{"id":73847,"date":"2026-03-02T06:48:30","date_gmt":"2026-03-02T06:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/02\/shqiperia-synon-boterorin-sylvinho-me-idete-e-qarta\/"},"modified":"2026-03-02T06:48:30","modified_gmt":"2026-03-02T06:48:30","slug":"shqiperia-synon-boterorin-sylvinho-me-idete-e-qarta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/02\/shqiperia-synon-boterorin-sylvinho-me-idete-e-qarta\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria synon Bot\u00ebrorin, Sylvinho me idet\u00eb e qarta"},"content":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria do t\u00eb luaj\u00eb n\u00eb mars nj\u00eb nga ndeshjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb histori duke qen\u00eb se p\u00ebrball\u00eb do t\u00eb ket\u00eb Polonin\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb \u201cPlay Off\u201d t\u00eb Kup\u00ebs s\u00eb Bot\u00ebs. Polonia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtar t\u00eb cilin Shqip\u00ebria e njeh mir\u00eb, duke qen\u00eb se ka luajtur n\u00eb kualifikueset e Europianit t\u00eb shkuar duke u mundur fillimisht n\u00eb Varashav\u00eb e m\u00eb pas ka fituar n\u00eb Tiran\u00eb duke bindur p\u00ebr t\u00eb vulosur kualifikimin.<\/p>\n<p>Dy ndeshjet ndaj Polonis\u00eb, kishin dy rezultate krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme dhe mbi t\u00eb gjitha, dy qasje taktike dhe formacione q\u00eb prodhuan histori t\u00eb kund\u00ebrta. Shqip\u00ebria u paraqit fillimisht me skem\u00ebn 4-1-4-1, teksa ishte edhe debutimi i Silvinjos dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht ishte nj\u00eb nga ndeshjet q\u00eb dha sinjalin se Shqip\u00ebria po krijonte nj\u00eb skuad\u00ebr pretendente, pavar\u00ebsisht rezultatit.<\/p>\n<p>NDESHJA E PAR\u00cb (4-1-4- 1)- N\u00eb ndeshjen e humbur, Shqip\u00ebria u rreshtua me Strakosh\u00ebn n\u00eb port\u00eb; n\u00eb mbrojtje Hysaj, Kumbulla, Mihaj dhe Balliu, p\u00ebrpara tyre Ramadani si mesfushori i vet\u00ebm shkat\u00ebrrues, kat\u00ebrshja Uzuni, Asllani, Gjasula dhe Asani pas sulmuesit t\u00eb vet\u00ebm Cikalleshi. Shqip\u00ebria tentoi t\u00eb luante, tentoi t\u00eb befasonte por nuk arriti t\u00eb gjente golin e barazimit apo edhe t\u00eb avantazhit kur rezultati ishte 0-0, duke e nisur edicionin kualifikues me nj\u00eb humbje por me shum\u00eb shpresa. Pak muaj m\u00eb von\u00eb, kuqezinjt\u00eb u p\u00ebrball\u00ebn s\u00ebrish me skuadr\u00ebn polake duke marr\u00eb nj\u00eb fitore historike.<\/p>\n<p>NDESHJA E DYT\u00cb (4-2-3- 1)- N\u00eb ndeshjen e fituar, Shqip\u00ebria ndryshoi fytyr\u00eb. Strakosha mbeti n\u00eb port\u00eb, por para tij u vendos nj\u00eb kat\u00ebrshe e re mbrojt\u00ebse me Mitajn, Djimsitin, Ismajlin dhe Hysajn. N\u00eb mesfush\u00eb u formua nj\u00eb dyshe solide me Ramadanin dhe Asllanin, nd\u00ebrsa p\u00ebrpara tyre vepronte Bajrami si organizator, i mb\u00ebshtetur nga Uzuni dhe Asani n\u00eb krah\u00eb, me Cikalleshin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb sulmit. Kalimi n\u00eb 4-2-3-1 solli menj\u00ebher\u00eb m\u00eb shum\u00eb siguri.<\/p>\n<p>Dy mesfushor\u00eb para mbrojtjes do t\u00eb thoshte m\u00eb pak hap\u00ebsira p\u00ebr kund\u00ebrshtarin dhe m\u00eb shum\u00eb kontroll t\u00eb zon\u00ebs para port\u00ebs. Ramadani nuk ishte m\u00eb i vet\u00ebm n\u00eb betej\u00eb, me Asllanin q\u00eb ndihmonte si n\u00eb faz\u00ebn mbrojt\u00ebse, ashtu edhe n\u00eb nd\u00ebrtimin e loj\u00ebs. Prania e Bajramit si \u201c10\u201d klasik ndryshoi dinamik\u00ebn e sulmit. Shqip\u00ebria kishte nj\u00eb pik\u00eb referimi kreative mes linjave, nj\u00eb lojtar q\u00eb merrte topin dhe k\u00ebrkonte pasimin vertikal. Cikalleshi nuk ishte m\u00eb i izoluar, nd\u00ebrsa Uzuni dhe Asani p\u00ebrfitonin nga l\u00ebvizjet diagonale dhe hap\u00ebsirat e krijuara. Edhe mbrojtja dukej m\u00eb e qet\u00eb. Dyshe qendrore Gjimshiti\u2013Ismajli ofroi siguri.