00eb s\u00eb k\u00ebrkuesit n\u00ebp\u00ebrmjet z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit. N\u00eb dat\u00ebn 22.12.2023 Prokuroria e Posa\u00e7me ka paraqitur pran\u00eb GJKKO-s\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb (gjyqtarit t\u00eb hetimeve paraprake) k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal ndaj k\u00ebrkuesit, e cila \u00ebsht\u00eb pranuar me vendimin nr. 520, dat\u00eb 30.12.2023 t\u00eb asaj gjykate (vendimi nr. 520\/2023), duke u caktuar ndaj k\u00ebrkuesit masa e sigurimit \u201cArresti n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. Ky vendim \u00ebsht\u00eb miratuar nga GJKKO-ja e Apelit me vendimin nr. 15 (87-2024-23), dat\u00eb 25.01.2024, i cili \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi nga Kolegji Penal i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb me vendimin nr. 00-2024-667 (94), dat\u00eb 09.04.2024. Edhe ky proces gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt i kontrollit kushtetues nga Gjykata, e cila, me vendimin nr. 1, dat\u00eb 17.01.2025 (vendimi nr. 1\/2025), ka vendosur rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs.<\/p>\n<p>7. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb procesi i dyt\u00eb ishte n\u00eb shqyrtim pran\u00eb Gjykat\u00ebs, GJKKO-ja e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, me vendimin nr. 674, dat\u00eb 27.11.2024 (vendimi nr. 674\/2024), ka vendosur pranimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb k\u00ebrkuesit dhe revokimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal me karakter shtr\u00ebngues \u201cArresti n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, p\u00ebr shkak se nuk ekzistojn\u00eb m\u00eb nevojat e sigurimit. N\u00eb vijim, mbi ankimin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, GJKKO-ja e Apelit, n\u00eb dat\u00ebn 03.01.2025, ka vendosur ndryshimin e vendimit nr. 674\/2024 t\u00eb GJKKO-s\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb dhe z\u00ebvend\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201cArresti n\u00eb sht\u00ebpi\u201d me mas\u00ebn e sigurimit \u201cDetyrimi p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb policin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d.<\/p>\n<p>8. N\u00eb dat\u00ebn 28.06.2024 Prokuroria e Posa\u00e7me, bazuar n\u00eb nenin 246, pika 6, t\u00eb KPP-s\u00eb, ka paraqitur pran\u00eb GJKKO-s\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb informacionin me shkrim, si dhe provat e p\u00ebrftuara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimit dymujor p\u00ebr k\u00ebrkuesin, i cili i referohet periudh\u00ebs dymujore para k\u00ebsaj date, ku i k\u00ebrkon asaj gjykate vijimin e zbatimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal \u201cArresti n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, duke argumentuar se vijojn\u00eb t\u00eb ekzistojn\u00eb kushtet dhe kriteret e vler\u00ebsuara p\u00ebr caktimin e masave t\u00eb sigurimit, konkretisht ekziston dyshimi i arsyesh\u00ebm i bazuar n\u00eb prova p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale dhe dyshimi p\u00ebr kryerjen e saj r\u00ebndon mbi k\u00ebrkuesin. Nd\u00ebrsa k\u00ebrkuesi, n\u00eb parashtrimet e paraqitura n\u00ebp\u00ebrmjet mbrojt\u00ebsve t\u00eb tij, i ka k\u00ebrkuar GJKKO-s\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb revokimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201cArresti n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, t\u00eb caktuar me vendimin nr. 520\/2023 t\u00eb asaj gjykate, duke argumentuar se nuk ekzistojn\u00eb kushtet dhe kriteret p\u00ebr caktimin e saj dhe se nevojat e hetimit nuk e diktojn\u00eb vazhdimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit.