{"id":74202,"date":"2026-03-03T13:48:21","date_gmt":"2026-03-03T13:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/03\/oktapodi-bozhaj-zgjatet-ne-patos-duro-qe-e-ka-gruan-ne-kerkim-per-korrupsion-i-firmos-400-mln-leke-pa-gare-3\/"},"modified":"2026-03-03T13:48:21","modified_gmt":"2026-03-03T13:48:21","slug":"oktapodi-bozhaj-zgjatet-ne-patos-duro-qe-e-ka-gruan-ne-kerkim-per-korrupsion-i-firmos-400-mln-leke-pa-gare-3","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/03\/oktapodi-bozhaj-zgjatet-ne-patos-duro-qe-e-ka-gruan-ne-kerkim-per-korrupsion-i-firmos-400-mln-leke-pa-gare-3\/","title":{"rendered":"\u201cOktapodi\u201d Bozhaj zgjatet n\u00eb Patos\/ Duro q\u00eb e ka gruan n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr korrupsion, i firmos 400 MLN lek\u00eb pa gar\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Kryebashkiaku i Patosit, Fation Duro, ec\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb korrupsioni q\u00eb i la paraardh\u00ebsja e tij Rajmonda Balilaj. Parat\u00eb e infrastruktur\u00ebs ndahen me tendera t\u00eb manipuluar, nd\u00ebrsa bashkia i ka rrug\u00ebt si Gaza.<\/p>\n<p>Rruga e Kripallar\u00ebve \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi se si i ka shtrir\u00eb k\u00ebmb\u00ebt \u201coktapodi\u201d Yzedin Bozhaj n\u00eb buxhetin e bashkis\u00eb Patos. Nga dhjetori 2024, kur u miratua buxheti n\u00eb k\u00ebshillin bashkiak, deri para disa dit\u00ebsh, kan\u00eb vazhduar veprimet n\u00eb prapasken\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor 2025, kur kryerbashkiaku Duro e b\u00ebri publik rikonstruksonin e k\u00ebsaj rruge, banor\u00eb t\u00eb zon\u00ebs komentuan se ky projekt nuk ishte i domosdosh\u00ebm. Ka rrug\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje m\u00eb t\u00eb keqe. Nj\u00ebri prej tyre sjell si shembull rrug\u00ebn e Rrer\u00ebsit. Megjithat\u00eb, dikush i uron suksese!<\/p>\n\n<p>K\u00ebshtu nisi t\u00eb rrokulliset plani i k\u00ebsaj rruge t\u00eb premtuar q\u00eb kushton mbi 400 milion\u00eb lek\u00eb. Kryebashkiaku e la n\u00eb harres\u00eb p\u00ebr disa muaj dhe u kujtua p\u00ebr prokurimin n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Tenderi i Bashkis\u00eb Patos me objekt \u201cRikonstruksion i rrug\u00ebs Kripallar\u00ebt\u201d \u00ebsht\u00eb mbajtur m\u00eb 2 dhjetor 2025.<\/p>\n\n<p>Dhe m\u00eb 23 shkurt 2026, \u201cSHENDELLI\u201d sh.p.k me pronar Yzedin Bozhajn \u00a0do t\u00eb shpallej fitues, megjith\u00ebse kishte ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb. Kompania e tij aplikoi me ofert\u00ebn 33,763,100 lek\u00eb pa p\u00ebrfshir\u00eb TVSH-n\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni i ngritur nga Fation Duro u kujdes q\u00eb t\u00eb eliminonte konkurrenc\u00ebn. Nga dhjet\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb tender, 8 prej tyre u skualifikuan qysh n\u00eb fillim. Mes tyre ishin ofertat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n\n<p>K\u00ebshtu, kompania \u201cBE-IS\u201d sh.p.k ofron vler\u00ebn, sipas preventivit, 33.4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja pa TVSH.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa operatori ekonomik \u201cBIBA-X\u201d sh.p.k e kishte ofert\u00ebn 27 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH. N\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb, edhe \u201cFLED\u201d sh.p.k ka prezantuar nj\u00eb ofert\u00eb ekonomike me vler\u00eb 31,7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe kompania \u201cRAFIN COMPANY\u201d sh.p.k ndodhej n\u00eb k\u00ebt\u00eb nivel me ofert\u00ebn 30,8 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Po ashtu \u00ebsht\u00eb skualifikuar edhe bashkimi i operator\u00ebve ekonomik\u00eb \u201cRRUGA URA ASFALTIM NR.2 ELBASAN\u201d sh.a. dhe \u201cBLERIMI\u201d sh.p.k q\u00eb propozonte ka kryente k\u00ebt\u00eb pun\u00eb me 30,3 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n<p>Favorizimi i Yzedin Bozhajt nuk \u00ebsht\u00eb surpriz\u00eb. Madje ky \u00ebsht\u00eb i njohur sepse pasi p\u00ebrfiton kontratat publike, vazhdon me mashtrimet n\u00eb zbatimin e tyre.