{"id":73960,"date":"2026-03-02T13:48:30","date_gmt":"2026-03-02T13:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/02\/grupi-parlamentar-i-pd-se-depoziton-ne-kuvend-raportin-per-heqjen-e-imunitetit-te-belinda-ballukut\/"},"modified":"2026-03-02T13:48:30","modified_gmt":"2026-03-02T13:48:30","slug":"grupi-parlamentar-i-pd-se-depoziton-ne-kuvend-raportin-per-heqjen-e-imunitetit-te-belinda-ballukut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/02\/grupi-parlamentar-i-pd-se-depoziton-ne-kuvend-raportin-per-heqjen-e-imunitetit-te-belinda-ballukut\/","title":{"rendered":"Grupi Parlamentar i PD-s\u00eb depoziton n\u00eb Kuvend raportin p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb Belinda Ballukut"},"content":{"rendered":"<p>Grupi Parlamentar i PD k\u00ebt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb ka dor\u00ebzuar n\u00eb Kuvend, Raportin e K\u00ebshillit t\u00eb Mandateve p\u00ebr dh\u00ebnien e autorizimit SPAK p\u00ebr heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetes Belinda Balluku. PD thekson se jan\u00eb pro k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK dhe barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit.<\/p>\n<p>Sipas PD-s\u00eb, Prokuroria ka dokumentuar n\u00eb mij\u00ebra faqe prova se ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministria Belinda Balluku, ka abuzuar me detyr\u00ebn dhe se ka paracaktuar gar\u00ebn p\u00ebr 11 procedura publike me vler\u00eb 1.1 miliard euro.<\/p>\n<p>M\u00eb tej PD shton se sipas prokuroris\u00eb ajo i ka shkaktuar nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb madh financiar shtetit shqiptar, dhe rrezikon deri n\u00eb 35 vite burg. Ata akuzojn\u00eb edhe kryeministrin, Edi Rama se do t\u00eb pengoj\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb pasi sipas tyre \u00ebsht\u00eb vet\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb dat\u00ebn 16.12.2025 \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje nga Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, e cila me shkres\u00ebn nr. 43019 Prot., dat\u00eb 16.12.2025, ka k\u00ebrkuar nga Kuvendi: \u201cDh\u00ebnien e autorizimit nga Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr arrestimin\/heqjen e liris\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit nga ajo e \u201cNdalimit t\u00eb daljes jasht\u00eb shtetit\u201d e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe \u201cPezullimit t\u00eb ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, n\u00eb at\u00eb t\u00eb arrest n\u00eb burg\/n\u00eb sht\u00ebpi, t\u00eb znj. Belinda BALLUKU, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe z\u00ebvend\u00ebskryeministrit.\u201d.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkes\u00eb e prokuroris\u00eb shoq\u00ebrohet nga relacioni p\u00ebrkat\u00ebs i arsyetuar, si dhe me provat e plota t\u00eb administruara n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit parashtrohet se Prokuroria n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal nr. 136, t\u00eb vitit 2025, ka marr\u00eb si t\u00eb pandehur dhe person n\u00ebn hetim deputeten Belinda Balluku, p\u00ebr shkak se dyshohet se ka kryer, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur (11 fakte penale), vepr\u00ebn penale: \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga nenet 258\/2 e 25 t\u00eb K.Penal.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa q\u00eb bazohet n\u00eb nenet 73, 95, 103 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, nenet 260, 288, 289 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, si dhe n\u00eb nenet 13 dhe 118 t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim nga K\u00ebshilli p\u00ebr Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin (n\u00eb vijim K\u00ebshilli) n\u00eb mbledhjet e datave 19.12.2025 dhe 23.02.2026.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit nga K\u00ebshilli, p\u00ebrfundimisht, 5 an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb pakic\u00ebs parlamentare, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb neneve 73, 95, 103 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, neneve 260, 288, 289 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, neneve 13 dhe 118 t\u00eb Rregullores s\u00eb Kuvendit; si dhe nga analiza e fakteve dhe rrethanave t\u00eb c\u00ebshtjes, rekomandojn\u00eb deputet\u00ebt n\u00eb seanc\u00eb plenare t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb T\u00cb VOTOJN\u00cb PRO, p\u00ebr miratimin e k\u00ebrkes\u00ebs nr. 43019 Prot., dat\u00eb 16.12.2025 t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, duke vendosur:<\/p>\n<p>\u201cDh\u00ebnien e autorizimit nga Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr arrestimin\/heqjen e liris\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit nga ajo e \u201cNdalimit t\u00eb daljes jasht\u00eb shtetit\u201d e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe \u201cPezullimit t\u00eb ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, n\u00eb at\u00eb t\u00eb arrest n\u00eb burg\/n\u00eb sht\u00ebpi, p\u00ebr deputeten Belinda BALLUKU\u201d, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal nr. 136 t\u00eb vitit 2025, ku ajo \u00ebsht\u00eb marr\u00eb si e pandehur dhe person n\u00ebn hetim, p\u00ebr shkak se dyshohet se ka kryer, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, vepr\u00ebn penale: \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga nenet 258\/2 e 25 t\u00eb K.Penal.