{"id":73910,"date":"2026-03-02T10:48:15","date_gmt":"2026-03-02T10:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/02\/berisha-keqardhje-per-te-huajt-qe-ishin-te-vila-e-diktatorit-duhet-te-ishte-muze-i-torturave\/"},"modified":"2026-03-02T10:48:15","modified_gmt":"2026-03-02T10:48:15","slug":"berisha-keqardhje-per-te-huajt-qe-ishin-te-vila-e-diktatorit-duhet-te-ishte-muze-i-torturave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/02\/berisha-keqardhje-per-te-huajt-qe-ishin-te-vila-e-diktatorit-duhet-te-ishte-muze-i-torturave\/","title":{"rendered":"Berisha: Keqardhje p\u00ebr t\u00eb huajt q\u00eb ishin te vila e diktatorit, duhet t\u00eb ishte muze i torturave"},"content":{"rendered":"<p>Duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb gazetar\u00ebve lidhur me protestat e zhvilluara dhe atyre n\u00eb vijim, lideri demokrat shprehu keqardhje p\u00ebr shtetasit e huaj q\u00eb ndodheshin tek vila e diktatorit Hoxha momentin e incidentit me molotov e flakadan\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, at\u00eb objekt q\u00eb mbart histori dikature, vet\u00ebm nj\u00eb mendje e s\u00ebmur\u00eb si Rama mund ta lthej\u00eb n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr kulturore.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga deklarata me gazetar\u00ebt:<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: A do vazhdoni s\u00ebrish protestat me molotov?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong> Protestat i kemi m\u00eb paq\u00ebsore. N\u00eb qoft\u00eb se p\u00ebrdoren disa element\u00eb piroteknike, ato jan\u00eb shprehje e urrejtjes ndaj Edi Ram\u00ebs, por gjer sot dy gj\u00ebra mund t\u00eb them, protestat tona jan\u00eb absolutisht paq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Do jen\u00eb paq\u00ebsore dhe kjo \u00ebsht\u00eb zgjidhje, jo imponim, por ky \u00ebsht\u00eb besimi yn\u00eb.<\/p>\n<p>Po, jan\u00eb p\u00ebrdorur mjete piroteknike, t\u00eb cilat ju i quani bomba molotov, por nuk ka nj\u00eb njeri t\u00eb plagosur prej tyre.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb.<\/p>\n<p>E para, nuk ka nj\u00eb polic t\u00eb plagosur. Kemi njer\u00ebz t\u00eb q\u00eblluar n\u00eb kok\u00eb me plumb gome, jo nj\u00eb, por disa, kemi shum\u00eb probleme por ne q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb protestat pa dhun\u00eb.<\/p>\n<p>Ne jemi t\u00eb vendosur t\u00eb vazhdojm\u00eb protestat tona pa dhun\u00eb.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb polic, filluan t\u00eb japin komunikata, nuk japin m\u00eb se ua v\u00ebrtetonim q\u00eb at\u00eb moment q\u00eb i kishin g\u00ebnjeshtra.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb polic i plagosur nga protestuesit. Disa protestues t\u00eb plagosur me plumb n\u00eb ball\u00eb, plumb pas veshi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb eg\u00ebr nga Sokol Bizhga dhe ky Proda q\u00eb iku.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket tani meq\u00eb hyra n\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, sigurisht ndjej shum\u00eb keqardhje p\u00ebr ata t\u00eb huaj q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb aty dhe i siguroj se ata nuk kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb objekt i atyre q\u00eb i kan\u00eb hedhur ato mjete piroteknike.<\/p>\n<p>Jo, por nuk e kan\u00eb ditur se jan\u00eb aty.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb p\u00ebr ata ndjej keqardhje t\u00eb madhe, nuk duhej t\u00eb ndodhte kurrsesi. Dy t\u00eb huaj thuhet se kan\u00eb qen\u00eb aty.<\/p>\n<p>Nuk e ka ditur njeri fare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb, trash\u00ebgimia e Enver Hoxh\u00ebs, un\u00eb p\u00ebr shembull e mora vesh pasi pyeta dhe m\u00eb than\u00eb se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb qend\u00ebr kulturore.<\/p>\n<p>Ajo mund t\u00eb ishte muze i torturave \u00e7njer\u00ebzore, por qend\u00ebr kulturore vila e Enver Hoxh\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fyerje e madhe p\u00ebr mbi 7 mij\u00eb t\u00eb ekzekutuar barbarisht p\u00ebr vlerat themelore t\u00eb njeriut, p\u00ebr 40 mij\u00eb t\u00eb internuar, p\u00ebr 120 mij\u00eb t\u00eb persekutuar.<\/p>\n<p>Ajo qend\u00ebr kulturore vet\u00ebm mendja e s\u00ebmur\u00eb e Edi Ram\u00ebs q\u00eb adhuron Enver Hoxh\u00ebn, un\u00eb nuk kisha d\u00ebgjuar kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo mund t\u00eb ishte muzeu i torturave dhe ajo mund t\u00eb b\u00ebhej muzeu i torturave \u00e7njer\u00ebzore t\u00eb diktatur\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb me k\u00ebt\u00eb un\u00eb nuk justifikoj fare dhe prania e atyre dy t\u00eb huajve \u00ebsht\u00eb keqardhje e madhe p\u00ebr mua.<\/p>\n<p><strong><em>Pyetje: Keni k\u00ebrkuar ndjes\u00eb apo kjo \u00ebsht\u00eb ndjesa?