{"id":73970,"date":"2026-03-02T14:48:30","date_gmt":"2026-03-02T14:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/02\/6-arsyet-pse-duhet-ti-hiqet-imuniteti-ballukut\/"},"modified":"2026-03-02T14:48:30","modified_gmt":"2026-03-02T14:48:30","slug":"6-arsyet-pse-duhet-ti-hiqet-imuniteti-ballukut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/02\/6-arsyet-pse-duhet-ti-hiqet-imuniteti-ballukut\/","title":{"rendered":"6 arsyet pse duhet t\u2019i hiqet imuniteti Ballukut \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Partia Demokratike ka depozituar dit\u00ebn e sotme n\u00eb Kuvend raportin e p\u00ebrpiluar n\u00eb K\u00ebshillin e Mandateve p\u00ebr dh\u00ebnien e autorizimit SPAK p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb deputetes Belinda Balluku. P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat, Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb u shpreh se PD \u00ebsht\u00eb pro k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK, drejt\u00ebsis\u00eb dhe barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit.<\/p>\n<p>Ai tha se Prokuroria ka dokumentuar se ish Z\u00ebvend\u00ebskryeministria Belinda Balluku, ka abuzuar me detyr\u00ebn dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korruptive. Sipas tij, Balluku ka paracaktuar gar\u00ebn p\u00ebr 11 procedura publike me vler\u00eb 1.1 miliard euro.<\/p>\n<p>Bardhi deklaroi se sipas prokuroris\u00eb ajo i ka shkaktuar nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb madh financiar shtetit shqiptar dhe se po prish provat dhe po k\u00ebrc\u00ebnon d\u00ebshmitar\u00ebt, p\u00ebrmes grupeve kriminale dhe p\u00ebrmes vart\u00ebsve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>PD ka prezantuar\u00a06 pikat p\u00ebrfundimtare t\u00eb raportit t\u00eb opozit\u00ebs, p\u00ebrmes s\u00eb cilit k\u00ebrkojn\u00eb heqjen e imunitetit p\u00ebr Belinda Ballukun.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb posht\u00eb 6\u00a0pikat e prezantuara nga PD<\/strong><\/p>\n<p>1.\u00a0<strong>Provohet se ekziston nj\u00eb procedim penal i ligjsh\u00ebm<\/strong>\u00a0dhe se n\u00eb rastin konkret jemi p\u00ebrpara prezumimit bazik q\u00eb imuniteti duhet t\u00eb hiqet sepse nuk ka asnj\u00eb pretendim apo arsye t\u00eb besohet se akuzat kund\u00ebr deputetes Balluku jan\u00eb t\u00eb motivuara politikisht. Madje edhe vet\u00eb ajo, p\u00ebrmes avokat\u00ebve t\u00eb saj, e konfirmon nj\u00eb fakt t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>2.\u00a0<strong>Provohet \u201cdyshimi i arsyesh\u00ebm\u201d i bazuar n\u00eb prova.<\/strong>\u00a0Prokuroria tregon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se ekziston dyshimi i arsyeshme dhe ai bazohen n\u00eb nj\u00eb set provash q\u00eb jan\u00eb depozituar bashk\u00eblidhur k\u00ebrkes\u00ebs dhe relacionit shoq\u00ebrues, gjithsej 80 prova, t\u00eb ndara n\u00eb 12 volume.<\/p>\n<p>3.\u00a0<strong>Provohet rreziku p\u00ebr procedimin penal.<\/strong>\u00a0Prokuroria n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn drejtuar Kuvendit, si dhe n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve p\u00ebrpara K\u00ebshillit, treguan qartazi se n\u00eb rastin konkret\u00a0<strong>ekziston rreziku p\u00ebr prishjen e provave t\u00eb procedimit penal nga deputetja Belinda Balluku<\/strong>. Pozicioni i saj si deputet i mazhoranc\u00ebs, ish-Z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr dhe ish-minist\u00ebr; lidhja e ngusht\u00eb me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb ministrave aktual n\u00eb detyr\u00eb apo funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs pubike (drejtor\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb promovuar n\u00eb detyra prej saj), \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i qart\u00eb i lidhjeve dhe aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e provave t\u00eb procedimit penal.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb dat\u00ebs 23.02.2026, prokuror\u00ebt sqaruan m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb rrezik, duke theksuar dhe paraqitur provat p\u00ebrkat\u00ebse se deputetja Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb ushtroj\u00eb presion mbi d\u00ebshmitar\u00ebt, p\u00ebrmes dy formave: (1) P\u00ebrmes \u201ct\u00eb fort\u00ebve\u201d, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt prokuroria deklaroi se po verifikohet n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, verifikim q\u00eb mbulohet nga sekreti hetimor; (2) \u2060p\u00ebrmes zyrtar\u00ebve publik\u00eb, pjes\u00eb e kabinetit t\u00eb ministres, t\u00eb cil\u00ebt, ose kan\u00eb shantazhuar p\u00ebr shkarkime nga puna ndaj familjar\u00ebve, ose kan\u00eb ofruar para n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb ndryshimit t\u00eb d\u00ebshmive dhe avokatit.