<\/p>\n<p>N\u00eb miratimin e k\u00ebtij Rekomandimi mbajm\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb sa m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>Sipas jurisprudenc\u00ebs s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, pika 2 e nenit 73 synon t\u00eb mbroj\u00eb veprimtarin\u00eb e vet\u00eb Kuvendit (jo t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb) p\u00ebr aq sa ajo mund t\u00eb cenohet si rezultat i procedimeve penale me sfond politik ndaj deputet\u00ebve t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim vlen t\u00eb theksohet edhe q\u00ebndrimi i Komisionit t\u00eb Venecias, sipas t\u00eb cilit imuniteti i deputet\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb privilegj personal i tyre, por q\u00ebllimi kryesor i tij (imunitetit parlamentar) \u00ebsht\u00eb mbrojtja e vet\u00eb parlamentit dhe n\u00eb ve\u00e7anti funksionimi i duhur i tij.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, Komisioni i Venecias ka mbajtur q\u00ebndrimin dhe ka krijuar standardin, sipas t\u00eb cilit duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb prezumim themelor q\u00eb imuniteti duhet t\u00eb hiqet n\u00eb t\u00eb gjitha rastet kur nuk ka asnj\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb dyshuar se akuzat ndaj deputetit p\u00ebrkat\u00ebs jan\u00eb t\u00eb motivuara politikisht dhe se paprekshm\u00ebria e tij duhet t\u00eb zbatohet vet\u00ebm n\u00eb rastet kur ka arsye p\u00ebr t\u00eb dyshuar se n\u00eb vendimin p\u00ebr ndjekjen penalisht t\u00eb deputetit ka element partiako-politik. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ushtrimi i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb kushtetuese nga ana e Kuvendit, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb autorizimin me t\u00eb cilin zyrtari publik zhvishet nga paprekshm\u00ebria, duhet t\u00eb synoj\u00eb vet\u00ebm mbrojtjen e veprimtaris\u00eb normale parlamentare dhe verifikimit n\u00ebse akuza \u00ebsht\u00eb e motivuar politikisht.<\/p>\n<p>Ndryshimet kushtetuese t\u00eb vitit 2012, q\u00eb u frym\u00ebzuan nga nevoja p\u00ebr t\u00eb intensifikuar luft\u00ebn kund\u00ebr pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb, reformuan thelb\u00ebsisht konceptin e imunitetit parlamentar. Rregullat e reja kushtetuese kan\u00eb tentuar t\u00eb afrojn\u00eb zyrtarin e lart\u00eb shtet\u00ebror me qytetarin e zakonsh\u00ebm n\u00eb raport me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr zbatimin e ligjit. Nj\u00eb ndryshim i till\u00eb, erdhi si nevoj\u00eb, jo vet\u00ebm e nj\u00eb orientimi politik qeveris\u00ebs n\u00eb vitin 2012, por edhe si nj\u00eb detyrim p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb integrimit evropian dhe t\u00eb disa  marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, mes t\u00eb cilave p\u00ebrmendim \u201cKonventa penale kund\u00ebr korrupsionit\u201d e GRECO-s.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje, Kuvendi verifikon vet\u00ebm procedur\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar, pa i hyr\u00eb cil\u00ebsis\u00eb dhe vler\u00ebs s\u00eb provave n\u00eb drejtim t\u00eb faktit penal dhe t\u00eb autor\u00ebsis\u00eb. Imuniteti procedural nuk mundet dhe nuk duhet q\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb mburoj\u00eb nga pand\u00ebshkueshm\u00ebria apo si penges\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb. N\u00ebse pranohet e kund\u00ebrta, at\u00ebher\u00eb \u0481do akt i prodhuar \u00ebsht\u00eb absolutisht i pavlefsh\u00ebm, sepse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dukshme Kuvendi tejkalon kompetenc\u00ebn e tij dhe merr kompetenc\u00eb p\u00ebr ushtrim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb ndjekjes penale, pra uzurpon kompetenca gjyq\u00ebsore. <\/p>\n<p>N\u00ebse Kuvendi shqyrton nevoj\u00ebn apo jo t\u00eb kryerjes s\u00eb nj\u00eb veprimi konkret hetimor nga ana e organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, at\u00ebher\u00eb demokracia p\u00ebrballet me nj\u00eb rrezik flagrant: rr\u00ebnohet parimi i ndarjes s\u00eb pushteteve i sanksionuar nga neni 7 i Kushtetut\u00ebs. Jo vet\u00ebm kaq, por situata shthuret dhe passjell nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi pasojash, q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb pa kthim parimet e drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb shtetit, ku sundon ligji. N\u00eb k\u00ebt\u00eb terren kushtetues, n\u00eb rastin konkret, \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e Kuvendit t\u00eb verifikoj\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse ekzistojn\u00eb t\u00eb gjitha kushtet p\u00ebr dh\u00ebnien e autorizimit, q\u00eb k\u00ebrkohet nga prokuroria p\u00ebr arrestimin e deputetit. Kuvendi, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e pushtetit legjislativ, n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj procedure ka vet\u00ebm nj\u00eb detyr\u00eb: t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb deputeti n\u00eb procedur\u00eb t\u00eb mos jet\u00eb peng i p\u00ebrdorimit abuziv politiko-partik p\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij parlamentare.<\/p>\n<p>Ne deputet\u00ebt e pakic\u00ebs parlamentare n\u00eb K\u00ebshill, mbajm\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb edhe standardin e vendosur nga Komisioni i Venecias, sipas t\u00eb cilit: \u201corgani parlamentar q\u00eb shqyrton nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr heqjen e imunitetit nuk duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb shqyrtim ligjor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Vendimi duhet t\u00eb bazohet mbi faktet dhe meritat e \u00e7\u00ebshtjes si\u00e7 i parashtrojn\u00eb autoritetet dhe deputeti n\u00eb fjal\u00eb dhe jo mbi konsiderata t\u00eb tjera politike apo t\u00eb jashtme.\u201d. N\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebt\u00eb standard, Kuvendi nuk ka kompetenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar merit\u00ebn e c\u00ebshtjes p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit, llojit t\u00eb saj apo kushteve p\u00ebr secil\u00ebn mas\u00eb, por ka rol vet\u00ebm n\u00eb verifikimin e ekzistenc\u00ebs formale t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb k\u00ebtyre kushteve. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn ai do t\u00eb b\u00ebnte shqyrtim ligjor t\u00eb c\u00ebshtjes, jasht\u00eb kompetenc\u00ebs s\u00eb tij kushtetuese dhe n\u00eb shkelje t\u00eb parimit t\u00eb ndarjes dhe balancimit midis pushteteve.<\/p>\n<p>Kuvendi, duke mos qen\u00eb organ kompetent sipas Kushtetut\u00ebs p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr hetimin penal, nuk mund t\u00eb cmoj\u00eb merit\u00ebn se cila \u00ebsht\u00eb masa e p\u00ebrshtatshme e sigurimit p\u00ebr t\u00eb mbrojtur hetimet, apo t\u00eb veprimeve konkrete q\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb prokuroria q\u00eb hetimi t\u00eb jet\u00eb i plot\u00eb dhe i pacenuar. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompetenc\u00eb ekskluzive e pushtetit gjyq\u00ebsor. N\u00ebse Kuvendi do t\u00eb vler\u00ebsonte q\u00eb nj\u00eb mas\u00eb e caktuar sigurimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb e p\u00ebrshtatshme sesa nj\u00eb tjet\u00ebr, apo nj\u00eb mas\u00eb e caktuar sigurimi \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme, kjo do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nd\u00ebrhyrje n\u00eb kompetencat e pushtetin gjyq\u00ebsor dhe p\u00ebr pasoj\u00eb nd\u00ebrhyrje e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb antikushtetuese, n\u00eb hetimin penal.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin n\u00eb shqyrtim Kuvendi nuk \u00ebsht\u00eb ftuar p\u00ebr t\u00eb caktuar nj\u00eb mas\u00eb sigurimi, sepse nuk \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e tij caktimi i mas\u00ebs s\u00eb sigurimit. Kuvendit i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar autorizim nga Prokuroria, q\u00eb ajo t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u2019i drejtohet gjykat\u00ebs p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit. Ashtu sikurse edhe pika 3 e nenit 260 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale sanksionon: \u201c3. Kur nevojat e sigurimit r\u00ebndohen, gjykata, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb prokurorit, mund t\u00eb vendos\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimin e saj me nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ose caktimin e nj\u00eb mase sigurimi shtr\u00ebnguese ose ndaluese shtes\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb kushtetuese dhe ligjore e Gjykat\u00ebs, q\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb, t\u00eb vendos p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin ose jo t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit.<\/p>\n<p>Caktimi i mas\u00ebs m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme t\u00eb sigurimit dhe p\u00ebr pasoj\u00eb vler\u00ebsimin kushtetuese\/ligjor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, \u00ebsht\u00eb brenda sfer\u00ebs ekskluzive t\u00eb Gjykat\u00ebs. Vendimmarrja e Gjykat\u00ebs i n\u00ebnshtrohet kontrollit t\u00eb brendsh\u00ebm nga vet\u00eb sistemi gjyq\u00ebsor, fillimisht n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb periodike, m\u00eb pas nga Gjykata Apelit, Gjykata e Lart\u00eb apo Gjykata Kushtetuese. N\u00ebse Kuvendi do t\u00eb mbante q\u00ebndrimin q\u00eb ska nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb veprim t\u00eb caktuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb hetimi penal (caktimi i nj\u00eb mase m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sigurimi personal p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb pa cenuar hetimin), nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb organi i ngarkuar nga Kushtetuta p\u00ebr t\u00eb ushtruar ndjekjen penale \u2013 Prokuroria \u2013 cmon dhe v\u00ebrteton t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, at\u00ebher\u00eb Kuvendi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb antikushtetuese do t\u00eb uzurponte kompetencat e organit t\u00eb hetimit dhe pushtetit gjyq\u00ebsor, duke i njohur vetes atributin e caktimit t\u00eb masave t\u00eb sigurimit. Kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb nd\u00ebrhyrje brutale n\u00eb sfer\u00ebn e kompetencave t\u00eb pushtetit gjyq\u00ebsor dhe p\u00ebr pasoj\u00eb cenim flagrant i nenit 7 t\u00eb Kushtetut\u00ebs \u2013 parimit t\u00eb ndarjes dhe t\u00eb balancimit midis pushteteve.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb sa m\u00eb lart, Kuvendi, n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj procedure, ka autoritet kushtetues t\u00eb verifikoj\u00eb VET\u00cbM:<\/p>\n<p>(1) Ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb procedimi penal t\u00eb ligjsh\u00ebm dhe munges\u00ebn e motiveve politike n\u00eb hetimin penal t\u00eb c\u00ebshtjes;<\/p>\n<p>(2) Ekzistenc\u00ebn e kushteve ligjore p\u00ebr autorizimin e veprimit t\u00eb k\u00ebrkuar nga prokuroria;<\/p>\n<p>(3) Plot\u00ebsimin nga ana p\u00ebrmbajt\u00ebsore t\u00eb disa kritere t\u00eb elaboruara nga Komisioni i Venecias.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtij verifikimi, rezulton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur se:<\/p>\n<p>1. Provohet se ekziston nj\u00eb procedim penal i ligjsh\u00ebm dhe se n\u00eb rastin konkret jemi p\u00ebrpara prezumimit bazik q\u00eb imuniteti duhet t\u00eb hiqet sepse nuk ka asnj\u00eb pretendim apo arsye t\u00eb besohet se akuzat kund\u00ebr deputetes Balluku jan\u00eb t\u00eb motivuara politikisht. Madje edhe vet\u00eb ajo, p\u00ebrmes avokat\u00ebve t\u00eb saj, e konfirmon nj\u00eb fakt t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>2. Provohet \u201cdyshimi i arsyesh\u00ebm\u201d i bazuar n\u00eb prova. Prokuroria tregon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se ekziston dyshimi i arsyeshme dhe ai bazohen n\u00eb nj\u00eb set provash q\u00eb jan\u00eb depozituar bashk\u00eblidhur k\u00ebrkes\u00ebs dhe relacionit shoq\u00ebrues, gjithsej 80 prova, t\u00eb ndara n\u00eb 12 volume.