{"id":74242,"date":"2026-03-03T16:48:13","date_gmt":"2026-03-03T16:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/03\/drafti-rregullorja-e-kuvendit-koha-e-fjalimeve-kufizohet-ne-5-minuta-ja-ndryshimet-e-tjera\/"},"modified":"2026-03-03T16:48:13","modified_gmt":"2026-03-03T16:48:13","slug":"drafti-rregullorja-e-kuvendit-koha-e-fjalimeve-kufizohet-ne-5-minuta-ja-ndryshimet-e-tjera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/03\/drafti-rregullorja-e-kuvendit-koha-e-fjalimeve-kufizohet-ne-5-minuta-ja-ndryshimet-e-tjera\/","title":{"rendered":"Drafti-rregullorja e Kuvendit: Koha e fjalimeve kufizohet n\u00eb 5 minuta, ja ndryshimet e tjera"},"content":{"rendered":"<p>Zbardhet drafti i Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr rregulloren e Kuvendit. Sipas k\u00ebtij drafti, koha e fjalimeve t\u00eb ministrave dhe deputet\u00ebve do t\u00eb kufizohet n\u00eb 5 minuta, nd\u00ebrsa mbeten 11 Komisione Parlamentare.<\/p>\n<p>\u201cI nderuar z.Kryetar, Bazuar n\u00eb nenin 75, pika 2, t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe nenit 117, t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit, bashk\u00eblidhur k\u00ebsaj shkrese paraqesim Projektvendimin \u201cP\u00ebr disa ndryshime dhe shtesa n\u00eb vendimin e kuvendit nr. 166, dat\u00eb 16.12.2004, \u201cP\u00ebr miratimin e Rregullores s\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar, s\u00eb bashku me relacionin shoq\u00ebrues\u201d, thuhet n\u00eb shkres\u00ebn d\u00ebrguar kryetarit t\u00eb Kuvendit Niko Peleshi.<\/p>\n<p><strong>Projektvendimi:<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e Kuvendit nr. 166, dat\u00eb 16.12.2004, \u201cP\u00ebr miratimin e Rregullores s\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, t\u00eb ndryshuar, b\u00ebhen ndryshimet dhe shtesat si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p>Neni 1<\/p>\n<p>Pas nenit a\/7, shtohet neni a\/8 me p\u00ebrmbajtje si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cNeni a\/8<\/p>\n<p>Procedura e p\u00ebrshpejtuar e shqyrtimit t\u00eb projektligjeve q\u00eb synojn\u00eb p\u00ebrafrimin Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrfshin menj\u00ebher\u00eb n\u00eb programin dhe kalendarin e tij punimeve dhe shqyrton me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar, projektligjet q\u00eb synojn\u00eb p\u00ebrafrimin e t\u00eb legjislacionit, marr\u00ebveshjet q\u00eb lidhen me zbatimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim-Asociimit dhe\/ose detyrimeve q\u00eb dalin nga procesi i negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit, me p\u00ebrjashtim t\u00eb ligjeve t\u00eb parashikuara n\u00eb nenin 81, pika 2, t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 19 b\u00ebhen k\u00ebto ndryshime:<br \/>\n1. Pika 1 ndryshon si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Neni 2<\/p>\n<p>\u201c1. Kuvendi miraton n\u00eb seanc\u00eb plenare ngritjen e 11 komisioneve t\u00eb p\u00ebrhershme me em\u00ebrtesat dhe fushat e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>\u2013 Komisioni p\u00ebr Ekonomin\u00eb, Pun\u00ebsimin dhe Financat.<\/p>\n<p>(\u00c7\u00ebshtjet e politikave ekonomike me p\u00ebrqasjen ndaj tregut t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt evropian, Buxhetin e Shtetit dhe mbik\u00ebqyrjen e zbatimit t\u00eb tij, marr\u00ebdh\u00ebniet e pun\u00ebsimit, liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve, financat publike, privatizimet dhe sistemin bankar.)<\/p>\n<p>\u2013 Komisioni p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Ligjore dhe Administrat\u00ebn Publike.