<\/p>\n<p><strong>4. Provohet nevoja e kryerjes s\u00eb veprimit nga ana e prokuroris\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb s\u00eb mas\u00ebs s\u00eb k\u00ebrkuar.<\/strong>\u00a0Prokuroria, n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e saj dhe n\u00eb p\u00ebrgjigjet e dh\u00ebna p\u00ebrpara K\u00ebshillit, tregoi qart\u00eb se cdo mas\u00eb tjet\u00ebr, vec asaj t\u00eb arrestit, \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr shkak t\u00eb rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore t\u00eb vepr\u00ebs penale p\u00ebr t\u00eb cilat po procedohet dhe p\u00ebr shkak t\u00eb personalitetit kriminal t\u00eb deputetes Belinda Balluku. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, duhet t\u00eb evidentohet se rasti konkret paraqet rrezikshm\u00ebri t\u00eb shtuar, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjes n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs vep\u00ebr penale, duke d\u00ebmtuar drejtp\u00ebrdrejt imazhin e institucioneve shqiptare n\u00eb syt\u00eb e opinionit publik, por edhe imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, nevojat e sigurimit jan\u00eb r\u00ebnduar p\u00ebr personin n\u00ebn hetim dhe t\u00eb pandehur\u00ebn Belinda Balluku. \u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb prokuroria nuk ka k\u00ebrkuar mas\u00eb sigurimi n\u00eb momentin q\u00eb deputeti Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb i pandehur p\u00ebr nj\u00eb fakt penal \u2013 Nd\u00ebrtimi i Tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb. M\u00eb pas, ka lindur nevoja p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit, sepse ajo ka marr\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit n\u00ebn hetim p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr fakt penal \u2013 Nd\u00ebrtimi i Lotit t\u00eb 4 t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe t\u00eb Tiran\u00ebs, ku prokuroria dhe gjykata, n\u00eb respekt t\u00eb parimit t\u00eb p\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb dhe proporcionalitetit t\u00eb masave t\u00eb sigurimit personal, kan\u00eb k\u00ebrkuar dhe caktuar nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb sigurimit personal, at\u00eb t\u00eb \u201cNdalimit t\u00eb daljes jasht\u00eb shtetit\u201d dhe t\u00eb mas\u00ebs ndaluese t\u00eb \u201cPezullimit t\u00eb ushtrimit t\u00eb nj\u00eb funksioni a sh\u00ebrbimi publik\u201d, e cila ka mbetur e pazbatueshme p\u00ebr shkak t\u00eb shkarkimit t\u00eb saj nga detyra. M\u00eb pas, n\u00eb ngarkim t\u00eb deputetit Belinda Balluku jan\u00eb atribuuar edhe 6 fakte t\u00eb reja penale dhe indicie t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr 3 fakte t\u00eb tjera penale, dhe kjo ka diktuar nevoj\u00ebn e prokuroris\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar autorizimin nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb lejuar paraqitjen n\u00eb gjykat\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs \u201carrest n\u00eb burg\u201d apo \u201carret n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, mos kryerja e veprimit mund t\u2019i jap\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb pandehur\u00ebs q\u00eb t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb hetimet dhe t\u00eb pengoj\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb. \u00cbsht\u00eb kompetenc\u00eb e prokuroris\u00eb dhe gjykat\u00ebs q\u00eb m\u00eb pas t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb periodike vijimin ose jo t\u00eb nevojave q\u00eb diktojn\u00eb kryerjen e nj\u00eb veprimi t\u00eb caktuar n\u00eb mbrojtje t\u00eb hetimeve.<\/p>\n<p>5.\u00a0<strong>Provohet p\u00ebrmbushja e t\u00eb gjitha kritereve t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga Komisioni i Venecias p\u00ebr heqjen e imunitetin.