<\/p>\n<p>3. Provohet rreziku p\u00ebr procedimin penal. Prokuroria n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn drejtuar Kuvendit, si dhe n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve p\u00ebrpara K\u00ebshillit, treguan qartazi se n\u00eb rastin konkret ekziston rreziku p\u00ebr prishjen e provave t\u00eb procedimit penal nga deputetja Belinda Balluku. Pozicioni i saj si deputet i mazhoranc\u00ebs, ish-Z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr dhe ish-minist\u00ebr; lidhja e ngusht\u00eb me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb ministrave aktual n\u00eb detyr\u00eb apo funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs pubike (drejtor\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb promovuar n\u00eb detyra prej saj), \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tregues i qart\u00eb i lidhjeve dhe aft\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e provave t\u00eb procedimit penal.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb dat\u00ebs 23.02.2026, prokuror\u00ebt sqaruan m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb rrezik, duke theksuar dhe paraqitur provat p\u00ebrkat\u00ebse se deputetja Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb ushtroj\u00eb presion mbi d\u00ebshmitar\u00ebt, p\u00ebrmes dy formave: (1) P\u00ebrmes \u201ct\u00eb fort\u00ebve\u201d, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt prokuroria deklaroi se po verifikohet n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, verifikim q\u00eb mbulohet nga sekreti hetimor; (2) \u2060p\u00ebrmes zyrtar\u00ebve publik\u00eb, pjes\u00eb e kabinetit t\u00eb ministres, t\u00eb cil\u00ebt, ose kan\u00eb shantazhuar p\u00ebr shkarkime nga puna ndaj familjar\u00ebve, ose kan\u00eb ofruar para n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb ndryshimit t\u00eb d\u00ebshmive dhe avokatit.<\/p>\n<p>4. Provohet nevoja e kryerjes s\u00eb veprimit nga ana e prokuroris\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb s\u00eb mas\u00ebs s\u00eb k\u00ebrkuar.  Prokuroria, n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e saj dhe n\u00eb p\u00ebrgjigjet e dh\u00ebna p\u00ebrpara K\u00ebshillit, tregoi qart\u00eb se cdo mas\u00eb tjet\u00ebr, vec asaj t\u00eb arrestit, \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr shkak t\u00eb rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb lart\u00eb shoq\u00ebrore t\u00eb vepr\u00ebs penale p\u00ebr t\u00eb cilat po procedohet dhe p\u00ebr shkak t\u00eb personalitetit kriminal t\u00eb deputetes Belinda Balluku. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, duhet t\u00eb evidentohet se rasti konkret paraqet rrezikshm\u00ebri t\u00eb shtuar, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjes n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs vep\u00ebr penale, duke d\u00ebmtuar drejtp\u00ebrdrejt imazhin e institucioneve shqiptare n\u00eb syt\u00eb e opinionit publik, por edhe imazhin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, nevojat e sigurimit jan\u00eb r\u00ebnduar p\u00ebr personin n\u00ebn hetim dhe t\u00eb pandehur\u00ebn Belinda Balluku. \u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb prokuroria nuk ka k\u00ebrkuar mas\u00eb sigurimi n\u00eb momentin q\u00eb deputeti Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb i pandehur p\u00ebr nj\u00eb fakt penal \u2013 Nd\u00ebrtimi i Tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb. M\u00eb pas, ka lindur nevoja p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit, sepse ajo ka marr\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit n\u00ebn hetim p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr fakt penal \u2013 Nd\u00ebrtimi i Lotit t\u00eb 4 t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe t\u00eb Tiran\u00ebs, ku prokuroria dhe gjykata, n\u00eb respekt t\u00eb parimit t\u00eb p\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb dhe proporcionalitetit t\u00eb masave t\u00eb sigurimit personal, kan\u00eb k\u00ebrkuar dhe caktuar nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb sigurimit personal, at\u00eb t\u00eb \u201cNdalimit t\u00eb daljes jasht\u00eb shtetit\u201d dhe t\u00eb mas\u00ebs ndaluese t\u00eb \u201cPezullimit t\u00eb ushtrimit t\u00eb nj\u00eb funksioni a sh\u00ebrbimi publik\u201d, e cila ka mbetur e pazbatueshme p\u00ebr shkak t\u00eb shkarkimit t\u00eb saj nga detyra. M\u00eb pas, n\u00eb ngarkim t\u00eb deputetit Belinda Balluku jan\u00eb atribuuar edhe 6 fakte t\u00eb reja penale dhe indicie t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr 3 fakte t\u00eb tjera penale, dhe kjo ka diktuar nevoj\u00ebn e prokuroris\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar autorizimin nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb lejuar paraqitjen n\u00eb gjykat\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs \u201carrest n\u00eb burg\u201d apo \u201carret n\u00eb sht\u00ebpi\u201d. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, mos kryerja e veprimit mund t\u2019i jap\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb pandehur\u00ebs q\u00eb t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb hetimet dhe t\u00eb pengoj\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb. \u00cbsht\u00eb kompetenc\u00eb e prokuroris\u00eb dhe gjykat\u00ebs q\u00eb m\u00eb pas t\u00eb vler\u00ebsojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb periodike vijimin ose jo t\u00eb nevojave q\u00eb diktojn\u00eb kryerjen e nj\u00eb veprimi t\u00eb caktuar n\u00eb mbrojtje t\u00eb hetimeve.