<\/p>\n<p>Bozhaj mori p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb rregullonte ujin e pijsh\u00ebm t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Kafarajt n\u00eb Fier dhe problemet vazhdojn\u00eb s\u00ebrish n\u00eb furnizimin e banor\u00ebve.<\/p>\n<p>Prokurimi \u201cRikonstruksion i Uj\u00ebsjell\u00ebsit fshati Kafaraj, \u00c7erven, Ad\u00eb, Bashkia Fier\u201d u mor n\u00eb dor\u00eb nga drejtori i em\u00ebruar nga Belinda Balluku, Mario Bakalli. Ky b\u00ebri nj\u00eb dor\u00eb me tendera dhe u largua s\u00ebrish nga Fieri. Tenderi u zhvillua m\u00eb 26 dhjetor 2024. Pavar\u00ebsisht interesit t\u00eb 6 kompanive, u eliminua gara dhe u skualifikuan t\u00eb gjitha ofertat p\u00ebrve\u00e7 fituesit.<\/p>\n<p>M\u00eb 22 janar 2025, drejtori i Ballukut lidhi kontrat\u00ebn me kompanin\u00eb \u201cSHENDELLI SHPK\u201d me ofert\u00eb fituese afro 520 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH.<\/p>\n\n<p>Kompania ka p\u00ebrfituar mbi 120 kontrata publike vitet e fundit, por le t\u00eb p\u00ebrmendim disa, q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\u00a0 flagrante, jan\u00eb marr\u00eb me korrupsion.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga k\u00ebto raste \u00ebsht\u00eb Fusha e sportit n\u00eb Valias, q\u00eb u kthye n\u00eb shesh korrupsioni. M\u00eb 25 mars 2025, Kryetari i Bashkis\u00eb Kam\u00ebz, Rakip Suli, ka favorizuar Astrit Gjikondajn dhe Yzedin Bozhajn q\u00eb t\u00eb marrin 2.3 miliard lek\u00ebt p\u00ebr nd\u00ebrtimin e saj.<\/p>\n<p>Kryetar Suli ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn: \u201cSkualifikim i t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebve konkurrues p\u00ebrve\u00e7 fituesit\/ Skualifikim i ofert\u00ebs me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt\u201d, -k\u00ebshtu e ka klasifikuar tenderin Open Data Albania. P\u00ebr shkeljet e kryera procedur\u00ebs i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb \u201cFlamur i kuq\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shenja e riskut t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n\n<p>M\u00eb sakt\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb tenderi me objekt \u201cNd\u00ebrtimi fush\u00ebs s\u00eb sportit Valias si dhe nd\u00ebrtimi i godin\u00ebs + shkallaret\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt bashkia Kam\u00ebz paguan jo pak, por mbi 2.2 miliard\u00eb lek\u00eb. Kamza akoma nuk e ka fush\u00ebn t\u00eb nd\u00ebrtuar!<\/p>\n<p>Me 2 shtator 2024, kryebashkiaku i Gramshit, Besion Ajazi, shfrenohet duke harxhuar nj\u00eb super fond p\u00ebr riparimin e nj\u00eb rruge fshati. Ajazi ishte nj\u00eb kryebashkiak ri n\u00eb post, por ua mori dor\u00ebn shpejt tenderave.<\/p>\n<p>Fondi limit i fryr\u00eb nga bashkia n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb\u00a0 816 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00ebse p\u00ebrfshijm\u00eb edhe TVSH, parashikohej q\u00eb kontrata t\u00eb arrinte mbi 1 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb her\u00eb parat\u00eb jan\u00eb ndar\u00eb p\u00ebrmes tenderit me objekt\u00a0 \u2018Rikonstruksioni i rrug\u00ebs Fshati Mashan, Nj\u00ebsia Administrative Kodovjat, Bashkia Gramsh\u2019. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb dokumentet standarde tregohet se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb rrug\u00eb me gjat\u00ebsi 5 km q\u00eb lidh fshatin me zon\u00ebn e qyteti.<\/p>\n\n<p>Pa u shuar boja mbi dokumentet e tenderit n\u00eb Gramsh,\u00a0 m\u00eb 20 shtator 2024, kryetari i Bashkis\u00eb Peqin, Bukurosh Ma\u00e7i, do t\u00eb ftonte Yzedin Bozhajn. Bashkia ka nxjerr\u00eb me urgjenc\u00eb nga sirtari projektin e nd\u00ebrhyrjes n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb kishte 5 vjet q\u00eb ishte shembur.