\u00a0<\/strong>Deputeti Belinda Balluku, p\u00ebrmes avokat\u00ebve t\u00eb saj, nuk ngriti asnj\u00eb pretendim se ndodhemi p\u00ebrpara ndonj\u00eb prej kritereve q\u00eb ka p\u00ebrcaktuar Komisioni i Venecias p\u00ebr mbajtjen e imunitetit dhe konkretisht: kur pretendimet jan\u00eb qartazi dhe haptazi t\u00eb pabazuara; kur shkelja e pretenduar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasoj\u00eb e paparashikuar e nj\u00eb veprimi politik; kur pretendimet jan\u00eb paraqitur qart\u00ebsisht p\u00ebr motive politiko-partiake (fumus persecutionis) me q\u00ebllim shqet\u00ebsimin ose intimidimin e deputetit ose ndikimin tek mandati i tij; kur procedurat ligjore mund t\u00eb rrezikojn\u00eb seriozisht funksionet demokratike t\u00eb parlamentit ose t\u00eb drejtat themelore t\u00eb nj\u00eb deputeti ose grup deputet\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebtij pretendimi, Kuvendi nuk mund t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebtyre kritereve dhe \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb votoj\u00eb pro heqjes s\u00eb imunitetit, p\u00ebr shkak se provohet q\u00eb p\u00ebrmbushen kriteret e Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebr heqjen e imunitetit si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>(i) Heqja e imunitetit t\u00eb deputetit, nuk e v\u00eb n\u00eb rrezik serioz funksionin demokratik t\u00eb parlamentit;<\/p>\n<p>(ii) k\u00ebrkesa p\u00ebr dh\u00ebnie autorizimi (heqje imuniteti) \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar n\u00eb aktet e Prokuroris\u00eb se bazohet n\u00eb shkaqe t\u00eb drejta, t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe t\u00eb sinqerta;<\/p>\n<p>(iii) Shkelja e pretenduar nga ana e prokuroris\u00eb (akuzat) \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00eb, p\u00ebr shkak se ajo \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb 11 fakte penale, me nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb konsideruesh\u00ebm financiar dhe p\u00ebr nj\u00eb fond publik me vler\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb lart\u00eb \u2013 1.1 miliard euro;<\/p>\n<p>(iv) Shkelja q\u00eb i atribuohet deputetit e p\u00ebr t\u00eb cilat k\u00ebrkohet heqja e imunitetit, nuk \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij si parlamentare;<\/p>\n<p>(v)\u00a0 Dh\u00ebnia e autorizimit (heqja e imunitetit) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb barrier\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, e cila n\u00ebse nuk realizohet, at\u00ebher\u00eb verifikohet nj\u00eb pengim real i drejt\u00ebsis\u00eb;<\/p>\n<p>(vi) Mosdh\u00ebnia e autorizimit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i cili kompromenton t\u00ebr\u00ebsisht autoritetin dhe legjitimitetin e Parlamentit n\u00eb syt\u00eb e publikut dhe n\u00eb mar\u00ebdh\u00ebniet institucionale me organet e tjera, p\u00ebr shkak se shkelet pa asnj\u00eb motiv ligjor parimi kushtetutes i barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit dhe parimi i ndarjes e balancimit mes pushteteve.<\/p>\n<p><strong>6. Provohet p\u00ebrmbushja e t\u00eb gjitha kushtet dhe kriteret ligjore t\u00eb caktimit t\u00eb masave t\u00eb siguris\u00eb, t\u00eb parashikuara nga nenet 228, 229, 230 dhe 260 t\u00eb Kodit t\u00eb Pocedur\u00ebs Penale. Konkretisht:<\/strong><\/p>\n<p>i.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Deputeti Belinda Balluku nuk ndodhet n\u00eb kushtet e ndalimit t\u00eb parashikuara n\u00eb pik\u00ebn 1, t\u00eb nenit 228 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, sipas t\u00eb cilit \u201c1. Askush nuk mund t\u2019u n\u00ebnshtrohet masave t\u00eb sigurimit personal n\u00eb qoft\u00eb se n\u00eb ngarkim t\u00eb tij nuk ekziston nj\u00eb dyshim i arsyesh\u00ebm, i bazuar n\u00eb prova.\u201d. Dyshimi i arsyesh\u00ebm p\u00ebr kryerjen e veprave penale n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 11 fakte penale ekziston dhe ai \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb prova (80 prova) q\u00eb prokuroria i ka paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteruese n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>ii.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 Deputeti Belinda Balluku nuk ndodhet n\u00eb kushtet e ndalimit t\u00eb parashikuara n\u00eb pik\u00ebn 2, t\u00eb nenit 228 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, sipas t\u00eb cilit \u201c2. Asnj\u00eb mas\u00eb nuk mund t\u00eb zbatohet kur ka shkaqe pad\u00ebnueshm\u00ebrie t\u00eb shuarjes s\u00eb vepr\u00ebs penale ose d\u00ebnimit.