<\/p>\n<p>5. Provohet p\u00ebrmbushja e t\u00eb gjitha kritereve t\u00eb p\u00ebrcaktuara nga Komisioni i Venecias p\u00ebr heqjen e imunitetin. Deputeti Belinda Balluku, p\u00ebrmes avokat\u00ebve t\u00eb saj, nuk ngriti asnj\u00eb pretendim se ndodhemi p\u00ebrpara ndonj\u00eb prej kritereve q\u00eb ka p\u00ebrcaktuar Komisioni i Venecias p\u00ebr mbajtjen e imunitetit dhe konkretisht: kur pretendimet jan\u00eb qartazi dhe haptazi t\u00eb pabazuara; kur shkelja e pretenduar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasoj\u00eb e paparashikuar e nj\u00eb veprimi politik; kur pretendimet jan\u00eb paraqitur qart\u00ebsisht p\u00ebr motive politiko-partiake (fumus persecutionis) me q\u00ebllim shqet\u00ebsimin ose intimidimin e deputetit ose ndikimin tek mandati i tij; kur procedurat ligjore mund t\u00eb rrezikojn\u00eb seriozisht funksionet demokratike t\u00eb parlamentit ose t\u00eb drejtat themelore t\u00eb nj\u00eb deputeti ose grup deputet\u00ebsh.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebtij pretendimi, Kuvendi nuk mund t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebtyre kritereve dhe \u00ebsht\u00eb i detyruar t\u00eb votoj\u00eb pro heqjes s\u00eb imunitetit, p\u00ebr shkak se provohet q\u00eb p\u00ebrmbushen kriteret e Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebr heqjen e imunitetit si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>(i) Heqja e imunitetit t\u00eb deputetit, nuk e v\u00eb n\u00eb rrezik serioz funksionin demokratik t\u00eb parlamentit; <\/p>\n<p>(ii) k\u00ebrkesa p\u00ebr dh\u00ebnie autorizimi (heqje imuniteti) \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar n\u00eb aktet e Prokuroris\u00eb se bazohet n\u00eb shkaqe t\u00eb drejta, t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe t\u00eb sinqerta;<\/p>\n<p>(iii) Shkelja e pretenduar nga ana e prokuroris\u00eb (akuzat) \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00eb, p\u00ebr shkak se ajo \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb 11 fakte penale, me nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb konsideruesh\u00ebm financiar dhe p\u00ebr nj\u00eb fond publik me vler\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb lart\u00eb \u2013 1.1 miliard euro;<\/p>\n<p>(iv) Shkelja q\u00eb i atribuohet deputetit e p\u00ebr t\u00eb cilat k\u00ebrkohet heqja e imunitetit, nuk \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e veprimtaris\u00eb s\u00eb tij si parlamentare;<\/p>\n<p>(v)  Dh\u00ebnia e autorizimit (heqja e imunitetit) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb barrier\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, e cila n\u00ebse nuk realizohet, at\u00ebher\u00eb verifikohet nj\u00eb pengim real i drejt\u00ebsis\u00eb;<\/p>\n<p>(vi) Mosdh\u00ebnia e autorizimit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i cili kompromenton t\u00ebr\u00ebsisht autoritetin dhe legjitimitetin e Parlamentit n\u00eb syt\u00eb e publikut dhe n\u00eb mar\u00ebdh\u00ebniet institucionale me organet e tjera, p\u00ebr shkak se shkelet pa asnj\u00eb motiv ligjor parimi kushtetutes i barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit dhe parimi i ndarjes e balancimit mes pushteteve.<\/p>\n<p>6. Provohet p\u00ebrmbushja e t\u00eb gjitha kushtet dhe kriteret ligjore t\u00eb caktimit t\u00eb masave t\u00eb siguris\u00eb, t\u00eb parashikuara nga nenet 228, 229, 230 dhe 260 t\u00eb Kodit t\u00eb Pocedur\u00ebs Penale. Konkretisht:<\/p>\n<p>Deputeti Belinda Balluku nuk ndodhet n\u00eb kushtet e ndalimit t\u00eb parashikuara n\u00eb pik\u00ebn 1, t\u00eb nenit 228 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, sipas t\u00eb cilit \u201c1. Askush nuk mund t\u2019u n\u00ebnshtrohet masave t\u00eb sigurimit personal n\u00eb qoft\u00eb se n\u00eb ngarkim t\u00eb tij nuk ekziston nj\u00eb dyshim i arsyesh\u00ebm, i bazuar n\u00eb prova.\u201d. Dyshimi i arsyesh\u00ebm p\u00ebr kryerjen e veprave penale n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 11 fakte penale ekziston dhe ai \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb prova (80 prova) q\u00eb prokuroria i ka paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteruese n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Deputeti Belinda Balluku nuk ndodhet n\u00eb kushtet e ndalimit t\u00eb parashikuara n\u00eb pik\u00ebn 2, t\u00eb nenit 228 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, sipas t\u00eb cilit \u201c2. Asnj\u00eb mas\u00eb nuk mund t\u00eb zbatohet kur ka shkaqe pad\u00ebnueshm\u00ebrie t\u00eb shuarjes s\u00eb vepr\u00ebs penale ose d\u00ebnimit.\u201d. N\u00eb rastin konkret nuk ka shkaqe pad\u00ebnueshm\u00ebrie dhe t\u00eb shurjes s\u00eb vepr\u00ebs penale apo t\u00eb d\u00ebnimit sipas legjislacionit n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Deputeti Belinda Balluku p\u00ebrmbush t\u00eb gjitha kushtet p\u00ebr caktimin e masve t\u00eb sigurimit penal, t\u00eb parashikuara n\u00eb pik\u00ebn 3, t\u00eb nenit 228 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale sepse: a) prokuroria provoi se ekzistojn\u00eb shkaqe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik marrjen ose v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs, bazuar n\u00eb rrethana fakti; b) ekziston rreziku q\u00eb ajo t\u00eb largohet, p\u00ebr shkak se rrezikon nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr nj\u00eb krim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb; c) p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb faktit (p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb krimit) dhe personalitetit t\u00eb t\u00eb pandehurit (dyshohet p\u00ebr kryerjen e veprave penale n\u00eb 11 raste) ka rrezik q\u00eb ajo t\u00eb kryej\u00eb krime t\u00eb r\u00ebnda ose t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit lloj me at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilin procedohet (tentativa p\u00ebr pengimin e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebrmes intimidimit t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve tashm\u00eb ka ndodhur dhe po hetohet nga prokuroria).