<\/p>\n<p>(Kodet dhe ligjet duke garantuar p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb dhe zbatueshm\u00ebrin\u00eb e tyre me standardin Europian; organizimin e pushtetit gjyq\u00ebsor dhe raportimin e tij, administrat\u00ebn e pushtetit gjyq\u00ebsor; administrat\u00ebn publike, institucionet e pavarura n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.)<\/p>\n<p>\u2013 Komisioni p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe t\u00eb Mbrojtjes.<br \/>\n(\u00c7\u00ebshtjet e brendshme, t\u00eb rendit, organizimin e mbrojtjes dhe siguris\u00eb komb\u00ebtare e publike, organizimin e Forcave t\u00eb Armatosura dhe bashk\u00ebpunimin ushtarak; \u00e7\u00ebshtjet e organizimit dhe funksionimit t\u00eb pushtetit vendor, emergjencat civile dhe mbrojtja nga fatkeq\u00ebsit\u00eb, sh\u00ebrbimet<br \/>\nsekrete.)<\/p>\n<p>\u2013 Komisioni p\u00ebr Edukimin, Shkenc\u00ebn dhe Sportet.<br \/>\n(\u00c7\u00ebshtjet n\u00eb fush\u00ebn e arsimit, k\u00ebrkimit shkencor, inovacionit dhe politikat e zhvillimit t\u00eb sportit.)<\/p>\n<p>\u2013 Komisioni p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb dhe Mir\u00ebqenien Sociale.<br \/>\n(\u00c7\u00ebshtjet lidhur me politikat sh\u00ebndet\u00ebsore, sigurimet shoq\u00ebrore, familjen, gruan dhe \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr mir\u00ebqenien sociale.)<\/p>\n<p>-Komisioni p\u00ebr Burimet Natyrore, Infrastruktur\u00ebn dhe Zhvillimin e Q\u00ebndruesh\u00ebm.<br \/>\n(\u00c7\u00ebshtjet n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb, burimeve natyrore dhe biodiversitetit, infrastruktur\u00ebn, industrin\u00eb dhe telekomunikacionin, rregullimin e territorit, tregtin\u00eb dhe mbrojtjen e mjedisit dhe<br \/>\n\u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm.)<\/p>\n<p>\u2013 Komisioni p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik.<br \/>\n(\u00c7\u00ebshtjet n\u00eb fush\u00ebn e t\u00eb drejtave dhe lirive themelore t\u00eb njeriut, \u00e7\u00ebshtjet lidhur me veprimtarin\u00eb e mediave audiovizive dhe informimit dhe \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr garantimin e liris\u00eb s\u00eb shprehjes.)<\/p>\n<p>\u2013 Komisioni p\u00ebr Bujq\u00ebsin\u00eb, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural.<br \/>\n(\u00c7\u00ebshtjet e bujq\u00ebsis\u00eb, blegtoris\u00eb dhe peshkimit, \u00e7\u00ebshtjet e zhvillimit rural, \u00e7\u00ebshtjet e kontrollit dhe garantimit t\u00eb siguris\u00eb ushqimore, monitorimin e zbatimit t\u00eb politikave n\u00eb fush\u00ebn e bujq\u00ebsis\u00eb<br \/>\ndhe t\u00eb siguris\u00eb ushqimore.)<\/p>\n<p>\u2013 Komisioni p\u00ebr Kultur\u00ebn, Turizmin dhe Diaspor\u00ebn.<br \/>\n(\u00c7\u00ebshtjet e kultur\u00ebs komb\u00ebtare dhe trash\u00ebgimis\u00eb kulturore; zhvillimin e turizmit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm; politikat p\u00ebr ruajtjen e identitetit kulturor e gjuh\u00ebsor t\u00eb diaspor\u00ebs dhe t\u00eb<br \/>\npjes\u00ebmarrjes s\u00eb saj n\u00eb proceset politike dhe sociale n\u00eb vend.)<\/p>\n<p>\u2013 Komisioni p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme.<br \/>\n(\u00c7\u00ebshtjet e integrimit evropian, p\u00ebrafrimi i legjislacionit me legjislacionin e Bashkimit Evropian; mbik\u00ebqyrja e zbatimit t\u00eb angazhimeve q\u00eb rrjedhin nga Marr\u00ebveshja e StabilizimAsociimit, mbik\u00ebqyrja e asistenc\u00ebs financiare t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb; monitorimi inegociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit me Bashkimin Evropian, politikat e jashtme, marr\u00ebdh\u00ebniet dhe bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, si dhe zbatimi i marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.)