<\/p>\n<p>9. GJKKO-ja e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, me vendimin nr. 400, dat\u00eb 30.07.2024 (vendimi nr. 400\/2024), ka vendosur vijimin e zbatimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal me karakter shtr\u00ebngues \u201cArresti n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, t\u00eb caktuar ndaj k\u00ebrkuesit me vendimin nr. 520\/2023 t\u00eb asaj gjykate. Sipas GJKKO-s\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, nevojat e sigurimit n\u00eb ngarkim t\u00eb k\u00ebrkuesit, lidhur me rrezikun e d\u00ebmtimit t\u00eb provave, jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb justifikojn\u00eb vijimin e zbatimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201cArresti n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. Po sipas asaj gjykate, vijon t\u00eb ekzistoj\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb ai t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb dhe t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb prishjen ose asgj\u00ebsimin e provave dhe rreziku i largimit t\u00eb tij vazhdon t\u00eb jet\u00eb ende prezent. Ndaj k\u00ebtij vendimi ka b\u00ebr\u00eb ankim k\u00ebrkuesi.<\/p>\n<p>10. GJKKO-ja e Apelit, me vendimin nr. 172 (87-2024-248), dat\u00eb 13.09.2024, ka vendosur miratimin e vendimit nr. 400\/2024 t\u00eb GJKKO-s\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb. Sipas GJKKOs\u00eb s\u00eb Apelit, vendimmarrja e GJKKO-s\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe nevojat e sigurimit mbeten t\u00eb pandryshuara ose t\u00eb q\u00ebndrueshme, nj\u00ebsoj si n\u00eb koh\u00ebn e caktimit t\u00eb masave t\u00eb sigurimit, pasi nuk kan\u00eb ndryshuar rrethanat p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb vendosur ato. Po sipas GJKKOs\u00eb s\u00eb Apelit, ekziston frika dhe rreziku q\u00eb l\u00ebnia n\u00eb liri e k\u00ebrkuesit mund t\u00eb cenoj\u00eb procesin e mbledhjes dhe v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb provave dhe p\u00ebr t\u2019iu shmangur procedimit, rreziqe t\u00eb cilat konstatohet se jan\u00eb konkrete dhe aktualisht prezente si n\u00eb gjenez\u00ebn e caktimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal ndaj tij. Po ashtu, GJKKO-ja e Apelit ka arsyetuar se rreziku i ikjes s\u00eb k\u00ebrkuesit p\u00ebr t\u2019iu shmangur drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe aktual. Ndaj k\u00ebtij vendimi ka paraqitur rekurs k\u00ebrkuesi.<\/p>\n<p>11. Kolegji Penal i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, me vendimin nr. 00-2024-2076, dat\u00eb 17.12.2024, ka vendosur mospranimin e rekursit, p\u00ebr shkak se nuk p\u00ebrmbante asnj\u00eb nga shkaqet e parashikuara nga neni 432 i KPP-s\u00eb. Sipas Kolegjit Penal, gjykatat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta kan\u00eb argumentuar vendimmarrjet e tyre dhe u kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb thelb shkaqeve t\u00eb parashtruara nga k\u00ebrkuesi dhe arsyetimet e tyre jan\u00eb plot\u00ebsuese t\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Po sipas Kolegjit Penal, t\u00eb dyja gjykatat kan\u00eb argumentuar mjaftuesh\u00ebm edhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e vazhdimit t\u00eb zbatimit t\u00eb masave t\u00eb sigurimit personal ndaj t\u00eb hetuarve, si dhe kan\u00eb analizuar kushtet dhe kriteret e parashikuara n\u00eb ligj p\u00ebr caktimin e masave t\u00eb sigurimit personal.<\/p>\n<p>12. N\u00eb dat\u00ebn 11.06.2025 k\u00ebrkuesi i \u00ebsht\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs me ankim kushtetues individual, sipas objektit t\u00eb tij (duke kund\u00ebrshtuar vendimet gjyq\u00ebsore t\u00eb procesit t\u00eb tret\u00eb), i cili \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb.<\/p>\n<p>13. Kolegji i Gjykat\u00ebs n\u00eb dat\u00ebn 29.07.2025 ka vendosur kalimin e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr shqyrtim paraprak n\u00eb Mbledhjen e Gjyqtar\u00ebve, e cila n\u00eb dat\u00ebn 12.09.2025 ka vendosur kalimin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb plenare mbi baz\u00eb t\u00eb dokumenteve.