<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr autorizim prokuroria ka argumentuar se n\u00eb k\u00ebrkesat e saj p\u00ebr caktimin e masave t\u00eb sigurimit ka mbajtur parasysh p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e secil\u00ebs prej tyre me shkall\u00ebn e nevojave t\u00eb sigurimit q\u00eb duhen marr\u00eb n\u00eb rastin konkret, duke p\u00ebrmbushur k\u00ebshtu kushtin e p\u00ebrcaktuar n\u00eb pik\u00ebn 1, t\u00eb nenit 229 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale. \u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb prokuroria dhe gjykata kan\u00eb respektuar deri m\u00eb tani parimin e p\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb dhe proporcionalitetit t\u00eb masave t\u00eb sigurimit perosnal. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Prokuroria p\u00ebrmes veprimeve konkrete t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuara, ka respektuar k\u00ebrkesat e pik\u00ebs 2 t\u00eb nenit 229 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penal, sipas t\u00eb cil\u00ebs \u201c2. \u00c7do mas\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb raport me r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e faktit dhe me sanksionin q\u00eb parashikohet p\u00ebr vepr\u00ebn penale konkrete. Mbahen parasysh edhe vazhdim\u00ebsia, p\u00ebrs\u00ebritja, si dhe rrethanat leht\u00ebsuese dhe r\u00ebnduese t\u00eb parashikuara nga Kodi Penal.\u201d. K\u00ebrkesa p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201cNdalim i daljes jasht\u00eb shtetit\u201d me ato t\u00eb \u201cArrestit n\u00eb burg\u201d apo \u201cArrestit n\u00eb sht\u00ebpi\u201d, ka ndodhur kur r\u00ebnd\u00ebsia e faktit penal \u00ebsht\u00eb rritur (nga 2 fakte penale, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr 11 fakte penale \u2013 nga t\u00eb cilat p\u00ebr nj\u00eb ka statusin e t\u00eb pandehurit, 7 ka statusin e personit n\u00ebn hetim, nd\u00ebrsa p\u00ebr 3 t\u00eb tjera ende nuk ka nj\u00eb status t\u00eb konfirmuar procedural, por veprimet\/mosveprimet jan\u00eb n\u00eb proces hetimi paraprak); sanksioni p\u00ebr d\u00ebnimin e mundsh\u00ebm ka shkuar potencialisht nga maksimumi n\u00eb 10 vjet, n\u00eb maksimumi n\u00eb 35 vjet; \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar vazhdim\u00ebsia dhe p\u00ebrs\u00ebritja, si dhe ekzistenca e rrethanave r\u00ebnduese t\u00eb parashikuara nga Kodi Penal (veprat penale dyshohen se jan\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim).<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb mbajtur n\u00eb konsiderat\u00eb kushti i parashikuar n\u00eb pik\u00ebn 1, t\u00eb nenit 230 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, sipas t\u00eb cilit \u201c1. Arresti n\u00eb burg mund t\u00eb vendoset vet\u00ebm kur \u00e7do mas\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr shkak t\u00eb rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs dhe t\u00eb pandehurit.\u201d. \u00cbsht\u00eb fakt q\u00eb prokuroria ka vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar. Kur nevojat e sigurimit e kan\u00eb mund\u00ebsuar dhe \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar e p\u00ebrshtatshme caktimi i nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb sigurimit, kur kemi qen\u00eb p\u00ebrpara 2 fakteve penale, nga ana e prokuroris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar masa e sigurimit \u201cArrest me burg\u201d, por ajo e \u201cNdalimit t\u00eb daljes jasht\u00eb shtetit\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb hetimit, ku pozita dhe nevoja e sigurimit \u00ebsht\u00eb r\u00ebnduar, p\u00ebr shkak t\u00eb hetimeve p\u00ebr 11 fakte penale, q\u00eb jan\u00eb d\u00ebshmi e rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs dhe t\u00eb pandehurit, organi i prokuroris\u00eb vler\u00ebson t\u00eb pap\u00ebrshtatshme masat e tjera t\u00eb sigurimit personal, p\u00ebrvec masave t\u00eb sigurimit \u201cArrest n\u00eb burg\u201d apo \u201cArrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d.<\/p>\n<p>Deputeti Belinda Balluku nuk ndodhet n\u00eb kushtet e ndalimit ligjor p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit \u201cArrest me burg\u201d, t\u00eb parashikuara n\u00eb pik\u00ebn 2 t\u00eb nenit 230, p\u00ebr shkak se: (a) nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grua shtatz\u00ebn\u00eb ose me f\u00ebmij\u00eb n\u00ebn mosh\u00ebn 3 vje\u00e7 dhe q\u00eb jeton me t\u00eb; (b) nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person q\u00eb ndodhet n\u00eb gjendje sh\u00ebndet\u00ebsore ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb r\u00ebnd\u00eb; (c) nuk \u00ebsht\u00eb person q\u00eb ka kaluar mosh\u00ebn shtat\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7; (d) nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person toksikoman apo i alkoolizuar, p\u00ebr t\u00eb cilin zbatohet nj\u00eb program terapeutik n\u00eb nj\u00eb institucion t\u00eb posa\u00e7\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbushet kriteri ligjor i parashikuar n\u00eb pik\u00ebn 3 t\u00eb nenit 260 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e nj\u00eb mase m\u00eb t\u00eb leht\u00eb sigurimi me nj\u00eb mas\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, p\u00ebr shkak se ndodhemi n\u00eb rrethan\u00ebn kur nevojat e sigurimit jan\u00eb r\u00ebnduar. Sikurse \u00ebsht\u00eb argumentuar gjer\u00ebsisht nevojat e sigurimit jan\u00eb r\u00ebnduar, n\u00eb t\u00eb dyja drejtimet: qoft\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb faktit penal (nga 2 fakte\/vepra penale aktualisht jan\u00eb 11 fakte\/vepra penale t\u00eb dyshuara); qoft\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb sanksionit q\u00eb parashikohet p\u00ebr vepr\u00ebn penale konkrete (sanksioni ka shkuar potencialisht nga maksimumi n\u00eb 10 vjet, n\u00eb maksimumi n\u00eb 35 vjet).