{"id":73930,"date":"2026-03-02T11:48:36","date_gmt":"2026-03-02T11:48:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/02\/bllokimi-i-ngushtices-se-hormuzit-dhe-ekonomia-jone\/"},"modified":"2026-03-02T11:48:36","modified_gmt":"2026-03-02T11:48:36","slug":"bllokimi-i-ngushtices-se-hormuzit-dhe-ekonomia-jone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/02\/bllokimi-i-ngushtices-se-hormuzit-dhe-ekonomia-jone\/","title":{"rendered":"Bllokimi i ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzit dhe ekonomia jon\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Fatos \u00c7o\u00e7oli<\/p>\n<p>Bllokimi nga Irani dje i Ngushtic\u00ebs e Hormuzit, nj\u00eb nga arteriet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme energjetike t\u00eb globit, ku kalon nj\u00eb e kat\u00ebrta e tregtis\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb naft\u00ebs dhe nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e gazit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm (LNG), mund t\u00eb ngrej\u00eb brenda edhe nj\u00eb jave \u00e7mimin e naft\u00ebs s\u00eb pap\u00ebrpunuar Brent Oil edhe me 10-12 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>Ngushtica e Hormuzit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb korridor i ngusht\u00eb detar, q\u00eb lidh Gjirin Persik me Oqeanin Indian. \u00c7do tension apo bllokim n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb strategjike ka pasoja t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr tregjet globale t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Bllokimi i 28 shkurtit 2026 nga Irani, i shoq\u00ebruar me ndalimin e 55 anijeve brenda ngushtic\u00ebs, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb zhvillim me ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb sigurin\u00eb energjetike nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe n\u00eb \u00e7mimin e naft\u00ebs n\u00eb bursat bot\u00ebrore. Duke qen\u00eb se ekonomia jon\u00eb e siguron naft\u00ebn dhe benzin\u00ebn e automjeteve tona gati 100 p\u00ebrqind nga importi, edhe ne varemi shum\u00eb nga ngushtica e Hormuzit.<\/p>\n<p>Pse Hormuzi \u00ebsht\u00eb jetik p\u00ebr ekonomin\u00eb globale?<\/p>\n<p>P\u00ebrmes Hormuzit eksportojn\u00eb naft\u00eb disa nga prodhuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb bot\u00eb: Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Kuvajti, Iraku dhe vet\u00eb Irani. \u00c7do nd\u00ebrprerje e qarkullimit detar aty prek menj\u00ebher\u00eb furnizimin global.<\/p>\n<p>Tregjet e energjis\u00eb funksionojn\u00eb mbi baz\u00ebn e pritshm\u00ebrive. Edhe nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr bllokim mjafton p\u00ebr t\u00eb rritur \u00e7mimet, nd\u00ebrsa nj\u00eb bllokim real, si ai i 55 anijeve, rrezikon t\u00eb shkaktoj\u00eb panik tregtar, rritje t\u00eb primeve t\u00eb sigurimit detar dhe devijim t\u00eb furnizimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb raste t\u00eb ngjashme n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, tensionet n\u00eb Gjirin Persik kan\u00eb prodhuar rritje t\u00eb menj\u00ebhershme t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs me 5\u201315 p\u00ebrqind, brenda pak or\u00ebsh ose dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nj\u00eb bllokim real dhe masiv si ai i 28 shkurtit 2026 rrezikon t\u00eb shkaktoj\u00eb shtim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb naft\u00eb s\u00eb pap\u00ebrnuar Brent, rritje t\u00eb spekulimeve p\u00ebr nd\u00ebrprerje t\u00eb zgjatur t\u00eb furnizimit, rritje t\u00eb kostove t\u00eb transportit dhe sigurimit, si dhe shtim t\u00eb presionit inflacionist global.<\/p>\n<p>N\u00ebse situata do t\u00eb zgjas\u00eb, \u00e7mimi i naft\u00ebs mund t\u00eb kaloj\u00eb pragje psikologjike t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, si p.sh., 100 dollar\u00eb p\u00ebr fu\u00e7i, apo m\u00eb shum\u00eb, var\u00ebsisht nga koh\u00ebzgjatja e sulmit t\u00eb SHBA-ve dhe Izraelit mbi Iranin dhe kund\u00ebrp\u00ebrgjigjet e m\u00ebtejshme t\u00eb k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Impakti p\u00ebr vendet e vogla si Shqip\u00ebria<\/p>\n<p>Shtimi i ndjesh\u00ebm i \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb bot\u00eb ka efekt zinxhir. Ai sjell rritje t\u00eb kostos s\u00eb karburantit dhe transportit, rritje t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb produkteve ushqimore dhe mallrave, shtim t\u00eb presionit mbi inflacionin dhe ngadal\u00ebsim t\u00eb rritjes ekonomike globale<\/p>\n<p>Vendet importuese neto t\u00eb energjis\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht ato n\u00eb Europ\u00eb dhe Azi, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb ekspozuara.<\/p>\n<p>Edhe pse vendi yn\u00eb prodhon naft\u00eb, ajo nuk mund t\u00eb shitet me pakic\u00eb, se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe shkon e gjitha p\u00ebr eksport. Prandaj dhe \u00e7mimi i brendsh\u00ebm i karburanteve tek ne lidhet 100 p\u00ebrqind me tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u00c7do rritje e naft\u00ebs Brent do t\u00eb reflektohen shum\u00eb shpejt n\u00eb \u00e7mime m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb naft\u00ebs dhe benzin\u00ebs, n\u00eb rritje t\u00eb kostove t\u00eb transportit dhe n\u00eb presion mbi buxhetet familjare dhe biznesin. N\u00ebse kriza e luft\u00ebs n\u00eb Gjirin persik zgjatet, mund t\u00eb ket\u00eb ndikim edhe n\u00eb normat e interesit dhe stabilitetin makroekonomik t\u00eb vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7mimi i naft\u00ebs \u00ebsht\u00eb reagimi i par\u00eb dhe m\u00eb i duksh\u00ebm. Por pas tij fshihet nj\u00eb efekt domino mbi inflacionin, rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar bot\u00ebror, por edhe t\u00eb vendit ton\u00eb. Vendim-marr\u00ebsiot ekonomik\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb son\u00eb duhet ta ken\u00eb mir\u00eb parasysh k\u00ebt\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Fatos \u00c7o\u00e7oli Bllokimi nga Irani dje i Ngushtic\u00ebs e Hormuzit, nj\u00eb nga arteriet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme energjetike t\u00eb globit, ku kalon nj\u00eb e kat\u00ebrta e tregtis\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb naft\u00ebs dhe nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e gazit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm (LNG), mund t\u00eb ngrej\u00eb brenda edhe nj\u00eb jave \u00e7mimin e naft\u00ebs s\u00eb pap\u00ebrpunuar Brent Oil edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-73930","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73930","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73930"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73930\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73930"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73930"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73930"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}