<\/p>\n<p>\u2013 Komisioni p\u00ebr Nismat Qytetare, Bashk\u00ebpunimin dhe Mbik\u00ebqyrjen Institucionale.<br \/>\n(Monitorimi dhe mbik\u00ebqyrja e zbatimit t\u00eb strategjive, rezolutave, vendimeve dhe planeve t\u00eb veprimit t\u00eb Kuvendit; shqyrtimi dhe ndjekja e nismave t\u00eb qytetar\u00ebve dhe peticioneve; realizimi dhe koordinimi, mbik\u00ebqyrja dhe kontrolli i zbatimit t\u00eb ligjeve nga ekzekutivi, institucionet dhe agjencit\u00eb e pavarura prej tij, p\u00ebrmes koordinimit t\u00eb procesit parlamentar p\u00ebr kontrollin postlegjislativ (PLS); koordinimi i dialogut dhe bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrinstitucional.)<\/p>\n<p>2. Pas pik\u00ebs 3 shtohet pika 4 p\u00ebrmbajtje si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>\u201c4. Kudo n\u00eb Rregulloren e Kuvendit em\u00ebrtesat e komisioneve t\u00eb p\u00ebrhershme z\u00ebvend\u00ebsohen sipas em\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb komisioneve t\u00eb p\u00ebrhershme n\u00eb nenin 19, pika 1, t\u00eb k\u00ebtij vendimi.\u201d.<\/p>\n<p>Neni 3<br \/>\nN\u00eb nenin 20 pika 3 shfuqizohet.<\/p>\n<p>Neni 4<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 28 pika 2, fjalia e fundit \u201cProjektligji q\u00eb synon p\u00ebrafrimin e legjislacionit shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Evropian nuk shqyrtohet me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar\u201d shfuqizohet.<\/p>\n<p>Neni 5<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 47 pika 1\/1, togfjal\u00ebshi \u201cjo m\u00eb shum\u00eb se 10 minuta\u201d, z\u00ebvend\u00ebsohet me togfjal\u00ebshin \u201cjo m\u00eb shum\u00eb se 5 minuta\u201d.<\/p>\n<p>Neni 6<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 48, pika 1, fjal\u00ebt \u201cjo m\u00eb shum\u00eb se 10 minuta\u201d z\u00ebvend\u00ebsohen me fjal\u00ebt \u201cjo m\u00eb shum\u00eb se 5 minuta\u201d.<\/p>\n<p>Neni 7<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 102, b\u00ebhet ndryshimi dhe shtesa si m\u00eb posht\u00eb:<br \/>\n1. Pika 4, ndryshon si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>\u201c4. Komisioni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen institucionale, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb funksionit t\u00eb kontrollit parlamentar ndaj ministrive dhe institucioneve t\u00eb tjera publike, koordinon dhe ndjek realizimin e procesit t\u00eb Kontrollit Post- egjislativ t\u00eb ligjeve t\u00eb miratuara nga Kuvendi p\u00ebr sa i takon zbatimit dhe efektivitetit t\u00eb tyre duke bashk\u00ebpunuar edhe me komisionet e tjera t\u00eb p\u00ebrhershme parlamentare brenda fushave p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>2. Pas pik\u00ebs 4, shtohet pika 5, me p\u00ebrmbajtje si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>\u201c5. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij procesi komisionet organizojn\u00eb seanca d\u00ebgjimore publike me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore ose publike, ekspert\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb grupeve t\u00eb interesit, si dhe grupime t\u00eb tjera t\u00eb interesuara.\u201d<\/p>\n<p>Neni 8<\/p>\n<p>Neni 103 ndryshohet si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cNeni 103<br \/>\nRaportimi n\u00eb Kuvend<\/p>\n<p>1. Konferenca e Kryetar\u00ebve, me propozimin e Kryetarit t\u00eb Kuvendit, vendos n\u00eb fillim t\u00eb \u00e7do viti p\u00ebr kalendarin e paraqitjes n\u00eb Kuvend t\u00eb raportev\u00e9 t\u00eb organeve kushtetuese dhe atyre t\u00eb krijuara me ligj.