<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar koleg\u00eb deputet\u00eb,<\/p>\n<p>Ve\u00e7an\u00ebrisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb parlamentare, duhet patur parasysh edhe impakti q\u00eb do t\u00eb kishte mosdh\u00ebnia eventuale e autorizimit sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte rastin e par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Parlamentit, q\u00eb pas fillimit t\u00eb funksionimit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, krijuar si nj\u00eb organ i specializuar p\u00ebr t\u00eb luftuar fenomenin e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb rradh\u00ebt e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb version t\u00eb till\u00eb, do t\u00eb rezultonte se:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, mbajtja apo ruajtja e nj\u00eb imuniteti t\u00eb till\u00eb n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cenim i parimit kushtetues t\u00eb barazis\u00eb para ligjit, i cili \u00ebsht\u00eb thelbi i vet\u00eb Shteti t\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebs. Maksima \u201cSado lart q\u00eb ti t\u00eb jesh, ligji \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb mbi ty\u201d p\u00ebrmbyset duke u shnd\u00ebrruar n\u00eb \u201cn\u00ebse je an\u00ebtar i Parlamentit, i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, n\u00ebse ke mb\u00ebshtetjen e Edi Ram\u00ebs, ligji nuk mund t\u00eb t\u00eb prek\u00eb\u201d. Ky do t\u00eb ishte sinjali m\u00eb i gabuar q\u00eb Parlamenti kurrsesi nuk duhet ta emetoj\u00eb ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, vet\u00eb rregullat e imunitetit, n\u00eb thelbin e tyre kan\u00eb potencialin e madh q\u00eb t\u00eb keqp\u00ebrdoren nga deputet\u00ebt, dhe t\u00eb shnd\u00ebrrohen prej tyre n\u00eb nj\u00eb streh\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga shkeljet e ligjit. Nj\u00eb vendimmarrje e till\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbente si nj\u00eb incentiv p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb streh\u00ebn e parlamentit njer\u00ebz m\u00eb rekorde kriminale, plag\u00eb e madhe kjo, akoma shum\u00eb e fresk\u00ebt dhe aktuale e politik\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, rregullat e imunitetit n\u00eb vetvete, dhe p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb akoma nj\u00eb vendimarrje p\u00ebr mbajtjen e imunitetit n\u00eb rastin konkret do t\u00eb minonte besimin e publikut te Parlamenti si institucion dhe do t\u00eb krijonte p\u00ebr\u00e7mim p\u00ebr politik\u00ebn, politikan\u00ebt dhe vet\u00eb sistemin politik. Kuvendi, pa asnj\u00eb dilem\u00eb, duhet t\u00eb miratoj\u00eb dh\u00ebnien e autorizimit sepse vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, secili prej deputet\u00ebve ve\u00e7mas, por edhe Kuvendi si nj\u00eb i t\u00ebr\u00eb, tregon standardin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb sjelljes etike dhe b\u00ebhet model p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb mjedisin politik njer\u00ebz t\u00eb rinj dhe me vlera.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, n\u00ebse Kuvendi voton p\u00ebr mbajtjen e imunitetit dhe p\u00ebr pengimin e drejt\u00ebsis\u00eb, ky veprim do t\u00eb ishte goditja m\u00eb energjike ndaj shpres\u00ebs s\u00eb publikut dhe aksionit politik brenda dhe jasht\u00eb vendit p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe luft\u00ebn kund\u00ebr pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb, si themel edhe i rrug\u00ebtimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>S\u00eb pesti, mbajtja e imunitetit nga Kuvendi n\u00eb rastin konkret tregon haptazi munges\u00eb vullneti politik p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe rrjedhimisht, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb hap pas n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit evropian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Kuvendi do t\u00eb godas\u00eb fort pritshm\u00ebrit\u00eb dhe p\u00ebrpjekjet e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u2019iu bashkuar familjes evropiane, e cila na ka v\u00ebn\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe kushtin p\u00ebr luft\u00ebn me zero toleranc\u00eb kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar deputet\u00eb,<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb evidentojm\u00eb se n\u00eb shqyrtimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb duhet t\u00eb mb\u00ebshtetemi n\u00eb ruajtjen e interesit publik, n\u00eb nxitjen e luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, n\u00eb mbrojtjen e reputacionit t\u00eb Parlamentit, n\u00eb mospengimin e drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb mosnd\u00ebrhyrjen e kompetencave t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe n\u00eb dh\u00ebnien e mund\u00ebsis\u00eb deputetit t\u00eb cilit i k\u00ebrkohet heqja e imunitetit, q\u00eb t\u00eb pastroj\u00eb figur\u00ebn politike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padyshimt\u00eb, nga nj\u00eb autoritet i pavarur dhe i paansh\u00ebm, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, duke respektuar parimin e barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit.<\/p>\n<p>Kjo arrihet vet\u00ebm n\u00ebse p\u00ebrmbushet Rekomandimi p\u00ebr \u201cDh\u00ebnien e autorizimit nga Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr arrestimin\/heqjen e liris\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit nga ajo e \u201cNdalimit t\u00eb daljes jasht\u00eb shtetit\u201d e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe \u201cPezullimit t\u00eb ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, n\u00eb at\u00eb t\u00eb arrest n\u00eb burg\/n\u00eb sht\u00ebpi, p\u00ebr deputeten Belinda Balluku\u201d, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal nr. 136 t\u00eb vitit 2025, ku ajo \u00ebsht\u00eb marr\u00eb si e pandehur dhe person n\u00ebn hetim, p\u00ebr shkak se dyshohet se ka kryer, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur, vepr\u00ebn penale: \u201cShkelja e barazis\u00eb s\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb tendera apo ankande publike\u201d, kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga nenet 258\/2 e 25 t\u00eb K.Penal.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, p\u00ebrmes mosmiratimit t\u00eb Rekomandimit \u201cP\u00ebr dh\u00ebnien e autorizimit nga Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr arrestimin\/heqjen e liris\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit p\u00ebr deputeten Belinda Balluku\u201d, cenohet interesi publik; dekurajohet lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin; d\u00ebmtohet reputacioni i Parlamentit; pengohet drejt\u00ebsia dhe Kuvendi shnd\u00ebrrohet n\u00eb mburoj\u00eb politike n\u00eb mbrojtje t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb korruptuar; nd\u00ebrhyhet n\u00eb kompetencat e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb; si dhe cenohet parimi i barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit.<\/p>\n<p>Deputet\u00ebve i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar:<\/p>\n<p>Raporti i plot\u00eb (prej 48 faqe) t\u00eb 5 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Rregullores, Mandateve dhe Imunitetin, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb pakic\u00ebs parlamentare.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa nr. 43019 Prot., dat\u00eb 16.12.2025 t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, s\u00eb bashku me nj\u00eb Relacion t\u00eb detajuar t\u00eb Prokuroris\u00eb prej 63 faqe ku specifikohen rrethanat dhe provat (gjith\u00ebsej 80 prova, t\u00eb ndara n\u00eb 12 volume) e fakteve penale p\u00ebr t\u00eb cilat dyshohet deputetja Belinda Balluku.<\/p>\n<p>Procesverbalet e plota t\u00eb mbledhjeve t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Rregullores, Mandateve dhe Imunitetin t\u00eb dateve 19.12.2025 dhe 23.02.2026, t\u00eb d\u00ebrguara p\u00ebrmes shkres\u00ebs nr. 831\/2 Prot. dat\u00eb 27.02.2026 t\u00eb Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>Nota Verbale e mbrojt\u00ebsve t\u00eb deputetes Balluku (parashtrimet me shkrim), q\u00eb ju vun\u00eb n\u00eb dispozicion K\u00ebshillit, t\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebrmes shkres\u00ebs nr. 831\/1 Prot. dat\u00eb 24.02.2026 t\u00eb Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>P\u00ebrsa i p\u00ebrket setit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb povave (gjith\u00ebsej 80 prova, t\u00eb ndara n\u00eb 12 volume \u2013 d\u00ebrguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elektronike), ato mund t\u00eb t\u00ebrhiqen, ashtu sic Prokuroria e Posacme konfirmoi n\u00eb mbledhjen e dat\u00ebs 19.12.2025, pas n\u00ebnshkrimit nga secili deputet t\u00eb \u201cDeklarat\u00ebs s\u00eb ruajtjes s\u00eb sekretit hetimor\u201d t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posacme, pran\u00eb Sekretaris\u00eb s\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, q\u00eb vepron sipas udh\u00ebzimeve t\u00eb Kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit \u2013 Kryetarit t\u00eb Kuvendit z. Niko Peleshi. D\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb theksojm\u00eb se k\u00ebrkesa e Prokuroris\u00eb i \u00ebsht\u00eb drejtuar t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (jo vet\u00ebm an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit) dhe Prokuroria konfirmoi se provat jan\u00eb t\u00eb detyrueshme q\u00eb t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e praktik\u00ebs parlamentare t\u00eb secilit deputet dhe se nuk ka asnj\u00eb penges\u00eb ligjore n\u00ebse p\u00ebrmbushet kushti p\u00ebr ruajtjen e sekretit hetimor (n\u00ebnshkrimi i deklarat\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse).<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Grupi Parlamentar i PD k\u00ebt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb ka dor\u00ebzuar n\u00eb Kuvend, Raportin e K\u00ebshillit t\u00eb Mandateve p\u00ebr dh\u00ebnien e autorizimit SPAK p\u00ebr heqjen e imunitetit dhe arrestimin e deputetes Belinda Balluku. PD thekson se jan\u00eb pro k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK dhe barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit. Sipas PD-s\u00eb, Prokuroria ka dokumentuar n\u00eb mij\u00ebra faqe prova se ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministria Belinda [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-73960","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73960","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73960"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73960\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73960"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73960"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73960"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}