<\/p>\n<p>14. Me vendimin e dat\u00ebs 04.12.2025, Mbledhja e Gjyqtar\u00ebve ka vendosur rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs se nj\u00eb gjyqtari p\u00ebr heqjen dor\u00eb nga shqyrtimi i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, duke vler\u00ebsuar se nuk ekzistojn\u00eb pengesat ligjore t\u00eb parashikuara nga neni 36, pika 1, shkronja \u201c\u00e7\u201d, i Ligjit Organik dhe neni 18 pika 1, shkronja \u201c\u00e7\u201d, i Rregullores p\u00ebr Procedurat Gjyq\u00ebsor\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>II<br \/>\nPretendimet n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese<\/p>\n<p>15. K\u00ebrkuesi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur, n\u00eb ankimin kushtetues individual dhe parashtrimet e tij ka pretenduar se i \u00ebsht\u00eb cenuar:<\/p>\n<p>15.1. P\u00ebr aspektin procedural \u2013 E drejta p\u00ebr proces t\u00eb rregullt n\u00eb drejtim t\u00eb:<\/p>\n<p>15.1.1. S\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u2019u gjykuar nga nj\u00eb gjykat\u00eb e caktuar me ligj, pasi gjyqtarja I.Gj. q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb vendimin n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb, \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me burgim p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cFalsifikimi i pasaportave, vizave\u201d, d\u00ebnim i cili m\u00eb pas i \u00ebsht\u00eb konvertuar me gjob\u00eb. Referuar dispozitave ligjore n\u00eb momentin e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit nr. 96\/2016 \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar (ligji nr. 96\/2016), gjyqtari i cili n\u00eb koh\u00ebn e hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij ligji rezultonte i d\u00ebnuar me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb humbiste mandatin e magjistratit, bazuar n\u00eb nenet 28, shkronja \u201cd\u201d, 64 dhe 66 t\u00eb k\u00ebtij ligji. K\u00ebrkuesi ka marr\u00eb dijeni p\u00ebr provat q\u00eb mb\u00ebshtesin k\u00ebt\u00eb pretendim n\u00eb dat\u00ebn 05.05.2025 dhe n\u00eb seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore paraprake t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dat\u00eb (05.05.2025) ka k\u00ebrkuar koh\u00eb p\u00ebr paraqitjen e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr pavlefshm\u00ebrin\u00eb e vendimit nr. 400\/2024 t\u00eb GJKKO-s\u00eb s\u00eb<\/p>\n<p>Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb. Po ashtu, p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arsye, k\u00ebrkuesi i \u00ebsht\u00eb drejtuar edhe K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor (KLGJ) me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr mbarimin e mandatit t\u00eb magjistratit t\u00eb gjyqtares I.Gj. Kjo k\u00ebrkes\u00eb e k\u00ebrkuesit \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrgjigje nga KLGJ-ja. N\u00eb funksion t\u00eb argumentit se gjyqtarja I.Gj. nuk plot\u00ebson kriteret p\u00ebr t\u00eb kryer detyr\u00ebn e magjistrates p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb saj t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, k\u00ebrkuesi parashtron se Gjykata Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Cani kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb ka interpretuar pik\u00ebrisht nenet 28 dhe 66 t\u00eb ligjit nr. 96\/2016, t\u00eb cilat parashikojn\u00eb kriteret p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar si magjistrat, si dhe rastet e pazgjedhshm\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb papajtueshm\u00ebris\u00eb. Gjyqtarja I.Gj. nuk ka p\u00ebrmbushur detyr\u00ebn q\u00eb prej hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit nr. 96\/2016, po ashtu as KLGJ-ja nuk ka p\u00ebrmbushur detyr\u00ebn e saj. 15.1.2. Parimit t\u00eb paanshm\u00ebris\u00eb n\u00eb dy drejtime: S\u00eb pari, pasi gjyqtarja I.Gj., gjyqtare e hetimit paraprak pran\u00eb GJKKO-s\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, kur k\u00ebrkesa p\u00ebr revokimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u00ebsht\u00eb paraqitur nga k\u00ebrkuesi, nuk ka zbatuar afatet procedurale t\u00eb parashikuara nga ligji. Ajo gjyqtare ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb trajtim t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb paraqitura nga k\u00ebrkuesi n\u00eb raport me k\u00ebrkesat e paraqitura nga organi i akuz\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb dyja rastet mosrespektimi i afateve procedurale nuk shoq\u00ebrohet me ndonj\u00eb pasoj\u00eb. Nj\u00ebanshm\u00ebria e gjyqtares s\u00eb hetimit paraprak \u00ebsht\u00eb perceptuar nga k\u00ebrkuesi nisur nga