<\/p>\n<p>2. Kalendari p\u00ebrmban organin kushtetues dhe at\u00eb t\u00eb krijuar me ligj q\u00eb do t\u00eb raportoj\u00eb, komisionet p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr shqyrtim dhe afatin ligjor p\u00ebr depozitimin e raportit n\u00eb Kuvend. Kuvendi u k\u00ebrkon zyrtarisht institucioneve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme dor\u00ebzimin e raportit n\u00eb Kuvend brenda afatit ligjor. N\u00eb rastet kur afati ligjor p\u00ebr depozitimin e raportit nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrcaktuar n\u00eb ligjin organik t\u00eb institucionit, Konferenca vendos afatin e depozitimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kalendari i paraqitjes s\u00eb raporteve njoftohet n\u00eb seanc\u00ebn plenare m\u00eb t\u00eb par\u00eb, publikohet dhe iu shp\u00ebrndahet institucioneve.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se nuk arrihet mir\u00ebkuptimi p\u00ebr kalendarin n\u00eb konferenc\u00ebn e kryetar\u00ebve zbatohen p\u00ebrcaktimet e pik\u00ebs 4, t\u00eb nenit 27 t\u00eb rregullores.<\/p>\n<p>3. Raporti i institucioneve, pas paraqitjes, futet menj\u00ebher\u00eb n\u00eb programin e pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit dhe shqyrtohet nga komisioni p\u00ebrgjegj\u00ebs i fush\u00ebs.<\/p>\n<p>4. Komisioni p\u00ebrgjegj\u00ebs i fush\u00ebs organizon seanc\u00eb d\u00ebgjimore p\u00ebr shqyrtimin e raportit dhe n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb diskutimeve harton nj\u00eb projektrezolut\u00eb t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb institucionit, ose p\u00ebrfshin rekomandime specifike n\u00eb raportin e komisionit t\u00eb cilat ja p\u00ebrcjell komisionit p\u00ebrgjegj\u00ebs<br \/>\np\u00ebr mbik\u00ebqyrjen institucionale.<\/p>\n<p>5. Komisioni p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen institucionale organizon seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn drejtuesi i institucionit raporton p\u00ebr zbatimin e rezolut\u00ebs s\u00eb Kuvendit p\u00ebr vitin paraardh\u00ebs dhe vler\u00ebsimin rreth projektrezolut\u00ebs\/rekomandimeve t\u00eb paraqitura nga komisioni p\u00ebrgjegj\u00ebs i fush\u00ebs p\u00ebr vitin n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>6. Projektrezoluta e miratuar n\u00eb mbledhjen e komisionit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen institucionale i paraqitet seanc\u00ebs plenare, nd\u00ebrsa raporti me rekomandime specifike, i p\u00ebrcillet me shkres\u00eb institucionit t\u00eb pavarur p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>7. Komisionet, kur e \u00e7mojn\u00eb t\u00eb nevojshme, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb trajtuara n\u00eb raportin vjetor ose<br \/>\nq\u00eb dalin gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb tij, mund t\u2019u k\u00ebrkojn\u00eb informacione me shkrim institucioneve t\u00eb tjera<br \/>\nshtet\u00ebrore ose institucioneve t\u00eb pavarura, si dhe\/ose t\u2019i ftojn\u00eb n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore organizatat e<br \/>\nshoq\u00ebris\u00eb civile, q\u00eb bashk\u00ebveprojn\u00eb dhe kontribuojn\u00eb n\u00eb fushat q\u00eb mbulon institucioni i pavarur.<\/p>\n<p>8. N\u00eb projektrezolut\u00eb komisionet mund t\u00eb reflektojn\u00eb rekomandime bazuar edhe n\u00eb faktet e mbledhura nga organet e p\u00ebrmendura n\u00eb pik\u00ebn 7 t\u00eb k\u00ebtij neni.