\u201d. N\u00eb rastin konkret nuk ka shkaqe pad\u00ebnueshm\u00ebrie dhe t\u00eb shurjes s\u00eb vepr\u00ebs penale apo t\u00eb d\u00ebnimit sipas legjislacionit n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>iii.\u00a0\u00a0\u00a0 Deputeti Belinda Balluku p\u00ebrmbush t\u00eb gjitha kushtet p\u00ebr caktimin e masve t\u00eb sigurimit penal, t\u00eb parashikuara n\u00eb pik\u00ebn 3, t\u00eb nenit 228 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale sepse: a) prokuroria provoi se ekzistojn\u00eb shkaqe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik marrjen ose v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs, bazuar n\u00eb rrethana fakti; b) ekziston rreziku q\u00eb ajo t\u00eb largohet, p\u00ebr shkak se rrezikon nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr nj\u00eb krim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb; c) p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb faktit (p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb krimit) dhe personalitetit t\u00eb t\u00eb pandehurit (dyshohet p\u00ebr kryerjen e veprave penale n\u00eb 11 raste) ka rrezik q\u00eb ajo t\u00eb kryej\u00eb krime t\u00eb r\u00ebnda ose t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit lloj me at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin procedohet (tentativa p\u00ebr pengimin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebrmes intimidimit t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve tashm\u00eb ka ndodhur dhe po hetohet nga prokuroria).<\/p>\n<p>iv.\u00a0\u00a0\u00a0 N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr autorizim prokuroria ka argumentuar se n\u00eb k\u00ebrkesat e saj p\u00ebr caktimin e masave t\u00eb sigurimit ka mbajtur parasysh p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e secil\u00ebs prej tyre me shkall\u00ebn e nevojave t\u00eb sigurimit q\u00eb duhen marr\u00eb n\u00eb rastin konkret, duke p\u00ebrmbushur k\u00ebshtu kushtin e p\u00ebrcaktuar n\u00eb pik\u00ebn 1, t\u00eb nenit 229 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale. \u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb prokuroria dhe gjykata kan\u00eb respektuar deri m\u00eb tani parimin e p\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb dhe proporcionalitetit t\u00eb masave t\u00eb sigurimit perosnal. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Prokuroria p\u00ebrmes veprimeve konkrete t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuara, ka respektuar k\u00ebrkesat e pik\u00ebs 2 t\u00eb nenit 229 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penal, sipas t\u00eb cil\u00ebs \u201c2. \u00c7do mas\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb raport me r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e faktit dhe me sanksionin q\u00eb parashikohet p\u00ebr vepr\u00ebn penale konkrete. Mbahen parasysh edhe vazhdim\u00ebsia, p\u00ebrs\u00ebritja, si dhe rrethanat leht\u00ebsuese dhe r\u00ebnduese t\u00eb parashikuara nga Kodi Penal.\u201d. K\u00ebrkesa p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201cNdalim i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d me ato t\u00eb \u201cArrestit n\u00eb burg\u201d apo \u201cArrestit n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, ka ndodhur kur r\u00ebnd\u00ebsia e faktit penal \u00ebsht\u00eb rritur (nga 2 fakte penale, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr 11 fakte penale \u2013 nga t\u00eb cilat p\u00ebr nj\u00eb ka statusin e t\u00eb pandehurit, 7 ka statusin e personit n\u00ebn hetim, nd\u00ebrsa p\u00ebr 3 t\u00eb tjera ende nuk ka nj\u00eb status t\u00eb konfirmuar procedural, por veprimet\/mosveprimet jan\u00eb n\u00eb proces hetimi paraprak); sanksioni p\u00ebr d\u00ebnimin e mundsh\u00ebm ka shkuar potencialisht nga maksimumi n\u00eb 10 vjet, n\u00eb maksimumi n\u00eb 35 vjet; \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar vazhdim\u00ebsia dhe p\u00ebrs\u00ebritja, si dhe ekzistenca e rrethanave r\u00ebnduese t\u00eb parashikuara nga Kodi Penal (veprat penale dyshohen se jan\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim).<\/p>\n<p>v.