<\/p>\n<p>Shtat\u00eb futbollist\u00eb ishin titullar\u00eb n\u00eb t\u00eb dy p\u00ebrballjet: Strakosha, Hysaj, Ramadani, Asllani, Uzuni, Asani dhe Cikalleshi. Ata p\u00ebrb\u00ebnin skeletin e skuadr\u00ebs. Performanca e tyre u ndikua ndjesh\u00ebm nga sistemi p\u00ebrreth. N\u00eb ndeshjen e humbur luajt\u00ebn Kumbulla, Mihaj, Balliu dhe Gjasula, nd\u00ebrsa n\u00eb fitore titullar\u00eb ishin Mitaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Bajrami. Ndryshimi i dyshes qendrore n\u00eb mbrojtje solli m\u00eb shum\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebri. Mitaj n\u00eb krahun e majt\u00eb ofroi energji dhe balanc\u00eb mes mbrojtjes dhe daljes p\u00ebrpara.Dy ndeshje ndaj t\u00eb nj\u00ebjtit kund\u00ebrshtar treguan qart\u00eb se struktura taktike mund t\u00eb ndryshoj\u00eb ndeshjen.<\/p>\n<p>PLAY OFF- Shqip\u00ebria do t\u00eb luaj\u00eb ndeshjen e tret\u00eb me polak\u00ebt dhe ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja n\u00eb periudh\u00ebn q\u00eb Silvinjo ka drejtuar kuqezinjt\u00eb. Kjo ndaj Polonis\u00eb \u00ebsht\u00eb ndeshje teke dhe asnj\u00eb gabim nuk mund t\u00eb korrigjohet pasi \u00e7do gabim mund t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb eliminim nga mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb Bot\u00ebror. Silvinjo ka ndryshuar shpesh her\u00eb skemat e Shqip\u00ebris\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb radh\u00eb, ndryshimi duhet t\u00eb vendos\u00eb historin\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga ndeshja e fundit ndaj Polonis\u00eb, Shqip\u00ebria ka ndryshuar shum\u00eb lojtar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb synojn\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb histori. Natyrisht ndeshja e marsit pritet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb se kualifikueset edhe p\u00ebr vet\u00eb faktin se kuqezinjt\u00eb nuk kan\u00eb eksperienc\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjysm\u00ebfinale t\u00eb till\u00eb si edhe fakti q\u00eb do t\u00eb luajn\u00eb p\u00ebrball\u00eb mij\u00ebra ultrasve polak\u00eb, mund ta b\u00ebh\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, presioni do t\u00eb jet\u00eb mbi polak\u00ebt pasi ata jan\u00eb para tifoz\u00ebve t\u00eb tyre dhe vijn\u00eb si favorit\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sfid\u00eb, prandaj Shqip\u00ebria mund ta p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebt\u00eb presion n\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb veten.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria do t\u00eb luaj\u00eb n\u00eb mars nj\u00eb nga ndeshjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb histori duke qen\u00eb se p\u00ebrball\u00eb do t\u00eb ket\u00eb Polonin\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb \u201cPlay Off\u201d t\u00eb Kup\u00ebs s\u00eb Bot\u00ebs. Polonia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtar t\u00eb cilin Shqip\u00ebria e njeh mir\u00eb, duke qen\u00eb se ka luajtur n\u00eb kualifikueset e Europianit t\u00eb shkuar duke u mundur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-73847","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73847","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73847"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73847\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73847"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73847"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73847"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}