<\/p>\n<p>9. N\u00eb seanc\u00eb plenare lexohet projektrezoluta p\u00ebr vler\u00ebsimin e pun\u00ebs s\u00eb institucionit dhe m\u00eb pas vijohet me diskutimet n\u00eb lidhje me t\u00eb.<\/p>\n<p>10. Nj\u00eb komision i p\u00ebrhersh\u00ebm, nj\u00eb kryetar grupi parlamentar ose t\u00eb pakt\u00ebn 10 deputet\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb me shkrim zhvillimin e debatit. Koha e debatit p\u00ebrcaktohet nga Konferenca \u0435 Kryetar\u00ebve dhe \u00e7do deputet ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb flas\u00eb jo m\u00eb shum\u00eb se 5 minuta.<\/p>\n<p>11. Mekanizmi i Monitorimit Periodik dhe Vjetor t\u00eb Institucioneve, miratohet n\u00eb seanc\u00eb plenare. Komisioni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen institucionale ndjek n\u00eb vijim\u00ebsi zbatimin e tij dhe kur \u00e7mohet e nevojshme informon Kuvendin p\u00ebr problematikat e dala.\u201d<\/p>\n<p>Neni 9<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 103\/1 b\u00ebhet ndryshimi dhe shtesa si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>1. Pika 6, ndryshohet si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>\u201c6. Komisionet e p\u00ebrhershme parlamentare sipas fushave p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, mund t\u00eb th\u00ebrrasin institucionet kushtetuese t\u00eb pavarura dhe institucionet e krijuara me ligj, q\u00eb raportojn\u00eb dhe informojn\u00eb Kuvendin, p\u00ebr t\u00eb raportuar dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb informacione p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb integrimit evropian, duke u koordinuar paraprakisht me Komisionin p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Evropian\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>2. N\u00eb fund t\u00eb pik\u00ebs 7, shtohet fjalia me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje:<br \/>\n\u201cPara miratimit kalendari koordinohet me Komisionin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet Evropian\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Neni 10<br \/>\nN\u00eb nenin 103\/3 b\u00ebhen ndryshimet e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>1. Pika 3, ndryshohet si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>\u201c3. Pas miratimit t\u00eb planit nga Konferenca e Kryetar\u00ebve, Kryetari i Kuvendit ia p\u00ebrcjell planin vjetor me afatet kohore t\u00eb p\u00ebrcaktuara ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Kuvendin dhe ministrive p\u00ebrgjegj\u00ebse.\u201d<\/p>\n<p>2. N\u00eb fjalin\u00eb e par\u00eb t\u00eb pik\u00ebs 4, togfjal\u00ebshi \u201d Komisionit p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme\u201d<br \/>\nndryshohet me fjal\u00ebn \u201d Komisioneve\u201d.<\/p>\n<p>Neni 11<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 103\/4 shtohet pika 4 me p\u00ebrmbajtje si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>\u201c4. Komisioni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr Nismat qytetare, bashk\u00ebpunimin dhe mbik\u00ebqyrjen institucionale koordinon dhe mbik\u00ebqyr zbatimin e Strategjive dhe Planeve t\u00eb Veprimit t\u00eb miratuara nga Kuvendi. N\u00eb mbyllje t\u00eb \u00e7do sesioni ai i paraqet Konferenc\u00ebs s\u00eb Kryetar\u00ebve nj\u00eb raport informues mbi k\u00ebt\u00eb proces. Kryetari i Kuvendit n\u00ebse e \u00e7mon t\u00eb arsyeshme vendos paraqitjen e tij n\u00eb seanc\u00eb plenare.