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu m\u00eb dat\u00eb 22 gusht 2024 \u00ebsht\u00eb hapur gara p\u00ebr tenderin me objekt \u2018Nd\u00ebrhyrje Emergjente n\u00eb Argjinatur\u00ebn e Lumit Shkumbin p\u00ebr shmangien e shembjes s\u00eb rrug\u00ebs Cengelaj \u2013 Shez\u00eb, Bashkia Peqin\u2019.<\/p>\n<p>Kontrata iu dor\u00ebzua bashkimit t\u00eb operator\u00ebve \u201cASI-2A CO\u201d sh.p.k. \u2013 \u201cShendelli\u201d sh.p.k, me vler\u00eb rreth 500 milion\u00eb lek\u00eb. Edhe ky tender ishte me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d.<\/p>\n\n<p>Veprimet e k\u00ebsaj firme n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesit publik nuk kan\u00eb kaluar pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy t\u00eb organeve t\u00eb kontrollit. N\u00eb mars 2023, Bashkia e Sarand\u00ebs shpalli fituese \u201cShendelli-n\u201d e Bozhajt \u00a0p\u00ebr tenderin me objekt \u2018Rikualifikim dhe riveshje e rrug\u00ebve \u201cOnhezmi\u201d dhe rrug\u00ebs \u201cAdem Sheme\u201d\u2018, me vler\u00eb 320 mij\u00eb euro. Ish- kryebashkiaku Adrian Gurma ka skualifikuar t\u00eb gjith\u00eb konkurrent\u00ebt e tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpallur fitues Yzedin Bozhajn.<\/p>\n<p>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit ka konstatuar se biznesmeni Bozhaj ka abuzuar me zbatimin e kontrat\u00ebs me Bashkin\u00eb e Sarand\u00ebs. Jan\u00eb certifikuar punime q\u00eb nuk ekzsitojn\u00eb me situacione false, nj\u00eb praktik\u00eb e shpesht\u00eb vjedhjeje, rrall\u00ebher\u00eb e nd\u00ebshkuar penalisht.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor t\u00eb vitit 2021, Bashkia Sarand\u00eb ka shpallur fitues \u201cED KONSTRUKSION\u201d dhe \u201cSHENDELLI\u201d me objekt \u201cFurnizim me uj\u00eb i zon\u00ebs Baba Rexhepi dhe Lugu i Dardh\u00ebs faza II (loti p\u00ebrfundimtar)\u201d, me vler\u00eb 3.1 milion\u00eb euro. Edhe ky tender \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnjuar me \u201cflamur t\u00eb kuq\u201d pasi nuk ka pasur asnj\u00eb konkurrent tjet\u00ebr.<\/p>\n\n<p>Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit ka konstatuar q\u00eb dy kompanit\u00eb me pronar\u00eb Alfred Ibrahimi si dhe Yzedin Bozhaj kan\u00eb vjedhur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb parave publike. K\u00ebt\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes situacioneve fiktive t\u00eb punimeve t\u00eb pakryera.<\/p>\n<p>Edhe Kryetari Duro i Patosit \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar nga KLSH n\u00eb nj\u00eb raport n\u00eb vitin 2024. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin e Bashkis\u00eb Patos \u201cBlerje Asfaltobeton p\u00ebr shtrim rrug\u00ebsh\u201d. Ky tender u firmos nga paraardh\u00ebsja Rajmonda Balilaj. M\u00eb von\u00eb ish-kryetarja do t\u00eb d\u00ebnohej p\u00ebr korrupsion nga GJKKO p\u00ebr favorizimin e dy firmave n\u00eb tendera.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se Gjykata e Posa\u00e7me (GJKKO) ka d\u00ebnuar me burg ish-kryebashkiaken e Patosit, Rajmonda Balilaj, z\u00ebvend\u00ebsen e saj, Anisa Petani, sekretarin Shk\u00eblqim Beqiraj dhe an\u00ebtaren e komisionit t\u00eb ofertave Enirjada Rizaj.<\/p>\n<p>Balilaj \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me 1 vit e 6 muaj burg, ku p\u00ebrfiton edhe 1\/3 e uljes s\u00eb d\u00ebnimit, p\u00ebr shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera.<\/p>\n<p>Gjithsesi, zbatimi i kontrat\u00ebs p\u00ebr asfalt \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Fation Duro. Tenderi ishte me \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d p\u00ebr riskun e korrupsionit.