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Berisha:<\/strong> Ja pra, a po shpreh keqardhje un\u00eb? Un\u00eb e mora vesh q\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb qend\u00ebr kulturore pasi ndodhi ngjarja.<\/p>\n<p>Se \u00e7far\u00eb qend\u00ebr kulturore mund t\u00eb jet\u00eb sht\u00ebpia e diktatorit, e Edi Rama. Se \u00e7far\u00eb frym\u00ebzimi mund t\u00eb gjej\u00eb p\u00ebr kultur\u00ebn ai, qend\u00ebr antikulture, po. Sepse kultura socialiste ishte antikultur\u00eb, ishte pseudokultur\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb u habita mbrapa, po kjo nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e imja, e ka b\u00ebr\u00eb Edi Rama, Edi Rama \u00ebsht\u00eb i njohur si adhurues i tij, i ati i tij ka qen\u00eb z\u00ebvend\u00ebsi i Nexhmije Hoxh\u00ebs, n\u00ebnkryetar i Frontit Demokratik, pra i kan\u00eb lidhje familjare.<\/p>\n<p><em><strong>\u00a0Largimin e titullarit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit a e konsideroni si sukses t\u00eb protest\u00ebs t\u00eb s\u00eb shtun\u00ebs?<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>\u00a0Berisha:<\/strong>\u00a0Ka nj\u00eb fakt q\u00eb ai u largua i sh\u00ebnjuar nga ne si nj\u00eb armik i ligjit, si nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i bandave, e sigurt kjo.<\/p>\n<p>Por druaj se ai u largua p\u00ebr shkak se nuk ka mbrojtur vil\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs dhe kjo pastaj nuk them, thash\u00eb gjersa aty kishte njer\u00ebz dhe ishte qend\u00ebr kulture, se policia kudo na doli me ato mburojat para dhe na pengonte, aty nuk kishte njeri, ata nuk pan\u00eb njeri aty, ata kan\u00eb menduar se nuk ka njeri. Ky \u00ebsht\u00eb gjith\u00eb problemi.<\/p>\n<p>Dhe duket se tani q\u00eb u b\u00eb\u2026 bile aty u tha edhe m\u00eb keq, aty u tha se kan\u00eb futur njer\u00ebz t\u00eb policis\u00eb kriminale t\u2019u thon\u00eb protestuesve q\u00eb banon Edi Rama aty.<\/p>\n<p>Dhe fillimi i sulmeve ndaj asaj vile ka ardhur me besimin se aty banon Edi Rama.<\/p>\n<p>Urrejtja p\u00ebr Edi Ram\u00ebn \u00ebsht\u00eb e pakufishme dhe nuk mundet ne q\u00eb t\u00eb pengojm\u00eb urrejtjen ndaj Edi Ram\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Por ai nuk ishte aty, ai banonte her\u00eb pas here tek vila e Mehmet Shehut.<\/p>\n<p>U sqaruan gj\u00ebrat.<\/p>\n<p>Ka t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb thon\u00eb se aty \u00ebsht\u00eb projekt kulle.<\/p>\n<p>Nuk e di. Po njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt me Ram\u00ebn kan\u00eb l\u00ebshuar iden\u00eb se \u00ebsht\u00eb n\u00eb projekt kulle.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb atyre dy t\u00eb huajve u k\u00ebrkojm\u00eb ndjes\u00eb dhe shpreh keqardhje se nuk duhej kurrsesi dhe po t\u00eb dihej se \u00ebsht\u00eb qend\u00ebr kulturore dhe se aty ka t\u00eb huaj, kjo nuk mund t\u00eb ndodhte.<\/p>\n<p>Pik\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>Kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, vila e Enverit apo Sht\u00ebpia me Gjethe q\u00eb dikur kryheshin p\u00ebrgjimet e Sigurimit t\u00eb Shtetit?<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Berisha: <\/strong>Asgj\u00eb nuk krahasohet me mizorin\u00eb e Enver Hoxh\u00ebs. Enver Hoxha ishte njeriu m\u00eb mizor, i cili shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr vrau me uri kronike shqiptar\u00ebt se sa me skuadra ekzekutimi.<\/p>\n<p>Ju nuk i dini, nuk keni jetuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ju kur 70% shqiptar\u00eb jetonin me buk\u00eb, krip\u00eb dhe sherbet.<\/p>\n<p>Ose l\u00ebng kripe ose l\u00ebng sheqeri dhe buk\u00eb misri.<\/p>\n<p>Ai nuk ka t\u00eb krahasuar me asnj\u00eb diktator tjet\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/berisha-keqardhje-per-te-huajt-qe-ishin-te-vila-e-diktatorit-duhet-te-ishte-muze-i-torturave\/\">Berisha: Keqardhje p\u00ebr t\u00eb huajt q\u00eb ishin te vila e diktatorit, duhet t\u00eb ishte muze i torturave<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb gazetar\u00ebve lidhur me protestat e zhvilluara dhe atyre n\u00eb vijim, lideri demokrat shprehu keqardhje p\u00ebr shtetasit e huaj q\u00eb ndodheshin tek vila e diktatorit Hoxha momentin e incidentit me molotov e flakadan\u00eb. Sipas tij, at\u00eb objekt q\u00eb mbart histori dikature, vet\u00ebm nj\u00eb mendje e s\u00ebmur\u00eb si Rama mund ta lthej\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-73910","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73910","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73910"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73910\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73910"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73910"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73910"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}