\u201d<\/p>\n<p>Neni 104 ndryshohet si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Neni 12<\/p>\n<p>\u201cNeni 104<br \/>\nNismat qytetare dhe peticionet<\/p>\n<p>1. Nismat qytetare dhe peticionet, t\u00eb cilat i drejtohen Kuvendit, shqyrtohen nga Komisioni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr Nismat Qytetare, bashk\u00ebpunimin dhe mbik\u00ebqyrjen institucionale.<\/p>\n<p>2. Pranohen p\u00ebr shqyrtim nismat dhe peticionet, t\u00eb cilat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me shkrim, kan\u00eb emrin e d\u00ebrguesit dhe n\u00ebnshkrimet p\u00ebrkat\u00ebse, jan\u00eb t\u00eb kuptueshme dhe tregojn\u00eb qart\u00eb objektin e tyre.<\/p>\n<p>3. K\u00ebrkesat me nisma qytetare dhe peticionet d\u00ebrgohen nga Kryetari i Kuvendit n\u00eb Komisionin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr Nismat qytetare dhe peticionet. Kryetari i komisionit mund t\u2019ia kthej\u00eb nism\u00ebn ose peticionin d\u00ebrguesve p\u00ebr rihartim ose t\u2019u k\u00ebrkoj\u00eb atyre sqarime shtes\u00eb.<\/p>\n<p>4. Jo m\u00eb von\u00eb se 45 dit\u00eb nga data e marrjes s\u00eb peticionit, Kryetari i komisionit e paraqet k\u00ebrkes\u00ebn me nism\u00ebn ose peticionin n\u00eb komision, duke propozuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe m\u00ebnyr\u00ebn e trajtimit dhe<br \/>\nzgjidhjes ligjore ose mospranimin e tyre. N\u00eb rast se komisioni e gjykon t\u00eb arsyeshme p\u00ebr zgjidhjen<br \/>\ne \u00e7\u00ebshtjes, mund t\u00eb autorizoj\u00eb kryetarin e komisionit, p\u00ebr t\u00eb paraqitur nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn<br \/>\nplenare t\u00eb Kuvendit. Hapat e nd\u00ebrmarr\u00eb dhe zgjidhja e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb ngritur i njoftohen d\u00ebrguesve t\u00eb<br \/>\nnism\u00ebs ose peticionit.<\/p>\n<p>5. Komisioni p\u00ebrgjegj\u00ebs mund t\u00eb vendos\u00eb d\u00ebrgimin e nism\u00ebs ose peticionit nj\u00eb komisioni tjet\u00ebr<br \/>\nparlamentar q\u00eb ka lidhje me objektin e paraqitur n\u00eb peticion, K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, institucioneve<br \/>\npublike dhe Institucioneve t\u00eb pavarura p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr fush\u00ebn p\u00ebr veprime t\u00eb m\u00ebtejshme, me q\u00ebllim<br \/>\nmarrjen e informacioneve. N\u00eb p\u00ebrfundim, komisioni jep shpjegime me shkrim, propozon nism\u00eb<br \/>\nlegjislative ose merr vendim.<\/p>\n<p>6. Kuvendi miraton Mekanizmin e trajtimit dhe shqyrtimit t\u00eb nismave qytetare dhe peticioneve\u201d.<\/p>\n<p>Neni 13<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 110, pika 4, fjalia e dyt\u00eb, fjal\u00ebt \u201cn\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 48 t\u00eb k\u00ebsaj Rregulloreje\u201d,<br \/>\nz\u00ebvend\u00ebsohen me fjal\u00ebt \u201cn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebrpjes\u00ebtimore nd\u00ebrmjet grupeve, sipas p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb tyre<br \/>\nn\u00eb Kuvend, por n\u00eb \u00e7do rast jo m\u00eb shum\u00eb se 10 minuta p\u00ebr \u00e7do deputet.\u201d<\/p>\n<p>Neni 111ndryshohet si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Neni 14<\/p>\n<p>\u201cNeni 111<br \/>\nZgjedhja n\u00eb organet kushtetuese ose t\u00eb krijuara me ligj me propozim t\u00eb institucioneve t\u00eb<br \/>\ntjera.