sjellja e saj. E nj\u00ebjta gjyqtare ka vler\u00ebsuar m\u00eb par\u00eb, me vendimin nr. 117\/2023 t\u00eb GJKKO-s\u00eb s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, se afati prej dy dit\u00ebsh \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr mbrojt\u00ebsit e k\u00ebrkuesit q\u00eb t\u00eb njihen me 42 fashikuj dhe nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor prej 200 faqesh. Nd\u00ebrkoh\u00eb, organit t\u00eb akuz\u00ebs i ka dh\u00ebn\u00eb 11 dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb lexuar nj\u00eb material prej jo m\u00eb shum\u00eb se 50 faqesh, t\u00eb relatuar nga mbrojt\u00ebsit e k\u00ebrkuesit n\u00eb seanc\u00eb, i cili ishte mb\u00ebshtetur n\u00eb informacionin e vet organit t\u00eb<br \/>\nakuz\u00ebs. Jan\u00eb disa vendime t\u00eb nd\u00ebrmjetme t\u00eb gjyqtares I.Gj. t\u00eb cilat d\u00ebshmojn\u00eb se opinioni i saj juridik ndryshon sipas opinionit juridik t\u00eb organit t\u00eb akuz\u00ebs. Me sjelljen e saj gjyqtarja e hetimit paraprak e ka vendosur k\u00ebrkuesin n\u00eb pozita procedurale jo t\u00eb barabarta me organin e akuz\u00ebs. S\u00eb dyti, p\u00ebr shkak t\u00eb dispozitave t\u00eb ligjit nr. 95\/2016, dat\u00eb 06.10.2016 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e institucioneve p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar\u201d (ligji nr. 95\/2016), pasi prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt e gjykatave t\u00eb posa\u00e7me jan\u00eb n\u00ebn v\u00ebzhgimin e nj\u00eb oficeri hetues. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, gjyqtar\u00ebt e gjykatave t\u00eb posa\u00e7me jan\u00eb objekt i nj\u00eb monitorimi q\u00eb nuk paraqet asnj\u00eb<br \/>\ngaranci ligjore dhe institucionale.<\/p>\n<p>15.1.3. S\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb aksesit dhe standardit t\u00eb arsyetimit t\u00eb vendimit gjyq\u00ebsor, pasi gjykatat nuk i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje k\u00ebrkuesit n\u00eb lidhje me pretendimet e ngritura prej tij p\u00ebr cenimin e t\u00eb drejtave dhe lirive themelore. Gjykatat nuk kan\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim pretendimin e k\u00ebrkuesit p\u00ebr revokimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201cArresti n\u00eb sht\u00ebpi\u201d dhe argumenti i dh\u00ebn\u00eb prej tyre se ky pretendim ishte shqyrtuar n\u00eb vendimmarrje t\u00eb m\u00ebparshme nuk \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb. Gjykatat kan\u00eb arsyetuar se nevojat e hetimit nuk kan\u00eb ndryshuar, por nuk jan\u00eb ndalur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb posa\u00e7me n\u00eb ndonj\u00eb element konkret q\u00eb kishte rezultuar nga hetimi. Arsyetimet e gjykatave jan\u00eb kontradiktore dhe t\u00eb pakuptueshme. Gjykatat n\u00eb arsyetimin e tyre kan\u00eb p\u00ebrdorur fraza standarde dhe arsyetime t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrdorur prej tyre edhe m\u00eb par\u00eb. N\u00eb lidhje me rrezikun e ikjes s\u00eb k\u00ebrkuesit, gjykatat kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat argumente q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kur kan\u00eb caktuar masat e para t\u00eb sigurimit personal \u201cDetyrimi p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb<br \/>\npolicin\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d dhe \u201cNdalimi i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d. Ato nuk kan\u00eb arsyetuar pse \u00ebsht\u00eb i pabazuar k\u00ebrkimi i k\u00ebrkuesit p\u00ebr detyrimin e gjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb verifikoj\u00eb diligjenc\u00ebn e duhur t\u00eb organit t\u00eb akuz\u00ebs. Nuk ka asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr evidentimin e ndonj\u00eb rreziku q\u00eb k\u00ebrkuesi t\u00eb ndikonte mbi provat.