<\/p>\n<p>P\u00ebr fondin 33.3 milion\u00eb lek\u00eb pa TVSH, kishin hyr\u00eb n\u00eb gar\u00eb 5 operator\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs. Sipas raportit t\u00eb auditimit, jan\u00eb skualifikuar 4 firma dhe \u00ebsht\u00eb kualifikuar vet\u00ebm 1 operator. N\u00eb p\u00ebrfundim, m\u00eb dat\u00eb 12 qershor 2023 \u00ebsht\u00eb shpallur fituese oferta e shoq\u00ebris\u00eb \u201cShk\u00eblqimi 07\u201d shpk Paradoskalisht, megjith\u00ebse n\u00eb krye t\u00eb bashkis\u00eb ishte kryetari Duro si fitues i zgjedhjeve, firm\u00ebn n\u00eb kontrat\u00eb e ka hedhur Rajmonda Balilaj.<\/p>\n\n<p>KLSH konstaton se komisioni i tenderit ka skualifikuar p\u00ebr mang\u00ebsi t\u00eb dokumenteve t\u00eb nj\u00eb kamioni operatorin me vler\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt \u201cASAB\u201d ShPK me vler\u00ebn 17 095 000 lek\u00eb pa TVSH. Nd\u00ebrkoh\u00eb kishte edhe oferta m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, por u skualifikuan me kriterin q\u00eb duhet t\u00eb kishin fabrik\u00eb asfalti jo m\u00eb larg se 20 km nga Patosi.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu, nga nj\u00eb tender n\u00eb tjetrin, Kryetari Fation Duro shkel n\u00eb gjurm\u00ebt e paraardh\u00ebses Rajmonda Baliaj. Por p\u00ebr t\u00eb mos shkuar m\u00eb larg, Duro e ka shembullin n\u00eb familje. N\u00eb korrik t\u00eb 2020, bashk\u00ebshortja e tij Kozeta Spatha u em\u00ebrua n\u00eb krye t\u00eb Kadastr\u00ebs s\u00eb Sarand\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 24 mars 2022, Policia e Sarand\u00ebs finalizoi operacionin \u2018heshtja 2\u201d p\u00ebr t\u00eb zbatuar 4 masa arresti me burg t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Sarand\u00ebs. Policia arriti t\u00eb arrestoj\u00eb 3 ish zyrtar\u00eb t\u00eb ASHK me p\u00ebrjashtim t\u00eb Kozeta Stath\u00ebs, e cila vendosi t\u00eb arratiset dhe t\u00eb jet\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim q\u00eb prej asaj dite. Referuar njoftimit zyrtar t\u00eb Policis\u00eb, k\u00ebta shtetas, n\u00eb bashk\u00ebpunim me nj\u00ebri-tjetrin, kan\u00eb shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn duke pajisur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme, me certifikata pron\u00ebsie, disa persona, p\u00ebr pasuri, tok\u00eb dhe prona, n\u00eb zonat bregdetare t\u00eb qytetit t\u00eb Sarand\u00ebs dhe t\u00eb Ksamilit. Nd\u00ebrsa koleg\u00ebt e saj jan\u00eb n\u00eb gjykim, Kozeta Spatha \u00ebsht\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria duke refuzuar t\u00eb p\u00ebrballet me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n\n<p>Gjykata e Sarand\u00ebs i ka vendosur Kozeta Stath\u00ebs mas\u00ebn e arrestit n\u00eb burg dhe ndodhet e shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nga organet ligjzbatuese. Edhe pasi korupsioni familjar ka dal\u00eb shesh, Duro ka vazhduar angazhimin n\u00eb pushtet dhe b\u00ebn tendera n\u00eb favor t\u00eb Yzedin Bozhajt me shok\u00eb.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/oktapod\/\">\u201cOktapodi\u201d Bozhaj zgjatet n\u00eb Patos\/ Duro q\u00eb e ka gruan n\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr korrupsion, i firmos 400 MLN lek\u00eb pa gar\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryebashkiaku i Patosit, Fation Duro, ec\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb korrupsioni q\u00eb i la paraardh\u00ebsja e tij Rajmonda Balilaj. Parat\u00eb e infrastruktur\u00ebs ndahen me tendera t\u00eb manipuluar, nd\u00ebrsa bashkia i ka rrug\u00ebt si Gaza. Rruga e Kripallar\u00ebve \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi se si i ka shtrir\u00eb k\u00ebmb\u00ebt \u201coktapodi\u201d Yzedin Bozhaj n\u00eb buxhetin e bashkis\u00eb Patos. Nga dhjetori [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-74202","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74202","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74202"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74202\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74202"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74202"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74202"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}