<\/p>\n<p>1. P\u00ebr kandidaturat n\u00eb organet kushtetuese ose t\u00eb krijuara me ligj, t\u00eb cilat zgjidhen nga Kuvendi,<br \/>\nme propozim t\u00eb institucioneve t\u00eb tjera, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rasteve kur nuk \u00ebsht\u00eb parashikuar ndryshe<br \/>\nn\u00eb Kushtetut\u00eb ose n\u00eb ligj, zhvillohet procedura e p\u00ebrzgjedhjes si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>a) Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm tre muaj p\u00ebrpara p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit ose menj\u00ebher\u00eb n\u00eb rastet e<br \/>\nshkarkimit t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb organit kushtetues ose t\u00eb krijuar me ligj njofton me shkrim institucionin<br \/>\npropozues, i cili fillon praktikat p\u00ebr zgjedhjen e an\u00ebtarit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>b) Kandidaturat duhet t\u00eb paraqiten n\u00eb Kuvend 45 dit\u00eb p\u00ebrpara mbarimit t\u00eb mandatit t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb<br \/>\norganit dhe jo m\u00eb von\u00eb se 10 dit\u00eb pas shkarkimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>c) Me paraqitjen e kandidaturave, Kryetari i Kuvendit ia kalon ato menj\u00ebher\u00eb komisionit<br \/>\np\u00ebrgjegj\u00ebs, i cili brenda tre jav\u00ebve nga marrja e k\u00ebrkes\u00ebs organizon seanca d\u00ebgjimore publike me<br \/>\nsecilin kandidat dhe vendos n\u00ebse kandidaturat i plot\u00ebsojn\u00eb kriteret kushtetuese, ligjore dhe merit\u00ebn.<\/p>\n<p>\u00e7) N\u00eb rastin kur ka mang\u00ebsi n\u00eb dokumentacion p\u00ebr kandidatur\u00ebn, komisioni i k\u00ebrkon zyrtarisht<br \/>\ninstitucionit propozues p\u00ebr plot\u00ebsimin e tij. N\u00eb rastin kur kandidatura nuk plot\u00ebson kriteret ligjore<br \/>\nt\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb Kushtetut\u00eb ose n\u00eb ligj, komisioni i k\u00ebrkon Kryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb njoftoj\u00eb<br \/>\ninstitucionin propozues. Procedura e shqyrtimit n\u00eb Kuvend vazhdon me paraqitjen e kandidatur\u00ebs<br \/>\ns\u00eb re nga institucioni propozues.<\/p>\n<p>2. Kuvendi shqyrton propozimin dhe kryen votimin p\u00ebr kandidat\u00ebt n\u00eb seanc\u00eb plenare brenda nj\u00eb<br \/>\njave nga paraqitja e raportit t\u00eb komisionit p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>3. Kur asnj\u00eb nga kandidat\u00ebt nuk merr shumic\u00ebn e k\u00ebrkuar t\u00eb votave, Kuvendi njofton institucionin<br \/>\npropozues. Procedura fillon me kandidatura t\u00eb tjera nga e para, sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb k\u00ebt\u00eb<br \/>\nnen, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rasteve kur \u00ebsht\u00eb parashikuar ndryshe.<\/p>\n<p>Neni 15<br \/>\nPas nenit 111, shtohet neni 111\/1 me p\u00ebrmbajtje si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cNeni 111\/1<\/p>\n<p>Zgjedhja n\u00eb organet kushtetuese ose t\u00eb krijuara me ligj me propozim t\u00eb nj\u00eb grupi<br \/>\ndeputet\u00ebsh.<\/p>\n<p>1. P\u00ebr kandidaturat n\u00eb organet kushtetuese ose t\u00eb krijuara me ligj, t\u00eb cilat zgjidhen nga Kuvendi,<br \/>\nme propozim t\u00eb nj\u00eb grupi deputet\u00ebsh, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rasteve kur nuk \u00ebsht\u00eb parashikuar ndryshe<br \/>\nn\u00eb Kushtetut\u00eb ose n\u00eb ligj, zhvillohet procedura e p\u00ebrzgjedhjes si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>a) Komisioni p\u00ebrgjegj\u00ebs, tre muaj p\u00ebrpara mbarimit t\u00eb mandatit t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb organit kushtetues ose t\u00eb krijuar me ligj vendos shpalljen dhe publikimin e vakanc\u00ebs n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Kuvendit. Afati p\u00ebr paraqitjen e kandidaturave \u00ebsht\u00eb 20 dit\u00eb nga publikimi i vendimit.