<\/p>\n<p>15.2. P\u00ebr aspektin substancial \u2013 cenimi i liris\u00eb personale n\u00eb drejtim t\u00eb:<\/p>\n<p>15.2.1. Munges\u00ebs s\u00eb faktit penal, n\u00eb shkelje t\u00eb nenit 27, pika 2, shkronja \u201cc\u201d, t\u00eb Kushtetut\u00ebs, pasi gjykatat nuk mund t\u00eb lejojn\u00eb dhe t\u00eb arsyetojn\u00eb se pas kat\u00ebr vjet\u00ebsh hetime Prokuroria e Posa\u00e7me mund t\u00eb paraqitet n\u00eb gjykat\u00eb dhe t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb dyshimin p\u00ebr kryerjen prej k\u00ebrkuesit t\u00eb faktit penal p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat arsye, miratimit t\u00eb akteve kolegjiale. Pas kat\u00ebr vjet\u00ebsh nga hetimi Prokuroria e Posa\u00e7me duhet t\u00eb argumentoj\u00eb mjaftuesh\u00ebm pse pjes\u00ebmarrja n\u00eb akte kolegjiale n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb arsyeshme t\u00eb \u00e7on n\u00eb konkluzionin se mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb fakt penal. Gjykatat pas kat\u00ebr vjet\u00ebsh hetime duhet t\u00eb argumentonin mjaftuesh\u00ebm sesi k\u00ebrkuesi n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ish-Kryeministrit duhet t\u00eb parashikonte q\u00eb propozimi i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr miratimin e ligjeve n\u00eb Kuvend, miratimi po prej K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave i akteve t\u00eb tjera normative ose i akteve t\u00eb tjera n\u00eb t\u00eb cilat nuk ka p\u00ebrcaktime p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie juridike konkrete, t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, do t\u00eb sillte p\u00ebrfitime shum\u00eb vite m\u00eb von\u00eb. Gjykata n\u00eb vendimin e saj nr. 1\/2025 ka vler\u00ebsuar se \u201cqenia e k\u00ebrkuesit n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb nj\u00eb organi kolegjial, i cili ka disponuar p\u00ebr lirimin nga detyra t\u00eb gjyqtares, nuk \u00ebsht\u00eb shkak p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim paanshm\u00ebrin\u00eb e gjyqtares, p\u00ebr sa koh\u00eb nuk rezulton dhe nuk \u00ebsht\u00eb provuar q\u00eb ai (k\u00ebrkuesi), n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb atij organi, t\u00eb ket\u00eb pasur vot\u00eb p\u00ebrcaktuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim ose t\u00eb ket\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje procedimin disiplinor ndaj gjyqtares, ose t\u00eb ket\u00eb pasur ndonj\u00eb rol p\u00ebrcaktues n\u00eb procedimin disiplinor ndaj saj\u201d. I nj\u00ebjti kriter i vendosur nga Gjykata duhej t\u00eb mbahej parasysh edhe nga gjykatat e juridiksionit t\u00eb zakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>15.2.2. Munges\u00ebs s\u00eb shkakut ligjor p\u00ebr moszbatimin e urdhrave t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb gjykat\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb mosekzistenc\u00ebs s\u00eb shkakut procedural p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar z\u00ebvend\u00ebsimi i mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal, pasi vendimi gjyq\u00ebsor mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilit ishin caktuar masat e sigurimit personal nuk ka qen\u00eb i ekzekutuesh\u00ebm deri n\u00eb dat\u00ebn 21.11.2023, kur ka marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb. N\u00eb datat q\u00eb prokuroria pretendon se k\u00ebrkuesi duhej t\u00eb paraqitej n\u00eb Policin\u00eb Gjyq\u00ebsore, vendimi gjyq\u00ebsor q\u00eb ka vendosur k\u00ebt\u00eb detyrim nuk ka qen\u00eb i ekzekutuesh\u00ebm, pasi ndaj tij ishte b\u00ebr\u00eb ankim. N\u00eb rastin e z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb masave t\u00eb sigurimit personal t\u00eb vendosura ndaj k\u00ebrkuesit, gjykatat nuk kan\u00eb hetuar kur ka lindur detyrimi i tij p\u00ebr zbatimin e masave t\u00eb sigurimit t\u00eb caktuara me vendimin nr. 112\/2023. Arsyetimi i gjykatave se detyrimi p\u00ebr zbatimin e masave t\u00eb sigurimit personal t\u00eb vendosura me vendimin nr. 112\/2023 ka lindur menj\u00ebher\u00eb me shpalljen e vendimit \u00ebsht\u00eb i gabuar dhe n\u00eb shkelje t\u00eb nenit 417 t\u00eb KPP-s\u00eb.