\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 \u00cbsht\u00eb mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb kushti i parashikuar n\u00eb pik\u00ebn 1, t\u00eb nenit 230 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, sipas t\u00eb cilit \u201c1. Arresti n\u00eb burg mund t\u00eb vendoset vet\u00ebm kur \u00e7do mas\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr shkak t\u00eb rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs dhe t\u00eb pandehurit.\u201d. \u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb prokuroria ka vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar. Kur nevojat e sigurimit e kan\u00eb mund\u00ebsuar dhe \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar e p\u00ebrshtatshme caktimi i nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb sigurimit, kur kemi qen\u00eb p\u00ebrpara 2 fakteve penale, nga ana e prokuroris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar masa e sigurimit \u201cArrest me burg\u201d, por ajo e \u201cNdalimit t\u00eb daljes jasht\u00eb shtetit\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb hetimit, ku pozita dhe nevoja e sigurimit \u00ebsht\u00eb r\u00ebnduar, p\u00ebr shkak t\u00eb hetimeve p\u00ebr 11 fakte penale, q\u00eb jan\u00eb d\u00ebshmi e rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs dhe t\u00eb pandehurit, organi i prokuroris\u00eb vler\u00ebson t\u00eb pap\u00ebrshtatshme masat e tjera t\u00eb sigurimit personal, p\u00ebrvec masave t\u00eb sigurimit \u201cArrest n\u00eb burg\u201d apo \u201cArrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d.<\/p>\n<p>vi.\u00a0\u00a0\u00a0 Deputeti Belinda Balluku nuk ndodhet n\u00eb kushtet e ndalimit ligjor p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201cArrest me burg\u201d, t\u00eb parashikuara n\u00eb pik\u00ebn 2 t\u00eb nenit 230, p\u00ebr shkak se: (a) nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua shtatz\u00ebn\u00eb ose me f\u00ebmij\u00eb n\u00ebn mosh\u00ebn 3 vje\u00e7 dhe q\u00eb jeton me t\u00eb; (b) nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person q\u00eb ndodhet n\u00eb gjendje sh\u00ebndet\u00ebsore ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb r\u00ebnd\u00eb; (c) nuk \u00ebsht\u00eb person q\u00eb ka kaluar mosh\u00ebn shtat\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7; (d) nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person toksikoman apo i alkoolizuar, p\u00ebr t\u00eb cilin zbatohet nj\u00eb program terapeutik n\u00eb nj\u00eb institucion t\u00eb posa\u00e7\u00ebm.<\/p>\n<p>vii.\u00a0 P\u00ebrmbushet kriteri ligjor i parashikuar n\u00eb pik\u00ebn 3 t\u00eb nenit 260 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e nj\u00eb mase m\u00eb t\u00eb leht\u00eb sigurimi me nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, p\u00ebr shkak se ndodhemi n\u00eb rrethan\u00ebn kur nevojat e sigurimit jan\u00eb r\u00ebnduar. Sikurse \u00ebsht\u00eb argumentuar gjer\u00ebsisht nevojat e sigurimit jan\u00eb r\u00ebnduar, n\u00eb t\u00eb dyja drejtimet: qoft\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb faktit penal (nga 2 fakte\/vepra penale aktualisht jan\u00eb 11 fakte\/vepra penale t\u00eb dyshuara); qoft\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb sanksionit q\u00eb parashikohet p\u00ebr vepr\u00ebn penale konkrete (sanksioni ka shkuar potencialisht nga maksimumi n\u00eb 10 vjet, n\u00eb maksimumi n\u00eb 35 vjet).<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka depozituar dit\u00ebn e sotme n\u00eb Kuvend raportin e p\u00ebrpiluar n\u00eb K\u00ebshillin e Mandateve p\u00ebr dh\u00ebnien e autorizimit SPAK p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb deputetes Belinda Balluku. P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate p\u00ebr mediat, Kreu i Grupit Parlamentar t\u00eb PD-s\u00eb u shpreh se PD \u00ebsht\u00eb pro k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK, drejt\u00ebsis\u00eb dhe barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit. Ai [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-73970","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73970","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73970"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73970\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73970"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73970"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73970"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}