<\/p>\n<p>b) N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb afatit t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb shpallje, komisioni p\u00ebrgjegj\u00ebs u b\u00ebn t\u00eb njohur an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kuvendit list\u00ebn me kandidaturat e vet\u00ebofruara si dhe brenda 5 dit\u00ebve nga d\u00ebrgimi i list\u00ebs, organizon d\u00ebgjes\u00ebn e hapur publike n\u00eb mjediset e Kuvendit, ku njoftohen t\u00eb marrin pjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Lista me kandidat\u00ebt e vet\u00ebofruar b\u00ebhet publike n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>c) Brenda tre jav\u00ebve nga d\u00ebgjesa publike, t\u00eb pakt\u00ebn 28 deputet\u00eb p\u00ebrzgjedhin kandidatin, q\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshtesin p\u00ebr t\u2019ia propozuar Kuvendit, sipas cil\u00ebsive profesionale dhe performanc\u00ebs gjat\u00eb<br \/>\nprezantimit.<\/p>\n<p>\u00e7) Mb\u00ebshtetja me n\u00ebnshkrimet e t\u00eb pakt\u00ebn 28 deputet\u00ebve depozitohet zyrtarisht n\u00eb protokollin e Kuvendit. Kryetari i Kuvendit ia kalon ato menj\u00ebher\u00eb komisionit p\u00ebrgjegj\u00ebs, i cili brenda tre jav\u00ebve nga marrja e k\u00ebrkes\u00ebs vendos n\u00ebse kandidaturat i plot\u00ebsojn\u00eb kriteret kushtetuese, ligjore dhe<br \/>\nmerit\u00ebn.<\/p>\n<p>2. Kuvendi shqyrton propozimin dhe kryen votimin p\u00ebr kandidat\u00ebt n\u00eb seanc\u00eb plenare brenda nj\u00eb jave nga paraqitja e raportit t\u00eb komisionit p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>3. Kur asnj\u00eb nga kandidat\u00ebt nuk merr shumic\u00ebn e k\u00ebrkuar t\u00eb votave, Kuvendi rishpall vakanc\u00ebn, sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb k\u00ebt\u00eb nen, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rasteve kur \u00ebsht\u00eb parashikuar ndryshe.<\/p>\n<p>Neni 16<br \/>\nN\u00eb nenin 115 pika 1, ndryshohet si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>\u201c1. K\u00ebrkesa p\u00ebr shkarkimin e an\u00ebtar\u00ebve i paraqitet Kryetarit t\u00eb Kuvendit me shkrim dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb motivuar e konkrete p\u00ebr shkaqet e parashikuara n\u00eb ligj, nga jo m\u00eb pak se 28 deputet\u00eb, me p\u00ebrjashtim t\u00eb rasteve kur \u00ebsht\u00eb parashikuar ndryshe.\u201d<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/projekti-4\/\">Drafti-rregullorja e Kuvendit: Koha e fjalimeve kufizohet n\u00eb 5 minuta, ja ndryshimet e tjera<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zbardhet drafti i Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr rregulloren e Kuvendit. Sipas k\u00ebtij drafti, koha e fjalimeve t\u00eb ministrave dhe deputet\u00ebve do t\u00eb kufizohet n\u00eb 5 minuta, nd\u00ebrsa mbeten 11 Komisione Parlamentare. \u201cI nderuar z.Kryetar, Bazuar n\u00eb nenin 75, pika 2, t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe nenit 117, t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit, bashk\u00eblidhur k\u00ebsaj shkrese paraqesim Projektvendimin \u201cP\u00ebr disa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-74242","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74242","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74242"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74242\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74242"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74242"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74242"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}