<\/p>\n<p>15.2.3. Standardit t\u00eb arsyetimit t\u00eb vendimeve gjyq\u00ebsore, pasi gjykatat nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb argumente t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr nevoj\u00ebn e koh\u00ebzgjatjes s\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal \u201cArresti n\u00eb sht\u00ebpi\u201d; p\u00ebr vazhdimin e kufizimit t\u00eb liris\u00eb personale dhe t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr jet\u00eb familjare; p\u00ebr cenimin e liris\u00eb s\u00eb shprehjes; p\u00ebr cenimin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb organizimit dhe s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ushtruar mandatin e deputetit. Gjykatat nuk kan\u00eb arsyetuar domosdoshm\u00ebrin\u00eb e vazhdimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal \u201cArresti n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. Kolegji Penal i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb nuk e ka arsyetuar vendimin e tij, por ka adaptuar arsyetimet e gjykatave m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, duke i vler\u00ebsuar komplementare t\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs. Gjykatat nuk e kan\u00eb mb\u00ebshtetur arsyetimin e tyre n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb kan\u00eb rezultuar nga hetimi, pasi nuk rezulton q\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb jan\u00eb zhvilluar hetimet t\u00eb jet\u00eb evidentuar ndonj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb nga e cila t\u00eb rezultonte p\u00ebrpjekja e k\u00ebrkuesit p\u00ebr t\u00eb ndikuar procesin e marrjes s\u00eb provave. Arsyetimi i gjykatave \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me q\u00ebndrimin e organit t\u00eb akuz\u00ebs, sipas t\u00eb cilit nuk ekziston rreziku i ikjes s\u00eb k\u00ebrkuesit. Konstatimet gjyq\u00ebsore n\u00eb vendimet e caktimit t\u00eb masave t\u00eb sigurimit personal nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb \u201cgj\u00eb t\u00eb gjykuar\u201d. Prokuroria e Posa\u00e7me n\u00eb rastin konkret ka ndryshuar q\u00ebndrim nga ai i mbajtur n\u00eb aktet fillestare p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs<br \/>\ns\u00eb sigurimit.<\/p>\n<p>15.2.4. Parimit t\u00eb mosdiskriminimit, pasi n\u00eb vendimin e GJKKO-s\u00eb s\u00eb Apelit nuk gjejn\u00eb pasqyrim pretendimet e ngritura nga i bashkakuzuari tjet\u00ebr, n\u00eb lidhje me pretendimin p\u00ebr \u201cp\u00ebrndjekje politike\u201d. K\u00ebrkuesi dhe subjektet e tjera t\u00eb k\u00ebtij procedimi nuk jan\u00eb lejuar nga gjykatat t\u00eb paraqesin n\u00eb seanc\u00eb pretendimet e tyre p\u00ebr motivin politik t\u00eb procedimit penal. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, gjykatat kan\u00eb tejkaluar kufizimet e parashikuara nga KEDNJ-ja, e cila ka ep\u00ebrsi ndaj s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb brendshme dhe zbatohet drejtp\u00ebrdrejt. Q\u00ebllimi real i izolimit t\u00eb k\u00ebrkuesit ka qen\u00eb pengimi i ushtrimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb tij politike, si liria e shprehjes, liria e organizimit, si dhe ajo e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb zgjedh\u00ebsve dhe provat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jan\u00eb vet\u00eb sjellja e autoriteteve shtet\u00ebrore. K\u00ebrkuesi \u00ebsht\u00eb kryetari i partis\u00eb opozitare me numrin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb deputet\u00ebve n\u00eb Kuvend. Procedimi penal ka nisur nga kall\u00ebzimi i kryetarit t\u00eb Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, parti e cila ka numrin me t\u00eb lart\u00eb t\u00eb deputet\u00ebve n\u00eb Kuvend. Po ashtu, Kryeministri i vendit \u00ebsht\u00eb shprehur n\u00eb kongresin e Partis\u00eb Socialiste se reforma n\u00eb drejt\u00ebsi ka d\u00ebshtuar n\u00eb rast se Prokuroria e Posa\u00e7me nuk heton k\u00ebrkuesin.<\/p>\n<p>15.2.5. Parimit t\u00eb barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit, pasi gjykatat mbajn\u00eb standard t\u00eb dyfisht\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkuesin, n\u00eb krahasim me shtetas t\u00eb tjer\u00eb. Sipas gjykatave, vepra penale \u00ebsht\u00eb kryer nga k\u00ebrkuesi, si n\u00eb rastin kur ka qen\u00eb n\u00eb rolin e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb organit propozues t\u00eb akteve ligjore, ashtu edhe n\u00eb rastet kur ka qen\u00eb n\u00eb rolin e drejtuesit t\u00eb organit q\u00eb ka shqyrtuar propozimin e nj\u00eb subjekti tjet\u00ebr. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Gjykata e ka trajtuar ndryshe rolin e k\u00ebrkuesit si kryetar i ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb marrjen pjes\u00eb dhe vendimmarrjen p\u00ebr akte kolegjiale individuale, me rolin e tij n\u00eb marrjen pjes\u00eb dhe vendimmarrjet p\u00ebr akte kolegjiale normative. Gjykatat nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb argumente t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb provuar se k\u00ebrkuesi nuk po ndiqet penalisht p\u00ebr motive politike.<\/p>\n<p>16. Subjekti i interesuar, Prokuroria e Posa\u00e7me, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur, ka<br \/>\nprap\u00ebsuar si vijon:<\/p>\n<p>16.1.1. Pretendimet e k\u00ebrkuesit p\u00ebr cenimin e parimit t\u00eb paanshm\u00ebris\u00eb dhe s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u2019u gjykuar nga nj\u00eb gjykat\u00eb e caktuar me ligj jan\u00eb t\u00eb pabazuara, pasi vendimi i GJEDNJ-s\u00eb, i referuar prej tij, pasqyron procesin ligjor t\u00eb gjykatave vendase<br \/>\nn\u00eb rastin e gjyqtarit t\u00eb Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit L.D., q\u00eb p\u00ebrfundoi me vendimin e Komisionit Disiplinor sipas parashikimit t\u00eb nenit 128, pika 2, shkronja \u201cb\u201d, t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ndaj rrethana e pretenduar nga k\u00ebrkuesi k\u00ebrkon rit t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb kufijve t\u00eb shqyrtimit t\u00eb k\u00ebtij gjykimi kushtetues. K\u00ebto pretendime jan\u00eb ngritur edhe n\u00eb nj\u00eb gjykim tjet\u00ebr t\u00eb zhvilluar nga Gjykata, e cila, me vendimin nr. 42, dat\u00eb 01.07.2025, ka arsyetuar se nuk ka ndonj\u00eb akt t\u00eb organit publik t\u00eb ngarkuar nga ligji q\u00eb t\u00eb ket\u00eb vendosur p\u00ebr ndalimin e<br \/>\nushtrimit t\u00eb funksionit nga gjyqtarja I.Gj. p\u00ebr shkakun e pretenduar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, ajo gjyqtare, nd\u00ebrsa ka qen\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, ka vepruar n\u00eb kushte legjitimiteti n\u00eb ushtrimin e funksioneve n\u00eb rastin konkret\u2026 (Kliko p\u00ebr t\u00eb lexuar m\u00eb shum\u00eb)<\/p>\n<p>1. Pranimin e pjessh\u00ebm t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs.<\/p>\n<p>2. Deklarimin si antikushtetuese t\u00eb vendimeve nr. 400, dat\u00eb 30.07.2024 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 172 (87-2024-248), dat\u00eb 13.09.2024 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Apelit p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-2076, dat\u00eb 17.12.2024 t\u00eb Kolegjit Penal t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, sipas arsyetimit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm t\u00eb k\u00ebtij vendimi, vet\u00ebm p\u00ebr pjes\u00ebn q\u00eb disponon p\u00ebr k\u00ebrkuesin Sali Berisha.<\/p>\n<p>3. Shpenzimet e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebrkuesit n\u00eb vler\u00ebn 75.000 lek\u00eb i ngarkohen Ministris\u00eb s\u00eb Financave.<\/p>\n<p>Ky vendim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar dhe hyn n\u00eb fuqi dit\u00ebn e botimit n\u00eb Fletoren Zyrtare<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e Sali Berish\u00ebs mbi tre q\u00ebndrimet e gjykatave m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta mbi mas\u00ebn e arrestit sht\u00ebpiak, duke i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ish-kryeministrit se koh\u00ebzgjatja e mbajtjes n\u00ebn arrest sht\u00ebpiak ishte e tejzgjatur. Gjykata Kushtetuese ka vendosur se zgjatja e mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb \u201carrest sht\u00ebpie\u201d ndaj kreut t\u00eb PD-s\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-74368","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74368","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74368"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74368\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74368"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74368"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74368"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}